ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 deputetėt mė tė pasur dhe mė tė varfėr tė Kuvendit

Shko poshtė

13072008

Mesazh 

10 deputetėt mė tė pasur dhe mė tė varfėr tė Kuvendit Empty 10 deputetėt mė tė pasur dhe mė tė varfėr tė Kuvendit




10 deputetėt mė tė pasur dhe mė tė varfėr tė Kuvendit
Shaban Sulēe (Albania)
Pakkush mund ta mendonte, por tė paktėn nė letėr, Sali Berisha dhe ministrat kryesorė tė qeverisė sė tij rezultojnė jo vetėm me pasuri modeste pėrpara deputetėve tė tjerė, por mund tė klasifikohen nė kategorinė e tė varfėrve, ashtu si shumica e shqiptarėve. Ky konkluzion arrihet pas pėrpunimit tė tė dhėnave tė deklaratave tė pasurisė sė 140 deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė, pėrfshirė kėtu edhe anėtarėt e kabinetit tė qeverisė “Berisha”. Dje, lėvizja “Mjaft” ka publikuar raportin e saj vjetor “Unė votoj”. Ndėr tė tjera nė kėtė raport janė paraqitur edhe pasuritė e 140 deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Skuadra “Unė votoj” ka bėrė njė pėrmbledhje totale tė pasurisė sė deputetėve nisur nga deklaratat qė ata kanė depozituar nė Inspektoratin e Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive. Nė tabelėn pėrmbledhėse vetėm ministrat Basha dhe Ruli rezultojnė nė dhjetėshen e deputetėve mė tė pasur, ndėrkohė qė pjesa tjetėr, pėrfshi kryeministrin Berisha, ministrin Bode, janė pozicionuar nė ekstremin tjetėr, si deputetėt mė tė varfėr.
Vėshtirė pėr t’u besuar, megjithatė kėtė thonė deklaratat e pasurisė tė depozituara nga shefi i qeverisė dhe shefi i Financave shqiptare.
Berisha, sa i varfėr!!!
Tė paktėn, gjysma e sė keqes ėshtė se kryeministri Berisha nuk rezulton me borxhe, megjithatė pasuria e tij e deklaruar ėshtė shumė modeste dhe ėshtė mė pak se ajo e shumicės sė shqiptarėve. Vetėm 1.5 milionė lekė tė rinj llogaritet pasuria e kryeministrit Berisha, i cili duket se vuajtka nga fukarallėku. Por mė i varfėr se Berisha rezulton vartėsi i tij, ministri i Financave, Ridvan Bode. Vetėm 627 mijė lekė. Kjo ėshtė pasuria totale neto e njeriut qė kujdeset pėr financat e shqiptarėve, por qė me sa duket tė tijat i paska lėnė pas dore. Pėr tė mos pėrmendur mė pas edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ēuditėrisht rezulton me borxhe. Si tė mos mjaftonin hetimet pėr Gėrdecin, Mediu do tė ketė edhe njė tjetėr “dhimbje koke”: se si t’i shlyejė 12.7 milionė lekėt qė ka marrė borxh? Ministri mė i varfėr rezulton ministri i Rendit, me vetėm 384.000 lekė pasuri, ndėrkohė qė deputeti mė i varfėr i Parlamentit ėshtė sėrish nga maxhoranca. Madje me njė varfėri ekstreme. Deputeti i PD-sė, Eris Hoxha, ka deklaruar si pasuri tė tij vetėm tė ardhurat e tij vjetore, prej 1.3 milionė lekėsh. Dhe asgjė mė shumė. Asnjė burim apo shumė tjetėr pasurie. Pėr anėtarėt e qeverisė “Berisha” dominimin e varfėrisė e prish pasuria e ministrit tė Mjedisit, Lufter Xhuveli, i cili duket se i ka zgjidhur gjėrat pėr pleqėrinė, pasi ka arritur tė grumbullojė njė pasuri prej 17 milionė lekėsh tė rinj.
Opozitarėt e varfėr
Shqiptarėve duhet t’u vijė keq edhe pėr varfėrinė e shumė deputetėve tė opozitės, kryesisht tė Partisė Socialiste, tė cilėt deklarojnė se jetojnė me tė ardhura minimale, edhe pse mbajnė kostume tė firmave dhe makina luksoze. Deputeti Arben Isaraj rezulton me njė borxh prej 3.3 milionė lekėsh, ndėrkohė qė pasuria e ish-ministrit Klosi ėshtė vetėm 450 mijė lekė.
Deputetėt mė tė pasur
Ashtu edhe si vitin e kaluar, deputeti demokristian Tom Doshi konfirmohet sėrish si ligjvėnėsi mė i pasur nė Kuvendin e Shqipėrisė. Pasuria e tij e deklaruar kap shifrėn e rreth 1 miliard lekė tė rinj. Sadri Abazi renditet i dyti nė listėn e deputetėve mė tė pasur, me njė pasuri qė kap shifrėn 485 milionė lekė. Mė pas lista vijon me deputetin e PSD-sė, Pilo Keri dhe deputetin e PD-sė, Ndriēim Babasi. Vetėm nė vendin e shtatė dhe tė tetė mund tė gjenden emrat e anėtarėve tė qeverisė “Berisha”. Mė i pasuri ndėr ministrat ėshtė ai i Ekonomisė, Genc Ruli, me njė pasuri prej 48 880 500 lekėsh. Ruli sfidohet pėrsa i pėrket pasurisė nga njė koleg i tij, pikėrisht ministri i Jashtėm, Lulzim Basha, i cili renditet i teti nė listėn e deputetėve mė tė pasur tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Pasuria e Bashės arrin nė vlerėn 48 855 983 lekė. Emri i ri nė “superlistėn” ėshtė ai i deputetit tė LDK-sė, Nikoll Lesi, pasuria e tė cilit ka pėsuar rritje pas shitjes sė gazetės “Koha jonė”. Lesi renditet i nėnti nė listė, me 47 780 283 lekė.
Nano
Qė ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS-sė, Fatos Nano, nuk e ka pasur shumė me qejf pjesėmarrjen nė Kuvend, ishte diēka qė nuk u ka shpėtuar syve tė shqiptarėve qė ndjekin punimet e Kuvendit. Kėtė e konfirmon edhe raporti “Unė votoj” i lėvizjes “Mjaft”, sipas tė cilit Fatos Nano rezulton si deputeti me prezencėn mė tė pakėt gjatė seancave plenare tė Kuvendit. Nga 56 tė tilla, Nano ka qenė i pranishėm vetėm nė dy seanca dhe kėto prezenca kanė qenė mė shumė pėr tė shpėtuar rrogėn e tij si deputet. Deputeti i dytė me shumė mungesa ėshtė Nikoll Lesi, i cili ka qenė i pranishėm nė 9 nga 56 seancat e zhvilluara. Lista vijon mė pas me kryetarin e PBDNJ-sė, Vangjel Dule, Sadri Abazi, Taulant Dedja etj.
Zėrat e fortė
Tre kanė qenė deputetėt mė aktivė gjatė seancave plenare tė Kuvendit pėr kėtė legjislaturė. Erion Braēe (PS), Pėllumb Xhufi (LSI) dhe Valentina Leskaj (PS) kanė qenė deputetėt qė kanė marrė pjesė mė shumė nė debatet parlamentare me fjalimet e tyre. Braēe, Xhufi dhe Leskaj duket se e kanė bėrė mė sė miri rolin e tyre tė opozitarit nė sallėn e Kuvendit, gjė qė ėshtė konstatuar jo vetėm nga raporti “Unė votoj”, por edhe nga i gjithė opinioni publik. Nga ana tjetėr, deputetėt mė tė heshtur qė nuk kanė marrė pjesė nė asnjė debat nė Kuvend janė milionerėt Sadri Abazi dhe Ndriēim Babasi. Ata pasohen nga Flori Bajramaj, Gilman Bakalli, Taulant Dedja, Tom Doshi dhe Vangjel Dule, tė cilėt kanė preferuar tė mbajnė gojėn “kyēur” nė sallėn e Kuvendit.
10 mė tė pasurit
1-Tom Doshi PDK 992.629.260 lekė
2-Sadri Abazi PS 485.083.157
3-Pilo Keri PSD 173.021.265
4-Ndriēim Babasi PD 118.175.490
5-Nikollaq Neranxi LSI 80.920.000
6-Paulin Sterkaj i pavarur 73.125.000
7-Genc Ruli PD 48.880.500
8-Lulėzim Basha PD 48.855.983
9-Nikollė Lesi LDK 47.780.283
10-Sami Gjergji PD 44.174.271
Pasuria e anėtarėve tė qeverisė
1-Sali Berisha 1.501.603 lekė
2-Ridvan Bode 627.000 lekė
3-Majlinda Bregu 4.005.093 lekė
4-Jemin Gjana 2.950.000 lekė
5-Nard Ndoka 10.414.837
6-Bujar Nishani 384.355 lekė
7-Genc Pollo 9.618.374 lekė
Prezencat nė seancat plenare
1-Fatos Nano 2 nga 56
2-Nikoll Lesi 9 nga 56
3-Vangjel Dule 10 nga 56
4-Sadri Abazi 18 nga 56
5-Taulant Dedja 19 nga 56
6-Ilir Meta 23 nga 56
7-Gilman Bakalli 26 nga 56
8-Hamit Kosta 27 nga 56
9-Paskal Milo 27 nga 56
10-Skėnder Gjinushi 29 nga 56
11-Kastriot Islami 32 nga 56
12-Blendi Klosi 32 nga 56
13-Albert Divjaka 33 nga 56
14-Tom Doshi 34 nga 56
15-Leonard Solis 35 nga 56
16-Dritan Prifti 35 nga 56
17-Shpėtim Idrizi 36 nga 56
18-Durim Hushi 36 nga 56
19-Arben Malaj 37 nga 56
20-Neritan Ceka 37 nga 56
Deputetėt me paraqitje mė tė plota nė Kuvend
Engjėll Cara
Parid Teferiēi
Edmond Spaho
Erion Braēe
Astrit Patozi
Luan Skuqi
Bashkim Fino
Besnik Bisha
Ndriēim Hysa
Aurel Bylykbashi
Engjėll Bejtaj
Flori Bajramaj
Gjovalin Prenga
Elmaz Sherifi
Piro Lutaj
Mevland Xhindoli
Ymer Tola
Mehmet Xheka
Dashnor Sula
Safet Sulaj
Tė gjithė kėta deputetė kanė marrė pjesė nė tė 56-tė seancat e zhvilluara.
Deputetėt qė kanė marrė pjesė mė shumė nė debate
1-Erion Braēe
2-Pėllumb Xhufi
3-Valentina Leskaj
4-Arben Malaj
5-Dashnor Sula
6-Taulent Balla
7-Ridvan Bode
8-Blerim Ēela
9-Sali Berisha
10-Bujar Nishani
11-Nikollaq Neranxi
12-Ermelinda Meksi
13-Arta Dade
14-Stefan Ēipa
15-Tritan Shehu
Deputetėt qė nuk kanė marrė pjesė nė asnjė debat
1-Sadri Abazi
2-Ndriēim Babasi
3-Flori Bajramaj
4-Gilman Bakalli
5-Taulant Dedja
6-Tom Doshi
7-Vangjel Dule
8-Alfred Gega
9-Hamit Kosta
10-Durim Lamaj
11-Paskal Milo
12-Hajrrullah Paturi
13-Bukurosh Stafa
14-Ymer Tola
15-Idriz Xhomara
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

10 deputetėt mė tė pasur dhe mė tė varfėr tė Kuvendit :: Komentet

Drini

Mesazh Sun Jul 13, 2008 6:17 pm nga Drini

Sa gjynah qe qenkan. Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lola

Mesazh Sun Jul 13, 2008 10:02 pm nga lola

Sa kryeminister te varfer qe paskemi! Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi