ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rruget ku shiten kokaina, heroina dhe hashashi

Shko poshtė

14072008

Mesazh 

Rruget ku shiten kokaina, heroina dhe hashashi Empty Rruget ku shiten kokaina, heroina dhe hashashi




Rruget ku shiten kokaina, heroina dhe hashashi
Rruget ku shiten kokaina, heroina dhe hashashi Pix
Rruget ku shiten kokaina, heroina dhe hashashi 20080714023131_artikull
TIRANE - Tirana nuk eshte vetem kryeqyteti i Shqiperise, por dhe i perdorimit te droges ne krahasim me qytetet dhe rrethet e tjera. Gjithashtu ne kryeqytet jane bere dhe operacionet me te medha te personave te cilet kane rene ne pranga per shitje, perdorim te lendeve narkotike, te ndryshme, qe nga ato me te lehtat deri tek ato me te rendat dhe me te shtrenjtat. Cila jane zonat ne te cilat shiten lendet narkotike, dhe cilat jane drogat kryesore te cilat shiten ne rruget, lokalet apo pabet e Tiranes gjate diteve dhe ne fund te javes dhe klientet me te shumte. Dhe pse uniformat blu te kryeqytetit kane zhvilluar operacione te shumta per prangosjen e personave te cilet merren me shitjen e lendeve narkotike, ky eshte nje fenomen qe nuk hiqet.

Gjate nje bashkebisedimi me nje zyrtaret e policise qe merret me luften kunder droges ne kryeqytet, eshte zbuluar dhe harta e shitjes se lendeve narkotike ne Tirane, zonat dhe lloji i droges. Burime qe nuk donin te identifikoheshin, kane treguar per “Koha Jone”, se dy jane zonat kryesore ne te cilat shiten lende narkotike te forta, si heroina dhe kokaina. Keshtu sipas tyre, ne zonen e Kinostudios, qe fillon nga rruga “Bardhyl dhe ngjitet lart tek spitalet, eshte nje hapesire e cila perdoret kryesisht nga perdoruesit e lendes narkotike heroine, e cila eshte ne nje cmim qe varion sipas cilesise se saj. Ne kete zone pergjithesisht jane te mbledhur perdoruesit e droges se kuqe, heroine dhe se ketu pergjithesisht jane zhvilluar dhe kapur personat qe merren me tregtimin e kesaj lende narkotike. Sipas te dhenave, kjo lloj droge vjen ne Shqiperi me ane te kanaleve te ndryshme dhe tregohet ne Tirane, pasi bashkohet me perzieresit si kafetine, e cila ka dhe ngjyren kafe qe perafrohet me llojin e droges se heroines.

Lloji tjeter i droges se forte, qe shitet ne kryeqytet eshte kokaina. Kjo lende narkotike, shitet kryesisht ne zonen e njohur te ish-bllokut. Sipas te dhenave, kjo eshte zona ne te cilen shitet me shume droga e cila eshte dhe me e shtrenjta jo vetem ne tregun shqiptar por dhe ne ate shqiptar. Dhe kjo lende narkotike shitet e perzier, kryesisht me paracetamol. Pikerisht ne disa aksione policore jane bllokuar sasi te konsiderueshme perzieresish te ketyre lendeve narkotike. Ish-blloku dhe lokalet e nates qe ndodhen ne kete zone, personat te cilet i frekuentojne keto lokale kane bere qe ne kete zone te shitet me shume kjo lende narkotike, e cila eshte e shtrenjte. Si dhe heroina dhe kokaina, vjen ne vendin tone nga zona te tjera jashte Shqiperise, dhe transportohet ne rruge te ndryshme. Hashashi eshte nje tjeter lende narkotike e cila shitet ne Tirane. Por ne ndryshim nga dy llojet e mesiperme te cilat kane zonat e tyre ku shiten, hashashi apo kanabis sativa, nuk ka nje zone te percaktuar perdorimi ne kryeqytet dhe mund te gjendet ne te gjithe territorin. Nje vecanti e kesaj droge eshte dhe gjetja e tij. Ndryshe nga heroina dhe kokaina, hashashi mund te kete dhe origjine ne ndonje prej rretheve te Shqiperise dhe nuk mungojne arrestimet e personave te cilet nga vende te ndryshme perpiqeshin te sillnin ne Tirane sasi te konsiderueshme hashashi. Kjo lende narkotike klasifikohet si e lehte, por denimi eshte i nje lloji per te gjitha lendet narkotike.



Llojet e drogave, Depresantet

Alkooli, shkakton varesi tek perdoruesit dhe klasifikohet si droge e lehte

Kanabis, eshte nje droge e cila jep relaks dhe ka rreth 50 perqind me shume tym se duhani

Opiumi (heroina, morfina, kodina, metadoni, petidina), jane droga qe shkaktojne varesi dhe qe ka veti kundra dhimbjes ajo mund tu heqe perdoruesve tensionin, ankthin dhe depresionin.

Benzodiazepinat (Valium, Serepax, Mogadon, Normison)

Barbituratet

GHB (Gama-Hidroksibutrat)

Disa tretes dhe thithes

Halucinogjenet

Datura (bime)

Ketamina

LSD acid dietilamid lisergi

Kerpudhat magjike

Meskalina (kaktus pejoti)

PCP

Ekstazi



2 zona Kryesore jane ne kryeqytet ku shiten lendet narkotike te llojit, heroine dhe kokaine, qe jane zona e Kinostudios dhe ajo e ish-bllokut. Nderkohe qe kanabis sativa, e njohur si hashash, shitet ne te gjitha zonat, pa ndonje vecanti.

3 lloje Lendesh narkotike jane kryesoret qe shiten ne Tirane. Kanabis sativa ze vendin e pare, heroina eshte ne vend te dyte nderkohe qe ne vend te trete ndodhet kokaina. Nderkaq qe kohet e fundit ka filluar shperndarjen dhe ekstazi.

40 mije Llogaritet te jete numri maksimal i perdoruesve te lendeve narkotike te te gjitha llojeve. Dhe pse nuk ka nje studim te mirefillte ne lidhje me numrin e konsumatoreve shifrat kane dale nga reparti i toksikologjise dhe organizatat.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Rruget ku shiten kokaina, heroina dhe hashashi :: Komentet

avatar

Mesazh Sun Oct 26, 2008 12:05 am nga ilda

Si ne c do vend te botes dhe ne shqiperi po perhapet shume ky fenomen sidomos rinia ku konsumimi i ketyre lendeve narkotike i ka bere jo te logjikshem...rinia shqiptare po perpiqet te shijoje c do gje si perendimi por harron faktin qe akoma s kane lindur jetojne ne nje realitet te pashprese....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi