ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rikthimi i Pollos, ndryshim real i PD

Shko poshtė

30102008

Mesazh 

Rikthimi i Pollos, ndryshim real i PD Empty Rikthimi i Pollos, ndryshim real i PD




Nga Mero Baze

Rikthimi i Genc Pollos nė PD ėshtė njė hap politik pozitiv. Udhėtimi i tij dhjetėvjeēar jashtė PD dhe Berishės rezultoi i kotė, pasi arsyet reale, pėr tė cilat ai u nda nga Berisha, u provuan se nuk ishin ato qė ai deklaroi. Me largimin e tij, ai pretendoi tė luftonte autoritarizmin e Berishės dhe tė vendoste rregulla tė reja loje. Por brenda 5 viteve ai largoi nga fraksioni i tij gjithė kolegėt me tė cilėt nisi luftėn kundėr Berishės, duke provuar se ishte shumė herė mė problematik nė autoritarizmin e tij sesa Berisha.
Efekti i parė pozitiv i dėshtimit tė lėvizjes ‘Pollo’ ka tė bėjė me pėrdorimin e shtetit kundėr opozitės. Genc Pollo ėshtė i pari politikan shqiptar qė ndėrtoi modelin e pėrdorimit tė pushtetit politik pėr tė blerė opozitėn dhe pėr tė qenė njė vegėl luajale e pushtetit. Antiopozitarizmi i tij u konsumua si tezė dhe veprim politik. Tashmė ėshtė pjesė e njė loje tė hapur dhe tė ndershme, ėshtė pjesė e PD.
Efekti i dytė pozitiv ėshtė se teston deri ku PD ėshtė ideologjizuar nga antiopozitarizmi i Pollos. Reformimi i PD duhet tė kalojė doemos dhe kėtė provė. Shumė njerėz qė ajo i ka quajtur armiq tė saj, tashmė duhet t’i shikojė sėrish si udhėheqės. Kjo i bėn mirė njė pjese tė madhe tė militantėve tė PD tė kuptojnė se ata janė pėrdorur nė njė betejė tė panevojshme dhe tė mos angazhohen mė nė beteja tė tilla. Riardhja e Pollos nė PD krijon precedent pėr tė frenuar fyerjet, armiqėsitė dhe sulmet me pseudonime nė shtypin e partisė ndaj kritikėve tė Berishės.
Por efekti mė pozitiv mbetet ajo ēka do tė ndryshojė nė PD pas vajtjes sė Pollos. Pėrpara zgjedhjeve tė vitit 2009, Berisha ka nevojė pėr njė lidership tė ri brenda PD. Treshja Bode-Topalli-Patozi ėshtė tejet e lodhur dhe e konsumuar pėr tė drejtuar njė betejė tė re elektorale. Ata duhet doemos tė zėvendėsohen me fytyra tė reja, tė cilėt duhet tė mos konsiderohen nė publik si beniaminė tė Berishės. Edhe pse Pollo ėshtė tashmė njė i dorėzuar nė dorė tė Berishės, ka ende nė opinion portretin e oponentit tė tij dhe kjo i bėn atij mirė pėr tė qenė numri dy i partisė. I pėrforcuar nga Basha dhe Bregu, ata mund tė formojnė realisht njė lidership formalisht tė ri tė PD. Me gjithė problemin qė zoti Basha ka me drejtėsinė rreth rrugės Durrės - Kukės, rruga mė e mirė e mundshme e Berishės pėr ta mbrojtur politikisht ėshtė ta bėjė atė njė nga tri figurat kryesore poshtė tij nė PD.
Nė kėtė mėnyrė, rikthimi i Pollos do tė ripozicionojė shumė grupe minore brenda PD, tė cilat janė konservuar pėr shkak tė ligjit elektoral. Ata qė nė opinion quhen mbėshtetės tė Berishės, nė tė vėrtetė janė jashtė listės sė tij pėr lidership, por do tė jenė thjesht deputetė. Ata qė quhen mbėshtetės tė Topit, natyrisht, nuk do tė pėrfshihen as nė listat pėr deputetė. Njė treshe e re nė krye tė PD, qė tė jenė njerėz tė dorėzuar nė dorė tė Berishės, ėshtė e vetmja mėnyrė pėr pėrmirėsimin formal tė portretit tė PD para zgjedhjeve. Basha me dosjen e rrugės Durrės-Kukės dhe biznese me familjen, dhe Pollo me dosjen e plangprishėsit dhjetėvjeēar mund tė jenė portreti i ri i PD nė zgjedhjet e ardhshme.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Rikthimi i Pollos, ndryshim real i PD :: Komentet

avatar

Mesazh Thu Oct 30, 2008 4:14 pm nga ilda

Ja dhe nje aleat i mirefillte i Sales Laughing Laughing s kane c te bejne me politikanet tane, gjithcka e kane zgjidhur dhe tani po bejne lojra koalicionesh Mad Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi