ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Ju tregoj lidhjet me politikanet shqiptare"

Shko poshtë

10102008

Mesazh 

"Ju tregoj lidhjet me politikanet shqiptare" Empty "Ju tregoj lidhjet me politikanet shqiptare"




"Ju tregoj lidhjet me politikanet shqiptare" Pix
"Ju tregoj lidhjet me politikanet shqiptare" 20081010040038_artikull
E Premte, 10 Tetor 2008

INTERVISTA E PLOTE/ Biznesmeni Damir Fazllic, rrefehet ekskluzivisht per gazetarin Blendi Fevziu ne emisionin “Opinion”, te televizionit Klan. Njeriu me i kerkuar nga media shqiptare, eshte pergjigjur ne disa dhjetera pyetje, se cilat jane marredheniet e tij me Kryeministrin dhe anetare te Kabinetit qeveritar, vecanerisht me ministrin Basha dhe kunatin e tij. Ai ka dhene dhe detaje mbi firmat private ne pronesi te tij. Ndersa flet per raportet me vajzen e kryeministrit Berisha



Biznesmeni Damir Fazllic, u rrefye ekskluzivisht per gazetarin Blendi Fevziu ne emisionin “Opinion”, ne televizionin Klan. Fazllic, u gjend pardje ne Tirane enkas per “Opinion”, pasi iu pergjigj fteses se Tv Klan dhe per rreth nje ore e 20 minuta ka dhene detaje mbi te gjitha aludimet dhe akuzat ne shtyp. Ai eshte pergjigjur ne disa dhjetera pyetje, se cilat jane marredheniet e tij me Kryeministrin dhe anetare te Kabinetit qeveritar, vecanerisht me ministrin Basha dhe kunatin e tij, detaje mbi firmat private ne pronesi te tij. Njeriu me i kerkuar nga media shqiptare, Damir Fazllic flet dhe per miqte politikane ne Shqiperi, raportet me vajzen e kryeministrit Berisha. Ai ndalet dhe detajon faktet rreth akuzat per vrasjen e kryeministrit serb.



Zoti Fazllic, mire se vini ne Opinion.

Mirembrema. Jam i gezuar qe ndodhem ketu sot. Ju kam ndjekur shume here. Shqipja ime nuk eshte aq e mire sa te kuptoj gjithcka, por ju kam ndjekur.

A flisni shqip?

Pak.

A kuptoni shqip?

Pak

Pak?

Po.

Gjithsesi jeni bere kaq popullor ne Shqiperi sot...?

Me duket se po, ne nje menyre a nje tjeter.

Do te doja t’ju pyesja duke huazuar nje shprehje te famshme te nje filmi ne shqip: Cili jeni ju zoti Sorge? Pra cili jeni ju Zoti Fazllic?

Jam prind krenar i Harris Fazllic, djalit tim te mrekullueshem 2 vjec e gjysme.

Cfare nenshtetesie keni?

Kam nenshtetesi te dyfishte, boshnjake dhe britanike.

Boshnjake dhe te Britanise se Madhe?

Po.

Ku jeni lindur?

Kam lindur ne Bosnje te ish-Jugosllavise, ne ate pjese qe u be Bosnja e sotme mbas lufte.

Jeni familje myslimane?

Familja ime eshte produkt i gjithe Jugosllavise se vjeter, e perziere. Babai im eshte mysliman, kurse nena serbe-boshnjake.

Kur jeni larguar nga Bosnja?

Jam larguar nga Bosnja, kam qene ne shkolle ne Angli kur filloi lufta dhe familja ime, per shkak te perzierjes fetare, u be e padeshiruar ne pjesen lindore te Bosnjes, ku ne jetonim atehere. Keshtu qe atu u bene refugjate dhe erdhen e u bashkuan me mua ne Angli, nderkohe qe plani ishte qe une te mbaroja shkollen e te kthehesha ne ish-Jugosllavi.

B.F: Ne cfare viti e late Bosnjen?

Jam larguar me 1991 per te vazhduar shkollen ne Angli

Cfare moshe kishit atehere?

Tani jam 33. Isha 16 atehere.

33 vjec?

Po.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34551
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit

"Ju tregoj lidhjet me politikanet shqiptare" :: Komentet

ILIRI

Mesazh Fri Oct 10, 2008 12:18 pm nga ILIRI

Dhe ju jetoni ne Londer? Adresa kryesore eshte ne Londer?

Une tani jetoj midis Uashingtonit dhe Londres. Kompania ime kryesore eshte ne Londer, keshtu qe shumica e lidhjeve te mia te biznesit jane ne Londer, por familja ime jeton ne Uashington.

Familja juaj jeton ne Uashington, ju jetoni shumicen e kohes ne Londer dhe ju udhetoni shume ne Bosnje, Shqiperi, Serbi.

Une jetoj shumicen e kohes ne Uashington DC. Udhetoj shume ne bote dhe udhetoj shume ne Evropen Lindore, ku jane disa prej bizneseve te mia. Por zhvilloj shume aktivitet biznesi edhe ne Londer gjithashtu.

Me cfare biznesi merreni?

Jam investitor, kam disa kompani.

Ne cfare investoni?

Une investoj, une kerkoj per mundesi investimi ne fusha qe kane leverdi fitimi dhe nuk jam i kufizuar gjeografikisht. Per shkak te se shkuares sime, kam kuptuar qe mund te investoj me shpejt se nje biznesmen normal amerikan qe nuk kupton kulturen dhe historine e Evropes Lindore. Une kam kuptuar qe une mund te investoj me shpejt dhe te reagoj me shpejt ne Evropen Lindore.

Ku jane bizneset e tua aktualisht, gjeografikisht?

Gjeografikisht mund t’i gjeni ne Uashington DC, ne Gjeneve te Zvicres,

Keni investime ne Uashington DC?

Po, investime ne pasuri te patundshme.

Pasuri te patundshme?

Po, Pasuri te patundshme ne Uashington DC. Jam duke shqyrtuar disa mundesi te reja investimi ne Florida tani. Per shkak te krizes financiare ne SHBA ka mundesi te ngjashme me ato qe gjenden ketu edhe ne SHBA tani. Pra, kam biznese gjithashtu ne Londer, ne Gjeneve. Ne Evropen Lindore pothuajse ne te gjitha vendet e Evropes Lindore, nga Sllovenia ne Shqiperi.

Keto biznese perqendrohen ne?

Kryesisht ne pasuri te patundshme dhe energji.

Ku, ne cfare vendesh ne Evropen Lindore?

Ndoshta une kam shumicen e investimeve ne Bosnje dhe Shqiperi.

Ne Bosnje dhe Shqiperi?

Po.

Ne Shqiperi ju keni vetem 4 kompani, zoti Fazllic me nje total prej 4 mije dollaresh?

Po?

Ky eshte investimi juaj?

Jo. Nje nga kompanite e mija dhe kam mesuar se ka patur shume keqkuptime rreth kesaj kompanie ne media, eshte Croun Acquisition, e cila eshte ende ne pronesine time. Kjo kompani iu shit ligjerisht per 1,7 milione euro nje kompanie qipriote te quajtur Altaria Research lid, e cila gjithashtu eshte ne pronesine time. Me lini t’jua shpjegoj kete gje. Une kam investuar ne Shqiperi ne fushen e pasurive te patundshme ende te pashfrytezuara, ne fakt kam investuar shume ne pasurite e patundshme te pashfrytezuara, perreth Tiranes dhe ne vende te tjera me vizionin per t’i zhvilluar keto pasuri te patundshme. Kur bleva keto pasuri te patundshme ne Shqiperi, i kam blere nen kompanine Croun Acquisitions, ne pronesi te Damir Fazllicit. Tani qe po synoj zhvillimin e kesaj pasurie te patundur, kam nevoje per burimet qe kam ne kompanine time qipriote per te menaxhuar investimet e ardhshme ne Shqiperi.

Pse?

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ILIRI

Mesazh Fri Oct 10, 2008 12:18 pm nga ILIRI

Sepse kam njerez qe jane punesuar atje, kam njerez qe menaxhojne investimet e mia te ardhshme ne bote qe drejtohen nga kompania ne Qipro. Keshtu, qe sa te fillojme investimin fizik, rigjallerimin e pasurise se patundshme qe kemi blere, per ta vene ate ne shfrytezim ne do te kemi njerezit qe do te punojne ne Tirane, qe do te menaxhojne keto investime. Tani per tani, keta jane nen kompanine time qipriote per shkak se do na duhet ta zhvillojme kete toke. Per ta zhvilluar kete toke na duhet te paguajme arkitekte, studimet gjeometrike, studimet e nevojshme, dhe meqe ra fjala, keto studimet e nevojshme 90 per qind po realizohen nga staf lokal ketu dhe paguhen nga kompania meme ne Qipro.

Zoti Fazllic ju ja keni shitur kompanine tuaj, vetvetes. Ky eshte pastrim i paster parash apo jo?

Absolutisht jo. Le te kthehem edhe njehere e te ta shpjegoj se si ndodhi. 1, 7 milione euro.

Per nje kompani qe ka 4 mije dollare kapital?

Jo, te ftoj ty dhe cdo gazetar tjeter te shkoje ne zyren e tatimeve dhe te shohe se cfare zoteron kjo kompani ne pasuri te patundshme. E bera vete. I kerkova dikujt qe te shkoje fizikisht ne zyren e taksave dhe te kerkoje bilancin. Do ta shihni se bilanci i kesaj kompanie reflekton saktesisht 1,7 milione euro shume per te cilen u shit tek kompania meme, me qellim zhvillimin e tokes. Kur ta shes kete kompani Croun Acquisition, dikur ne te ardhmen, nese planet qe kam ndertuar shkojne mire dhe nuk kam arsye per te dyshuar, do ta shes, le te shpresojme, per shume me teper para. Dhe atehere do te jem ne gjendje t’i paguaj shtetit taksen per diferencen. Pra…

A i keni paguar taksat per kete transaksion?

Absolutisht po. Te gjitha taksat perkatese per blerjen e tokes dhe te gjitha transaksionet ne kompanite e mia jane te realizuara.

Sipas Zyres se regjistrimit te Biznesit ne Shqiperi, ju keni 4 kompani me nje kapital total prej 4 mije dollare? Nje mije dollare secila. Cila eshte pasuria juaj e vertete ne Shqiperi?



Pasuri ime e vertete ne Shqiperi? Po jua shpjegoj edhe njehere. Kam investuar ne pasuri te paluajtshme, te pazhvilluara. Arsyeja qe e kam bere kete gje eshte sepse besoj qe qeveria e Shqiperise po ben veprimet e duhura per te terhequr investime te huaja serioze ne Shqiperi. Qeveria e Shqiperise ka ulur taksen ne nivelin e sheshte prej 10 per qind qe eshte shume i favorshem per investimet e huaja direkte. Nese kthehemi tek 4 mije dollaret, ky eshte kapital fillestar qe duhet per te filluar nje kompani. Nese kompania fillon aktivitetin ajo mund te siguroje pasuri te patundshme e cdo gje tjeter…,

Cila eshte pasuria juaj ne Shqiperi?

Shpresoj qe bizneset e mia ne Shqiperi te vleresohen ne me shume se 50 milione euro. Vecanerisht ne pasuri te patundshme. Mbasi te zhvillohet shpresoj se do te kete nje vlere me te larte.

Jeni ndihmuar nga administrata shqiptare dhe kryeministri i Shqiperise ne kete pasuri zoti Fazllic?

Ndihmuar? Besoj se administrata dhe qeveria shqiptare ndihmon cdo investitor te huaj qe vjen ketu me…

Ndoshta ndihmuar nuk eshte fjala e duhur. A jeni favorizuar?

Favorizuar? Nga kush?

Kryeministri...?

Absolutisht jo.

Si jeni bere kaq i pasur. Ju iket 16 vjec tani jeni 33 vjec. 33 vjec dhe kaq i pasur?

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ILIRI

Mesazh Fri Oct 10, 2008 12:19 pm nga ILIRI

Faleminderit Zotit. Une kam studiuar ne ato qe i konsideroj 3 shkollat me te mira te shkencave politike dhe ekonomise ne bote. Kam frekuentuar Harrou School for Boys, pastaj kam studiuar ne Shkollen Londineze te Ekonomise dhe shkencave politike, gjithashtu kam studiuar ne Shkollen e Qeverise Kenedi ne Universitetit Harvard ne SHBA. Ne Angli studiova vetem per dy vjet dhe pastaj fillova te punoja. Kam studiuar ne te njejtin vend ku studioi edhe George Soros dhe e mbarova shkollen per aq kohe sa i ishte dashur edhe atij. Na u desh e njejta kohe per ta perfunduar shkollen. Keshtu qe kam filluar te punoj qe kur kam qene 19 vjec. Fillova te punoja per Banken Britanike me te madhe te investimeve ne vlere. Pra kam punuar, dhe besoj se kam patur fat gjithashtu.

Ju jeni shume i perfshire ne politike, jo drejtpersedrejti, por ndoshta indirekt. Cila eshte balanca juaj midis biznesit dhe politikes?

Cdokush eshte i perfshire ne politike indirekt. Cdokush. Dhe kjo jo vetem ne Ballkan. Ju mund te shihni Senatorin McCain dhe Senatorin Obama qe debatojne tani ne SHBA se kush ka marre me shume para nga biznese apo interesa te tjera. Politika eshte ajo ku drejtohen syte e cdo biznesmeni, perpara se te investoje ne nje rajon te caktuar. Dhe me lejoni t’i kthehemi Shqiperise. Do te shihni dallime te qarta midis qeverise suaj te meparshme dhe qeverise se re per sa i perket investimeve te huaja. Une isha dikush qe e konsiderova Shqiperine me 2004 dhe mendova qe klima e promovuar nga qeveria e atehershme nuk ishte e pershtatshme per mua.

Pyetja ime eshte saktesisht ajo. Pse vendoset te investoni ne Shqiperi mbas ardhjes ne pushtet te Partise Demokratike me 2005 e jo me pare?

Kam pergjigje fare te qarte. Se pari sepse, besoj se qeveria e re filloi te promovonte ligjet e duhura per te nxitur investimet e huaja. Se dyti, biznesi sikurse edhe politika eshte i gjithi perceptim. Perceptimi ne Evropen Perendimore dhe ne Shtetet e Bashkuara per qeverine tuaj te meparshem ishte: korrupsion.

Dhe tani eshte?

Nuk eshte me.

Sepse Berisha eshte miku juaj?

Jo

Kur keni qene per here te pare ne Shqiperi?

Ne fund te 2004-s.

Fundi i 2004-s?

Po

Me kompanine BG&R?

Jo. Erdha per te pare mundesi te ndryshme investimi. Sic thashe kompanite e mia kane bere biznes ne kete rajon, kompanite e mia private. Erdha ne Shqiperi per te pare mundesi te ndryshme te pasurive te paluajtshme.

Cila ishte pershtypja juaj?

Pershtypja ime ishte se ky vend kishte te ardhme, por ne ate kohe ishte duke u keqqeverisur. Ne ate kohe, pershtypja ime, thjesht pershtypja ime, ishte qe njerezit ne pushtet ishin me te preokupuar per te qendruar ne pushtet sesa per te cuar perpara Shqiperine. Me lejoni t’ju them edhe dicka tjeter. Une kam mberritur ne Tirane rreth 1 ore e gjysme me pare. U ula dhe udhetoja rruges per ne Tirane. Me vjen kaq mire te shohesh sa shume eshte bere e ne fakt po mendoja, per shaka te gjithe ketyre gjerave, po mendoja per heren e pare qe erdha ne Tirane dhe heren e pare qe udhetova nga aeroporti ne qytet, eshte nje ndryshim kaq i madh. Dhe kjo eshte tregues i nuhatjes sime prej biznesmeni sepse qe ne fillim mendova qe kur te kishte nje qeveri te re, ajo do te bente dicka dhe me duket se ata kane bera dicka.

Zoti Fazllic, vizita juaj e pare ne Shqiperi ishte ne fund te 2004-es. Eshte e sakte?

Mund te ngaterroj daten por eshte me 2004.

Ju i hapet kompanite tuaj ne Shqiperi me shtator 2005. Ne te njejten kohe kur Berisha u be Kryeminister. Si e kuptuat ne 2 muaj, nga 3 korrik kur Berisha fitoi zgjedhjet deri ne shtator, se qeveria e Berishes nuk ishte i korruptuar?

Me ler t’i pergjigjem kesaj duke bere pak histori. Me 2004 une u takova me Zotin Berisha.

Ku?

Ku? Ne Tirane. Heren e pare qe u takuam ai dhe une folem natyrisht per politiken. Une jam nje republikan i zjarrte, per qeverisjen e vogel, qeveria nuk duhet te nderhyje ne biznes apo ne jetet e njerezve, dhe gjeta nga ana tjeter e tavolines dike me te cilen, ndoshta per here te pare ne Ballkan, isha dakord 100 per qind per menyren se si duhet te funksionoje qeveria.

Diskutimi ishte per politiken apo biznesin?

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ILIRI

Mesazh Fri Oct 10, 2008 12:19 pm nga ILIRI

Oh, absolutisht per politiken. Une nuk kam folur kurre, dhe mos me pyet perseri a jam i sigurt, por merre kete si fakt: une nuk kam folur kurre me Sali Berishen ne opozite per biznes. Kam folur per biznes me te si Kryeminister vetem kur me eshte dashur t’i paraqes qeverise projekte potenciale. Dhe jam perpjekur te ndihmoj mikun tim Kryeminister duke i sjelle investitore te ndryshem amerikane dhe evropiane.

Do ju pyes me vone per kete. Por Zoti Fazllic, cfare ndodhi ne Sarajeve te shtunen pasdite?

Le t’i saktesojme datat se e kuptoj cfare do te thuash tani. Ndodhi te enjten, jo te shtunen. Te premten isha ne Londer, te dielen isha ne Londer. Te enjten gjate dites po haja dreke me disa miq ne nje restorant ne Sarajeve. Gjysme ore pasi kishim filluar dreken. Eshte nje restorant i vjeter tradicional, kur shkoj ne Sarajeve me pelqen te shkoj ne nje restorant te vogel tradicional ku sherbejne ushqim boshnjak. Pra une shkova atje per dreke me miq te mi dhe gjysme ore mbasi kemi filluar dreke nje person qe ishte ulur ne tavolinen ngjitur me ne u arrestua. Ishte nje skene si ato te filmave, kur ata erdhen, forcat speciale, nuk e kam idene kush ishin

Me fytyra te mbuluara?

Po. Arrestuan personin, e nxoren ate jashte restorantit dhe na kerkuan ne te qendronim aty sepse duhet te jepnim deshmi. Me vone morem vesh qe personi ishte arrestuar per shantazh financiar dhe policia donte te na pyeste nese kishim pare njeri te hynte brenda, te dilte jashte, qe kishte dhene para apo cfare ndodhi. Keshtu qe na mbajten atje per nje ore. Dolem jashte. Shkuam ne rajonin me te afert te policise dhe dhame deshmine tone. Nje ore me pas ne ishim ne rruge.

U arrestuat, apo u ndaluat?

Thjeshte dhame nje deshmi!

Ju ishit ulur ngjitur, nuk ishte ulur ne tavoline e tij?

Jo absolutisht.

Ky burre ishte Zoti Oric?

Po

A e njihni Zotin Oric?

Po e njoh. Cdo njeri ne Bosnje e njeh Zotin Oric.

Jeni miq?

Do te thoja jemi me shume te njohur. Po. Por perseri, e njoh ate, ne ate moment nuk ishim ulur bashke, por e njoh.

Pse policia ju ndaloi?

Ne ishim deshmitare, sepse, edhe njehere eshte restorant i vogel, ishin 2 tavolina, ne ishim te ulur ne tavolinen ngjitur me te dhe ishim te vetmit deshmitare. Ishim 3 veta ne tavolinen tone dhe 3 te tjere 2 tavolina me tutje. Dhe te gjitheve na u kerkua te shkonim ne rajon. Polica qe shume, shume e sjellshme. Une jam marre dikur me politike ne Bosnje. Ata e dinin kete gje, keshtu qe me mua ata ishin me shume, e pershpejtuan deshmine time dhe thane na vjen keq, e dime qe media do beje zhurme rreth kesaj. Madje nje dite me vone ose dy dite me vone, nuk ishte raportuar ende ketu apo me mire te them keqraportuar ketu, prokurori publik doli ne publik, sepse kishte shume blogues ne internet qe po flisnin per cfare kishte ndodhur dhe deklaroi saktesisht kete.

I Bosnjes?

Po. Prokurori i pergjithshem doli ne publik dhe tha kemi arrestuar Zotin Oric dhe me duket 2 persona te tjere dhe 4 personat e tjere u thirren ne rajon si deshmitare.

Zoti Fazllic, per here te pare po degjoj qe nese jeni ne nje tavoline ngjitur me nje djale qe po arrestohet ju shkoni ne rajonin e policise?

Une kam pare shume gjera per here te pare ne Ballkan.

Dhe autoritet policore te Bosnjes mund te garantojne deklarimin tuaj?

Ne c’kuptim garantojne? Qe une isha deshmitar?

Po.

Padyshim!

Shqiptaret ju pane ne televizion qe u larguat i shoqeruar nga forcat speciale...?

Me lini t’ju pyes dicka. Cila eshte shenja percaktuese qe ju jeni arrestuar? Nje shenje qe tregon se dikush eshte arrestuar?

Kur dergohet ne rajon policie dhe i deklarohet kjo!

Jo, jo. Mund te shkosh ne rajon policie si deshmitar. Nje shenje percaktuese eshte qe ke pranga. Nese shikoni ate video do te shihni se une nuk kam pranga. Edhe njehere, une isha pjese e politikes ne Bosnje ne vitin 2000. Me ler te them qe politika ne Bosnje eshte shume e ngjashme me politiken ne Shqiperi. Keshtu qe disa nga kundershtaret e mi te dikurshem politike e perdoren kete per t’u perpjekur qe ta paraqesin sikur une isha arrestuar, ndoshta. A ja kane dale? Absolutisht jo. Edhe nje here, nese deshironi patjeter qe mund t’ju jap nje kopje te deshmise sime qe aktualisht e thote kete gje ne krye te dokumentit.

Zoti Fazllic, a ka ndonje hetim kunder jush ne Bosnje?

Absolutisht jo. Absolutisht, absolutisht, pas asnje lekundje. Une nuk jam hetuar kurre ne jeten time, ne asnje vend te botes. Asnje kompani qe kam ne pronesi nuk ka qene asnjehere ne ndonje hetim ne asnje vend te botes. Pra absolutisht jo. Nderkohe qe une e kuptoj kuriozitetin e medias me disa nga keto gjera, ndonjehere e vecanerisht kete here, media e ka tepruar vertet. Ndaj ndjeva nevojen per tu shpjeguar dhe kjo eshte arsyeja qe kam ardhur per t’ju takuar. Lufta politike eshte nje gje, po keto lloj deklarime false abuzive dhe denigruese. Me duhet ta perseris ne menyre absolute dhe te palekundur, nuk kam qene hetuar ndonjehere, ne asnje lloj gjykate, ne asnje vend te botes.

Zoti Berisha tha ne Parlament, 3 dite me pare, qe ai mund t’ju sjelle ose… ai tha qe une mund ta sjell Zotin Fazllic ketu per te folur me ju?

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ILIRI

Mesazh Fri Oct 10, 2008 12:19 pm nga ILIRI

Oh, do te me pelqente shume kjo.

Pas incidentit ne Sarajeve, po e quaj incident, a keni folur me Zotin Berisha?

Kam folur me ate 1 here.

Dhe per cfare folet?

I telefonova per ta pyetur cfare eshte gjithe kjo gje qe po ndodh ne Shqiperi. Ai qeshi e me tha eshte denigrim politik e me pyeti si eshte familja ime.

A njihni personalisht politikane te tjere shqiptare pervec Zotit Berisha?

Po, patjeter. Kur erdha ketu gjate fushates se Partise Demokratike, miku im me prezantoi me shume te rinj qe ishin kthyer ne Shqiperi nga vende te ndryshme te botes, nga shkolla shume te mira, per t’u bere pjese e kesaj, nuk me pelqen te perdor fjalen levizje, por ajo ishte dicka qe vertet ngjante me nje levizje politike. Kaq me energji, me duket se quhej KOP. Ishin kaq me energji, donin te ndryshonin vendin dhe po e them perseri qe kane bere nje pune shume te mire per ta ndryshuar vendin, dhe i kam takuar te gjithe. Kam kaluar shume kohe pothuaj me te gjithe ne KOP. Per shembull Lulin apo Ministrin Basha. Kam lexuar disa nga gjerat qe kane shkruar, kjo eshte…

Do te te pyes me vone per zotin Basha. Do te doja te te pyesja tani cilat jane lidhjet tuaja me kompanine amerikane BGR?

Barber, Grifith and Roxhers, eshte votuar per 5-6 vjet rresht si firma kryesore lobiste republikane. Sic ju thashe une jam republikan i shpallur publikisht. Pronari i Barber, Grifith and Roxhers, Ed Roxhers eshte nje mik i dashur i imi. Dhe kjo eshte e vetmja lidhje qe une kam me BGR. Une nuk kam punuar kurre per BGR. Nuk kam qene kurre konsulent per BGR dhe s’kam qene asnjehere, si i thone asaj fjales se bukur ne shqip, ndermjetes per BGR.

Nuk ishit ju ndermjetesi per ardhjen e BGR ne Shqiperi?

A isha une ndermjetesi per ardhjen e BGR. Jo. BGR u kontraktua nga Partia Demokratike e Shqiperise. Partia Demokratike me pati pyetur mua se cila mund te ishte firma me e mire qe mund t’i ndihmonte ata ne promovimin e mesazhit te tyre dhe po, mes te tjerave ju thashe BGR.

A keni perfituar nga kontrata e BGR me Partine Demokratike?

Jo, absolutisht jo!

Po atehere pse nje biznesmen si ju, me shume biznese dhe shume gjera per te bere, le cdo gje me 2005 dhe qendron ne Shqiperi per zgjedhjet?

Jo nuk i lashe.

Ju keni ishit shume i pranishem ne Shqiperi?

Isha ne Shqiperi gjate 3 muajve te veres para zgjedhjeve, kohe kur shumica e puneve bien ne qetesi. Isha i kenaqur qe te isha i mundur permes ndihmes se cdo lloji, ndihmes intelektuale te cdo lloji.

Nje biznesmen qe le gjithcka per te ndihmuar Partine Demokratike ne Shqiperi?

Se pari, une besoja ne ate kohe qe kjo parti e drejtuar nga Zoti Berisha do ta ndryshonte vendin ne menyre te ndjeshme e perseri e besoj se kjo ndodhi.

Ju jeni nje biznesmen, pse kujdeseshit per kete gje?

Po vij tek kjo pike. Ne vitin 2004 sic ju thashe e takova Zotin Berisha. Me pelqyen idete e tij, me pelqeu ai si njeri, deshiroja ta ndihmoja ate si njeri dhe te ndihmoja Partine Demokratike qe te vinte ne pushtet dhe te fillonte te realizonte gjerat ne menyren e duhur qe ky vend te hapej. Nuk kishte shume mundesi ne rajon. Nese ky vend do hapej me 2005, sic edhe ndodhi, atehere do te kishte me shume mundesi ku te investohej. E perseris une nuk i lashe kompanite e mia dhe erdha per te jetuar ne Shqiperi. Jo nuk e kam bere kete.

Ju keni qene i pranishem ne Shqiperi shume here, gjate fushates elektorale per te ndihmuar KOP-in atehere, ju jeni pare me njerezit e BGR ne tryeza te perbashketa. Do doja t’ju pyesja, kishit ndonje marreveshje me Zotin Berisha qe nese ai do te fitonte zgjedhjet ai do t’ju ofronte mundesi ne biznes?

Kjo eshte qesharake.

Eshte normale?

Jo, nuk eshte normale. Cdo kush qe e njeh Berishen dhe une kam arritur ta konsideroj ate mik, do ta dinte qe kjo lloj marreveshje me Sali Berishen eshte qesharake. Dhe per t’ju pergjigjur direkt pyetjes suaj: absolutisht jo. Nuk kam patur asnjehere asnje lloj marreveshje me Berishen te tipit qe amerikanet e quajne flake per flake, une do te jap kete, ti do me japesh kete. Kurre.

A e keni ndihmuar Partine Demokratike me ide apo me para?

Me ide. Ndonjehere idete jane shume me te rendesishme sesa parate.

Sa shume u perfshite ne fushaten elektorale ne ate kohe. Djemte e levizjes Mjaft te asaj kohe kane thene qe ju e akuzuat atehere Mjaftin per testimin e opinionit qe ata kishin bere?

E ke fjalen kur Majft!-i solli Gallupin fals? Ajo ishte fantastike.

Pse u perfshive ne kete?

E dashuroj politiken. Dhe perseri une nuk isha ketu gjate gjithe kohes, kjo eshte nje tjeter sajese e medias, por ne lidhje me njerezit e Mjaftit. Ne rajon ju gjeni gjithmone njerez te rinj qe e fillojne si te palidhur me asnje politikan, qe duan te ndryshojne boten dhe perfundojne ne xhepin e njerit apo tjetrit politikan. Kjo gje fatkeqesisht ndodhi me Mjaftin.

Zoti Fazllic, cilat ishin idete tuaja per Partine Demokratike?

Oh, kaq shume. Ishte ndryshimi. Ne e sollem parullen NDRYSHIM me perpara se Barak Obama. Kjo ishte nje nga idete. Me ler te them dicka tjeter. Une kam marre pjese ne 11 fushata elektorale permes biznesit tim te konsulences politike. Ne Bosnje, ne Serbi, ne Mal te Zi, ne Kroaci, dhe ne Kongo.

Cilat jane marredheniet tuaja me Zotin Basha? Ai ishte nje djale i ri me 2005, eshte minister aktualisht, ishte minister shume i rendesishem me 2005?

Me duhet te them qe eshte minister shume i mire. Ai eshte njeri i zgjuar i shkelqyer me nje familje te mrekullueshme. Ai dhe gruaja e tij kishin keto pune fantastike jashte Tirane. E braktisen te gjithe kete, u kthyen, sepse ai pa tek ky njeri me i madh ne moshe, Zoti Berisha, ate qe edhe une pashe, vullnetin per ti formesuar gjerat, per te ndryshuar vendin. Perseri une kthehem tek zgjedhjet ne Amerike. Shikoni te dy, Mekkeinin dhe Obamen. Per cfare po flasin ata? Per t’i shkundur gjerat dhe per t’i ndryshuar. Te dy ata. Praktikisht jane duke konkurruar kush mund t’i shkunde gjerat me shume dhe t’i ndryshoje. Kjo eshte ajo c’ka sipas mendimit tim, Berisha beri ne Shqiperi.

Zoti Fazllic, ju thate Zoti Basha ishte mik i juaji…?

Eshte, eshte.

Eshte shok i mire. Por pse kunati i tij zoti Isufi ishte administrator i kater kompanive qe ju keni ne Shqiperi?

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ILIRI

Mesazh Fri Oct 10, 2008 12:20 pm nga ILIRI

Une bej biznes bazuar mbi besimin. Nje pjese e madhe e biznesit tim eshte e bazuar mbi besimin. E takova Erionin me 2005-n dhe i kerkova…

Permes Zotit Basha?

Nuk e mbaj mend. A e takova permes Zotit Basha? Natyrisht. Direkt apo indirekt nuk di. Por ai eshte nje djale i ri shume i zoti dhe i zgjuar. I kerkova nese mund te me ndihmonte me disa nga bizneset. Ai me ndihmoi. Punuam se bashku. Ai nuk qe asnjehere partner ne biznes. Ai ishte administrator i nje kompanie. U perpoqem te benim disa gjera me ate kompani, por mori me shume sec e kisha menduar ne fillim. Ishte nje mundesi potenciale per investime ne pasuri te patundshme. Dhe nje dite ai vjen e me thote qe do te donte, ne fakt ai beri ate qe do te beja edhe une po te isha ne pozicionin e tij. Ai donte te ndiqte biznesin e tij personal. Ai eshte nje djale i ri shume i zoti dhe besoj qe ka per te qene i suksesshem ne te ardhmen.

Por cfare duhet te mendojne shqiptaret kur administratori i 3 prej 4 kompanive tuaj eshte kunati i nje ministri, nje ministri shume te rendesishem?

Ok. Le te kthehemi ne vitin 2005 kur zoti Basha drejtonte ministrine e Transportit, Rrugeve dhe Puneve Publike. Do doja te perfitoj nga kjo mundesi per t’i kerkuar cdo anetari te Parlamentit nga Partia Socialiste qe te gjeje 1 cent, 1 lek, dollar, apo paund qe ndonje nga kompanite e mia ka bere me ministrine e drejtuar nga Lulzim Basha. Vetem 1 te vetem. Prandaj para se te dalin e te bejne keto akuza kaq shume, shume te ekzagjeruara, te bazuara 100 per qind mbi genjeshtra, ata duhet te gjejne vetem 1 rast, nje dokument te vetem, ta nxjerrin e te thone: ja ku eshte. Prandaj une e besoj qe miku im Berisha kishte te drejte kur tha qe ja u sjell Damirin dhe ju mund t’i beni pyetje. Do te doja kaq shume qe te ulesha perballe ketyre personave dhe t’ju thoja: une i kuptoj qellimet tuaja politike, por mos me ngaterroni mua me to. Dhe meqe ra fjala, nese kjo eshte politika e se ardhmes, atehere nuk e di c’mund te quhet politike e vjeter!

Zoti Fazllic, media ka thene qe ju keni qene i perfshire ne lobimin per rrugen Durres-Kukes-Morine, qe eshte nje investim shume i madh ne Shqiperi dhe ju keni qene ndermjetes midis ministrise shqiptare te transporti dhe Bektel. A eshte e vertete?

Perseri, genjeshter totale dhe e jashtezakonshme. Une nuk kam marre pjese ne qofte edhe nje takim te vetem, bisede telefonike, apo ndonje gje tjeter midis qeverise shqiptare, ndokujt nga ministria dhe kujtdo nga Bektel. Dhe me lejoni t’ju jap ju nje fjale kujdesi nga Uashingtoni. Uashingtoni eshte praktikisht nje qytet lobimi. Bektel eshte ndoshta e vetmja kompani ne Shtetet e Bashkuara qe nuk paguan lobiste. Kjo eshte dicka qe ndoshta nuk eshte raportuar ketu. Po e perseris, Bektel eshte e vetmja kompani ne Shtetet e Bashkuara qe nuk paguan lobista.

Por a keni patur ju ndonje nderhyrje per pjesemarrjen e Bektelit?

Zero absolutisht.

Ju thate qe nuk keni marre pjese ne tenderet apo cdo gje qe eshte zhvilluar nga ministria e Transporteve kur zoti Basha ishte minister. A keni marre pjese ne tendere te tjere publike ne Shqiperi?

Jo. Asnje nga kompanite e mia.

Tani do ju pyes a jeni i sigurt?

Jam i sigurt. Jo, jo, jo, Asnje nga kompanite e mia, pra asnje nga kompanite e mia. Dhe kjo eshte ajo qe me nervozon ne gjithe kete fushate shpifjesh te medias dhe kete sjellje politike prej atentatori: ata dalin ne publik, duke me akuzuar mua ne menyre te ashper per pothuajse cdo gje ne bote dhe nuk kane sjelle asnje fakt te vetem. Pse nuk del qofte edhe nje deputet i vetem socialist i Parlamentit me nje cope leter ku ai apo ajo te thote, kjo eshte kompania e zotit Fazllic dhe ja se c’ka bere me qeverine. I sfidoj te gjithe ata publikisht qe ta bejne kete gje. I kerkoj gjithe Partise Socialiste me cdo njeri meqe ata kane qe te gjejne nje cent, dollar, lek mes kompanise sime dhe qeverise. Partia Socialiste, te gjitha anetaret e saj, gjeni nje, silleni ne Parlament dhe diskutojeni ate. Mos sajoni gjera. Mos u perpiqni te demtoni Berishen, Partine Demokratike duke sajuar gjera rreth meje. Kjo eshte loje politike. Kjo eshte komunizem. Kur Berisha erdhi ne pushtet dhe Rama mori ne dore Partine Socialiste mendova se ky vend ka nje te ardhme, ka nje udheheqes te ri, plot interesa dhe kur Berisha te dale ne pensionin politik, ndoshta ne 5 vjet, Rama do te behet Kryeminister, nese ai i perdor keto vite ne opozite per te perparuar politikisht dhe per t’u maturuar. Dhe une mendoja qe ai do te shikonte perpara dhe kjo do te ishte nje parti qe do te drejtohej nga dikush qe nuk perdor politiken e stilit te vjeter. Ata kane shkuar tek metodat komuniste. Kjo eshte nje perzierje midis komunizmit dhe propagande hitleriane.

Me fal. Ju thate qe une mund te gjej qofte edhe nje cope leter qe tregon se ju keni marre pjese ne tenderet publike. Por ne media eshte thene qe ju jeni partner apo lobist per Rudnapin, nje kompani e cila shet energji KESH-it shqiptar per 34 milione euro?

Perseri asnje cope leter, asgje qe provon qe une kam lidhje me…

E njihni kete kompani?

Po e njoh. Rudnap eshte kompani e madhe serbe.

A jeni partner ne te?

Jo.

Keni ndonje lloj bashkepunimi me kete kompani?

A keni bere ndermjetesim ne administraten shqiptare per te fituar tenderin per kete kompani?

Jo. Absolutisht asnje. Dhe me ler te komentoj fare shkurtimisht per procedurat e reja te prokurimit qe qeveria e re ka vendosur. I kam pare keto procedura. Cdo kush qe mund t’ju thote qe mund te influencoje prokurimet me vlere mbi 10 mije dollare qe kjo qeveri apo agjencite e saj blejne, genjen. Edhe njehere. Absolutisht asnje kontakt apo interes financiar ne Rudnap.

Ne media eshte lidhur emri juaj me trafikimin e armeve?

Te armeve?

Po. Dhe me tragjedine e Gerdecit?

Nese kjo tragjedi nuk do te ishte kjo qe ndodhi as qe nuk do te denjoja te komentoja mbi kete gje. Por, kjo eshte gjeja me e neveritshme. Qe me ben per te vjelle, qe dikush te konsideroje qe te me vendose mua ne kontekstin e Gerdecit. Nuk kam bere kurre, kurre asnje gje ne jeten time me armet ne asnje vend te botes. Une nuk kam qene kurre ne Gerdec. Nuk njoh asnje nga njerezit.

As ne tregtine e armeve?

As ne tregtine e armeve. Asgje. Zero. Kurre.

Cilat jane lidhjet tuaja me Zotin Mediu, ministrin e meparshem te Mbrojtjes?

Ai eshte mik i mi.

Dhe zoti Delijorgji?

Dikush me pyeti per kete para disa ditesh. Nuk e kam degjuar kurre kete emer. E kam lexuar, nuk e di ku ishte ne Nju Jork Taims apo diku tjeter, nje artikull i gjate rreth kesaj. Une nuk e kam pare kurre, asnjehere kete person, nuk e di kush eshte dhe nuk kam folur me te, kurre, asgje. Thjesht nuk e di kush eshte ky person. Ndonjehere dhe perseri derisa akuzat nuk kalojne nje cak. Profesori im Kisinxher gjithmone thoshte: asnjehere mos u zhyt ne lluce me derrat, sepse deri gjithmone fiton. Mjafton qe te zhytesh ne balte per te luftuar me derrin, dhe derri fiton. Tani, nje nga derrat qe eshte ketu e ka filluar te gjithe kete gje. Dhe nuk doja te futesha ne balte me ate derr. Por tashme akuzat jane bere kaq te shfrenuara sa ndjeva qe disa gjera kishin nevoje per shpjegim.

Zoti Fazllic, le te kthehemi tek zoti Isufi, kunati i zotit Basha. Pse u largua nga kompanite e tua?

Ai beri ate gje qe do te beje une. Qe do te thote asnjehere nuk pasurohesh duke punuar per dike tjeter. Pasurohesh duke punuar per vete. Dhe ai si nje djale i ri i zgjuar ka filluar bizneset e tija private.

A e njihni Zonjen Argita Berisha?

Po e njoh. Argita Malltezi.

Vajzen e zotit Berisha. Cfare lidhjesh keni?

Kemi miqesi dhe ajo gjithashtu si avokate trajton nje pjese te puneve te mia ne ligjore ne Shqiperi.

Ju keni perdorur firmen e zonjes Malltezi per te pergatitur dokumente dhe cdo gje?

Po, nje pjese te tyre. Nuk kam vetem nje avokat.

Eshte kjo e vetmja marredhenie qe keni?

Dhe jemi miq.

Po flisni per keto raste apo edhe per favorizime nga tenderet publike?

Ha ha ha. Thashe me pare qe, e di qe do thuash a jeni i sigurt, ha ha ha, te thashe me pare qe une nuk kam marre pjese kurre ne ndonje tender publik apo dhe cdo gje tjeter qe ka te beje me fondet publike ne Shqiperi.

Le te kthehemi edhe nje here tek kjo Altari riserch limited. A mund te ma shpjegosh edhe nje here transaksionin tuaj?

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ILIRI

Mesazh Fri Oct 10, 2008 12:20 pm nga ILIRI

Patjeter. Altaria riserch limited eshte kompania ne Qipro.

Sa kompani keni ne bote?

Ne bote? Me shume se 20 me pak se 50. Altaria Riserch Limited eshte ne pronesine time. Emrat qe u shfaqen ne shtyp ketu nuk jane pronare te kompanise, ata jane drejtore. Lur kompania eshte me pergjegjesi te kufizuar ju nuk jeni i detyruar qe te tregoni pronaret, keshtu qe nuk mund te shkosh ne internet dhe te gjesh pronaret. Mund te shkosh en internet e te gjesh drejtoret. Kjo eshte kompania ime ne Qipro, e cila ka blere kompanine time Kraun Akuizishens, me vleren e bilancit, pra as me pak as me shume. Sepse te dyja si me shume si me pak do te kishin qene te taksueshme per rastin me shume ose ne thyerje te ligjit te taksave per me pak. Pra ne nuk kemi bere asnjeren, e kemi blere me vleren e sakte te bilancit. Sepse ne tani do ta zhvillojme kete pasuri te patundshme te pazhvilluar dhe kjo me shprese do te behet nje sukses qe diku ne te ardhmen te mund te shitet 10, 20, 30 here me shume. Do te shohim.

A jeni i sigurt qe nuk eshte pastrim parash?

Jam i sigurt.

Do ju bej pyetje te tjera. Ju kemi pare ne televizor me zotin Berisha dhe zotin Tom Rixh. Cilat jane marredheniet tuaja me Zotin Rixh?

Zoti Rixh eshte mik i imi.

Nga Uashington DC?

Po, nga Uashington Dc. Ai ka qene sekretari i pare i sigurise kombetare te Shteteve te bashkuara, nje njeri i madh, dhe nje patriot i madh i Shteteve te Bashkuara. Me te jemi duke eksploruar disa mundesi investimi ne Evropen Qendrore.

Prania e tij ne Shqiperi ndodhi me nderhyrjen tuaj?

Jo. Heren e pare qe ai erdhi ne Shqiperi, erdhi me mua. Dhe ai u takua me Zotin Berisha. Eshte njeri i madh dhe nje politikan shume i realizuar dhe natyrisht qe zoti Berisha qe i lumtur qe u takua me te dhe folen per shume gjera dhe si rezultat zoti Rixh ndihmoi per aplikimin tuaj shume te suksesshem ne NATO dhe gjera te tjera ne fushen e sigurise. Por kjo ka qene pune e zotit Rixh dhe nuk ka patur asnje lidhje me mua.

Pse ka nevoje nje biznesmen qe te kete gjithe keto lidhje me politiken sikurse ju? Eshte pasioni juaj apo?

Sic thashe ne fillim, jam i apasionuar me politiken. Se dyti, nuk di shume njerez qe nuk do te donin ta njihnin sekretarin e pare te sigurise kombetare te Shteteve te Bashkuara dhe nuk shoh ndonje gje te keqe me kete. Perseri, ai eshte njeri i madh nga i cili kam mesuar shume dhe jam shume krenar qe mund ta quaj mik.

Sipas medias, prokuroria shqiptare ka filluar nje hetim. Jeni ne dijeni?

Jo nuk e di. Per cfare behet fjale? Do te doja qe te gjitha keto ceshtje te shqyrtoheshin krejtesisht sepse nga ato qe pashe ne media shumica, shumica e atyre gjerave ishin absolutisht genjeshtra te sajuara krejtesisht. Dhe perseri do te doja t’i kthehesha Gerdecit sepse ajo tragjedi po perdoret nga Partia Socialiste per fushate perfitimesh te uleta politike, stilin e se ciles mund ta gjesh vetem ne kohen e komunizmit ne Shqiperi, Jugosllavi dhe disa vendeve te tjera. Kjo nuk eshte politika e se ardhmes.

Ju nuk mund t’i jepni leksioni politike partive te opozites ne Shqiperi Zoti Fazllic.

Pse jo? Pse jo? Pra ata mund te dalin ne publik, duke filluar qe nga kryetari i Partise Socialiste, Zoti Edi Rama, dhe me fal per mosnjohjen e emrave te te tjereve. Pra ata mund te dalin ne publik dhe te thone gjithe keto gjera…

E njihni personalisht Zotin Rama?

Mendoj qe e kam takuar njehere. Por me ler te mbaroj. Pra pse nuk mundem une te them dicka per ta? Nje nga gjerat rreth politikaneve si ata te Partise Socialiste eshte qe ata perdorin postet e tyre per te zgjedhur per te thene cdo gje dhe per kedo dhe sepse kane imunitet nga persekutimi ata kane te drejte qe te me quajne mua cdo gje qe duan dhe une nuk mundem as te bej nje koment? Mendoj qe kjo nuk eshte e ndershme, per te thene me te pakten.

Ju jeni akuzuar ne lidhje me vrasjen e Kryeministrit serb Zoran Gjingjic. Ka qene nje nga keshilltaret e tij qe ka thene?

Keshilltari qe ishte akuzuar vete. Nuk e di si me ka akuzuar. Fakti eshte qe nuk me ka akuzuar mua per ndonje gje direkte por qe njihja dike. Me ler te komentoj mbi kete. Kater vjet me pare, shumica e njerezve qe u akuzuan per vrasjen e te ndjerit Zoran Gjingjic, u kapen. Gjate ketyre 4 vjeteve jane zhvilluar 19 gjyqe te ndryshme, gjate te cileve, te gjithe se bashku kane dhene me shume se 400 vjet burg. Kur mbledh zgjatjen e proceseve kane qene me shume se 7 mije ore gjyq dhe i di keto shifra, sepse kam pyetur sa kohe duhet per t’i pare dokumentet, ka patur me shume se nje mije emra te permendur gjate ketyre gjyqeve. Damir Fazllic nuk eshte permendur kurre gjate secilit prej gjyqeve, nga askush prej njerezve gjate 7 mije ore gjyqe. Dhe te gjitha keto gjyqe tashme kane konkluduar. Askush asnjehere, nga prokuroria serbe nuk me ka kerkuar dhe une e vizitoj Serbine per biznes, nuk me ka kerkuar te me pyese ndonje gje.

A ka qene zoti Legija, nje nga te akuzuarit kryesor per kete vrasje, mik i juaji?

Absolutisht jo. Nuk e kam pare kurre ne jeten time kete njeri.

S’e keni takuar kurre?

Nuk e kam takuar kurre, nuk e kam pare kurre.

A e keni njohur personalisht zotin Gjingjic?

Po e kam njohur.

Zoti Fazllic, a eshte e vertete qe ju jeni nipi Shtanishic, kreu i sherbimeve sekrete serbe?

Absolutisht jo. Absolutisht jo. Dhe perseri me duket nje gje shokuese qe dikush ulet para kompjuterit, shkruan dicka ne nje blog dhe kjo gje merret nga media ne Tirane.

A keni ndonje lidhje familjare? Ndoshta jo nipi por dicka tjeter?

Asnje. Zero. Asnje.

A keni insistuar me qeverine e Serbise per keshillim nga BGR?

Absolutisht jo. Absolutisht jo.

Cfare mendoni per pavaresine e Kosoves, Zoti Fazllic?

Pavaresia e Kosoves ishte nje perparim i natyrshem ne momentin qe u Jugosllavia u shperbe.

Jeni ne favor?

Po

Do t’i vazhdoni bizneset tuaja ne Shqiperi?

Sigurisht.

Do vazhdoni te jeni mik i zotit Berisha?

Sigurisht.

Do te vazhdoni te keshilloheni nga Argita Malltezi Berisha?

Sigurisht.

Do te vazhdoni te jeni mik i zotit Basha?

Po.

Cfare do te beni nese zoti Rama do te behet Kryeminister i Shqiperise?

Do te mendoj se cdo te bej sepse nga ajo qe shoh te kete politike te se ardhmes tek ato qe bejne individet e partise socialiste dhe tek zoti Rama. Ka shume, shume gjera te se shkuares. Si biznesmen do t’i peshoj mire opsionet e mia.

Do ta vazhdoni biznesin?

Shpresoj qe po.

Dhe nese Prokurorja e Pergjithshme e Shqiperise do t’ju ftoje per te shpjeguar pozicionin tuaj, a do te jeni i pranishem ketu?

Sigurisht.

Ju falenderoj shume per kete interviste.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi