ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ISHP: Vetėm 685 fėmijė tė pajisur me leje pune

Shko poshtė

15012008

Mesazh 

ISHP: Vetėm 685 fėmijė tė pajisur me leje pune Empty ISHP: Vetėm 685 fėmijė tė pajisur me leje pune




Firmat e ndėrtimit pėrdorin substanca tė rrezikshme, punėtorėt, tė pasiguruar
Nga Alketa Alia
Ministri i Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta ka denoncuar dje mungesėn e inspektorėve tė punės nė komisionin e dhėnies sė licencave pėr firmat. Ministri theksoi se ministria nuk mundet dot tė kontrollojė zbatimin e licencave tė dhėna pėr firmat e ndėrtimit dhe tė pastrimit, sipas tė cilit, pengesė pėr kėtė ėshtė marrėdhėnia e vėshtirė institucionale. Gjithashtu, ai bėri tė ditur se ka kėrkuar hetim penal edhe pėr firmėn ndėrtuese qė kryente punime nė Shkollėn Teknologjike nė Tiranė, ku pas shkėputjes sė tavanit humbėn jetėn 2 punėtorė. Pas aksidentit tė ndodhur nė Bankėn Kombėtare Tregtare, Barka deklaroi se ministria, gjatė 2007-ės ka denoncuar penalisht 5 firma, ndaj tė cilave nuk ka pasur asnjė reagim. Sipas Inspektoriatit Shtetėror tė Punės, nė analizės 1-vjeēare rezulton se numri i aksidenteve nė punė kanė shėnuar ulje nė masėn 24 %. Gjatė vitit tė kaluar, numri i aksidenteve ishte 111 aksidente, nga tė cilat 26 me pasojė vdekje. “Krahasuar me vitin 2006, ku numri i aksidenteve ishte 146, rezulton tė kemi njė ulje tė numrit tė aksidenteve nė masėn 24 %”, - bėri tė ditur Miēo. Tė dhėnat sipas ISHP-sė tregojnė se aksidentet nė punė pėrgjithėsisht ndodhin nga mungesa e kushteve tė punės, pėrdorimi i teknologjive tė vjetra, moszbatimi i rregullave tė sigurimit teknik dhe niveli i ulėt i kualifikimit tė punėmarrėsve. Me kėtė rast, ISHP iu kėrkoi subjekteve qė tė marrin masat pėrkatėse pėr tė siguruar kushtet e punės. Njė prej masave qė kėrkon ISHP ėshtė ushtrimi i kontrolleve dhe inspektimeve, nė mėnyrė sistematike ndaj subjekteve, pėr tė parandaluar aksidentet nė punė si dhe sėmundjet profesionale. ISHP pohon se, nga kontrollet e kryera kanė rezultuar 165 subjekte qė pėrdorin substanca tė rrezikshme.

Nė kėto subjekte janė tė punėsuar 3 629 persona. Duke analizur kėtė fakt, Drejtoria Qendrore e ISHP-sė ka pėrgatitur pėr tė orientuar drejtoritė rajonale “Kujtesė pėr substancat e rrezikshme, shoqėruar me listėn e kimikateve dhe limitet e lejueshme pėr to”, - tha Miēo. Kryeinspektori Miēo pohoi se, vetėm 13 subjekte kanė shėrbimin e mjekut tė ndėrmarrjes, duke akuzuar kėshtu Ministrinė e Shėndetėsisė se nuk ka marrė ende masat e duhura pėr pėrgatitjet e mjekėve qė t'i pėrgjigjen kėtij lloj shėrbimi. Lidhur me tė dhėnat e tjera tė punės sė ISHP-sė rezulton se vitin e kaluar janė inspektuar 8 203 subjekte, ku krahasuar me vitin 2006 ka njė rritje prej 12.7 % tė subjekteve tė inspektuara. Numri i punėmarrėsve tė evidentuar nė subjektet e kontrolluara ėshtė 103 120 persona, ku karahasuar me dy vite mė parė ka njė rritje prej 28.7 % tė numrit tė tyre. Si rrjedhojė, vitin e kaluar informaliteti nė punė ka shėnuar ulje nė masėn 3.4 pėr qind. Gjatė vitit 2007 janė vendosur 253 gjoba nė vlerėn e 39. 796. 060 lekėve.

Nė ndryshim me vitin 2006, nė vitin e kaluar, mbi 80 % e tyre janė vendosur kryesisht pėr shkelje tė legjislacionit tė punės nė drejtim tė sigurisė e shėndetit nė punė. ISHP delaron se, fenomeni i punėsimit tė tė miturve nga mosha 16-18 vjeē ka pėsuar ulje. “Ky fenomen i punėsimit tė tė miturve, tė cilėt kanė mbrojtje tė veēantė nga Kodi i Punės, po eliminohet nga ISHP-ja pėrmes rolit kėshillues, kontrollues dhe sanksionues tė punėdhėnėsve tė subjekteve private, pėr masat qė parashikon ligji pėr punėsimin e fėmijėve”, - tha ai. Ministri i Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, Kosta Barka, deklaroi se, pėr subjektet qė nuk zbatojnė ligjin nuk do tė ketė asnjė tolerancė. “Tolerancė zero ndaj subjekteve qė nuk zbatojnė legjislacionin nė punė, pasi ēdo shkelje mund tė kushtojė jetė”, - tha ai.




Aksidentet nė punė janė ulur nė 24 %




Numri i aksidenteve nė punė ka shėnuar ulje nė masėn 24 %, sipas Inspektoriatit Shtetėror tė Punės. Drejtuesi i kėsaj strukture, Thoma Miēo, gjatė analizės vjetore tė punės tha dje se, viti 2007 numėron 111 aksidente, nga tė cilat 26 me pasojė vdekje. Krahasuar me vitin 2006, ku numri i aksidenteve ishte 146, rezulton tė kemi njė ulje tė numrit tė aksidenteve nė masėn 24 %. "Ky rezultat i pėrfituar ka ndodhur nė sajė tė orientimit drejt inspektimit cilėsor dhe efektiv tė biznesit. Jemi fokusuar nė ndarjen e bizneve tė mėdha sipas llojit, numrit tė punėmarrėsve, shkallės sė rrezikshmėrisė tė vendit tė punės, etj., tė cilat kanė sjellė rritjen e efektivitetit tė inspektimit", - vlerėsoi Miēo, duke theksuar se, nga ana tjetėr edhe vetė biznesi duhet tė pėrmirėsojė kushtet e punės. Tė dhėnat e ISHP-sė tregojnė se aksidentet nė punė pėrgjithėsisht ndodhin nga mungesa e kushteve tė punės, pėrdorimi i teknologjive tė vjetra, moszbatimi i rregullave tė sigurimit teknik, niveli i ulėt i kualifikimit tė punėmarrėsve, pėr tė cilat ISHP iu kėrkon tė gjitha subjekteve qė tė marrin masa. ISHP, institucioni qė siguron zbatimin e legjislacionit tė punės dhe nė kėtė kontekst, sigurinė dhe shėndetin nė punė, nė fokus tė veprimtarisė sė tij ka edhe masat pėr parandalimin e aksidenteve. Njė prej masave qė kėrkon ISHP ėshtė ai i ushtrimit tė kontrolleve dhe inspektimeve, nė mėnyrė qė ato tė jenė sistematike, rezultative dhe parandaluese pėr aksidentet nė punė dhe sėmundjet profesionale. Qėllimi i inspektimeve, vuri nė dukje Miēo, "nuk ėshtė vėnia e gjobave, por zbatimi i ligjit dhe ndėrgjegjėsimi i subjekteve pėr domosdoshmėrinė e njohjes dhe zbatimit tė Kodit tė Punės". Ai u kėrkoi inspektorėve qė tė vazhdojnė tė evidentojnė nga afėr tė gjitha shkaqet e mundshme tė aksidenteve dhe nė bashkėpunim me institucione tė tjera, tė hartojnė raporte teknike sa me transparente. Duke paraqitur situatėn e sigurisė se shėndetit nė punė ai theksoi se, "nė kėtė drejtim jemi nė hapat e para tė punės dhe mbetet shumė pėr tė bėrė".




ISHP: Vetėm 685 fėmijė tė pajisur me leje pune




Rreth 685 fėmijė tė punėsuar nėn moshėn 18 vjeē gjatė vitit tė kaluar janė pajisur me leje pune dhe janė ndjekur me pėrparėsi nga Inspektoriati Shtetėror i Punės (ISHP), u shpreh dje kryeinspektori Thoma Miēo gjatė analizės vjetore tė institucionit qė ai drejton. "ISHP, pėrmes punės me kontrollet e ushtruara ka arritur tė rrisė numrin e pajisjes me autorizim nga Inspektoriati i Punės pėr tė miturit nga mosha 16-18 vjeē", - vlerėsoi Miēo, sipas tė cilit, viti i kaluar ka shėnuar pėrmirėsim nė drejtim tė fenomenit tė punėsimit tė fėmijėve. Nė vitin 2006, ISHP evidentoi tendencėn nė rritje tė punėsimit tė fėmijėve nėn moshėn 18 vjeē nga subjektet private, tė cilat punėsonin tė miturit, duke iu falsifikuar tė dhėnat nė dokumentin identifikues. Ky fenomen i punėsimit tė tė miturve, tė cilėt kanė mbrojtje tė veēantė nga Kodi i Punės, po eliminohet nga ISHP-ja pėrmes rolit kėshillues, kontrollues dhe sanksionues tė punėdhėnėsve tė subjekteve private, pėr masat qė parashikon ligji pėr punėsimin e fėmijėve. Kodi i Punės nė nenet 98, 99, 100, 103, si dhe njė varg vendimesh tė Kėshillit tė Ministrave dhe udhėzimesh tė qeverisė, trajtojnė punėsimin e femijėve nėn moshėn 18 vjeē, duke i marrė ata nė mbrojtje. Sektorėt ku konstatohet mė shumė punėsimi i tė miturve ėshtė ai i rrobaqepsisė, prodhimit tė kėpucėve, hoteleri-turizėm, etj.
Gazeta Tema
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi