ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pollo rikthehet ne PD te Berisha

Shko poshtė

30102008

Mesazh 

Pollo rikthehet ne PD te Berisha Empty Pollo rikthehet ne PD te Berisha




Pollo rikthehet ne PD te Berisha Pix
Pollo rikthehet ne PD te Berisha 20081030035519_artikullFatjona Mejdini
E Enjte, 30 Tetor 2008

TIRANE - Partia Demokrate e Re e krijuar nga Genc Pollo ne vitin 2000, nga dje pushon se ekzistuari. Kjo pasi mes kryeministrit Sali Berisha, njekohesisht kryetari i PD dhe kryetarit te PDR-se, Genc Pollo, njekohesisht zevendeskryeminister u nenshkrua marreveshja per nisjen e shkrirjes se ketyre dy partive. Ne kete menyre i eshte dhene fund "mevetesise" nente vjecare te Genc Pollos, per t'u rikthyer ne "shtepi". Sipas marreveshjes, kjo shkrije ka si qellim kontribuimin ne fitoren e PD-se ne zgjedhjet e ardhme parlamentare. Kryeministri Berisha deklaroi se shkrirja e ketyre partive eshte nje lajm i mire per elektoratin e djathte. "Kete lajm e mirepresin jo vetem e djathta dhe qendra e djathte shqiptare. Ky lajm eshte thellesisht i mirepritur nga te gjitha partite simotra qe qeverisin sot ne 16 vende anetare te BE-se, ishte pikerisht ky lajm qe kryesia e Partise Popullore Evropiane priste nga partite tona", tha Berisha, pas nenshkrimit te marreveshjes. Per te, tashme eshte koha e bashkimit dhe s'mund te flitet me per divorce mes partive te djathta. Kete qendrim e mbeshteti edhe zv.kryeministri Genc Pollo, i cili theksoi se ky bashkim vjen pas divergjencave te lena pas mes tij dhe kryeministrit Berisha. "Sot fillojme zyrtarisht procesin e fuzionit midis dy partive tona. Kete e bejme sepse divergjencat te vitit 99-2001, jane nje periudhe e lene pas, eshte nje kapitull i mbyllur", deklaroi Pollo pas nenshkrimit te marreveshjes. Sipas tij, bashkepunimi me PD-ne ka nisur pas vitit 2001 dhe ka arritur kulmin e tij me futjen e PDR-se ne koalicionin zgjedhor te drejtuar nga PD. Pollo theksoi se koalicioni politik qeveritar ne tre vitet e tij ka treguar edhe nje qendrueshmeri shume te forte, ka realizuar nje pikepamje qe gjithmone kane qene te perbashketa per partite tona dhe ka kryer reforma te rendesishme. Bashkimi mes dy partive do te behet ne te gjitha strukturat dhe ky proces do te drejtohet nga Astrit Patozi i PD-se dhe Tritan Shehu i PDR-se te cilet do te vendosin edhe detajet teknike dhe numerike qe lidhen me bashkimin e ketyre dy partive.

Pikat e bashkimit mes PD dhe PDR

Ky eshte nje proces bashkepunimi mes dy partive, por edhe mbi perkatesine tone te njejte ideologjike dhe nga interesa dhe synime te perbashketa politike.

Shkrirja e dy partive ka ne thelbin e vet synimin per te kontribuar ne fitoren e zgjedhjeve te ardhshme politike te vitit 2009 dhe ne vazhdim.

Procesi i bashkimit eshte duke u realizuar ne bashkepunim te plote me Partine Popullore Evropiane, ku dy partite tona jane anetare.

Bashkimi do te shtrihet ne te gjitha strukturat e partive, qe nga deget, organizatat mbeshtetese e deri ne forumet qendrore drejtuese.

Anetaresise se te dy partive u njihet automatikisht vjetersia e jetes se meparshme ne formacionet politike respektove.

Deget ne te gjitha rrethet do te nisin shkrirjen, proces i cili shkon paralelisht me zgjedhjet e reja ne parti.

Kryetaret dhe kryesite e cdo dege si dhe drejtuesit e organizatave mbeshtetese do te udheheqin te gjithe procesin e bashkimit.

Procesi i bashkimit ne te gjitha nivelet quhet i perfunduar pas zhvillimit te zgjedhjeve te reja ne parti, te cilat parashikohet qe te kryhen brenda tremujorit te pare te vitit 2009.

PS: Eshte formatuar koalicioni i preshit

Bashkimin e PD me PDR e ka komentuar me ironi edhe nenkryetari i grupit parlamentar te PS, Erion Brace. Sipas tij eshte nje situate qesharake kur kryeministri i vendit si ne rastin e Berishes shkrihet me nje Zv.kryeminister si Genc Pollo. "Ky eshte lajm i mire i dites se sotme. Natyrisht eshte lajm i mire se si ka mundesi qe kryeministri shkrihet me zevendeskryeministrin. Situate me qesharake per nje parti ne qeveri dhe per nje kryeminister dhe nje zv.kryeminister nuk ka. Megjithate une do t'i rezervoja komentet pasi kjo eshte nje ceshtje politike e brendshme e PD-se dhe PDR-se thjesht dhe vetem ne vemendjen time besoj dhe te gjithe shqiptareve rikthehet viti '96 tashme i formatuar politikisht ne koalicionin e preshit", deklaroi nenkryetari i PS-se, Erion Brace duke theksuar se me ironi se ky ishte edhe lajmi me i mire i dites se djeshme. Ne lidhje me ndryshimin ne qeveri ai tha se "tani eshte stina kur preshi jep produkt".
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34571
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Pollo rikthehet ne PD te Berisha :: Komentet

avatar

Mesazh Thu Oct 30, 2008 2:16 pm nga Iliriada Portal

Errioni njihet si ēapa e PS dhe ky koment eshte lehja e rradhes e Brraēes.
Sukse PD-PDR Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Oct 30, 2008 4:31 pm nga ilda

suksese ..suksese me jete te gjate partia re Laughing Laughing SALA-POLLO aleanca me e re ne tregun e politikes shqiptare Laughing Laughing Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Oct 30, 2008 4:58 pm nga ADMIN

Te them te drejten qe une para Edi Rames do tja jepja voten Salise por duke pare dhe faktet se Edin po e mesojne politikan te shquqr dhe me experjence Europiane dhe mbase POLLO do ta ken shume veshtire ta nxjerrin Saline nga pellgu qe ka rene

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Thu Oct 30, 2008 5:24 pm nga shqiptari

Sala esht nrregull. asnjeher me mire se kto tre vjet se ka lujt politiken. Kemi kryeminister cool. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Oct 30, 2008 5:26 pm nga ilda

cute cute fare ahaha

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Oct 30, 2008 9:45 pm nga ADMIN

Eshte nga Tropoja apo jo Edhe personazhi jone ka te njejtin emer dhe eshte nga i njejti qytet apo fshat.Me falni se nuk duhet te dilja nga tema ,po vertete eshte Kryeminister i forte sidomos kundra korrupsionit dhe trafikanteve te lendeve narkotike.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Oct 31, 2008 1:01 am nga ilda

po po kete s ia mohojme dot ... Laughing Laughing Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi