ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Rama spiunonte shokėt e ekipit dhe trajnerėt kur luante basketboll

Shko poshtė

27072008

Mesazh 

Berisha: Rama spiunonte shokėt e ekipit dhe trajnerėt kur luante basketboll Empty Berisha: Rama spiunonte shokėt e ekipit dhe trajnerėt kur luante basketboll




Berisha: Rama spiunonte shokėt e ekipit dhe trajnerėt kur luante basketboll


Berisha: Rama spiunonte shokėt e ekipit dhe trajnerėt kur luante basketboll Berisha_sali_9Shefi i qeverisė nė vazhdim tė lojės sė tij pėr spiunėt, vazhdon tė tregojė para tė gjithė shqiptarėve se ai i disponon dhe i pėrdor ato sa herė qė figurat e tjera politike i dalin kundėr. Kėshtu, dje ai demonstroi se nė momentin qė kundėrshtari i tij, e akuzoi gjatė njė deklarate pėr shtyp, Berisha menjėherė nxjerr thonjtė dhe evidenton para tė gjithėve tė kaluarėn e kryesocialistit, Rama. Dhe mė konkretisht duke lėshuar akuza nė distancė Berisha i drejtohet atij duke thėnė se “Kryetari me korrespondencė i Bashkisė sė Tiranės, nuk guxon tė futet nė njė laborator informatike, sepse ka alergji tė tmerrshme nga IT”, tha Kryeministri, duke nėnvizuar se, e vetmja gjė qė ai bėn ėshtė “tė kapė e tė vėrtisė 2-3 topa, edhe pse ka qenė njė ndėr basketbollistėt mė tė dobėt tė kėtij vendi qė padiste gjithė ditėn shokėt e tij dhe trajnerėt”. Deklarata tė tilla, shefi i qeverisė i bėri pas njė sėrė inaugurimesh tė disa rrugėve dhe shkollave, nė komunat e Durrėsit kryeministri Berisha ėshtė shprehur se qeveria po realizon premtimet e bėra duke iu kundėrpėrgjigjur kėshtu kryebashkiakut tė Tiranės. Por, ajo qė zė hapėsirėn mė tė madhe ėshtė komuna e Xhafzotajt, ku sipas kryeministrit nė kėto 3 vjet nga 28 km rrugė, janė asfaltuar 21 prej tyre. Ndėrtimi i infrastrukturės sė kėsaj zone ėshtė shfrytėzuar nga kryeministri Berisha pėr t’iu rikthyer akuzave ndaj Edi Ramės, por jo si kryetar i partisė Socialiste. Kryeministri Berisha vizitoi shkollėn 9 vjeēare tė fshatit Xhafzotaj, njė shkollė e ndėrtuar gjatė kėtij mandati tė qeverisjes demokratike. Kryeministri Berisha vizitoi kabinetin e informatikės sė kėsaj shkolle, ku u informua nga Drejtori i shkollės, zoti Jakup Lala, se laboratorėt e informatikės janė vendosur nė 40 shkolla tė kėtij qarku, qė pėrbėjnė 80 pėr qind tė tė gjitha shkollave tė qarkut. Kryeministri u shpreh se shkolla 9 vjeēare Xhafzotaj ėshtė njė shkollė model, duke vlerėsuar punėn e drejtorit tė shkollės, zotit Jakup Lala dhe stafit drejtues tė kėsaj shkolle nė kompletimin e kėsaj shkolle, nė ndėrtimin e sheshit sportiv, lulishteve, laboratorėve tė tjerė, krahas atij tė informatikės, etj. Kryeministri theksoi faktin se kjo shkollė ėshtė e ndėrtuar qė nė vitin 1916 dhe ka njė histori tė sajėn, me tė cilėn ka tė drejtė tė krenohet gjithė zona. “Njė mirėmbajtje e tillė e kėsaj shkolle bėhet vetėm me dashuri tė madhe pėr misionin fisnik tė mėsuesit dhe profesionin e tij”, tha Kryeministri. Drejtori i shkollės Jakup Lala e falėnderoi Kryeministrin Berisha pėr mbėshtetjen e dhėnė dhe shpalljen e arsimit si prioritet pėr qeverinė e tij. Por, gjatė vizitės nė zonėn elektorale tė Shijakut, qė mbahet nga partia Demokratike, kryeministri Berisha nuk ėshtė ndalur me kaq. Thuajse nė ēdo ndalesė tė tij ai ironizoi Edi Ramėn pėr administrimin e bashkisė sė Tiranės. Kryeministri ftoi kryetarin e Bashkisė sė Tiranės qė tė marrė shembull nga kryetari i komunės Xhafzotaj, Agim Hoxha pėr mėnyrėn se si shtrohen rrugėt dhe pėrdoren paratė publike.“Nuk mund tė mos mė shkojė mendja tek balta e rrugicave tė lagjeve tė Tiranės dhe e ftoj kryetarin me korrespondencė tė Bashkisė sė Tiranės tė vijė tek Agim Hoxha, kryetari i Xhafzotaj tė mėsojė se si shtrohen rrugėt dhe si pėrdoren paratė”, u shpreh Kryeministri. Duke bėrė njė krahasim me rrugicat e rrugėt e shtruara nė Tiranė, kryeministri u shpreh se "do t’i kėrkoj kėshillit bashkiak tė Tiranės qė tė masė rrugicat e shtruara, por jam i sigurt qė janė shumė mė pak sesa rrugėt e shtruara nė fshatin Xhafzotaj, Salmone, Rreth, tė kėsaj komune". “Shkoni dhe shikoni lagjen “Don Bosko”, nė Tiranė, qė pėrmbytet vazhdimisht dhe qė ka baltė deri nė gju dhe rrugė tė paasfaltuar. Nė Xhafzotaj punohet dhe kryetari i komunės nuk ėshtė me korrespodencė, por punon pėr komunitetin. Ky ėshtė kontrasti mes qeverisė sė mirė dhe qeverisjes sė shkuar”, u shpreh Kryeministri Berisha. Kryeministri i cili ka nisur prej kohėsh turin nėpėr Shqipėri, por nė Shijak pėr herė tė parė bėri tė qartė qėllimin elektoral tė kėtij turi, duke zbuluar edhe njė nga kartat e tij elektorale tė vitit tė ardhshėm. Megjithėse koha e mbajtjes sė zgjedhjes ėshtė ende e paqartė, ajo qė tani ėshtė e sigurt ėshtė se kryeministri Berisha ka nisur jozyrtarisht fushatėn elektorale, qė besohet se do tė jetė njė nga mė interesantėt dhe deēizivė pėr tė ardhmen e dy drejtuesve kryesorė tė politikės shqiptare, Sali Berishės dhe Edi Ramės.
SOT
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi