ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pejlin, telefonata e plote

Shko poshtė

03112008

Mesazh 

Pejlin, telefonata e plote Empty Pejlin, telefonata e plote




Pejlin, telefonata e plote 20081102191240_artikull
E Hene, 03 Nentor 2008

Zevendespresidentja e mundshme Sara Pejlin ra pre e nje komediani kanadez te shtunen, kur ai e ka marre ate ne telefon duke imituar presidentin francez, Nikolas Sarkozi dhe ka arritur ta beje ate te pranoje ftesen e bere per te shkuar ne gjueti fokash. Me nje aksent shume te rende francez, nje pjesetar i nje dysheje komediane te "Quebec" (Heronjte e maskuar), te famshem per lojerat dhe shakate e tyre ndaj njerezve me fame dhe politikaneve, duke perfshire ketu dhe Sarkozi, ka pyetur nese Pejlin do ta merrte ate ne nje ekskursion gjuetie me helikopter, dhe gjithashtu ne frengjisht i ka thene se mund te shkonin te vrisnin foka. Pejlin eshte treguar shume e pavemendshme dhe ka thene se ajo mendonte se do te ishte zbavitese. "Mund te zbavitemi jashtemase bashke, duke punuar ne te njejten kohe. Ne kete menyre do te vrisnim dy zogj me nje gur (ose nje rruge e dy pune)", citoi ajo. Komediani gjithashtu arriti ta beje Pejlin, shoqeruesen e Xhon Mekein ne zgjedhjet presidenciale te se martes, te zbulonte ambicien e mundshme per punen me te lart ne Uashington. Kur eshte pyetur nese nje dit do t'i pelqente te behej presidente, Guvernatorja e Alaskes eshte pergjigjur, "ndoshta ne tete vjet". Zyra e Pejlin me vone ka pranuar se ata sapo ishin mashtruar. "Guvernatorja Pejlin ishte lehtesisht e kenaqur kur mesoi se ajo i ishte bashkangjitur gradave te kokes se shtetit, duke perfshire presidentin Sarkozi, dhe njerez te tjere te famshem qe kane qene te vene ne shenjester nga ky grup komedianesh. "C'est la vie", ka thene Tracy Schmitt. Robert Gibbs, nje keshilltar i presidentit demokrat te mundshem Barak Obama, ka thene ne Springfield, Missouri: " jam i kenaqur qe kontrollojme telefonatat para se t'ia kalojme Barak Obames". Gjate nje telefonate, qe eshte bere publike ne nje program radioje ne Montreal, Pejlin i ka bere komplimente Sarkozi per bashkeshorten e tij te bukur, Karla Bruni, dhe i ka kerkuar atij t'i jape nje "perqafim te madh" nga ana e saj. "Ju i keni shtuar shume energji vendit tuaj me ate familje te bukur", ka thene Pejlin. Komediani i eshte pergjigjur duke i bere kompliment Pejlin ne nje film me fame te keqe porno "Nailin' Paylin", i cili ka thene ai eshte nje dokumentar i jetes se Pejlin."Oh mire, faleminderit", ka thene Pejlin. Gjithashtu Pejlin e ka siguruar imituesin Sarkozi kur ai ka thene se nuk do donte zevendespresidentin Dick Cheney te ishte prezent pasi ai dikur ka vrare aksidentalisht nje partner gjahu. "Do te jem nje gjahtare e kujdesshme", ka premtuar ajo.



Sekretaria e Pejlin: Kjo eshte zyra e Sarah Pejlin.

Sekretari i Presidentit Sarkozi: Pershendetje.

Sekretaria e Pejlin: Alo...

Sekretari i Presidentit Sarkozi: Alo, une jam sekretari i Presidenti Sarkozi, mund te lidhem me guvernatoren Pejlin.

Sekretaria e Pejlin: Po, nje sekonde ju lutem. Mund te qendroni ne linje nje sekonde ju lutem?

Sekretari i Presidentit Sarkozi: Po, pa problem.

Sekretaria e Pejlin: Shume faleminderit.

Sekretaria e Pejlin: Alo, do t'ia kaloj asaj telefonin tani.

Sekretari i Presidentit Sarkozi: Ok, shume faleminderit, do te kaloj presidentin ne linje tani.

Sekretaria e Pejlin: Ok, ajo po merr telefonaten.

Sara Pejlin: Kjo eshte Sara.

Sekretari i Presidentit Sarkozi: Po, Guvernatorja Pejlin?

Sara Pejlin: Pershendetje.

Sekretari i Presidentit Sarkozi: Ju lutem prisni per Presidentin Sarkozi nje moment.

Nikolas Sarkozi: Po, pershendetje Guvernatorja Pejlin.

Nikolas Sarkozi: Pershendetje zonja Guvernatore.

Sara Pejlin: Pershendetje, si jeni ju?

Nikolas Sarkozi: Mire ju? Ky eshte Nikolas Sarkozi qe po iu flet. Si jeni ju?

Sara Pejlin: Ohh, shume mire, eshte nje kenaqesi te degjoj prej jush, faleminderit per telefonaten.

Nikolas Sarkozi: Kenaqesia eshte e imja.

Sara Pejlin: Faleminderit zoteri. Ne kemi shume respekt per ju, une dhe Xhon Mekein, ju duam shume. Faleminderit qe moret kohe te flisni me mua.

Nikolas Sarkozi: Kam ndjekur fushaten tuaj me shume vemendje me keshilltarin tim amerikan.

Sara Pejlin: Po , shume mire

Nikolas Sarkozi: Shkelqyeshem. jeni ne dijeni te situates se fushates?

Sara Pejlin: Shume ne dijeni dhe jemi shume mirenjohes qe sondazhet po tregojne nje ngushtim te rezultatit te gares dhe...

Nikolas Sarkozi: Une e di shume mire se fushata elektorale eshte shume rraskapitese. Ju si ndiheni?

Sara Pejlin: Ohh, une ndihem shume mire. Ndihem sikur jemi ne nje maratone vrapi, ne fund te maratones kur arrin te marresh fitoren e dyte dhe vrapon drejt finishit. Nikolas Sarkozi: Une jam njeri i patundshem dhe ti dukesh si nje person i tille gjithashtu.

Sara Pejlin: Po, Nikolas Sarkozi, ne jemi shume mirnjohes per kete mundesi.

Nikolas Sarkozi: Une ju shoh si nje presidente te ardhshme gjithashtu.

Sara Pejlin: (Qesh) Mbase ne tete vjet

Nikolas Sarkozi: E dini se ne kemi shume te perbashketa, sepse personalisht nje nga aktivitetet e mia te preferuara eshte gjuetia.

Sara Pejlin: Ohh, shume mire. duhet te shkojme sebashku per gjueti.

Nikolas Sarkozi: Pikerisht. mund te shkojme dhe te provojme gjuetine nga helikopteri, ashtu sic e provuat ju. Nuk e kam provuar ndonjehere.

Sara Pejlin: (Qesh) Mendoj se mund te kenaqeshim shume bashke, duke punuar ne te njejten kohe. Ne kete menyre mund te vrasim dy zogj me nje gur.

Nikolas Sarkozi: Une pelqej shume t'i vras keto kafshe. Hmm, te marresh jete, eshte shume zbavitese.

Sara Pejlin: (Qesh)

Nikolas Sarkozi: Do te deshiroja shume te shkonim, vetem nese nuk do te sillnit zevendespresidentin Dick Cheney me ju (qesh).

Sara Pejlin: (Qesh) Do te jem nje gjahtare e kujdesshme.

Nikolas Sarkozi: E dini se kemi shume te perbashketa gjithashtu sepse une mund te shoh Belgjiken nga shtepia ime, eshte paksa me pak interesante se juaja.

Sara Pejlin: Ne jemi komshinj keshtu qe duhet te punojme bashke, po.

Nikolas Sarkozi: Disa njerez thone se ju nuk keni eksperience ne marredheniet e jashtme dhe une mendova se kjo ishte dicka shume e padrejte dhe fallco. Keshtu i kam thene mikut tim te ngushte, Kryeministrit te Kanadase.

Sara Pejlin: Ai eshte shume i mire gjithashtu dhe mendoj se kur je ne nje pozite te tille te jep mundesine qe te vertetosh se kritiket e kane gabim. Fillon dhe punon me forte.

Nikolas Sarkozi: Po mendoja, meqenese ju jeni kaq prane tij, a e keni pare kryeministrin e Quebec ne mbledhjet tuaja? A jeni takuar?

Sara Pejlin: Jo nuk e kam pare, por ka qene nje kenaqesi te punoja me te. Roli im si Guvernatore ben te mundur nje bashkepunim me ta rreth burimeve dhe projekteve te bera. Jam duke pritur t'iu takoja ju nje dite, gjithashtu dhe bashkeshorten tuaj te bukur. Ju i keni shtuar shume energji vendit tuaj me ate familje te bukur.

Nikolas Sarkozi: Shume faleminderit. Gruaja ime, Karla, do te gezohej shume po t'iu takonte ju, edhe pse u be paksa xheloze kur morri vesh se do me duhej te komunikoja me ju ne telefon. (Qesh)

Sara Pejlin: (Qesh) Ne kete rast jepini nje perqafim te madh prej meje.

Nikolas Sarkozi: E dini se gruaja ime eshte nje kengetare e njohur dhe nje ish-top modele. Ajo ka shkruar dhe nje kenge per ju.

Sara Pejlin: Nuk e dija kete.

Nikolas Sarkozi: Po ne frengjisht eshte e quajtur... Por nese e preferoni anglisht do te thote "Joe the plumber it's his life, joe the plumberrrr".

Sara Pejlin: Mbase ajo ka filluar te kuptoje kritikat e padrejta, por une ve bast se ajo eshte nje grua qe punon fort dhe e suksesshme.

Nikolas Sarkozi: Do te doja te isha i sigurt, pasi nuk arrij ta kuptoj mire. Joe nuk eshte bashkeshorti juaj, apo jo?

Sara Pejlin: Jo ai s'eshte im shoq, por ai eshte nje amerikan normal, i cili kerkon qe qeveria mos te marre parate e tij.

Nikolas Sarkozi: Po po kuptoj dhe ne e kemi ekuivalentin e tij ketu ne France.

Sara Pejlin: Shume e drejte, kjo eshte e gjitha.

Nikolas Sarkozi: Duhet te shtoj guvernatoren Pejlin se e kam pelqyer jashtemase dokumentarin e bere mbi jeten tuaj. e keni parasysh "Nailin Paylin".

Sara Pejlin: Ohh, shume mire. Faleminderit.

Nikolas Sarkozi: Ishte shume provokuese.

Sara Pejlin: (Qesh) Ohh, shume mire.

Nikolas Sarkozi: Me te vertete qe ju pelqeva shume dhe me duhet te shtoj dicka, Guvernatorja Pejlin, "kjo ishte nje loje" sapo jeni mashtruar nga "heronjte e maskuar." ne jemi dy komedian.

Sara Pejlin: Ohhhhhhh, na kane mashtruar? Cili stacion radioje eshte ky?

Nikolas Sarkozi: Kjo eshte c-k-y Montreal.

Sara Pejlin: Ne Montreal? Me thoni shkronjat e stacionit.

Nikolas Sarkozi: C k ....alo? Nese nje ze do te ndryshonte boten e Obames, nje viagra do te ndryshonte boten e Mekein.

Sekretaria e Pejlin: Me falni, huhhhh.

Sekretaria e Pejlin: Me falni por me duhet ta mbyll. Faleminderit.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Pejlin, telefonata e plote :: Komentet

ILIRI

Mesazh Mon Nov 03, 2008 10:46 am nga ILIRI

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Nov 03, 2008 4:45 pm nga Iliriada Portal

Nje fillim i "mbare". Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

anonymus

Mesazh Mon Nov 03, 2008 5:01 pm nga anonymus

Kjo ishte e bukur. Laughing Laughing Sa kam qesh. Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Mon Nov 03, 2008 5:04 pm nga emigranti

Kushedi sa vota ka hum. Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Nov 03, 2008 5:05 pm nga neni 55

Po kjo ku i kishte ment. Ajo dukej qe nuk ishte nje bisede politikanesh. Kaq e trashe te jete.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Mon Nov 03, 2008 5:09 pm nga emigranti

Epo ajo ka qene ne ekstaze kenaqesie sa nuk i ka punu truni. Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Mon Nov 03, 2008 5:56 pm nga ADMIN

Eshte nje cike pa experjence ,ndoshta pak e emocionuar nga pozicioni qe ka tani ,ndoshta edhe nuk eshte e vertete ,por eshte goxha femre eeeeeeeee djema si thoni per moshen qe ka
Epo i urojme suksese neser ..

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dea

Mesazh Mon Nov 03, 2008 6:25 pm nga dea

Suksese, megjithese veshtire e kane. Edhe kjo ju duhej.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

interesanti

Mesazh Mon Nov 03, 2008 6:36 pm nga interesanti

Nuk i dihet. Per mu le te fitoje kush te doje. Amerika njelloj do jete.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bora

Mesazh Mon Nov 03, 2008 6:43 pm nga Bora

Per ne mund te kete ndryshim siē pati kur erdhi klinton ne fuqi. Nese Bushi i vjeter do te kishte qene 8 vjet president 97 nuk do kishte ndodh ne Shqiperi. Tani me kte Obamen sdihet si merr puna e Kosoves. Kta te demokratet jane si gjys komunista nuk me pelqejne fare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptar e bir shqiptari

Mesazh Mon Nov 03, 2008 6:46 pm nga shqiptar e bir shqiptari

Ka mundesi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bora

Mesazh Mon Nov 03, 2008 6:50 pm nga Bora

Nji njeri qe nuk njef hallen e vet (familjen) nuk ma mbush mendjen. E pate. Nuk kishte dijeni se halla vet kishte kater vjet pa letra ne Amerik. Me nji fjale ai nuk njef te afermit e tij.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

interesanti

Mesazh Mon Nov 03, 2008 6:51 pm nga interesanti

Ose kjo halla i ka kerku ndihme po ai nuk ja ka var. Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptar e bir shqiptari

Mesazh Mon Nov 03, 2008 6:53 pm nga shqiptar e bir shqiptari

Kush pyt per hallen. Halla te shkoje nga ka ardh.I rroft nipi qe bohet president Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bora

Mesazh Mon Nov 03, 2008 6:54 pm nga Bora

Kti i ka hy vetja ne qef akoma pa u ber, priteni kur te behet kushedi ēgafa do beje nga qefi. Me keq se kjo zonja ketu lart. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Nov 03, 2008 9:08 pm nga dritani

Ka shpenzuar 100 milion dollar biri botes ne fushat ne nje koh qe Amerika vuan nga kriza.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Mon Nov 03, 2008 10:35 pm nga ADMIN

Nuk kan qene parat e tija ,ai nuk i ka pasur 100 miljon $ me te gjithe farefisin e tija ,te gjitha kan qene parat e popullit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lola

Mesazh Mon Nov 03, 2008 10:49 pm nga lola

Prandaj ai nuk duhet te fitoje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Mon Nov 03, 2008 11:02 pm nga shqiptari

Te shohim neser. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gear

Mesazh Tue Nov 04, 2008 1:59 am nga gear

Komplimente per komiket franēes , kane nje eksperence te madhe dihet, por kete rradhe kane arritur kulmin e talentit , ndofta te ndihmuar nga personazhi shum kontratidor qe kane zgjedhur....
Ahhhh PALIN...SHUME PO DISKUTOHET MBI PERSONALITETIN E KESAJ PERSONAZHI.... Shocked ....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Tue Nov 04, 2008 10:58 am nga shqiptari

Ku e kan gjet. Nuk pati nji me te mir? Exclamation

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi