ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohet prifti i Karavastasė,bėnte trafik klandestinėsh me tre policė

Shko poshtė

20072008

Mesazh 

Arrestohet prifti i Karavastasė,bėnte trafik klandestinėsh me tre policė Empty Arrestohet prifti i Karavastasė,bėnte trafik klandestinėsh me tre policė




Arrestohet prifti i Karavastasė,bėnte trafik klandestinėsh me tre policė
Prifti, rekruti i klandestinėve

LUSHNJE / MAJLINDA RAMA

Trafik nėpėrmjet kishės sė Karavastasė. Dhjetėra tė rinj qė hynin e dilnin nga kisha e fshatit tė Lushnjės u kanė bėrė pėrshtypje banorėve tė zonės, por kanė menduar se bėhej fjalė pėr besimtarė tė devotshėm.
Por, dje lajmi i arrestimit tė priftit tė tyre si trafikant klandestinėsh u ka dhėnė pėrgjigjen e dyshimeve.
Mihal Shuli, prift i kishės sė Karavastasė nė Lushnjė u arrestua dje nga policia, si njė ndėr anėtarėt kyē tė grupit tė trafikantėve klandestinė. Me arsim tė lartė, 47 vjeē, prifti kishte autoritet dhe ndikim tė madh te banorėt e pėr pasojė sipas policisė ka arritur tė sigurojė dhe tė interesuarit pėr tė emigruar ilegalisht drejt perėndimit. Burime tė brendshme tė policisė sė Lushnjės pohojnė se, at Mihali ishte njė ndėr pjesėtarėt kryesorė tė kėsaj bande tė mirorganizuar, e cila i pajiste emigrantėt me dokumente false. Ai mbante lidhje direkt me kokėn e trafikut, i cili jeton nė Athinė, madje shpeshherė kryente rolin e taksistit tė klandestinėve.
At Mihali shėrbente nė kishėn e Karavastasė prej vitesh, ndėrkohė qė kjo e fundit ishte njė ndėr mė tė frekuentuarat nė zonė nga besimtarėt. Banorė tė zonės kanė treguar pėr oficerėt e policisė se disa herė shikonin lėvizje tė dyshimta nė mjediset e kishės, por gjithmonė duke menduar se aty kryheshin rite tė ndryshme fetare edhe gjatė orėve tė vona tė pasdites. "E kam shtėpinė fare pranė kishės ku shėrben prifti, tė cilin e kanė arrestuar. Kemi parė qė hyjnė e dalin shumė, po me mendje se janė besimtarė tė cilėt nuk kanė mundėsi ta frekuentojnė kishėn paradite dhe vijnė aty pasdite. Madje, e kemi pyetur edhe priftin pėr kėto lėvizje, por ai ėshtė shprehur se pėr besimtarėt nuk ka orar", ka deklaruar njė prej banorėve. Sinjalet e tyre dhe hetimet disamujore tė policisė sė rrethit, e cila po bashkėpunonte me homologet nė qytete tė tjera, kanė ēuar grupin hetimor drejt kishės. Ecejaket e njerėzve tė shoqėruar nga prifti, linin tė dyshoje se bėhej fjalė pėr diēka jashtė kishės, qė nuk i pėrkiste kultit tė Zotit. Madje, burime policore tregojnė se, tė ashtuquajturit besimtarė vinin aty edhe nė orėt e vona tė natės dhe pastaj dilnin nė grupe. Mė pas ishte prifti ai qė krijonte lidhjen me rrjetin tjetėr tė shpėrndarė gjithandej. Nė ambientet e kishės janė gjetur nė cilėsinė e provės materiale kompjuter, si dhe disa certifikata tė personave tė ndryshėm me gjendje civile tė shumė komunave dhe bashkive tė vendit.
Ajo qė dihet e sigurt ėshtė qė prifti Shuli i gjente klientėt qė kishin nevojė pėr tė kaluar kufirin nga disa fshatra tė largėt tė rrethit tė Lushnjės, si Dushk, Gorre, Fiershegan, Hallvaxhie etj., por nuk ishin tė pėrjashtuar banorėt tė zonave tė tjera, tė cilėt nėse ishte e nevojshme, strehoheshin pėr disa ditė nga vetė prifti. Mendohet se gjatė kohės sė predikimit, shumė njerėz i qanin hallin priftit pėr varfėrinė qė i kishte kapur ata, ose tė afėrmit e tyre dhe ai "i siguronte" hallexhinjtė se gjithēka mund tė merrte zgjidhje vetėm nė rast emigrimi. Prifti u tregonte se mund t'i ndihmonte duke i adresuar te njerėz qė i njihte mirė dhe nė rast se familjarėt nuk e kalonin kufirin, ata nuk do tė paguanin asnjė lekė. Kjo ishte mesa duket detyra e thjeshtė, por e madhe qė i ishte ngarkuar priftit tė fshatit Karavasta, si njeri i besuar dhe qė nuk mund tė zbulohej lehtė, nga grupi i trafikantėve.


Tė arrestuarit



  1. Ismet Rroqi, 29 vjeē, pėrgjegjės nė Kapshticė
  2. Sefer Ēollaku, 50 vjeē, kontrollor Kapshticė
  3. Rajmondi Duro, 40 vjeē, kontrollor Kapshticė
  4. Mihal Shuli, 47 vjeē, prift nė Karavasta
  5. Leonard Belortaja, 32 vjeē, nga Korēa shofer
  6. Artur Likollari, 42 vjeē, nga Korēa shofer
  7. Altin Qatipi, 30 vjeē, nga Tirana shofer
  8. Edmond Kallkuēi, 35 vjeē nga Korēa
  9. Manol Xhamia, 48 vjeē nga Bilishti shofer
  10. Ilir Ēipi, 38 vjeē nga Korēa, tregtar



Hetim pronave, pėr fitimet nga trafiku

TIRANE - Njėsia Task-Force Kundėr Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit nė Prokurorinė e Tiranės ėshtė duke verifikuar tė gjitha pasuritė qė ekzistojnė nė emėr tė personave tė arrestuar sė fundi, me akuzėn e trafikut ndėrkombėtar tė klandestinėve. Ata dyshohet se, kanė pasur pėrfitime tė majme financiare pėr shkak se kanė kaluar njė numėr tė madh klandestinėsh, duke marrė nga secili prej tyre 2 mijė euro pėr person. Me fitimet qė kishin siguruar, trafikantėt kishin arritur tė korruptonin edhe punonjėsit e policisė, tė cilėt pasi hynin nė autobusėt qė udhėtonin drejt Greqisė dhe kontrollonin pasaportat pėr t'i vulosur ato, nuk nxirrnin probleme pėr personat qė kalonin nė mėnyrė tė paligjshme, duke u trafikuar nga grupi i tė arrestuarve. Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanė pėrfituar pasuri dhe biznese tė ndryshme me fitimet qė arrinin nga trafiku ndėrkombėtar i klandestinėve qė kalonin nė drejtim tė Greqisė me destinacion pėrfundimtar Italinė. Prokuroria tha se, veē gjashtė makinave qė u janė bllokuar trafikantėve gjatė arrestimit tė tyre, po verifikohet nė hipoteka dhe nė banka pėr prona tė tjera tė tyre, qė dyshohet se janė vendosur nga veprimtaria kriminale.

“Tre oficerė nė bandėn e trafikut”

Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm arrestoi njė grup kriminal tė akuzuar pėr falsifikim dokumentesh, trafik klandestinėsh dhe korruptim tė tre oficerėve tė policisė, qė sipas provave tė grumbulluara, konsiderohen anėtarė dhe bashkėpunėtorė tė trafikantėve.

Dashamir Biēaku

Tė arrestuarit mblidhnin klandestinė nga e gjithė Shqipėria dhe pėrmes taksive i transportonin nė Korēė. Me anė tė korruptimit tė tre oficerėve tė pikės kufitare, klandestinėt kalonin nė Greqi, ku i prisnin anėtarė tė grupit kriminal qė i nisnin mė pas drejt Italisė. Pėr ēdo klandestin, sipas hetimeve, tė arrestuarit pėrfitonin 2 mijė euro, tė cilat ndaheshin nė ēdo rast mes anėtarėve tė grupit. Operacioni ėshtė zhvilluar nėn drejtimin e SHKB-sė nė Ministrinė e Brendshme dhe ėshtė zhvilluar njėkohėsisht nė Tiranė, Korēė, Lushnjė, Vlorė dhe Fier ku vepronin anėtarėt e grupit. Ata po hetoheshin prej gjashtė muajsh nga Zyra Task-Forca Antikorrupsion nė Prokurorinė e Tiranės, pas njė denoncimi tė paraqitur aty nga SHKB, qė kishte zbuluar korruptimin e tre oficerėve nga grupi kriminal, duke u bėrė kėshtu shkak pėr zbulimin e veprimtarisė sė gjithė personave tė tjerė. Burimet zyrtare tė policisė thanė dje se, trafikantėt i kalonin klandestinėt nė pikėn kufitare kur aty shėrbenin tre oficerėt e arrestuar, tė cilėt pėrfitonin shuma ryshfeti pėr ēdo kalim tė klandestinėve. Mes tė arrestuarve ndodhet edhe prifti i Karbunarės, i cili akuzohet se ka transportuar klandestinė me makinėn e tij dhe u ka gjetur atyre dokumente false, qė shėrbenin pėr udhėtimin nga Greqia drejt Italisė.
Zbulimi
Grupi i akuzuar pėr trafik klandestinėsh, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion ėshtė zbuluar pas dhjetėra rasteve tė kthimit tė emigrantėve shqiptarė nga Italia, qė ishin kapur atje me dokumente false. Pasaportat e tyre kishin vulat dalėse nė pikėn kufitare tė Kapshticės dhe duket se kėtu ka filluar edhe hetimi i SHKB-sė. Nė bashkėpunim me Task-Forcė Antikorrupsion ėshtė realizuar pėrgjimi i dhjetėra bisedave mes trafikantėve dhe oficerėve tė policisė, tė cilėt jepnin miratimin pėr kohėn kur duhej tė kalonin klandestinėt, duke informuar pėr kontrollet dhe masat e policisė nė pikėn e kalimit kufitar. Operacioni i koduar "Korridori i lirė" pėr shkak se tre oficerėt e arrestuar u hapnin rrugėn klandestinėve, ka sekuestruar gjashtė makina qė pėrdoreshin nga tė akuzuarit, 20 pasaporta false tė pėrdorura nga klandestinėt si dhe 12 celularė tė personave tė prangosur. Ministria e Brendshme konfirmoi dje se hetimi i kėsaj ēėshtje ėshtė bėrė nė bashkėpunim edhe me policinė greke, e cila gjithashtu kishte pikasur kalimin e klandestinėve me autobusė drejt tokės helene. Sipas hetimeve tė Task-Forcė Antikorrupsion mėsohet se nė hetim janė edhe disa persona tė tjerė, qė veprojnė nė Shqipėri dhe nė Greqi pėr tė cilėt verifikimet po vazhdojnė me qėllim sqarimin e pozicionit tė tyre nė trafikun ndėrkombėtar tė klandestinėve.


"Baza e Igumenicės, pranga dy trafikantėve

VLORE - Pas njė hetimi disa mujor, policia e Vlorės arrestoi dje dy persona nga Saranda. Gerald dhe Erand Metushi, pėrkatėsisht 21 dhe 20 vjeē qė ushtronin aktivitetin e dhėnies sė ndihmės pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit. Dy kushėrinjtė kishin arritur tė depėrtonin me aktivitetin e tyre deri nė Greqi, vend ku ata falsifikonin dokumentet pėr personat qė do tė kalonin kufirin. Madje, falsifikonin dhe viza greke e italiane. Policia e ka koduar operacionin pėr arrestimin e dy tė rinjve "Baza e Igumenicės". Sipas burimeve tė policisė, pikėrisht nė Igumenicė tė Greqisė, ishte njė bazė e pėrpunimit dhe falsifikimit tė dokumenteve pėr shqiptarėt, tė cilėt me anė tė kėtyre dokumenteve kalonin nė Greqi, e mė pas nė Itali. Nė kėmbim, tė arrestuarit pėrfitonin 3000-3500 euro pėr person. Mėsohet se hetimi ndaj dy tė arrestuarve tė djeshėm ka filluar nė muajin prill 2008. Ata janė mbajtur nė pėrgjim pėr gati tre muaj, deri nė finalizimin e arrestimit, ku tashmė janė grumbulluar prova mė se tė mjaftueshme pėr t'i pėrballur ata me togat e zeza. Ata e kanė ushtruar aktivitetin e tyre nė zonėn e Vlorės dhe Sarandės. Ndėrkohė, nė bazėn e pėrpunimit tė dokumenteve nė Igumenicė, kishin bashkėpunėtorė tė tjerė. Dy tė rinjtė bėnin porositė pėrkatėse duke dhėnė mė parė emrat dhe gjeneralitetet qė duhej tė plotėsoheshin nė dokumentet, qė do tė shėrbenin pėr kalimin e kufirit nga tė interesuarit.
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi