ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krimi nė familje

Shko poshtė

15012008

Mesazh 

Krimi nė familje Empty Krimi nė familje




Gazeta Shekulli
Krimi nė familje

Nga Ilir KALEMAJ

Fenomeni i dhunės nė shoqėrinė shqiptare, qė po njeh njė rritje me progresion gjeometrik, ka shėnuar kulmin e tij me rastet e krimit brenda familjes, ku raste makabre dhe rrėqethėse pothuajse kanė ndodhur me frekuencė tė pėrditshme vitin qė shkoi. Megjithėse ky fenomen, i stimuluar sidomos nga vitet e gjata tė tranzicionit paskomunist, mund tė mos ketė njohur ndonjė pėrshkallėzim tė ndjeshėm nga viti nė vit, efektet mediatike me anė tė teknikave dhe teknologjisė mė tė pėrparuar, tashmė mund tė pėrcjellin mė me shpejtėsi tė teleshikuesi apo lexuesi i tė pėrditshmeve, ngjarjet qė ndodhin nga njė cep i vendit nė tjetrin. Pikėrisht kjo ka shtuar edhe ankthin, edhe frikėn se diēka po ndodh me kėtė shoqėri qė po degradon me shpejtėsi, ashtu sikundėr edhe "vrarjen" e mendjes, se kush mund tė jenė disa nga mėnyrat pėr ta shpėtuar shoqėrinė shqiptare nga pėrhapja e njė krimi qė sa vjen e shtohet.

Natyrisht, pėrpara se tė kurohet njė sėmundje, duhen studiuar me kujdes simptomat e saj. Cilat janė burimet? Kush janė shkaqet mė tė shpeshta qė degjenerojnė nė konflikte tė nxituara dhe pasohen me plagosje, lėndim apo vrasje tė tė afėrmve tė tu? Cila ėshtė gjeografikisht shpėrndarja mė e madhe e krimit nė familje dhe ku ndodh mė shpesh, nė fshatra apo qytete? Janė zakonisht klasa e mesme dhe e pasur e popullsisė apo ajo nė kufirin e varfėrisė, qė preken mė shumė nga virusi i kėtij krimi qė rrezikon tė shndėrrohet nė epidemi? Kėto janė disa nga pyetjet bazė qė duhen analizuar pėr tė arritur nė disa konkluzione paraprake, tė cilat mė pas mund tė ndihmojnė nė gjetjen e kurės pėr tė luftuar kėtė krim, frenimi i tė cilit preket pak nga ndryshimet nė legjislacionin penal, sikundėr kanė treguar anketat sociologjike, qoftė edhe duke i shumėfishuar vitet e dėnimit. Megjithėse ka shumė dimensione, nga i cili mund tė trajtohet ky fenomen, qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė ta shohė nga njė kėndvėshtrim tė veēantė, atė tė tragjikes apo tragjizmit me tė cilin ky krim ėshtė i mbėshtjellė dhe tė analizojė nėse ky konceptim mund tė hedhė sadopak dritė mbi kėtė aspekt shqetėsues me tė cilin ballafaqohet sot shoqėria shqiptare.

Mervin Frost, njė autor britanik i cili i pėrket Shkollės Angleze tė Mendimit Politik (the English School), duke u bazuar nė Aristotelin, e ka pėrshkruar tragjedinė si "njė marrėdhėnie speciale mes njė akti tė ndėrmarrė pėr arsye etike dhe konsekuencave tė tij tė dhimbshme apo negative" (shih Frost, 2003). Megjithėse ky autor nė studimin e tij i referohet kryesisht marrėdhėnieve ndėrkombėtare, kjo vlen pėr shumė dimensione tė tjera tė studimit tė fenomeneve shoqėrore. Ndėrsa Ricard Lebou (Lebow, 2005) i ka etiketuar ngjarjet tragjike si "rrėfime qė ilustrojnė njė varg ndodhish, qė lidhin njė vendim etik me pasojat e tij tė paparashikuara". Ajo qė i ndėrlidh kėto dy procese, ėshtė mbiquajtur nga Grekėt e Lashtė agon, apo ndeshje, kontestim mes aktorėsh (qė mund tė jenė individė, grupe etj.). Nė njė moment tė caktuar, kur aktorėt qė kanė marrė njė vendim tė caktuar realizojnė konsekuencat fatale tė veprimit tė ndėrmarrė, ku shpesh objekti i adhurimit tė tyre pėrfundon i shkatėrruar nga po ata vetė, ata mbulohen me njė lloj ndjenje faji tė pariparueshme dhe pikėrisht, ky ėshtė dhe sensi i ironisė (tragjike) qė Aristoteli e ka quajtur peripeteia. Ndėrsa filozofi Artan Fuga, nė librin e tij "Rrota e Mundimit," (Fuga, 2007), duke perifrazuar Frojdin e ka quajtur kėtė fenomen si njė luftė mes "thanatosit" (impulsit pėr shkatėrrimin apo asgjėsimin e tjetrit) dhe "erosit" (apo kultit tė dashurisė pėr tjetrin).

Parė nga ky kėndvėshtrim, mund tė arrihet tė konkluzionin fillestar qė megjithėse shpesh mund tė duket se burimi i konfliktit qė mund tė ēojė nė vrasjen e tė afėrmit tėnd ėshtė njė rrip toke, nė fakt, ėshtė frustrimi psikologjik dhe xhelozia qė individė tė paplotėsuar, sidomos ku kushtet e njė gare kapitaliste tė pabarabartė, kanė shkaktuar diferencime tė statusit social-ekonomik, ndjejnė. Pavarėsisht se fqinji/i afėrm i tij apo edhe pjesėtarė tė familjes mund mos tė kenė njė diferencim tė thellė ekonomik nga ai vetė, aq mė pak tė jenė shkaktarė nė ndonjė mėnyrė tė gjendjes sė tij tė rėnduar ekonomike-shoqėrore apo shpirtėrore, "arsyeja" e shtyn atė tė gjejė fajtorė pėr gjendjen e tij dhe, natyrisht, qenia njerėzore shpesh priret t'i gjejė fajtorėt jashtė vetvetes. Natyrisht, kėtu nuk duhen anashkaluar vetėvrasjet apo tentativat pėr t'i dhėnė fund jetės sė vet, tė cilat gjithashtu kanė njohur njė rritje jo tė vogėl kohėt e fundit. Kjo qasje sugjeron qė "shpėrthimi" i tyre irracional duhet studiuar edhe nga aspekte emotive, tė shkaktuara shpesh nga shkaqe aq diverse sa gjendja e rėnduar ekonomike, nga njėra anė, deri te vetmia, nga ana tjetėr e spektrumit.

Vetėm pak ditė mė parė u botua nė shtypin e pėrditshėm historia e njė ēifti tė moshuarish, tė cilėt, megjithėse mjaft nė gjendje ekonomikisht dhe nė dukje pa asnjė shqetėsim kryesor, vranė veten te shtėpia e vajzės, njė ditė pas Vitit tė Ri, duke u helmuar. Shkaku? Vetmia, e cila me ikjen e djalit tė vetėm nga shtėpia pėr tė krijuar familjen e tij dhe ikjen sė shpejti tė vajzės nė Greqi me bashkėshortin, ndikoi nė mėnyrė fatale nė psikikėn dhe gjendjen shpirtėrore tė ēiftit tė tė moshuarve. Por me tė drejtė mund tė shtrohet pyetja, se kush mund tė jenė disa nga mėnyrat pėr tė kuruar kėtė sėmundje tė shoqėrisė, nėse ka ndonjė formulė tė tillė? Natyrisht, brenda njė kornize tė tillė ėshtė e pamundur tė trajtosh njė problem sociologjik kaq tė qenėsishėm, aq mė tepėr qė kjo del jashtė sferės sė kompetencės sė artikullshkruesit. Gjithsesi ajo qė vlen tė theksohet ėshtė se pavarėsisht shkaqeve tė ndryshme tė kėtij fenomeni, qė shpesh merr pamjen e njė tragjedie shoqėrore, burimet e kėtyre shkaqeve mund tė luftohen me mjete pak a shumė tė njėjta. Stimulimi i socializimit sa mė tė madh, sidomos nėse arrihet mė pėrhapjen e edukimit gjatė gjithė jetės (ajo qė nė anglisht njihet si life-long learning) do ishte njė nga kurat mė efektive mendoj dhe me mė pak efekte anėsore. Nėpėrmjet edukimit mund tė arrihet, pėrveē socializimit dhe fitimit tė dijes, edhe kundėrbalanca aq e nevojshme e "hubrisit", qė grekėt e lashtė e kanė pėrdorur pėr tė cilėsuar shpesh kokėfortėsinė, tė nxitur nga pasionet drejt "sophronus" qė ėshtė pėrmbajta e imponuar mbi dėshirėn, pasionin pėr tė bėrė diēka qė mund tė shkojė kundėr rregullave dhe ligjit tė moralit dhe ruajtja e vetė-kontrollit tė ndriēuar nga njė sens i fortė i arsyes. Pak i rėndėsishėm ėshtė pendimi pas krimit tė kryer. I rėndėsishėm ėshtė parandalimi dhe ky mund tė arrihet vetėm nėse shoqėria arrin tė nxisė arsyen dhe logjikėn nė radhėt e pjesėtarėve tė saj. Ky ėshtė dhe minimumi qė mund tė bėhet, pasi pėrmirėsimi i kushteve social-ekonomike ėshtė diēka qė nuk varet vetėm nga shteti apo shoqėria dhe kėrkon kohė mė tė gjatė pėr t'u realizuar
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Krimi nė familje :: Komentet

emigranti

Mesazh Tue Jan 15, 2008 4:12 pm nga emigranti

Po mire a jane ne gjendje qe te gjithe njerezit te arrijne te vene aresyen mbi emocionet e ēastit. Nese njeriu nuk arrin te kontrolloje emocionet e tij kjo do te thote se ky person vuan nga komplekse te caktuara pertej koimplekseve te zakonshme qe ka ēdo njeri. Pra kjo do te thote se persona te tille vuajne nje gjendje depresioni e cila shkakton tek ata kriza te tilla qe ēojne ne veprime kriminale qofte ndaj vetes, qofte ndaj te tjereve. Per fat te keq luftimi i krimit ne familje nuk mund te behet vetem duke keshilluar apo duke hedhur ide per durim, por duke luftuar dhe parandaluar shkaktaret. Une besoj se shkaqet e lindjes te ketij problemi ne Shqiperi i gjejme kudo, ne ēdo hap qe hedhim. Qe nga momenti qe shqiptari ngrihet ne mengjes nga gjumi eshte i rrethuar nga nje varg problemesh qe e ngarkojne se tepermi gjendjen e tij emocionale. Per mua me sa kam pare e degjuar ne shqiperi pas ēdo shqiptari fshihet nje person i ngarkuar se tepermi emocionalisht dhe qe i ngan nje mine me qe nga ēasti ne ēast mund te shpertheje e sdihet se ēmbledh perpara. Fajtor per kete gjendje une gjej vetem SHTETIN DHE VETEM SHTETIN. PASIGURIA QE SHTETI U JEP QYTETAREVE SHQIPTAR ESHTE FAKTORI KYē I KESAJ GJENDJEJE NE SHOQERINE SHQIPTARE. KJO PASIGURI E KA ZHYTUR GJITH SHOQERINE NE ANKTHIN E SE NESERMES. ASKUSH NUK ESHTE I SIGURT PER TE NESERMEN E TIJ.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi