ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse cmenden shqiptaret pas tabloideve?

Shko poshtė

27072008

Mesazh 

Pse cmenden shqiptaret pas tabloideve? Empty Pse cmenden shqiptaret pas tabloideve?




Pse cmenden shqiptaret pas tabloideve?
Adri Nurellari
Prej vitesh po vihet re se media shqiptare ėshtė gjithnjė e mė shumė nėn njė proces tabloidizimi dhe qė nė shoqėrinė shqiptare po ngrihet njė kulturė e skajshme celebritetesh. Kjo vihet re shumė qartė sidomos tani gjatė verės, kur jeta politike dhe profesionale nė pėrgjithėsi po zbehet si pasojė e pushimeve, duke i dhėnė mundėsi qė nė faqe tė parė dalin vetėm lajmet pėr personalitetet e famshme. Bile gazeta me tirazhin mė tė lartė ėshtė tabloide dhe ndėrkaq disa prej gazetave tė pėrditshme mė me peshė kanė nxjerrė suplementet e tyre verorė tė posaēme pėr tabloide. Ndėrkohė qė zhanre me rėndėsi tė gazetarisė si gazetaria investiguese, gazetaria ekonomike, reportazhi apo socialja mbeten ende tė pazhvilluara nė median shqiptare.

Kultura e tė famshmėve ėshtė bėrė gjithnjė e mė e pranishme fal rritjes sė rolit tė medias nė jetėn e globit e pėr pasojė ėshtė shndėrruar nė njė ēėshtje tė rėndėsishme diskutimi pėr studiuesit e medias dhe komunikimit. Sė pari, njėherė burimi i kėsaj tendence masive gjendet pikėrisht te roli i papėrmbajtshėm i medias elektronike. Fillimisht komunikimi ishte linear ku njė njeriu i pėrcillte njė thashethem dikujt tjetėr e kėshtu me radhė, qė tė merrje nam duhej shumė kohė, mirėpo sot komunikimi televiziv e ka zėvendėsuar atė personal, sot ėshtė masiv, si dallgė qė mund tė lag njėherazi njė breg shumė tė gjerė.

Por pėrveē mahnitjes gjithėpėrfshirėse tė shoqėrisė sonė nga magjia e televizionit, janė identifikuar edhe motive tė tjera qė kanė ndihmuar pėr tė ndėrtuar kėtė kult VIP-ash. Ku kult luan njė rol arratisjeje nga realiteti sikurse janė bėrė telenovelat apo tė tjera forma dėfrimi. Pėrballė problemeve tė koklavitura njerėzit preferojnė tė largohen e tė zhyten nė njėfarė hipnoze apo amnezie kolektive, duke u marrė me tė famshmit. Njė lloj braktisjeje e realitetit tė zbehtė pėr t‘u marrė me njė virtualitet mediatik tė gjallė e shumėngjyrėsh. Shumė njerėz jetojnė jetė mediokre, monotone e shpesh tė dėshpėruara dhe njė mėnyrė pėr ta kapėrcyer kėtė gjė ėshtė lidhja e vetes me jetėra mė tė lavdishme, me ato tė yjeve tė parapėlqyer. Mirėpo duke injoruar problemet e botės reale pėr t‘u marrė me ndodhitė e jetėve tė tė famshmėve kėto probleme personale nuk zgjidhen, por majisen.

Politologėt si Putnam e lidhin kėtė dukuri me rėnien e pėrgjithshme qė po pėson kapitali social, njerėzit janė duke u atomizuar, duke ndėrvepruar gjithnjė e mė rrallė me njėri- tjetrin, duke u socializuar dhe angazhuar gjithnjė e mė pak nė veprimtari shoqėrore, duke u dhėnė mė pak ndaj hobeve apo sporteve e duke kaluar gjithnjė e mė shumė kohė me pultin nė dorė nė shoqėrinė e televizionit.

Njė tjetėr shpjegim pėr rritjen nė pėrgjithėsi tė kulturės sė celebriteteve e dhėnė nga sociologėt ėshtė edhe fakti qė kjo kulturė po zėvendėson rėnien e nivelit tė zellit pėr fenė. Ideja ėshtė qė shenjtorėt fetarė tanimė po zėvendėsohen nga tė famshmit qė jo mė kot thirren shpesh me terma fetarė si idhujt apo ikona. E ku mund tė vihet re kjo tendencė mė mirė se nė rastin e njė vendi si Shqipėria me shumė pak besim fetar, ku vakumi i fesė, dhe nevoja pėr tė adhuruar plotėsohet nga moria e VIP-ave e larmishėm qė na ofrohen nga media.

Psikologėt japin njė shpjegim tjetėr qė e lidhin me familjarizimin me fytyrat e tė famshmėve. Falė teknologjisė sė informacionit me ata takohemi shumė herė mė dendur se sa me farefisin. Sa mė shumė ta shohim njė fytyrė aq mė shumė e pėlqen truri ynė nėpėrmjet tė ashtuquajturit "efekti i ekspozimit". Truri e bėn pėrpunimin e njė imazhi tė njohur shumė mė tė lehtė dhe shumė tė pranueshėm e tė pėlqyeshėm.

Ky degradim drejt kulturės sė tė famshmėve mund tė konsiderohet si njė simptomė shqetėsuese pėr shoqėrinė shqiptare. Rolin e krijimit tė kultit tė tė famshmėve e ka vėnė re ende pa u zhvilluar mirė televizioni, Daniel Boorstin i cili na paralajmėronte edhe pėr njė dallim ndėrmjet tė famshmit dhe heroit. Para katėr dekadash shkruante se "adhurimi i tė famshmėve dhe adhurimi i heronjve nuk duhen ngatėrruar. Megjithatė ne i ngatėrrojmė ēdo ditė dhe duke vepruar kėshtu ne jemi duke privuar veten nga modelet e vėrteta e dinjitoze. Ne po shpėrfillim burra apo gra qė janė tė famshėm, sepse janė madhėshtorė pėrkundrejt atyre qė na duken madhėshtorė thjesht sepse janė tė famshėm". Pra aq shumė jemi tė mrekulluar me tė famshmit sa na ndodh qė tė mos vlerėsojmė siē duhet heronjtė e vėrtetė tė pėrditshėm, ata qė nuk bėjnė bujė tė madhe, por qė demonstrojnė talent, kurajė, vetėmohim, altruizėm apo pėrkushtim tė vėrtetė. Pra kemi njė proces zvetėnimi kah banaliteti, prej admirimit tė njė njeriu gjenial, prodhues, shkencėtar, artist apo sipėrmarrės drejt njeriut qė ėshtė nė qendėr tė thashethemeve mediatike, qė mė parė ka bėrė namin pastaj veprat.

Dhe ky adhurim ndaj heronjve tė rremė ėshtė veēanėrisht shqetėsues nė njė shoqėri si kjo e jona, ku mbizotėron kopjimi, plagjiarizmi, piratimi i ideve, krijimeve apo veprave tė tė tjerėve, e ku merita profesionale e artistėve, gazetarėve apo akademikėve shqiptarė ėshtė akoma mė minimale. Mjeshtėria mė e madhe e njė krijuesi sot ėshtė qė tė dijė tė fshehė apo maskojė sa mė mirė gjurmėt e burimit origjinal, pasi ka dhėnė komandat Ctrl C dhe Ctrl V (cut and paste) pėr tė pėrvetėsuar materialin e grabitur.

Meritokracia zhduket nė kėsilloj shoqėrie. Krijuesi i vėrtetė nuk ėshtė mė individi por media, e kjo ėshtė sidomos e vėrtetė me emisione "Talk Show" apo "Big Brother" ku pjesėmarrėsit bėhen tė famshėm jo sepse kanė ndonjė arritje, por sepse iu jepet rasti tė shfrytėzojnė trampolinėn e quajtur televizion. Pra, e vetmja meritė ėshtė tė jesh i pranishė nė vendin e duhur nė momentin e duhur, person publik si njė person para publikut e jo pėr merita publike. Kjo bėn qė tė krijohet njė brez tė rinjsh qė mendojnė se hapi i parė i rėndėsishėm ėshtė tė nxjerrin njė imazh perfekt tė tyre, tė prodhohen kartėvizita e tė shpėrndahen pa teklif, tė krijohet njė rreth i gjerė tė njohurish, tė hapen faqe personale nė myspace, hi5 apo facebook e mbushja e tyre me kontakte, krijimi i njė nami, emri apo reputacioni, e mandej tė vrasin mendjen se ēfarė gjėje tė mirė do tė donin tė bėnin me jetėn e tyre. Aq shumė rėndėsi ka fama sa gjithnjė e mė shumė njerėz nuk duan tė bėhen muzikantė tė famshėm, sportistė tė famshėm apo gazetarė tė famshėm, por thjesht tė famshėm.

Ajo qė ėshtė akoma mė shqetėsuese ėshtė se publiku admiron tė famshmit, duke hamendėsuar se paraqitja e tyre ėshtė rrjedhojė e talentit, aftėsive dhe suksesit individual tė personit nė fjalė. Mirėpo arritjet e shoqėrisė sonė janė nė mė tė shumtėn e rastit bashkėprodhim dhe nė fakt kėngėt, emisionet televizive, filmat janė nė mė tė shumtėn e rasteve realizime nė grup, duke pasur prapa kontributin vendimtar tė shumė orkestruesve, kompozitorėve, regjisorėve, skenaristėve, gazetarė apo stafeve ndihmues sipas rastit.

Njė tjetėr problem ėshtė se gjithnjė e mė shumė shkohet te njerėzit e show-biz pėr t‘iu marrė kėshilla pėr gjėra tė rėndėsishme si varfėria, papunėsia apo ndotja e ambientit gjė qė ėshtė tronditėse kur mendon se disa njerėz fizikisht tė pashėm me ndopak talent tė tejshtrydhur e tė lodhur mund tė ndikojnė shijet, normat apo opinionin e shoqėrisė edhe pėr fusha ku nuk janė protagonistė.

Njė tjetėr rrezik i kėsaj VIP-omanie ėshtė se ajo zhduk dallimin midis jetės publike dhe private, duke e cenuar seriozisht rėndėsinė e kėsaj tė fundit. Obsesionimi ndaj jetėve tė tyre po e bėn gjithnjė e mė tė pranueshme cenimin e shenjtėrisė sė familjes apo futjen e hundėve nė gjėra intime e delikate qė nuk bėn tė dihen apo pėrfliten prej tė tjerėve.

Mirėpo edhe pse duket se po krijohet njė botė ku kurorat e dafinės i marrin vetėm tė famshmit, duhet thėnė se nga ky kult tė famshmit nuk dalin detyrimisht tė larė e tė fituar. Fakti qė fama sot ėshtė gjithmonė e mė tepėr e shkėputur nga realizimet apo arritjet ėshtė i mirėnjohur nga vetė tė famshmit, tė cilėt shpesh e vuajnė shumė kėtė. Dhe sipas shumė psikologėve kjo ėshtė njė ndėr arsyet pse shumė njerėz tė famshėm e kuptojnė zbrazėtinė e tyre, e vuajnė pėrbrenda qė nuk e meritojnė admirimin e publikut dhe pėr rrjedhojė zhyten nė depresion apo jepen pas drogės apo alkoolit.

VIP-at hasin edhe nė njė problem tjetėr psikologjik, qė shpjegohet nė mėnyrė interesante nga ekonomisti i famshėm i shkollės austriake, Ludwig von Mises, nė librin "Mentaliteti Antikapitalist". Mises thoshte se ndryshe nga pasta e dhėmbėve apo sallamrat ndaj tė cilave konsumatorėt zhvillojnė besnikėri, njerėzit mėrziten lehtė nga argėtuesit. Jo mė kot sektori i dėfrimit quhet shpesh variete, sepse duhet tė ndryshojė dhe jeta e njė argėtuesi duhet tė pėrballet me trysninė e kėtij instabiliteti apo risku. Kėtė gjė e nxjerr nė pah edhe Boorstin i cili thotė qė kalimi i kohės bėn heronjtė, por shkrin e shpėrbėn tė famshmit.

Njė tjetėr rrezik ėshtė procesi i shpjeguar mė sė miri nga Chuck Palahniuk nė librin e tij satirik "Tė Gjuajturit" ("The Hounted"), ku flet pėr dėshirėn e masave pėr tė krijuar njė imazh celebriteti tė ngjashėm me tė njė perėndie, dhe pasi tė jetė krijuar njė dėshirė tė shfrenueshme pėr ta shkatėrruar kėtė imazh dhe pėr ta nėpėrkėmbur dhe pėrbaltur kėtė individ nė mėnyrat mė ekstreme tė mundshme. Kjo shpjegon pse tabloided janė kaq shumė tė dhėna ndaj gėrmimit tė skandaleve, problemeve, dallavereve, tė metave tė VIP-ave, sepse masat duan qė mitet tė shemben. Dhe kur bie nga njė piedestal i lartė, padyshim qė vritesh shumė.

Shqip
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37555
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi