ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

7500 euro njė shishe verė me kokainė

Shko poshtė

14072008

Mesazh 

7500 euro njė shishe verė me kokainė Empty 7500 euro njė shishe verė me kokainė




7500 euro njė shishe verė me kokainė
elona elezi
Mėnyra mė e re e trafikimit tė lėndės sė fortė narkotike u zbulua me vdekjen nga mbidoza tė Tomi Rrumbullakut dhe Diana Xibrakut. Si rikthehet tretėsira e hedhur nė verė nė kokainė tė pastėr dhe hetimet e deritanishme

TIRANĖ - Nuk ėshtė shumė ēudi qė tė dėgjoni se njė shishe verė mund tė kushtojė tashmė rreth 7500 euro, ose mbi 9 milionė lekė tė vjetra. Ēmimi i ēmendur nuk vjen pėr shkak tė cilėsisė sė padiskutueshme tė verės, por pėr cilėsinė mjaft tė mirė tė kokainės qė varion nga 150-200 gramė tė hedhur pėr shishe. Kjo ėshtė forma e re e trafikimit tė lėndėve narkotike, e gjetur nga “specialistėt”. Natyrisht qė vera nuk ėshtė pėr konsum, pasi nė raste tė tilla ndodh tragjedia, si ajo ku humbi jetėn pak muaj mė parė njė ēift tė njohurish nė Golem. Fatkeqėsisht, vdekja e Tomi Rrumbullakut dhe Diana Xibrakut pak muaj mė parė, ēoi dhe nė gjurmėt e trafikut tė kokainės sė hedhur nė verė, njė shishe e sė cilės kap vlerėn e 7500 eurove nė “treg”.

Hetimi

Dyshimet se Tomi Rrumbullaku dhe Diana Xibraku kanė vdekur krejt rastėsisht dhe nuk ka qenė nė dijeni tė verės qė po pinin, po pėrforcohen dita-ditės nga hetimet e vazhdueshme tė grupit hetimor. Madje, po zbardhet ngadalė edhe mėnyra sesi pėrfundon kokaina 100 pėr qind e pastėr nė shishet e verės, nė formėn e tretėsirės, e mė pas pėrpunohet sėrish nė njė laborator e del nė formėn e mėparshme, pa humbur asnjė veti kimike tė saj. Burime konfidenciale policore bėnė tė ditur pėr “Korrierin”, se mėnyra e sofistikuar e tretėsirės sė kokainės tė hedhur nė lėng ėshtė kthyer sėrish nė pėrdorim nga trafikantėt, tė cilėt dhe kėsaj radhe ia kanė gjetur “marifetin” qė tė sajojnė pėrzierje tė ngjashme me atė tė vajit nė ujė. Pas njė viti nga operacioni i koduar “Butiku”, gjatė tė cilit u sekuestruan 10 kilogramė kokainė e lagėsht nė veshmbathje, hetuesia shqiptare po pėrballet me tė njėjtėn mėnyrė trafikimi, mbase edhe mė tė sofistikuar se e para. Nė shishet e verės futen nė formėn e tretėsirės 150 gramė kokainė, e cila pėrzihet me verėn, duke i shpėtuar kėshtu kontrollit nė pikat kufitare, nė tė cilat eksportohet nga jashtė. Mė pas ajo thahet nga “specialistėt”, tė cilėt nėpėrmjet kėtij procesi e kthejnė nė formėn e saj, sėrish nė kokainė, dhe nisin shitjen e zakonshme tė saj. Edhe pas pėrpunimit, mėsohet se kokainė nuk humb asnjė efekt tė saj. Si pjesė e rėndėsishme e hetimeve ėshtė zbardhja e itinerarit tė verės, derisa mbėrrinte nė Shqipėri dhe personat qė merren me transportin e saj.

Si realizohet

Trafikimi i kokainės sė lėngshme ėshtė rasti i dytė qė po heton drejtėsia shqiptare. Sasia prej 150 gramėsh kokainė futet nė formėn e tretėsirės nė njė sasi vere, duke bėrė tė mundur nė kėtė mėnyrė moszbulimin e pranisė sė drogės nė rast kontrollimi. Kokaina nė lėngje, nė kėtė rast nė verė, arrin t’iu shpėtojė skanerėve tė kontrollit apo qenve antidrogė tė policisė. Duke parė eksperiencėn e mėparshme, qė kur sillet nė gjendje normale ajo arrin thuajse gjithmonė tė dėshtojė, nė formėn e tretėsirės nė lėng mundėsia pėr t’u zbuluar ėshtė e papėrfillshme. Me mbėrritjen nė destinacion, persona tė specializuar mundėsojnė tharjen e saj dhe kthimin nė gjendjen e mėparshme. Tė tjera burime tė besueshme sqarojnė se gjatė kėtij procesi nuk ka firo fare tė sasisė dhe cilėsia dhe pastėrtia e kokainės nuk ndryshojnė aspak. “Ėshtė njė proces shumė i thjeshtė kimik. Kokainėn e kthejnė nė formėn e tretėsirės dhe e fusin nė lėng. Pasi kalojnė pikat kufitare, atėherė kokaina thahet dhe kthehet nė gjendjen e mėparshme, e gatshme pėr t’u shitur. Me pak fjalė, nė verė funksionon si nė ujė, ėshtė i njėjti proces si me kokainėn e lagėsht nė veshmbathje”, qartėsojnė burimet.

Procesi

Kimikisht, raporti i gramaturės sė kokainės me atė tė ujit ose ēdo lloj lėnde tjetėr nė tė cilėn tretet duhet tė jetė shumė i saktė. Persona tė specializuar dhe njohės nė kėtė fushė janė pjesė e kėtij rrjeti, tė cilėt dinė mjaft mirė sesi kryhet tretėsira e kokainės nė lėng, e mė pas procesi i tharjes sė saj. Pasi realizohet ky proces, shishet mbyllen hermetikisht dhe nė ēdo rast kontrolli brenda nė shishet e verės rezulton vetėm lėngu. Tretėsira e narkotikut nuk zbulohet nga asnjė lloj skaneri. Kjo mėnyrė trafikimi e kokainės dhe mėnyra e shndėrrimit nga pluhur nė lėng, e mė pas sėrish nė pluhur, nuk mėsohet tė ketė firo tė mėdha.

Kostoja

Pas analizave tė bėra nga Laboratori Qendror i Kriminalistikės, rezultoi se nė shishen e verės sė Tomi Rrumbullakut dhe Diana Xibrakut ka pasur 150 gramė kokainė. E nėse nisemi nga ky fakt, dhe duke qenė se vlera e njė grami kokainė nė tregun e drogės ėshtė 50 euro, njė shishe vere e tillė kushton 7500 euro. Ndėrkohė qė kostoja e shitjes ėshtė e njėjtė, kjo metodė sjell mė tepėr lehtėsira nė kalimin e ngarkesave me “mall” dhe duket se po gjen terren mes trafikantėve tė lėndėve narkotike.





Si vinte kokaina me rroba nga Brazili

Mė 11 maj tė vitit 2007, Antidroga e kryeqytetit, nė bashkėpunim me “Guardia di Finanza” italiane, arrin tė bllokojė 10 kilogramė kokainė gjatė operacionit tė koduar “Butiku”. Kjo ishte hera e parė qė policia shqiptare ndeshej me njė mėnyrė ndryshe tė trafikimit tė drogės. Lėnda narkotike u gjend nė formėn e tretėsirės nė veshmbathjet e lagėshta qė vinin nga Brazili dhe mendohet qė tė kishin destinacion final shtetin grek. Gjatė aksionit dy persona u identifikuan si njerėzit qė po merreshin me organizimin dhe trafikimin e sasisė sė drogės qė u bllokua. Nė atė kohė policia arrestoi Jamarbėr Qinamin, ndėrkohė qė shpalli nė kėrkim policor Gjon Kolėn, i cili nuk ėshtė arrestuar ende. Qė tė dy shokėt ishin policė praktikantė. Vlera e sasisė sė drogės sė sekuestruar kapte njė vlerė tregu prej 800 mijė eurosh.





Tragjedia zbuloi linjėn e trafikut

Tomi Rrumbullaku, 54 vjeē dhe Diana Xibraku, 44 vjeēe, gjetėn vdekjen si pasojė e mbidozės sė kokainės sė gjetur nė shishen e verės mė 12 janar tė kėtij viti. Edhe pse gjatė hetimeve paraprake u pėrfolėn dhe u hetuan shumė pista, hetimet mė tė fundit nga grupi hetimor bėjnė tė ditur se asnjėri prej viktimave nuk ka qenė nė dijeni tė sasisė sė drogės qė po e konsumonin krejt rastėsisht. Rrumbullaku dhe Xibraku po drekonin nė njė restorant peshku ditėn e vdekjes, dhe shishja e verės qė u shkaktoi edhe tragjedinė rezultoi se nuk ishte blerė nė restorant, por ishte marrė me vete nga punonjėsi i shpėrndarjes sė postės, Tomi Rrumbullaku. Duke shkelur rregullat e lokalit, pronari u kishte lejuar qė tė pėrdornin verėn e marrė me vete, pasi viktimat ishin klientė tė rregullt. Shishja e verės dyshohet tė jetė marrė krejt rastėsisht nga Rrumbullaku.

Korrieri
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

7500 euro njė shishe verė me kokainė :: Komentet

Drini

Mesazh Mon Jul 14, 2008 8:57 pm nga Drini

Kesaj i thone te te vije nga se pret. Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Jul 14, 2008 9:48 pm nga Iliriada Portal

Ky eshte vertet tmerr. Kjo metode jepka mundesi qe drogen ta gjesh te pranishme kudo, ndoshta edhe ne buke. Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi