ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jete ne burg per vrasjen e mjekut

Shko poshtė

23072008

Mesazh 

Jete ne burg per vrasjen e mjekut Empty Jete ne burg per vrasjen e mjekut




Jete ne burg per vrasjen e mjekut Pix
Jete ne burg per vrasjen e mjekut 20080723024011_artikull Jete ne burg per vrasjen e mjekut
E Merkure, 23 Korrik 2008

TIRANE - Gjykata e Krimeve te Renda ka denuar dje autoret e vrasjes se mjekut dhe kryetarit te Partise Demokratike ne Has, Behar Kastrati, tre vjet me pare. Dje togat e zeza te gjykates, te kryesuara nga ana e gjyqtares Flora Hajredinaj, kane shpallur fajtor dhe kane denuar me burgim te perjetshem te pandehurin Qamil Rexha, ndersa per te vellane e tij, Abedinin, gjykata dha masen e denimin me 25 vjet heqje lirie. Per te pandehurin e trete, ish-te penduarin e drejtesise, gjykata vendosi denimin me 20 vjet heqje lirie. Sipas gjykates, Geca nuk ka marre pjese drejtpersedrejti ne ngjarje, por ka bere te mundur edhe qellimin e vellezerve, duke vezhguar mjekun, per te cilen kishte rene dakord me dy vellezerit.

Vendimi

Pas tre vitesh gjykim e hetim, Gjykata e Krimeve te Renda i ka dhene fund procesit gjyqesor ne ngarkim te tre te pandehurve te akuzuar per rrembimin e me pas vdekjen e mjekut Behar Kastrati. Ora shenonte 9:00, kur trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, ka lexuar dje vendimin perfundimtar. Ne argumentimin e tyre, gjykata ka bere me dije se dy vellezerit Abedin dhe Qamil Rexha kane vrare mjekun Kastrati, me qellim hakmarrje ndaj vellait te tyre, Ganiut, i cili humbi jeten ne spitalin e Krumes. Ndersa keta te fundit kishin akuzuar mjekun, duke argumentuar se i vellai i tyre iku per nje kokerr nen gjuhe. Trupi gjykues ka argumentuar se Prokuroria e Krimeve te Renda, se diten e ngjarjes, me 7 korrik te vitit 2005, dy vellezerit e kishin marre peng para hyrjes se pallatit mjekun dhe pasi e kishin mbytur me tel e me pas e kane lidhur ne kemben e urres se Kolshit, ne liqenin e Fierzes, 40 dite pas rrembimit te tij. Ndersa vdekja, sipas togave te zeza, dyshohej te kishte ardhur nga asfiksia. Nga ana e saj, gjykata tha se ndaj te pandehurve ka vend vepra penale e "vrasjes me paramendim" e kryer me qellime te hakmarrjes. Sipas gjykates, te pandehurit kane pretenduar se diten e ngjarjes kane qene me shtetasin Sokol Olldashi, ndersa ky i fundit, gjate seances gjyqesore, kishte argumentuar se i kishte takuar, por nuk kishte ndenjur me ta. Nga ana tjeter, te pandehurit kishin krijuar kushtet per t'i shpetuar akuzes, duke argumentuar se diten e ngjarjes nuk ndodheshin ne qytetin e Krumes, por ne Durres. Gjykata gjithashtu beri me dije se nga pergjimet ambientale, dy vellezerit kane qene te shqetesuar nga deklarimet e te pandehurit Ibrahim, ndersa ky i fundit ishte ne dileme se kishte takuar disa here Qamil Rexhen dhe kishte friken se mos zbulohej ky fakt. Ndersa vete te pandehurit kishin qene ne dileme. Vete te pandehurit, nje seance me pare, i kane bere me dije gjykates se ishin te pafajshem dhe per kete kerkonin ose drejtesi, ose denimin e tyre me vdekje. Nga ana tjeter, ata kane shpjeguar se vellai i tyre ka hyre i vdekur ne spital dhe ka dale i tille, ndersa viktima Kastrati nuk ka qene mjek roje ate dite ne spital dhe nuk kane pasur konflikte me pare me te.

Redinalda Caushaj

Kastrati u rrembye te hyrja e pallatit

Tirane - Ngjarja, per te cilen u denuan tre te pandehurit, ka ndodhur me 7 korrik te vitit 2005, dy dite pas zgjedhjeve elektorale, ne te cilen konkurronte edhe viktima si perfaqesues i Partise Demokratike. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, dy vellezerit Rexha kane kerkuar te pandehurit Ibrahim te vezhgonte levizjet e viktimes dhe keta te fundit do ta ndihmonin per problemin e tij. Diten e ngjarjes, dy vellezerit, pasi kishin mesuar nga i pandehuri Geci se viktima Behar Kastrati ndodhej ne lokalin e vellait te tij, Flamur Kastrati, ata e kane pritur ate duke dale ne ambientet prane pallatit ku ai banonte. Sipas prokurorise, te pandehurit, pasi kane kontaktuar drejtperdrejt me te, e kane marre ne automjetin me te cilin ata leviznin dhe e kane vrare me pas. Pasi e kane vrare, i kane lidhur dy shtylla betoni dhe e kane hedhur ne Liqenin e Fierzes ne Kukes, vend ku eshte gjetur kufoma pas renies se nivelit te ujit, rreth 40 dite pas rrembimit te tij.

Qamili: Per 5 vjet jam serish i lire

Tirane - "Do ta shohin ata qe ma kane bere kete, gje kur te dal pas pese vitesh". Keshtu ka deklaruar dje i pandehuri Qamil Rexha, pasi eshte dhene vendimi e prokuroret e ceshtjes po largoheshin nga salla e gjyqit. Nga ana tjeter, ai u ka bere me dije familjareve te mos merziteshin, pasi ata do te dilnin se shpejti nga burgu. Ndersa avokatet mbrojtes te te pandehurve kane venduar te apelojne vendimin e dhene nga togat e zeza, i cili i duket i padrejte. Sipas mbrojtjes, klientet e tyre nuk kane pasur asnje konflikt me viktimen dhe se gjykata eshte mbeshtetur ne provat e sjella nga prokuroria, te cilat jane mbeshtetur ne deshmite e te pandehurit Ibrahim Geca. Sipas mbrojtjes, vete Geca gjate regjistrimeve te bera nga prokuroria, kur ky i fundit gezonte statusin e te penduarit te drejtesise, eshte shprehur shpeshhere qe do te them cfare te doni ju. Ndersa me vone ka sqaruar se nuk kishte dijeni per kete ngjarje, duke hedhur poshte deklarimet e dhena. Per kete, mbrojtja ka hedhur pretendimet se klientet e tyre jane te pafajshem dhe se akuza nuk ka pasur prova kunder tyre.

Pas deklarimit te bere dje nga i pandehuri Qamil Rexha, prokuroret e ceshtjes kane kthyer koken dhe me pas kane vazhduar drejt rrugen, duke dale nga salla numer 1, ne te cilen u dha vendimi diten e djeshme.

Pretenca

Qamil Rexha, burgim te perjetshem dhe 6 milione leke gjobe

Abedin Rexha, 25 vjet burgim dhe 5 milione leke gjobe

Ibrahim Geca, 25 vjet burgim dhe 5 milione leke gjobe

Vendimi

Qamil Rexha burgim i perjetshem

Abedin Rexhaj, 25 vjet burg

Ibrahim Geca 20 vjet burg
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi