ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Chronologie Albanaise» hartuar nga J. G. Kersopoulos

Shko poshtė

16102008

Mesazh 

Chronologie Albanaise» hartuar nga J. G. Kersopoulos Empty Chronologie Albanaise» hartuar nga J. G. Kersopoulos




viti 267 Shkelja e Gotėve nė Shqipėri e Epir, qė rrėnojnė vendin. Perandori Marcian i thyen barbarėt por mė pas bie nė luftė kundėr gjeneralit romak Aureolus.

279 Probi (M. Aurelius Valerius), perandor ilir (276 – 282) kalon nė Iliri dhe nėnshtron Gotėt.

374 Kuadėt, fise gjermane, e Sarmatėtshkatėrrojnė Ilirinė. Kundėr tyre lufton perandori Valentinian I (364 – 375).

379 Perandori romak Teodosi i Madh (379 – 395) dėbon Gotėt, Alanėt e Hunėt nga Dakia, Trakia e Iliria.

381 Teodosi i Madh thyen Hunėt qė plaēkisnin Epirin e Maqedoninė.

396 Alariku I, mbreti i Visigotėve (382 – 412) pėrshkon Greqinė e plaēkit Epirin, Thesalinė, Maqedoninė, ku rri pėr 4 vjet.

397 Alariku, sulmuar nga gjenerali romak Stilikon, ngre kampin nė Epir me gjithė ushtrinė e vet.

434 Atila, mbret i Hunėve, i quajtur edhe flagellum Dei, plaēkit Trakinė e Maqedoninė.

447 Atila pushton e plaēkit Epirin.

493 Ostrogotėt hyjnė nė Shqipėri, tė udhėhequr nga Teodoriku.

535 Perandori ilir Justiniani I (527 – 565) largon Ostrogotėt nga Shqipėria.

551 Totila, mbret i Ostrogotėve tė Italisė, nė krye tė njė flote prej 300 anijesh, rrėnon Sarandėn (Onchesmos), pushton e plaēkit Nikopolin (Prevezėn).

595 Shkupi plaēkitur e rrėnuar nga Serbėt.

619 Dyndja e Avarėve.

626 Antėt, ose Sllavėt e Detit tė Zi, ēohen kundėr Avarėve e dynden me leje tė Heraklit I, nė Iliri.

640 Depėrtimi i Serbėve nė Shqipėrinė veriore.

687 Sllavėt zenė vend nė Maqedoni.

917 Pushtimi i Shqipėrisė nga Bullgarėt. Car Simeoni i mund Serbėt dhe pushton Shqipėrinė jugore, Epirin me kryeqytet Nikopolin dhe arrin deri nė Himarė.

990 Car Samuili, i biri i Car Shishmanit, pushton Durrėsin.

996 Flota bizantine rifiton Durrėsin, i cili nė katėr shekuj (992 – 1392) ndėrron kėshtu 32 herė sunduesit.

1010 Duke filluar nga shekulli XI, Normanėt e Napolit, Venedikasit e Hungarezėt zaptojnė Shqipėrinė e ngrenė shtete tė vogla.

1018 Ivan Vladislavi, nipi e princi trashėgimtar i car Samuilit, duke dashur tė pushtojė Durrėsin, vdes gjatė rrethimit tė kėtij qyteti.

1019 Autorėt bizantinė tė shekullit XI i quajnė shqiptarėt Αλβανιται ose Αρβανιται, emėr i rrjedhur nga fjala Αλβανοι me tė cilėn Ptolemeu (150 e.s.) quan njė fis shqiptar tė Shqipėrisė qėndrore, afėr Elbasanit a Krujės.

1019 Vasili II, perandor i Lindjes (976 – 1025) nėnshtron Bullgarėt mė 1014 dhe i dėbon nga Shqipėria mė 1019.

1034 Bullgarėt nėnshtrojnė Durrėsin e rrėnojnė Nikopolin.

1059 Dyndja e Uzėve, popullsi serbe, nė Epir.

1077 Gjenerali Nikephoros Bryenne ngrihet kundėr perandorit bizantin dhe vetėshpallet perandor nė Durrės.

1080 Normanėt, nėn udhėheqjen e Robert Guiskardit (1080 – 1085) pushtojnė njė pjesė tė madhe tė Shqipėrisė: Durrėsin, Vlorėn, Kasiopenė, Butrintin, Ohrin e Shkupin.

1081 Aleks Komneni I, perandor i Konstandinopojės (1081 – 1118) merr pjesė nė mbrojtje tė Durrėsit kundėr Normanėve, por i duhet tė dorėzohet.

1083 Boemundi, i biri i Robert Guiskardit, pushton Artėn dhe Janinėn.

1084 Duke filluar nga ky vit, emri „Albania“ hyn nė pėrdorim ndėr kombe perėndimore pėr tė treguar vendin e banuar nga shqiptarėt.

1085 Aleks Komneni I pėrfiton nga vdekja e Robert Guiskardit (17 korrik) pėr tė rifituar Durrėsin, nė marrėveshje me Venecianėt e me Amalfitanėt dhe ia lėshon sundimin Ioan Dukasit.

1107 Boemundi pushton Epirin dhe njė pjesė tė Maqedonisė.

1109 Bizantinėt ripushtojnė Shqipėrinė dhe e mbajnė deri mė 1204.

1145 Ruggerio, i biri i mbretit tė Napolit plaēkit Epirin.

1180 Pushtimi i krahinės sė Shkodrės dhe Shqipėrisė veriore nga ana e mbretit serb Stefan Nemanjit.

1185 Normanėt shkelin nė Epir, plaēkisin Janinėn.

1204. Themelimi i despotatit tė Epirit, nga ana e Mihail Komnenit I, despotati pėrfshin tė tėrė Shqipėrinė jugore dhe familja e Komnenėve sundon deri mė 1318.

1214 Theodor Komneni nėnshtron Prilepin, Elbasanin, Ohrin e Durrėsin.

1215 Durrėsi pushtohet nga Venecianėt tė cilėt themelojnė dukatin e Durrėsit.

1230 Cari i Bullgarėve, Ivan Aseni I, ripushton Shqipėrinė deri nė Durrės.

1231 Theodor Komneni pushton Durrėsin.

1253 Mihail Komneni II u lėshon Bizantinėve qytetet e Veleshit, Prilepit, Durrėsit dhe Krujės, me gjithė rrethina.

1257 Mihail Komneni II me ndihmėn e Shqiptarėve ripushton tokat qė u lėshoi Bizantinėve.

1257 Durrėsi e Berati me Shqipėrinė qėndrore bien nėn sundim tė mbretit tė Siēilisė.

1259 Princi Mihail Komneni II, i mundur nga Bizantinėt, humbet tokat e tij nė Maqedoni dhe Shqipėri tė mesme.

1259 Martesa e Elenės, tė bijės sė princit Mihail Komneni II me princin Manfred tė Puglias nga dera gjermane Hohenstaufen. Si pajė e nuses caktohet Shqipėria e mesme me Durrėsin, Vlorėn, Butrintin, Sopotin dhe Beratin.

1267 Princi Mihail Komneni II rifiton tokat e humbura duke luftuar kundėr Bizantinėve mė 1259.

1267 Charles d’Anjou, mbreti i Napolit pushton Shqipėrinė e mesme dhe themelon «Regnum Albaniae», qė mbetet nė sundimin e familjes sė tij deri mė 1368.

1272 Charles d’Anjou pushton Durrėsin qė mbetet nėn Anzhuinėt deri mė 1385.

1284 Charles II d’Anjou ia lėshon mbretėrinė e Shqipėrisė djalit tė tij mė tė vogėl, Filipit Anjou, princ i Tarantos.

1304 Perandori bizantin Androniku II Paleologu merr pjesė nė shtypjen e kryengritjes sė Epirotasve.

1318 Princat e familjes Orsini marrin nė dorė despotatin e Epirit me Shqipėrinė jugore (1318 – 1358).

1346 Stefan Dushan Nemanji, mundėsi i Bizantinėve e i Bullgarėve kurorėzohet Car ose perandor i Serbėve, Shqiptarėve, Bullgarėve dhe Grekėve.

1355 Vdekja e Stefan Dushanit dhe shkatėrrimi i perandorisė sė tij. Shqipėria veriore ndahet nė shumė principata tė pavarura, kryesuar nga fisnikė vendas. Pėrmenden sidomos Balshat qė sundojnė (1356 – 1421) nė Shkodėr, Tivar, Ulqin, Lezhė e rrethina. I njėjti fenomen ngjan edhe nė Shqipėri tė mesme e jugore, ku sundimi bie nė dorė tė bujarėve vendas.

1385 Shfaqja e parė e Turqve nė Shqipėri nėn sulltan Muratin I (1319 – 89).

1389 Beteja e Kosovės dhe shpartallimi i ushtrisė sė krishterė serbo-bullgaro-shqiptare. Mbarimi i fuqisė sllave.

marre nga Ba Bai dhe revista KRITIKA © 2008
Drini
Drini

Numri i postimeve : 457
Reputation : 3
Points : 29996
Registration date : 08/12/2007

Character sheet
xxxxx:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi