ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha kėrcėnon me jetė deputetin Balla: Nuk kthehesh mė i gjallė nė parlament

Shko poshtė

23072008

Mesazh 

Berisha kėrcėnon me jetė deputetin Balla: Nuk kthehesh mė i gjallė nė parlament Empty Berisha kėrcėnon me jetė deputetin Balla: Nuk kthehesh mė i gjallė nė parlament




Berisha kėrcėnon me jetė deputetin Balla: Nuk kthehesh mė i gjallė nė parlament

Nga L.Progni
Berisha kėrcėnon me jetė deputetin Balla: Nuk kthehesh mė i gjallė nė parlament Balla
Kryeministri, Sali Berisha, ka kėrcėnuar fizikisht njė ditė mė parė deputetin e Partisė Socialiste, Taulant Balla, gjatė diskutimeve nė seancėn e Kuvendit pėr buxhetin shtesė tė qeverisė. Ndėrkohė qė pėr kėtė veprim nga ana Konferencės sė Kryetarėve (nė tė cilėn merrnin pjesė vetėm anėtarėt e mazhorancės), ėshtė dėnuar pikėrisht deputeti Balla me pėrjashtim prej 15 ditėsh nga aktivitetet e Kuvendit, ndėrsa pėr sa i pėrket kryeministrit tė Shqipėrisė, i cili ka pėrdorur njė gjuhė vėrtet tė vrazhdė dhe aspak tė denjė pėr njė drejtues qeverie, nuk ėshtė marrė asnjė masė penalizuese.




Debati


Taulant Balla ka qenė diskutanti i fundit pėr buxhetin nė seancėn e nisur tė hėnėn nė orėn 18, por qė ka zgjatuar deri nė orėn 03.00 tė mėngjesit tė djeshėm. Sapo ka marrė fjalėn, Balla ka pėrdorur njė gjuhė paksa provokative nė adresė tė familjes sė kryeministrit. Ai ka thėnė se, pas marrjes sė Ministrisė sė Shėndetėsisė nga Anila Godo, vajza e Sabri Godos, edhe vajza e kryeministrit do tė kėrkojė tė bėhet ministre, dhe pse jo edhe tė marrė postin e kryeministres. Kaq ėshtė dashur qė kryeministri Berisha t’ia kthejė flakė pėr flakė pėrgjigjen Ballės, me sharje dhe fyerje familjare, tė cilat kaluan ēdo cak tė etikės parlamentare. “Jot motėr fundėrrinė ē’do bėhet?! Prostitutė motelesh do tė bėhet!”, - kanė qenė fjalėt e para, me tė cilat Berisha i ėshtė drejtuar Ballės. Nga ana tjetėr, nė njė version tė nisur nga vetė deputeti Balla mėsohet se kryeministri e ka kėrcėnuar kėtė tė fundit duke i thėnė: “Ti nuk shkel mė i gjallė nė kėtė parlament! Unė do tė tė vras!”
Nė kėtė inkursion ka qenė i ndihmuar dhe nga ana e kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila, nė vend tė qetėsonte gjakrat, i ėshtė drejtuar punonjėsve tė Gardės qė ta kapin dhe ta nxjerrin pėr “zhelesh”. Pas kėsaj, ditėn e djeshme, Topalli ka thirrur Byronė e Kuvendit, ku ėshtė vendosur pezullimi i Taulant Ballės pėr 15 ditė nga aktivitetet e Kuvendit.




Braktisja e Ramės


Por, Balla duket se nė kėtė ēėshtje nuk ėshtė mbrojtur as nga kryetari i partisė sė tij, Edi Rama. Nė kohėn kur ėshtė mbledhur grupi i PS pėr tė dalė me njė vendim pėr braktisjen e tė gjitha seancave tė Kuvendit, ka qenė Rama ai qė ka kėrkuar nga deputetėt e partisė sė tij qė tė “mos ndėrmarrin veprime radikale”, pra tė vazhdojnė punėn nė Kuvend si zakonisht. Gjithsesi, pas mbledhjes sė grupit ka dalė nė njė konferencė pėr shtyp Valentina Leskaj, e cila e konsideroi Berishėn si tė ēekuilibruar politikisht




Debati Balla-Berisha


Taulant Balla: Tė nderuar kolegė deputetė, njė ndėr arsyet mė tė rėndėsishme qė kryeministri ėshtė larguar mė herėt se tė gjithė deputetėt nga seanca sot, ėshtė qė pėr shkak se ka dalė emri i vajzės sė Sabri Godos pėr ministre e Shėndetėsisė, kryeministrit i ka plasur sherri nė shtėpi, se edhe vajza e tij do tė bėhet edhe ajo ministre e pse jo kryeministre. Tė nderuar kolegė deputetė, pėrballė njė kryeministri dhe njė qeverie mashtruese ėshtė e kotė qė nė analizėn e kėtij buxheti tė hyjmė nė detaje me shifrat e tij...
Berisha: Jot ėmė dhe jot shoqe ēfarė do bėhet?.. Jot motėr, ēfarė do bėhet?
Balla: Po s’e di
Berisha: Ē’do bėhet, fundėrrinė, jot motėr?
Balla: Ej, mbush ti apo jo?!
Berisha: Prostitutė motelesh do bėhet?
Balla: Po si nuk tė vjen turp more!
Topalli: Ulu z. Balla... ulu!. Nė fakt, ky e meriton me e kap pėr zhelesh, e jashtė!
Berisha-Ballės: Jot motėr shkėr... hoteleve apo moteleve?
Topalli: Nxirreni jashtė atė zotėrinė, nxirreni jashtė! Zotėri, kape jashtė e nxirre! Vagabond! Ik andej! Ik! Del jashtė! Edhe nuk hyn mė. Ai djali duhet tė dalė jashtė.
Topalli-deputetėve tė PS: Ju duhet t’i tėrhiqni vėmendjen, t’i tėrhiqni vėmendjen.
Topalli: Ore zotėri oficer, e shikoni atė qė vazhdon? Ndėrpritet seanca




Versioni i debatit, sipas Ballės


Balla: Kryeministri ka njė arsye, pse iu desh tė largohej sonte nga seanca, sepse i ka plasur konflikti nė shtėpi. Meqenėse vajza e Godos po bėhet ministre e Shėndetėsisė, atėherė edhe vajza e tij tani mund tė bėhet ministre apo edhe kryeministre.
Mė pas fillova tė lexoj fjalimin tim pėr buxhetin.
Nė kėtė moment dėgjoja nga prapa qė Berisha kishte hyrė nė sallė dhe po mė bėrtiste nga pas: “Po nėna jote, gruja jote, motra jote ku janė? Nė bordello i ike. Ti ke ēuar njerėzit e tu nė bordello!” (kėtė e pėrsėriti disa herė).
Mė pas shumė deputetė tė PD u drejtuan drejt foltores. Berisha filloi tė bėrtiste edhe mė shumė duke mė thėnė: “Ti nuk shkel me i gjallė nė kėtė parlament! Unė do tė tė vras!” Nė kėtė kohė edhe Topalli filloi tė bėrtiste me tė madhe “Kapeni pėr zhelesh atė vagabond dhe nxirreni jashtė! Ai nuk shkel mė nė kėtė parlament!”
Jepet urdhri pėr largimin e kamerave nga salla. Menjėherė pas kėsaj deputetėt e PD bėhen edhe mė agresivė, thyen kordonin e gardistėve dhe u orvatėn tė mė godisnin.
Jozefina urdhėroi oficerėt e Gardės jo tė mė mbronin, por tė mė merrnin e tė mė nxirrnin jashtė. Nė kėtė moment vendosėm si deputetė tė largohemi tė gjithė nga salla.




PS: Organet e ligjit tė marrin nė mbrojtje deputetin Balla


Grupi parlamentar i Partisė Socialiste ka zhvilluar dje njė mbledhje tė jashtėzakonshme lidhur me debatin qė ndodhi dje gjatė diskutimit tė buxhetit suplementar nė Kuvend mes deputetėve tė kėsaj force dhe atyre tė djathtė, debate qė shkaktuan dhe pezullimin e seancės plenare, ndėrkohė qė ka kėrkuar qė deputeti Balla tė merret nė mbrojtje nga ana e strukturave tė shtetit, pasi ndjehet i kėrcėnuar”. Grupi parlamentar i Partisė Socialiste, i mbledhur sot nė mesditė, pas ngjarjes sė mbrėmshme nė Kuvendin e Shqipėrisė, ku kryeministri Sali Berisha, me njė fjalor rrugaēėror dhe banal, ofendoi deputetin Taulant Balla, kėrkoi qė ky rast tė merret nė shqyrtim nga institucionet ligjore nė vend. Sipas kryetares, Valentina Leskaj, rasti i djeshėm, tregoi papėrgjegjshmėrinė e kryeministrit Berisha pėrballė opozitės. “Si kryetare e grupit parlamentar tė Partisė Socialiste duhet tė them se ndihemi tė dhunuar nė mandatin tonė pėr tė pėrfaqėsuar popullin me virtytet e cilėsitė e tij mė tė mira, nė njė parlament ku gjuha e ashpėr kaloi ēdo kufi. Ėshtė e turpshme ajo qė ka ndodhur dje, ėshtė dhe mė e turpshme ajo qė ka ndodhur sot nė mbledhjen e Byrosė sė parlamentit, ku nuk janė dėnuar dhunuesit, por i dhunuari. Grupi parlamentar socialist ka bindjen se grahmat e fundit tė politikės sė vjetėr, tė urrejtjes e tė goditjes primitive tė kundėrshtarit, do tė rrisin vetėdijen qytetare e politike tė tė gjithė shqiptarėve pėr domosdoshmėrinė e njė ndryshimi tė madh nė drejtimin e vendit, i cili nuk duhet dhe nuk do tė jetė mė peng i njė personazhi tė vjetėr tė sė shkuarės, si Sali Berisha, qė turpėron Shqipėrinė dhe shqiptarėt e shekullit tė XXI”, - tha Leskaj.




Topalli vendos: Balla tė pėrjashtohet 15 ditė nga aktivitetet e Kuvendit


Konferenca e Kryetarėve ka mbledhur dje Byronė e Kuvendit dhe ka vendosur tė pezullojė pėr njė periudhė 15-ditore deputetin e PS, Taulant Balla, i cili, sipas saj, ka pėrdorur “provokacione dhe gjuhė tė ulėt, dhe duke krijuar probleme serioze nė mbarėvajtjen e Kuvendit”. Sipas relacionit, Byroja ėshtė mbėshtetur nė nenet 62 dhe 65 tė rregullores sė Kuvendit. “Kryetarja e Kuvendit i ka tėrhequr vėmendjen nė mėnyrė tė vazhdueshme deputetit Balla, por ai ka vazhduar tė kryejė shkeljet e mėsipėrme nė kundėrshtim tė hapur me nenet 62 dhe 65 tė Rregullores sė Kuvendit. Nė mbėshtetje tė nenit 65, pika 1 e Rregullores sė Kuvendit, kryetarja e Kuvendit i ka kėrkuar tė dalė nga salla dhe ka ndėrprerė seancėn plenare. Deputeti Balla nuk i ėshtė bindur kėtij urdhri dhe ka kundėrshtuar daljen nga salla. Pėr mė tepėr, ai ka vazhduar tė provokojė rrėmujė nė sallė dhe tė pėrdorė fjalė fyese, duke konsumuar shkelje tė rėndė tė Rregullores sė Kuvendit, parashikuar nga neni 65, pika 2 e saj.
Nė kėto kushte, kryetarja e Kuvendit, nė mbėshtetje tė nenit 65, pika 2 e Rregullores sė Kuvendit, i ka kėrkuar Byrosė sė Kuvendit pėrjashtimin e deputetit Taulant Balla nga pjesėmarrja nė mbledhjet e komisioneve dhe tė seancave plenare tė Kuvendit, pėr njė periudhė 15-ditore.
Byroja e Kuvendit, e mbledhur nė datė 22.7.2008, diskutoi mbi marrjen e masės disiplinore ndaj deputetit Taulant Balla, pėr sjelljen e tij nė seancėn plenare tė datės 21.7.2008, nė shkelje tė neneve 62 dhe 65 pika 2 e Rregullores, Anėtarėt e Byrosė konstatuan me shqetėsim se deputeti Taulant Balla, nė mėnyrė tė pėrsėritur ka shkelur nenet 62 dhe 65, pika 2 e Rregullores sė Kuvendit, ka pėrdorur fjalė fyese, ka shkaktuar rrėmujė nė seancė plenare dhe nuk i ėshtė bindur urdhrit tė kryetares sė Kuvendit pėr tė lėnė sallėn e seancės plenare. Pėr kėto arsye Byroja e Kuvendit i konsideroi sjelljet e deputetit Taulant Balla si shkelje e hapur e neneve 62 dhe 65, pika 2 e Rregullores sė Kuvendit dhe vendosi pėrjashtimin e tij nga pjesėmarrja nė mbledhjet e komisioneve dhe tė seancave plenare pėr njė periudhė 15 ditore. Masa ndaj tij ishte e vonuar. Byroja nuk mund tė pranojė tė shndėrrojė parlamentin nė arenė shpifjesh e turpi”, - thuhet nė relacion.
TEMA
avatar
neni 55

Numri i postimeve : 575
Reputation : 1
Points : 29493
Registration date : 16/04/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi