ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si m’i pėrdhunuan fėmijėt

Shko poshtė

09092008

Mesazh 

Si m’i pėrdhunuan fėmijėt Empty Si m’i pėrdhunuan fėmijėt




Si m’i pėrdhunuan fėmijėt
Intervistoi: Elona Elezi

Kreu i shoqatės “Fėmijėt e Tij”, aktualisht pėrballet me akuzėn e abuzimit seksual me fėmijėt pėr tė cilėt kujdesej. Por ai mohon gjithēka. Dhe thotė se akuzat ndaj tij janė tė montuara. Se prokurorėt i kėrcėnojnė me armė fėmijėt pėr t’i detyruar tė dėshmojnė kundėr tij. Dhe se ai nuk ka besim tek autoritetet shqiptare

Kur dera e dhomės sė Kėshillimit hapet, njė burrė shtatlartė dhe me thinja hyn brenda, duke falėnderuar pas ēdo veprimi gardianėt. I veshur me njė bluze ngjyrė blu tė pambuktė, pantallona tė shkurtra dhe shapka, tė pėrshėndet me njė shqipe tė pastėr e nis prezantimin, sikur tė ishte personi mė i panjohur i botės. Nėnshtetasi skocez, 57-vjeēari John David Brown, i njohur nga skandali i abuzimeve seksuale me “Fėmijėt e tij”, ėshtė njė nga tė para-burgosurit e shumtė tė institucionit tė paraburgimit 302, nė rrugėn “Mine Peza”. Pasi ka pranuar tė japė njė intervistė, duke falėnderuar Zotin e duke theksuar se kjo ėshtė hera e parė qė atij i jepet mundėsia pėr tė sqaruar pozicionin pas akuzave tė shumta pėr abuzimet me tetė fėmijė, bamirėsi rrėfehet pėr herė tė parė gjatė kėtyre dy 17 muajve nė qelitė shqiptare. Duke nisur nga ardhja e tij nė Tiranė, e deri nė pohimin se ka punuar 20 vjet nė gjykatėn skoceze, nė seksionin ndaj abuzimeve seksuale me tė mitur, Brown largon ēdo akuzė nga vetja, duke deklaruar se ka qenė “shpėtimtari” i 14 fėmijėve nė kryeqytet, e jo njeriu qė i ka tmerruar me dhunė seksuale dhe fizike. Nė intervistėn e tij dhėnė “Korrierit”, 57-vjeēari akuzon publikisht dy britanikėt e ekstraduar pak kohė mė parė, Dino Kristodulu dhe Robin Arnold, duke drejtuar gishtin drejt tyre, si “mostra” tė vėrteta qė u bėjnė keq tė miturve.







Si keni mbėrritur nė Shqipėri?

Nė fakt, nė vitin 1999 unė isha nė Kosovė pėr tė ndihmuar persona nė nevojė, pas luftės. Atje bėra njė punė shumė tė mirė. Po nė Kosovė unė dėgjova pėr problemet e fėmijėve nė Shqipėri. Dhe vendosa qė tė vija vetė.



Dhe erdhėt nė Shqipėri. Kishit menduar ndonjėherė se do tė ishte vendi nė tė cilin do tė ndėrronte rrjedha e jetės suaj?

Unė nuk e kisha planifikuar qė tė jetoja nė Shqipėri. Sepse unė kam njė shoqatė nė Indi, me 50 fėmijė qė pata ndihmuar atje. Por kur erdha kėtu, po ju them shumė sinqerisht se sytė mė panė fėmijėt mė tė vuajtur tė botės, mė tė varfrit. Mė mbusheshin sytė me lot. Kisha dhimbje nė shpirt kur i shikoja duke shtrirė dorėn. Atėherė mendova qė kishte shumė punė pėr tė bėrė kėtu dhe se Zoti mė kishte sjellė pėr tė pėrmbushur njė mision kėtu.



Dhe misioni ishte...?

T’u jepja kėtyre fėmijėve njė jetė mė tė mirė se ajo qė kishin. Shumė herė mė tė mirė. T’i nxirrja nga rruga e vjedhjes, t’u hiqja veset e kėqija e t’i mbaja larg familjeve qė i keqtrajtonin.



Mendoni se ja arritėt qėllimit?

Besoj se ja arrita. Bėra qė ata fėmijė tė dashuroheshin pas meje. Dhe unė i dua shumė.



Shoqata juaj duhet tė kishte qėllim bamirėsie e tė ndihmonte fėmijėt nė nevojė. Ju ēfarė keni bėrė pėr kėta fėmijė?

Fėmijėt e mi ishin fėmijė me probleme shumė tė theksuara ekonomike dhe sociale. Njėri prej tyre, 8-vjeēari A.Q, ishte shumė i sėmure dhe i varfėr kur unė e gjeta rastėsisht rrugėve tė Tiranės. Ai ishte rrahur shumė keq nga babai i tij dhe e ėma ishte shumė e sėmurė qė tė kujdesej pėr tė. Unė pagova pėr tė qė tė shėrohej, pėr tė ėmėn e tij, dhe e largova nga i ati qė e rrihte, duke e strehuar nė shtėpinė time. Dhe kėtė e bėra dhe me trembėdhjetė tė tjerėt. Unė isha shpėtimi i tyre.



Atėherė, nėse ishit “mrekullibėrėsi” pėr kėta fėmijė, si ka mundėsi qė pėrfunduat nė qeli e tani jeni nė njė proces penal si i akuzuar se keni abuzuar me tetė prej tyre?

Jo gjithmonė gjėrat janė ashtu siē duken. Mua mė futėn nė kurth.



Fėmijėt e vegjėl ju futėn nė kurth?

Punonjės tė ministrive pėrkatėse qė s’mė donin mua nė Shqipėri dhe s’donin qė tė mė jepnin lejen qė tė regjistroja shoqatėn “Fėmijėt e tij”. Ka shumė njerėz qė mua s’donin tė mė shihnin tek shpėtoja fėmijė.



Si do ta bindni gjykatėn shqiptare pėr pafajėsinė tuaj?

Unė nuk jam fajtor. Unė jam i pafajshėm. Si do ta bind gjykatėn? Fakti i parė qė vėrteton pafajėsinė time ėshtė qė unė jam impotent qė kur kam qenė vetėm 21 vjeē. Pėr kėtė arsye edhe nuk jam martuar asnjėherė deri mė sot.



Kush e provon pretendimin tuaj, se ju nuk mund tė kryeni marrėdhėnie seksuale?

Ekzaminimet mjekėsore, tė kryera nga klinika ABC por edhe nga ekspertė tė prokurorisė e tė policisė. Tė gjitha ekspertizat e kryera ndaj meje kanė provuar faktin se unė jam impotent.



Klinika ABC ėshtė klinika qė ju ka dalė nė mbrojtje gjatė gjithė procesit, apo jo? Keni miqėsi me drejtorin e klinikės, Guy Eshelman?

Hera e parė qė kam dėgjuar pėr klinikėn ka qenė kur gruaja e njė vartėsit tim, Nathan, ma pėrmendi. Pasi ajo ėshtė shqiptare dhe punon si infermiere pranė kėsaj klinike. Ajo (Lea), mė ka ndihmuar madje edhe pasi unė zbulova qė mbi fėmijėt e mi ishte abuzuar. Mė ndihmoi qė nė klinikėn ku ajo punonte unė tė ekzaminoja tė gjithė fėmijėt qė ishin abuzuar seksualisht nė shtėpinė time. Drejtorin nuk e njihja personalisht. Por nė momentin qė u kujdes pėr ekzaminimin e fėmijėve atėherė e respektoja.



Qė ishin? Kush abuzoi me fėmijėt tuaj?

Dino Kristodulu, personi me prindėrit grekė qė ishte rritur nė Angli. Ishte ai qė torturonte dhe ngacmonte seksualisht fėmijėt e mi tė vegjėl. Bėnte me ta akte tė turpshme dhe mė pas u digjte trupin me ēakmak.



Dhe ju, qė pretendoni se kujdeseshit shumė pėr fėmijėt, si nuk e vutė re kėtė makabritet qė po ju ndodhte para syve?

Nė fakt, kjo ėshtė njė nga gjėrat qė kam peng nė jetė. Si e lejova unė tė ndodhte ajo gjė para syve tė mi. Por Dino i kėrcėnonte fėmijėt qė tė mos tregonin. Vetėm nė fund, pasi kishin ndodhur gjėrat e tmerrshme unė jam vėnė nė dijeni.



E ēfarė bėtė juve pasi u vutė nė dijeni se personi qė juve e konsideronit si ndihmės kishte bėrė kėtė gjė?

E pezullova nga puna menjėherė dhe mė pas ai u largua pėr nė Angli.



Pėr ēfarė periudhe bėhet fjalė?

Nuk e mbaj mend mirė, mė duket se nė tetor tė vitit 2004.



Dmth, ai pėrdhunoi fėmijė nga 3 vjeē e deri nė 13 vjeē, u dogji atyre trupin, i traumatizoi dhe gjithė ēka bėtė ju ishte pezullimi nga puna?

Po, pėr momentin vetėm kaq bėra. Pas disa ditėsh takova njė pastor, qė ishte eprori im dhe e vura nė dijeni tė gjithė gjėrave qė kishin ndodhur. Ai mė premtoi qė do tė mė caktonte njė takim me njė pėrfaqėsues britanik tė Interpolit. U takuam me tė nė njė kafe tė Tiranės dhe i vura nė dispozicion tė fakteve dhe provave qė kisha ndaj Dinos, duke i dhėnė edhe fotografi tė fėmijėve me shenja nė trup. Mė pas mėsova se ata thjesht e kishin thirrur Dinon nė Tiranė pėr ta marrė nė pyetje e ai ishte kthyer pėrsėri mbrapsht nė Angli.



Ju patėt kontakte me Dino Kritodulun gjatė kohės qė erdhi pėr t’u marrė nė pyetje?

Po. Erdhi tė mė takonte tek shtėpia. Por nuk e prita.



Nė ē’rrethana e keni njohur Dino Kristodulun? E gjetėt juve atė apo ai ju gjeti juve?

Prej kohėsh ai punonte me njė shoqatė bamirėsie, si vullnetar pėr tė ndihmuar fėmijėt. Pasi kishte qenė nė vende tė ndryshme tė botės, erdhi dhe nė Shqipėri pėr njė projekt. Kėtu u takuam nėpėrmjet kishės, e mė tha se donte tė punonte si vullnetar me mua dhe shoqatėn time, “Fėmijėt e tij”.



Juve pranuat, pa u i interesuar mė parė se ē’tė kaluar kishte ai njeri dhe qė do t’i linit tė kujdesej pėr fėmijėt qė thoni se i doni aq shumė?

Patjetėr qė u interesova pranė shoqatės ku ai ishte i anėtarėsuar. Mė folėn fjalė tė mira pėr tė dhe unė besova.



Po me Robin Arnold si u njohėt?

Dy muaj pasi kishte ikur Dino, nga dhjetori, nė periudhėn e Krishtlindjeve tė vitit 2004, nėpėrmjet disa britanikėve qė kanė disa shoqata kėtu, njoha Robin. Mė tha se ishte vėnė nė dijeni tė abuzimeve qė kishte bėrė Dino me fėmijėt e mi dhe se ishte shumė i prekur e donte tė ndihmonte me seanca psikologjike me ta, pėr tė kaluar sadopak traumėn qė kishin pėrjetuar.



Dhe “ndihma” ishte duke abuzuar dhe ai me ta?

Mė lėr tė shpjegohem. Unė pata besim tek Robin, i cili duke pasur dhe njė moshė mė tė madhe, do tė ishte njeri i pėrgjegjshėm. Nė fillim nisi t’u blinte fėmijėve tė mi lodra tė shtrenjta e t’i ēonte madje dhe nė restorante. Nė fakt kjo gjė mė habiti. Por mendova se ishte thjesht njė gjest bamirėsie. Unė edhe pse e mbaja nė shtėpi, nuk ėshtė se mė pėlqente shumė. Tek unė erdhi si vizitor, ndenji vetėm njė javė. Dhe dy ditė pasi kishte ikur fėmijėt mė vunė nė dijeni tė abuzimeve tė tij, tė akteve tė tij tė turpshme.



Si e lejuat kėtė gjė tė ndodhte, qė dy herė brenda dy muajve takuat njerėz qė ju strehuat nė shtėpi, e si pa tė keq abuzuan seksualisht e tmerruan tetė fėmijėt tuaj?

Nuk e di as unė. Kėtė e kam peng. Por gjėrat mua nė atė shtėpi m’i fshihnin.



Ju po thoni qė me fėmijėt kanė abuzuar Dino Kristodulu dhe Robin Arnold? Ndėrsa ju jeni i pafajshėm e s’keni bėrė asgjė tė keqe?

E di qė s’mė besoni. Unė e di qė s’mė beson askush. Dhe kanė tė drejtėn e tyre. Por unė kam besim tek Zoti dhe vetėm atij i druhem. Unė kam frikė nga Zoti. S’do kisha bėrė kurrė gjėra tė tilla, sepse e di qė Ai mė shikon gjatė gjithė kohės.



Nėse jeni i pafajshėm, si ka mundėsi qė tetė fėmijė, tė cilėt ju thoni se i shpėtuat nga jeta e varfėr qė bėnin, tė kenė rrėfyer gjatė marrjes nė pyetje gjėra qė njė fėmijė 3 ose 6 vjeē s’mund t’i dijė nėse nuk i kanė ndodhur vėrtet?

Njė nga fėmijėt e mi, E.R., mė pati treguar gjatė gjyqit se prokurori e kishte kėrcėnuar gjatė marrjes nė pyetje me njė armė zjarri, pėr tė thėnė gjėra tė pavėrteta pėr mua. Qė e kishte rrahur. Fėmijėt e mi qė kanė dėshmuar nė gjyq janė manipuluar qė tė gjithė tė thonė gjėra tė pavėrteta.



Z.Broėn, pse nuk u drejtuat nė polici pas skandalit qė zbuluat?

Pėr tė qenė i sinqertė, unė nuk kam besim tek policia shqiptare. Sepse nė vitin 2003, pata njė eksperiencė me ta qė mė bėnė tė humbja besimin. Nė atė kohė, gjeta njė fėmijė tė rrugė, i cili ishte gjakosur e nxirė nga i ati, qė ishte alkoolist. I bėra disa foto tė plagėve qė kishte nė tė gjithė trupin, e u drejtova pėr nė komisariat. Pasi kėrkova tė flas me njė inspektor qė tė merrte dėshminė time pėr atė qė mė kishin parė sytė, arrita tė kontaktoj me njė punonjės. Pasi mė dėgjoi pėr disa minuta, u lodh, shkroi diēka nė njė letėr dhe e flaku tutje. Nuk u mor fare me rastin qė unė i tregova. Qė aty humba besimin.



Nė tė njėjtin burg, keni dhe dy personat qė dyshohen qė kanė abuzuar me fėmijėt, Kristodulu dhe Arnold. Kontaktoni me ta?

Jo, i shoh rastėsisht kur dalim nė ajrim. Disa herė Dino ka tentuar tė vijė e tė mė shfajėsohet, duke mohuar kategorikisht qė tė ketė gisht nė abuzimet me fėmijėt e mi. Ndėrsa Robin nuk me flet fare.



Si e kaloni kohėn e lirė kėtu?

Duke lexuar Biblėn, dhe duke u lutur gjithė kohėn.



Pėr ēfarė luteni?

Kėrkoj qė tė laj mėkatet qė kam bėrė, duke lejuar qė t’u ndodhin ato gjėra tė tmerrshme fėmijėve tė mi, qė i dua aq shumė e qė s’munda tė parandaloj tragjedinė.



Mbani kontakte me ta? Kanė kėrkuar ndonjėherė t’ju takojnė?

Posi jo. Dėrgojnė herė pas here letra duke mė shkruajtur qė mė duan shumė dhe se ata e dinė qė nuk jam unė personi qė kam abuzuar.



Po pėr prindėrit e tyre keni ndonjė mesazh?

Po. E kam njė mesazh pėr ta. Dua tė mė japin njė herė tė vetme mundėsinė pėr t’u shpjeguar para tyre qė unė s’kam gisht nė akuzat qė mė bėjnė dhe se ua dua fėmijėt siē i duan dhe ata vetė. Dhe se s’do tė mund tė bėja kurrė gjėra tė tilla me ta. As gjatė procesit nuk mė ėshtė dhėnė kurrė mundėsia qė tė jap versionin tim tė fakteve.

Korrieri
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Si m’i pėrdhunuan fėmijėt :: Komentet

avatar

Mesazh Tue Sep 09, 2008 11:16 am nga Iliriada Portal

Cilatdo qofshin pretendimet e keti, fakti qe ai nuk i eshte drejtuar drejtesise shqiptare per abuzimet nga te dy personat e tjere e ve shume ne dyshim poziten e tij ne kete mes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Wed Sep 10, 2008 9:16 pm nga emigranti

Ky duhet kalb mrena.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi