ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alarmi, numri i vetėvrasjeve nė Shqipėri, mė i lartė se ai i vrasjeve

Shko poshtė

11092008

Mesazh 

Alarmi, numri i vetėvrasjeve nė Shqipėri, mė i lartė se ai i vrasjeve Empty Alarmi, numri i vetėvrasjeve nė Shqipėri, mė i lartė se ai i vrasjeve




Alarmi, numri i vetėvrasjeve nė Shqipėri, mė i lartė se ai i vrasjeve

Nga Bledar Lumani

Duket se vetėvrasja nė vendin tonė tashmė ėshtė kthyer nė modė, duke qenė se numri i tyre ėshtė ndejshėm mė i lartė edhe se i vrasjeve. Sipas policisė, gjatė tetė viteve tė fundit, nė vendin tonė numėrohen plot 2502 persona qė i kanė dhėnė fund jetės sė tyre, duke u vetėvrarė. Ndėrkohė, krahasuar me vrasjet, numri i vetėvrasjeve gjatė kėtyre tetė viteve tė fundit ka qenė 235 viktima mė shumė. Tė rinjtė janė edhe grupmosha mė e prekur nga ky fenomen.




Statistikat


Statistikat e Policisė sė Shtetit bėjnė tė ditur se qė nga viti 2000 e deri mė tani numėrohen 2502 persona qė kanė kryer aktin e vetėvrasjes. Krahasuar me vrasjet, gjatė kėtyre tetė viteve, ka pasur 235 viktima mė shumė nga vetėvrasjet. Sipas burimeve tė policisė, ky fenomen prek mė tepėr grupmoshėn nga 16 deri nė 25 vjeē. Ndėrkohė, specialistė tė Ministrisė sė Brendshme kanė ngritur shqetėsimin lidhur me mėnyrėn e vetėflijimit. Kjo, duke qenė se ka mė shumė persona qė vetėflijohen me fostoksinė sesa ata qė vetėvriten me armė zjarri. Sipas tė dhėnave statistikore, janė 276 rastet e vetėflijimit me helmim, 273 rastet me varje dhe 119 rastet me armė zjarri. “Nėse mė parė ka patur njė pėrdorim tė madh tė armėve tė zjarrit pėr vetėvrasje, tani ėshtė rritur varja dhe helmimi. Nė rrugėt e Tiranės mund tė marrėsh helm shumė kollaj”, - bėjnė tė ditur specialistėt pėr vetėvrasjet nė Ministrinė e Brendshme. Ndėrkohė, Instituti i Shėndetit Publik ka bėrė gjatė ditės sė djeshme thirrje pėr nxitjen e programeve qė parandalojnė vetėvrasjet. Nė njė tryezė tė organizuar nga kjo e fundit, ėshtė diskutuar edhe roli i medias gjatė transmetimit tė njė vetėvrasjeje, qė sipas tyre, shpeshherė, e dhėnė nė detaje, ajo ndikon nė nxitjen e tyre. “Ėshtė momenti pėr tė filluar parandalimin e vetėvrasjeve. Pėr kėtė ka njė sėrė programesh, por kryesisht duhet tė punojmė pėr eliminimin e nxitjes sė vetėvrasjeve. Ne kemi vėrejtur se media mund t’i nxisė ato”, - tha Alban Ylli, Drejtor i ISHP. Pėr parandalimin e vetėvrasjeve ėshtė hedhur edhe ideja e vėnies nė funksion tė linjave telefonike me psikologė, ku personat qė tentojnė tė kryejnė kėtė akt, tė mund tė komunikojnė me psikologėt.




Analiza


Nė analizėn 6-mujore tė punės sė policisė pėr kėtė vit, qė u krye pak kohė mė parė, problem mė i madh kanė qenė vetėvrasjet. Kėshtu, shqetėsim kryesor nė punėn e policisė mbeten vetėvrasjet, duke qenė se vetėm gjatė 6 muajve tė parė tė kėtij viti, kanė ndodhur 73 raste vetėvrasjesh, si dhe 15 tentativa. “Mbetet shqetėsues shkaktimi i vetėvrasjes. Pėr kėtė periudhė janė evidentuar 73 raste tė vetėvrasjes dhe 15 raste tė tentativės pėr vetėvrasje”, - u shpreh gjatė analizės 6-mujore tė punės sė policisė, Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Ahmet Prenēi. Ndėrkohė, bie nė sy, qė ashtu si edhe gjatė kėtyre 8 viteve tė fundit edhe pėr kėtė periudhė numri i vrasjeve ėshtė mė i vogėl krahasuar me numrin e vetėvrasjeve. Kėshtu, gjatė kėsaj periudhe janė evidentuar 44 vrasje, teksa 38 prej tyre janė arritur tė zbulohen. Nga kėto, 24 vrasje kanė ndodhur me dashje, nga tė cilat janė zbuluar 20, 17 vrasje janė kryer me paramendim, nga tė cilat janė zbuluar 13, si dhe 3 vrasje kanė ndodhur nga pakujdesia, tė cilat janė zbuluar qė tė tria. Numri i madh i vetėvrasjeve shpjegohet nga ana e psikologėve me kushtet e vėshtira ekonomike, si dhe mangėsitė e theksuara tė zgjedhjeve nė vendin tonė, por edhe zhgėnjimet e ndryshme, si dhe strese tė ndryshme.
Tema
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi