ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė kazan fasule pėr 11 tė mjerė

Shko poshtė

20072008

Mesazh 

Njė kazan fasule pėr 11 tė mjerė Empty Njė kazan fasule pėr 11 tė mjerė




Njė kazan fasule pėr 11 tė mjerė

Nė Vaun e Dejės, me njerėz qė hanė ē‘t‘u falin dhe kanė pėr rojė njė qen tė verbėr


Njė kazan fasule pėr 11 tė mjerė Varferia-vaudejes
Nė periferi tė qytetit tė Vaut tė Dejės, prej disa vitesh jetojnė nė njė ndėrtesė sė bashku disa familje, nė kushte mė shumė se tė mjerueshme. Kėta njerėz nga i gjithė Veriu i Shqipėrisė, me histori nga mė tė ndryshmet, duke filluar qė nga viktimat e prostitucionit, deri te personat qė nuk u dihet as emri, i ka bashkuar sė bashku halli dhe vuajtjet.

Aktualisht, ata nuk kanė asnjė pėrkrahje nga shteti dhe gjendja e tyre ka shkuar deri aty sa tė rrezikojnė jetėn nga mungesa e bukės. Ēdo ditė, aty gatuhen fasule tė falura, ndėrsa duhani pihet i dredhur me gazetė.

Nė tė hyrė tė qytetit tė Vaut tė Dejės, 20 kilometra larg Shkodrės, nė tė majtė tė rrugės ndodhet njė ndėrtesė njėkatėshe, ngjyrė e verdhė, e dalė boje, ku dritaret janė me plastmas tė grisur dhe dyert mungojnė. Pėr energji elektrike dhe ujė tė pijshėm nuk bėhet fjalė brenda saj.

Sa mė shumė afrohesh, aq mė shumė tė krijohet pėrshtypja se ėshtė njė ndėrtesė e braktisur pas lufte, por realisht kjo ėshtė shtėpia fort e dashur pėr 11 persona nga Veriu i Shqipėrisė qė jetojnė kėtu prej katėr vitesh dhe tė thuash nė kushte tė mjerueshme duket pak. Nė tė jetojnė familje dhe individė tė braktisur, qė kanė probleme nga mė tė ndryshmet.


Mimoza

E gjetėm duke fshirė oborrin para shtėpisė dhe mėsuam se quhet Mimoza Ademi. Ėshtė 30 vjeēe, me origjinė nga Lezha. Ajo ėshtė njė nga personazhet e kėsaj shtėpie tė madhe, tė cilės tashmė i ka ikur aftėsia pėr tė folur me logjikė. Por vuajtjet e saj flasin shumė. Siē tregon Nikollė Lleshi, kryetari i shoqatės humanitare "Besa", qė kujdeset pėr kėta persona, mėsojmė se Mimoza ka qenė njė ndėr vajzat mė tė bukura nė lagjen e saj dhe nxėnėsja mė e mirė e shkollės ku mėsonte. Ajo u rrėmbye nė moshėn 17 vjeēe dhe u dėrgua nė Itali, ku ėshtė shfrytėzuar pėr shtatė vite si prostitutė. Teksa flasim me Mimozėn, qė aty e thėrrasin Moza, kuptojmė se tortura dhe vuajtjet e mėdha reflektohen nė sjelljet e saj. Nikolla na thotė se ajo ka humbur kujtesėn dhe nuk di tė flasė normalisht dhe shumė veprime i kryen pa logjikė. Moza ėshtė braktisur nga familja dhe tashmė ėshtė bashkuar me familjen e re qė mund tė quhet familja e madhe e hallexhinjve. Duke treguar pėr Mozėn, kryetari i shoqatės "Besa" tregon se ajo ka qėndruar pėr disa vite para Komisariatit tė Policisė Lezhė pa folur me njeri. "Ajo vetėm qėndronte para derės dhe nga aty e kemi marrė para katėr vitesh dhe e kemi sjellė te kjo strehė", thotė Nikollė Lleshi.


Banorėt e tjerė

Historitė e familjeve dhe personave qė ndodhen nė kėtė shtėpi janė nga mė tė ndryshmet. Aty jeton njė plakė qė nuk di tė flasė dhe nuk dihet asgjė pėr tė, madje as pėr emrin. Aty jeton edhe Diella Gjini, tė cilėn e thėrrasin "halla". Rrudhat e panumėrta nė fytyrėn fisnike tė saj tregojnė pėr halle qė duket se asnjėherė nuk janė zgjidhur. Duke folur pėr gazetėn ajo shprehet se ėshtė vendosur kėtu qė kur lumi Gjadėr nė Vig ia pėrmbyti krejtėsisht banesėn, e la nė mes tė katėr rrugėve bashkė me pjesėtarėt e familjes sė saj. Nė njė moment qė tė duket se tashmė nuk do tė dėgjosh mė vuajtje, pėrpara shfaqet njė grua me njė fėmijė nė krah, i cili vetėm qan. Mėsojmė se gruaja sė bashku me fėmijėn ėshtė braktisur nga i shoqi qė ėshtė nga Maqedonia. Nė njė dhomė, dera e sė cilės nuk hapej kurrė, na thonė se ndodhet njė i verbėr rreth tė dyzetave, i cili nuk duron dot dritėn se i fillon dhimbja e syve.


Apel pėr ndihmė

Kėto familje jetojnė nėn kujdesin e njė shoqate humanitare qė quhet "Besa". Kryetari i saj, Nikollė Lleshi, thotė se "deri tani ėshtė bėrė e mundur ndihma nga hoxha dhe prifti i fshatit dhe disa banorė qė sjellin falas ushqime, por situata ėshtė tepėr kritike dhe duhet tė ndėrhyjė shteti pėr tė shpėtuar kėto jetė njerėzish".

Megjithėse kryetari i kėsaj shoqate humanitare i ka vėnė nė dijeni Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetaren e Kuvendit qė kėta njerėz po vdesin pėr bukė, asgjė nuk ka ndryshuar dhe ata vazhdojnė betejėn pėr mbijetesė.

E vėshtirė, madje duket e pamundur qė nė ndonjė cep tė Shqipėrisė tė ketė tė tilla familje dhe individė qė jetojnė sė bashku me tė tilla vuajtje mbi supe.

Pėr ironi tė fatit, edhe qeni i kėsaj shtėpie ėshtė i verbėr. Ky qen ėshtė gjetur nė rrugė nga banorėt e shtėpisė dhe ėshtė marrė pėr ta ndihmuar. Nė kėtė shtėpi me zemėr tė madhe por me shumė pak kushte, ēdo ditė gatuhet njė kazan fasule tė falura, ndėrsa varfėria arrin kulim kur duhani, edhe ai i falur, pihet i dredhur nė copa gazetash. Nė mungesė tė shtėpive, tė ushqimit, tė veshmbathjeve, ilaēeve, ujit tė pijshėm dhe energjisė elektrike kėta njerėz i bėjnė apel shtetit qė t‘i ndihmojė pėr tė mbijetuar.
Shqip
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Njė kazan fasule pėr 11 tė mjerė :: Komentet

avatar

Mesazh Sun Oct 26, 2008 12:18 am nga ilda

Vertet te pakendshme kete historira sa e sa femra shqiptare kane pesuar te njejtin fat si Mimoza Ademi sa e sa adoleshente shqiptare jane trafikuar ja pra ky eshte realiteti shqiptar kjo eshte shqiperia jone nga njerez te tille te pandergjegjshem qeverisemi ne .... Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bora

Mesazh Sun Oct 26, 2008 9:16 pm nga Bora

Histori e dhimbshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi