ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PR, presion Berishės pėr postin e zv/kryeministrit

Shko poshtė

15072008

Mesazh 

PR, presion Berishės pėr postin e zv/kryeministrit Empty PR, presion Berishės pėr postin e zv/kryeministrit




PR, presion Berishės pėr postin e zv/kryeministrit
Godo: Ministri i PR, sa tė kthehet Berisha

Republikanėt ngusin sėrish Kryeministrin pėr tė emėruar ministrin e kėsaj partie qė u vendos parimisht tė shtunėn. Kreu i asamblesė, Sabri Godo, theksoi pėr "Shqip" se gjithēka pritet tė zgjidhet me ardhjen e Berishės nga Franca. Brenda 16 ditėve, Kryeministri do tė pėrcaktojė se cilėn ministri do tė lėrė nė dorė tė republikanėve, por edhe tė vendosė se cilin nga aleatėt do ta largojė nga karrigia e ministrit pėr ta postuar nė ndonjė dikaster tjetėr. Pėrfshirja e republikanėve nė qeveri do tė riformatojė kabinetin, duke vėnė nė rrezik aleatėt. Presidenti i Asamblesė sė nderit tė PR-sė, Sabri Godo, i cili ka marrė pjesė edhe nė takimin e fundit tė republikanėve me Kryeministrin Berisha, shprehet se javėn tjetėr do tė jetė pėrcaktuar gjithēka. "Presim pėrgjigjen e Kryeministrit Berisha dhe negociatat do tė vijojnė nga java tjetėr". Java e fundit e muajit korrik do tė pėrcaktojė edhe ndryshimet e mundshme nė qeveri dhe duket se do tė sjellė pėr opinionin publik qeverinė pėr tė cilėn ata do tė votojnė apo jo nė zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare tė vitit tė ardhshėm. Godo ka mohuar gjithashtu se posti i zėvendėskryeministrit do tė administrohet nga republikanėt dhe se ėshtė folur pėr njė dikaster tė veēantė nė takimin qė Berisha bėri me republikanėt ditėn e premte. Burime nga Kryeministria pohojnė se pjesė e negociatave janė postet nga ministritė e drejtuara nga aleatėt. Nga ana tjetėr, deputetėt demokratė kėrkojnė postin e zėvendėskryeministrit, i cili prej pesė muajsh qėndron i lėnė pezull. Republikanėt kanė kthyer sytė nga Ministria e Shėndetėsisė, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Punės. Kėrkesa e republikanėve vjen pasi prej pesė muajsh ata janė jashtė qeverisjes dhe pėr rrjedhojė kanė humbur vendet e tyre tė punės militantėt dhe mbėshtetėsit e kėsaj force politike, qė deri nė mars ishin tė punėsuar nė Ministrinė e Mbrojtjes, por pas largimit tė Mediut nga kjo ministri dhe reformimit tė saj nga ministri i ri Oketa, mbėshtetėsit e PR-sė e kanė parė veten pa vende pune. Ultimatumi i republikanit Godo kėrkon qė brenda kėtij muaji tė pėrcaktohet ministri i ri qė do tė pėrfaqėsojė republikanėt nė kabinetin qeveritar. Godo pohon gjithashtu se ndoshta kjo lidhet edhe me ndonjė ndryshim tjetėr qė Kryeministri Berisha eventualisht do tė bėjė me qeverinė. "Ne kemi pritur kaq gjatė, mund tė presim edhe dhjetė ditė", ka paralajmėruar Godo, Sipas tij, "do tė ishte me tė vėrtetė e papranueshme qė kjo tė shtyhej, le tė themi pėr nė vjeshtė". "Duam njė ministri qė do tė kishte peshė, ne nuk ngremė dot gishtin mbi ndonjė ministri, sepse ky ėshtė atribut i Kryeministrit", u shpreh Godo.

Aleatėt tė trembur

Demokristianėt rinisin nga kėrcėnimet. Kreu i PDK-sė, njėkohėsisht ministėr i Shėndetėsisė, Nard Ndoka, ndryshimet nė qeveri i ka kapėrcyer me ēėshtjen e hapjes sė dosjeve tė ish- sigurimsave. Ndoka shprehet se drejtuesit mė tė lartė tė Partisė Demokratike i kanė parė dosjet e ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit gjatė viteve ‘95-‘96. Kreu demokristian thotė se nė atė kohė ky informacion u pėrdor pėr tė pastruar partinė nga ish-bashkėpunėtorėt vetėm nė nivelet e dyta dhe tė treta tė saj, ndėrsa pėr drejtuesit e lartė ato u fotokopjuan.
Shqip
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi