ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emigranti vetėdigjet nė bagazhin e makinės

Shko poshtė

18072008

Mesazh 

Emigranti vetėdigjet nė bagazhin e makinės Empty Emigranti vetėdigjet nė bagazhin e makinės




Emigranti vetėdigjet nė bagazhin e makinės
Emigranti vetėdigjet publikisht, 14 orė pas kthimit tė tij nga Greqia...
Nga te derguarit tane ne kavaje

...ku qėndronte prej gati tre vitesh dhe ku punonte bashkė me vėllezėrit e tjerė tė tij. Veiz Xhani, 26 vjeē nga Librazhdi, banues nė fshatin Memzotaj tė Kavajės, ka zgjedhur rrugėn mė tė vėshtirė pėr t’i dhėnė fund jetės, mėngjesin e djeshėm rreth orės 09:00 nė njė prej tuneleve tė pėrdorur vite mė parė nga Brigada e Xhenios. Policia nuk ka mundur tė zbardhė motivin e vetėvrasjes sė tij, pėr shkak se sipas hetuesve, Xhani nuk ka pasur asnjė motiv vetėvrasjeje. Por dy ditė pėrpara ngjarjes ai i ka komunikuar nė telefon tė fejuarės sė tij se ishte sėmurė dhe se kishte dhimbje koke. Kur tė vinte nė Shqipėri do t’ia tregonte.
Pasditen e sė mėrkurės Xhani ka lėnė punėn e tij nė njė prej zonave tė Selanikut, ku punonte bashkė me vėllezėrit, Tasimin, Besnikun e Muratin dhe ėshtė drejtuar pėr nė Shqipėri. Rreth orės 16:55 minuta, mjeti “Nissan Micra”, me targa greke ka lėnė doganėn greke tė Kapshticės duke u futur nė territorin shqiptar. Mė tepėr se 14 orė pas hyrjes nė Shqipėri, ai gjendej nė njė prej tuneleve qė pėrdorej kohė mė parė nga Brigada e Xhenios. Nuk ka preferuar tė shkojė tė takojė asnjė prej tė afėrmve, pėr motive ende tė panjohura pėr ta dhe ndoshta mund tė ketė qėndruar nė njė prej tuneleve mė tepėr se 1 kilometėr larg shtėpisė. Nė mėngjes sipas dėshmitarėve, ai i ka vėnė zjarrin automjetit tė tij. Tymi ėshtė parė nga banorė tė ndryshėm dhe kalimtarė qė kanė menduar se ndoshta aty kishte rėnė ndonjė zjarr dhe mund tė digjej kodra. Hamdi Shaba, njė prej banorėve tė zonės dhe kryeplak i fshatit Kryeluz, tregon se aty njerėzit ishin mbledhur, pasi kishin parė tym dhe menduar se kishte zjarr nė kodėr. “Kur njerėzit kishin ardhur kėtu, ata i kanė kėrkuar tė dinin pse po i vinte flakėn kodrės. Por mė pas ata panė makinėn qė ishte nė tunel dhe kuptuan qė ai po e digjte atė”. Sipas policisė sė Kavajės qė iu referohet dėshmitarėve, ata ishin munduar qė ta ndihmonin dhe i kanė kėrkuar tė mos afrohet nė tunel, pasi ishte me rrezik dhe makina mund tė shpėrthente. Ndėrkohė qė automjeti ka qenė duke u djegur, personit “tė panjohur” i ėshtė afruar njė burrė rreth 40 vjeē, ka kėrkuar tė dijė pėrse po i vinte flakėn kodrės. Kėtė fakt e pohon edhe kryeplaku i fshatit Kryeluz, Hamdi Shaba. “Polici i komunės Lekajt i foli dhe i tha pėrse po ndez zjarr kėtu. Sipas dėshmive tė banorėve, ai i ėshtė pėrgjigjur: “Po ti kush je qė mė pyet?”. Sapo polici i komunės sė Lekajt i ėshtė prezantuar personit, se ishte polic i pyjores ai nuk e ka bėrė tė gjatė, por me shpejtėsi ėshtė futur nė bagazhin e makinės sė tij tė vogėl, nga edhe s’doli dot mė. Disa persona mė kot iu lutėn tė kthehej pas dhe tė mos futej nė makinė, por atė asgjė s’e ktheu mė veēse tė vdekur.
Hetimi
Veprimi i 26-vjeēarit ka lėnė pa mend sė paku tetė persona tė ndryshėm, qė ndodheshin aty nė momentin e ngjarjes dhe tė gjithė janė marrė nga policia dhe pyetur nė cilėsinė e dėshmitarėve. Mė tej policia i ka shoqėruar tė gjithė kėta persona, tė cilėve iu janė marrė deklarime pėrpara hetuesve tė policisė sė Kavajės, pėr tė sqaruar rrethanat e ngjarjes. Dyshimet e policisė janė se emigranti mund tė ketė kaluar natėn nė tunelin ku edhe u vetėsakrifikua. Pas identifikimit tė tij, nėpėrmjet doganės sė Kapshticės dhe nėpėrmjet disa copėzave tė dokumenteve tė identifikimit tė mbetura aty, policia ėshtė drejtuar nė familjen e Xhevahir Xhanit, babait tė Veizit. Policia ėshtė rikthyer nė kėtė familje, pas pesė vitesh sėrish pėr njė rast fatkeq. Herėn e parė vajza e tij helmoi veten se babai nuk e la tė shkonte me tė fejuarin nė Itali, qė donte ta merrte. Kėtė herė pėr fat tė keq sėrish njė rast vetėvrasjeje. Nga deklarimet qė policia ka marrė atyre nuk ėshtė gjetur asnjė motiv i mundshėm qė tė shtynte emigrantin drejt njė vendimi tė tillė ekstrem. Hetimi i policisė tashmė ka ngecur tek motivi, ndėrsa hetuesit i janė drejtuar pėr ndihmė zyrės sė Interpolit, pėr tė gjetur tė dhėna tė mundshme prej tyre nė policinė greke.

E fejuara: Mė tha qė kam njė hall tė madh

Pas sqarimit tė rrethanave tė ngjarjes dhe marrjes sė deklarimeve tė dėshmitarėve okularė, qė kishin parė me sytė e tyre ngjarjen, policia ka marrė dėshminė e tė fejuarės sė Veizit. Ajo ėshtė marrė nė pyetje nga hetuesit, ndėrsa e kishte shoqėruar babai i saj. Pėrpara tyre ajo ka pohuar se, i fejuari i kishte thėnė se kishte njė hall tė madh dhe se do t’ia tregonte kur tė kthehej. Dy ditė pėrpara ngjarjes, ajo kishte komunikuar me tė fejuarin e saj nė telefon, kur ai ndodhej ende nė Greqi. Vajza tregon se ka komunikuar nė telefon me tė, kurse ai i ishte dukur shumė i shqetėsuar dhe nėn njė trysni qė ajo nuk mundej ta kuptonte. “Ai mė telefonoi dhe unė menjėherė e hapa telefonin dhe u gėzova qė mė mori”, pohon e fejuara, emrin e sė cilės policia nuk e publikoi. Mė pas vajza ka treguar se zėri i tij, qe i zymtė dhe jo entuziast. Pėr kėtė ajo e ka pyetur, pėrse ishte i mėrzitur. “Mė dhemb koka dhe jam sėmurė”. Pyetjes sė tė fejuarės se ēfarė problemi kishte ai i ėshtė pėrgjigjur se do tė vinte shumė shpejt nė Shqipėri dhe do t’ia thoshte. “Kam dhimbje tė forta koke. Mė dhemb shumė. Kam njė hall tė madh qė s’mund ta imagjinosh. Do tė vij shumė shpejt nė Shqipėri dhe do tė ta tregoj tė gjithė. Kėshtu mė tha nė telefon, por nuk ia dėgjova mė zėrin”, mėsohet tė ketė pohuar pėrpara oficerėve tė policisė sė Kavajės, 21- vjeēarja nga fshati Memzotaj, me origjinė nga Librazhdi. Deklarimi i vajzės ėshtė administruar nga policia nė cilėsinė e personit qė ka dėshmuar mbi rrethanat e ngjarjes dhe qė hedh dritė mbi tė. Gjithsesi kjo e ka ndihmuar fare pak policinė e Kavajės pėr tė zbardhur kėtė motiv.


“Si u dogj si kamikaz para syve tanė, djaloshi i panjohur”

Nga te derguarit tane ne kavaje, Ferdinand Dervishi / dashamir biēaku

Edhe pse mosha e ka kacavjerrė sipėr pėr t’u mbajtur me duart, qė i dridhen nė boshllėqet e rrumbullakėta tė numrave qė formojnė shifrėn 80, Hysni Kazazi, banori mė i moshuar i fshatit Kryeluz, ėshtė i ndjeshėm ndaj zjarreve. U hipėn kėmbėve sa herė nė fshat pėrhapet alarmi dhe i ndodh tė mbėrrijė nė vendin qė shkrumbohet mė shpejt se tė tjerėt.

Sepse zjarri nuk tė fal. Banorėt e zonės kanė paguar shtrenjtė kėto vite tė fundit, kur gjuhėt e flakta u kanė pėrpirė parcela tė tėra me ullinj e vreshta, pasuri qė duan mund e vite tė sjellin prodhimin e parė. Kėshtu kishte ndodhur edhe dje nė mėngjes me Hysniun. Plaku kishte dėgjuar nipėrit t’i thonin se nė drejtim tė ish-repartit ushtarak kishte dalė njė gjuhė tymi dhe u kishte hipur kėmbėve. Por mė tė mbėrritur te reparti, bashkė me nipėrit dhe fėmijėt e tjerė tė lagjes, ai ishte shtangur. Tymi dilte nga njė makinė nė flakė nė brendėsi tė njė tuneli jo shumė tė thellė, ndėrsa nė hyrje tė tij, njė djalė i ri, i pėrzhitur nga flakėt e i nxirė nga bloza, i ulur nė gjunjė, shtrėngonte kokėn mes duarve.
Xhaxha, nė ē’kohė mėsuat pėr zjarrin tek ish-reparti ushtarak?
Nė mėngjes o bir. Rreth orės 08:00. Isha nė afėrsi duke u marrė me bagėtinė dhe mė thanė nipėrit e mi. Menjėherė u drejtova nga mė rrėfenin me dorė tymin. Zjarret na kanė marrė nė qafė kėto vite tė fundit. Na kanė shuar ullinjtė e vreshtat. Nuk bėhet shaka me zjarrin...
E njihnit atė djalin qė mė pas do digjej?
Jo mor bir. Nuk e njihte askush. Asnjė nga fėmijėt, por edhe ata qė erdhėn mė pas nuk e njihnin. Ai ishte i nxirė nga tymi i makinės qė vazhdonte tė digjej. Qėndronte i mbėshtetur pas betonit tė murit tė tunelit nė dalje tė tij, me kokėn tė futur mes krahėve dhe nuk lėvizte fare.
I folėt, u munduat tė komunikonit me tė?
Po i folėm gjatė gjithė kohės qė tė largohej qė andej. I fola edhe vetė duke u munduar tė vija nė sedėr pėr shkak tė moshės sime tė thyer, por mė kot. Ai nuk reagonte fare. Mbante kokėn mes duarve dhe rrinte si i ngrirė.
Nuk tė shkoi mendja se mund t’i afroheshe pėr ta tėrhequr qė andej?
Mė shkoi posi. Sidomos kur flakėt e makinės u shtuan. Por unė siē e sheh jam njė grusht plak dhe tė them tė drejtėn kisha frikė t’i afrohesha. Por edhe fėmijėt qė ishin me mua nuk guxuan ta prekin me dorė. Pamja e tij ishte e frikshme.
Mėsuam se mė pas aty ka mbėrritur njė polic i komunės i quajtur I. Ngreca. As ky nuk mundi ta bindte djalin tė largohej qė andej?
Polici erdhi mė pas. Po kalonte rastėsisht nė rrugėn kryesore qė lidh Kryeluzin, fshatin tonė, me fshatrat e tjera tė zonės. Polici i komunės tentoi sėrish ta binte atė djalin e panjohur tė afrohej nė drejtimin tonė, me qėllim qė t’u largohej flakėve, por sėrish asgjė. Djali rrinte kruspull dhe vazhdonte tė shtrėngonte kokėn me duar. Nė kėtė kohė ky polici i komunės nisi tė komunikonte me telefon, me zjarrfikėset mė duket dhe policinė. Nė tė njėjtėn kohė aty ishin afruar edhe nja dy-tri tė tjerė. Madje, kujtoj se njėri u prezantua si i Policisė Pyjore.
Nė ē’moment djali u hodh mes flakėve?
Mos gabohem ai lėvizi vetėm nė momentin kur dėgjoi kėtė policin bashkiak tė thėrriste policinė. Uli duart qė po shtrėngonin kokėn, ktheu kokėn njė ēast nga njeriu qė fliste nė telefon me policinė dhe u ngrit duke vrapuar nė drejtim tė makinės qė digjej.
Dhe nuk u kthye mė?
Nuk u kthye mė. Njė sekondė mė pas dėgjuam njė ulėrimė tmerri. Si tė qante vetė shpirti i njeriut. Mė pas asnjė zhurmė, veē kėrcitjeve qė lėshonte makina qė po digjej.
A tentuat tė futeshit mes flakėve pėr ta shpėtuar?
Pati tentativa, por nė kėtė kohė sikur tė ishte shtypur njė buton flakėt u bėnė tė tmerrshme. Makinės nuk mund t’i afroheshe as nė distancėn 4-5 metra.
Qėndruat aty derisa erdhėn zjarrfikėset dhe policia?
Po. Kur zjarrfikėset shuan flakėt, e gjetėn kufomėn e djaloshit nė bagazh tė djegur nga tė gjitha anėt. Policia nuk e dinte se kush ishte dhe u desh njė kohė e gjatė qė tė mėsonim se ai ishte nga Memzotaj, fshati fqinj me ne.


Viktima identifikohet me anė tė targės sė makinės

Edhe pse banesa e emigrantit tė vetėsakrifikuar Veiz Xhani ishte jo mė shumė se 1.5 kilometra larg, nė fshatin Memzotaj, policia nuk kishte mundur ta identifikonte atė lehtėsisht. Tė gjitha dokumentet nė makinė ishin djegur dhe askush nga tė pranishmit nuk dinte asgjė pėr viktimėn. Nė kėto kushte policia detyrohet tė bėjė identifikimin e mjetit me anė tė targave, fatmirėsisht tė padėmtuara nga zjarri, qė nė fund tė tunelit kishte krijuar temperatura nga ato qė shkrijnė edhe hekurin. Targat ishin lėshuar nė Greqi dhe shpejt policia konkludon se viktima mund tė ishte njė emigrant, qė normalisht kishte hyrė nė Shqipėri nga pikat e kalimit kufitar me kėtė vend. Shumė shpejt nga pika e kufirit tė Kapshticės vjen pėrgjigjja se pronari i makinės quhej Veiz Xhani dhe se ishte futur nė Shqipėri vetėm njė ditė mė parė, nė orėn 17:00. Shpejt policia mėson se banesa e tė atit tė Veizit gjendej nė afėrsi dhe nis komunikimin. Familjarėt bėjnė identifikimin duke njohur makinėn dhe disa sende tė tjera, ndėrkohė binden se ai ishte i afėrmi i tyre vetėm kur vėllezėrit e tjerė tė tij nė Greqi konfirmojnė lajmin se Veizi vėrtet ishte zhdukur njė ditė mė parė.



Rrėfen vėllai: Iku nga Greqia pa na lajmėruar

Tasimi, njė prej vėllezėrve tė Veiz Xhanit, tė vetėsakrifikuar nė mėnyrė tė rėndė mėngjesin e djeshėm, ashtu si edhe pjesėtarėt e tjerė tė familjes sė tij, prindėrit, vėllezėrit e motrat, nuk arrin tė kuptojė motivin qė e ēoi tė vėllain drejt njė fundi tė pashmangshėm prej tij. Tasimi tregon se nuk di ē’tė thotė mbi kėtė qė ndodhi, pasi kurrė i vėllai nuk i pati treguar pėr ndonjė shqetėsim, apo diēka qė e mundonte aq shumė. Sapo ka marrė vesh humbjen e tij, Tasimi ka lėnė ēekiēin mbi hekurat ku punonte, duke marrė vėllezėrit e tjerė, Muratin dhe Besnikun e bashkė me ta, janė nisur pėr nė Shqipėri.
Tasim kur e takuat pėr herė tė fundit vėllain?
Unė punoja me njė prej vėllezėrve, Muratin ndėrsa ai punonte me Besnikun. Ata janė njė brigadė e madhe dhe dje (pardje) ai doli fare i qetė nga shtėpia. Pasdite unė u ktheva i lodhur, por ai nuk ishte. As vėllai nuk e kishte parė. Mendova se do ketė shkuar gjėkund me ndonjė shok, apo mik dhe mund tė vonohej. Ne u shtruam tė hanim bukė dhe i pėrgatitėm edhe atij pjatėn duke e lėnė nė tavolinė. Ne mbaruam por ai nuk erdhi. Ramė tė flinim dhe kur u ngrita nė mėngjes e pashė pjatėn sėrish mbi tavolinė. U habita pak por mendova se s’do kishte ardhur. U bėra gati pėr nė punė dhe dola.
Si e morėt lajmin?
Mė mori Xhevdeti, kushėriri im. Mė tha qė, “A ėshtė nisur Visi (kėshtu e thėrrisnim), pėr nė Shqipėri”? Nuk di gjė iu pėrgjigja se na kishte thėnė. Nuk na kishte lajmėruar qė do tė nisej. Pastaj ne e kishim bėrė me fjalė tė gjithė pėr njė javė mbaronim punėn dhe do tė vinim nė shtėpi pėr tė pushuar. Ai do tė vinte me mė tepėr dėshirė sepse sapo ishte fejuar para dy muajsh. Por mė habit fakti se ai ėshtė nisur pa na treguar asgjė. Nė fund tė bisedės, Xhevdeti mė tha qė bėja mirė tė nisesha pėr nė Shqipėri. E kuptova menjėherė dhe nuk e zgjata shumė dhe u nisa bashkė me vėllezėrit.
Ju kishte shprehur ndonjė shqetėsim gjatė kėsaj kohe, nė mos ka qenė i mėrzitur?
Nuk mė kishte thėnė asgjė asnjėherė. Nuk mė pati shprehur asnjė shqetėsim. Madje, dukej fare i qetė dhe krejt i ēlirėt nė punė, nė sjellje dhe nė shtėpi, nuk na pati lėnė ndonjė dyshim, apo ndonjė moment ku ne tė dyshonim. Po kėshtu vetė nuk na pati thėnė tė kishte ndonjė hall.
Thatė qė ishte fejuar para dy muajsh, a qe dakord ai me zgjedhjen qė ishte bėrė pėr tė?
Sigurisht qė po. Ai fliste me tė fejuarėn normalisht herė pas here nė telefon. Ne ishim kėtu kur e fejuam dhe gjithēka shkoi mirė. S’di ēfarė pėrgjigjeje t’i jap motivit tė veprimit tė tij.
Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Emigranti vetėdigjet nė bagazhin e makinės :: Komentet

bledikorcari

Mesazh Fri Jul 18, 2008 12:42 pm nga bledikorcari

mjere rinia shqiptare thuaj qe po shuhet pa nam e nishan ose neper kufi ose larg atdheut ose neper eksode ose midis tyre,kisha kohe pa vajtur ne korce nja 7 vjet.vajta tani dhe meqe vajta shkova dhe nga varret tek gjysherit e mi.cte shikoje aty??SadSad gjysmat e varreve ishin me djem te rinj te vrare ose midis tyre ose neper emigrim,me zuri koka dhe ika SadSad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi