ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U vramė pėr 70 cm tokė, burra ndalni gjakmarrjen!

Shko poshtė

16012008

Mesazh 

U vramė pėr 70 cm tokė, burra ndalni gjakmarrjen! Empty U vramė pėr 70 cm tokė, burra ndalni gjakmarrjen!




Quhem Xhevahire Puci. Jam nėna e dy djemve tė vrarė nė prill tė vitit 2004. Njė ngjarje kjo qė u pasua sė fundmi me njė tjetėr vrasje tė dyfishtė pėr hakmarrje ndėrmjet familjeve Gjeta e Puci nė Kodėr-Kamzė. Ėshtė absurde! Njė konflikt mes dy familjeve pėr 70 cm tokė, qė ishte strehė e pėrbashkėt dhe na nevojitej tė dy palėve, u pagua me njė tragjedi tė madhe, plot katėr tė vdekur. Gjithēka nisi kur familja Gjeta bllokoi kėtė copė tokė. Problem ky qė u mundua tė zgjidhej me ndėrhyrjen e policisė dhe tė afėrmve nga tė dy familjet. Nė kėtė ēėshtje ndėrhyri dhe Riza Ferhati, dajė nė familjen Gjeta. Konflikti i tokės nuk u rregullua edhe pse u tentua duke e biseduar nė shtėpinė Gjeta. Njė muaj mė vonė vdiq Shefif Gjeta, babai i Kujtimit dhe Petritit dhe ne familja Puci shkuam pėr ngushėllim sipas zakonit. Nė tė dyzetat e Sherifit sėrisht na thirrėn dhe u shkuam. Por tė nesėrmen, djemtė e familjes Puci nė bashkėpunim me nipat e tyre, pra djemte e familjes Ferhati therėn djalin tim Feritin e mė pas edhe tjetrin, Sefedinin. Im shoq, Hajdari ka parė me syte e tij se si iu vranė djemtė. Hakmarrja ia verboi syte dhe vrau pas katėr vitesh Bilbilin dhe pa dashje Mimozėn, duke mos e ditur se ishte nė makinė. Por ėshtė tmerr, s’mund tė vazhdohet kėshtu. Prandaj pėrmes kėtyre radhėve nė gazetėn “ Shekulli” dua t’u bėj thirrje burrave tė tė dy familjeve qė tė ndalin gjakmarrjen. Jam nėnė dhe askush mė mirė se unė s’mund tė kuptojė dhimbjen e familjes Ferhati. E di ēdo tė thotė tė humbėsh dy fėmijė brenda ditės. Tė dy si familje jemi fajtorė karshi njeri-tjetrit. Skemi pasur arsye tė fortė pėr tė shkuar deri nė vrasje. Pėr hatėr tė tė pafajshmėve qė mund tė vdesin kot, le tė mos vritemi mė. Tė tre familjet nė konflikt duhet tė falim njėri-tjetrin. Le tė pajtohemi me tė drejtėn, tė ulim gjakrat dhe tė mos shkaktojmė viktima tė tjera. Para se tė marrim vendime e tė veprojmė duhet tė mendojmė pasojat. Tė dy si familje t’i bėjmė pyetjen vetes : Ēfarė do fitojmė? Nėse pas kėsaj ngjarjeje hakmarrja vazhdon, do shfarosim njėri-tjetrin. Ndaj si nėnė dhe si njė grua e pėrvuajtur i bėj thirrje tė tre familjeve: Falni njėri-tjetrin dhe dilni lirisht nė rrugė pa pasur frikė pėr tė kthyer kokėn pas. Falni njėri-tjetrin, mendoni pėr pasardhėsit tuaj. Ka ardhė koha t’i jepet fund tragjedisė qė nisi pėr 70 cm tokė midis lokaleve tė familjeve tona.
shekulli blog
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

U vramė pėr 70 cm tokė, burra ndalni gjakmarrjen! :: Komentet

avatar

Mesazh Wed Jan 16, 2008 9:48 pm nga Iliriada Portal

Vetgjygjesia eshte fenomen i vendeve ku shteti nuk funksionon siē duhet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Wed Jan 16, 2008 9:53 pm nga toni

Po pse mi moter vriteni per 70 cm te nji toke qe nuk ua pati trashgu as baba as nona askerkush, po e gjetet bosh e e zaptut pa pyt a ka zot, a ska zot kjo toke. Po shkojn vasha e djem te ri nga injoranca dhe tafmaja qe i ka kap njerzit me u bo pronar pa qen pronar. Mvjen keq po kjo kto lloj vrasjesh nuk kan asnji lloj llogjike.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bora

Mesazh Wed Jan 16, 2008 9:56 pm nga Bora

asnje lloj vrasje nuk ka llogjike sepse askush nuk duhet te vritet po sigurisht keto lloj vrasjesh kalojne ēdo lloj llogjike dhe parashikimi.
Vijne nga rrethet per nje jete me te mire dhe vrasin njeri tjetrin per troje qe as nuk u ka shkuar me pare ne mend se ekzistonin. Te japesh jeten per diēka qe nuk te perket. Kjo vlen per te dyja palet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Anonymous

Mesazh Wed Jan 16, 2008 9:59 pm nga Vizitor

Epo nuk ka me fatkeqsi. Te dyja familjet jane fajtore. Po edhe shteti eshte shume fajtor. Zaten nuk ka shtet se po te kishte sot njerzit do ishin gjalle.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Jan 17, 2008 2:27 pm nga trimi

Me e keqja esht se te pakten me sa di e kam degjuar, gjaku i nje gruaje shpaguhet me te pakten tre ose kater burra te vrare. Duke pas parasysh qe kemi te bejm me familje nga veriu qe i ēojn keto pune deri ne fund, aq me teper qe konflikti ka arrit ne nje pike te tille qe zor se mund te ndalohet lehte, shteti duhet te nderhuj patjeter qe perveē zbatimit korrekt te ligjit te perdore menyra qe shkojne me zakonin per ti pajtuar keto dy familje. Perndryshe mund te ndhe me keq se ne Tropoje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu Jan 17, 2008 2:38 pm nga emigranti

Shume, shume keq. Te vritesh per toke, e aq me teper kur nuk eshte e askujt, ose e dikujt krejt tjeter. Pastaj edhe kjo zonja sikur e justifikon
aktin e te shoqit. Une e kuptoj qe me perpara e ka patur te veshtire te beje thirrje per pajtim, mirepo a nuk duket pak cinike qe vetem tani pasi i shoqi ka marre gjakun ajo del me nje thirrje te tille? A nuk duket sikur ajo i thote familjes tjeter; "Ju na vrate, ne ju vrame, tani le ta mbyllim."
Mirpo situaten e komplikon vrasja e nje gruaje dhe me sa di une ne kto ane kur i bejn hesapet per te fal gjakun , megjithese duket paradoksale, palet llogarisin edhe kush del me fitim e kush me humbje. E sipas llogarise i bie qe familja qe ka humbur nje djale e nje vajze del me humbje sepse siē e tha edhe trimi, per nji femer duhet te vriten tre a kater burra (as une nuk e di mire).
Dhashte zoti qe te dyja familjet te gjejne forca e ta mbyllin me kaq.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Thu Jan 17, 2008 2:59 pm nga Drini

Te dyja vrasjet qe kane ndodhur nga te dyja familjet nuk jane te bazuara ne kanun. Nese te dyja familjet do ta njifshin te pakten kanun meqe nuk njohin ligjin atehere nuk do te kishte ndodhur kjo tragjedi.
Ja se ēthote kanuni;
"Askush nuk ka te drejte me ja marr jeten tjetrit, perveē ai Zot qe ja ka fal jeten njeriut!
Ai qe ja derdh gjakun dikujt duke ja marrun jeten i ka borxh jeten e vet, gjykimit te pleqve, te fisit, te shoqnise, te njerzise.
Vrasja e njeriut te qet ne gjak!
Gjaku falet prej fisnikve, prej njerzve me njerzi!
Trimi din me fal!
Por falja ndodh vetem atehere kur vrasesi me nje pervujtesi pendimi te thelle para botes, njerzise, shoqnise dhe fisit te viktimes, para pleqve qe e pleqnojne ate vrasje, din me u perul me rrespekt pendimi dhe kerkon falje burrnisht!
Atehere falet gjaku!"

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Thu Jan 17, 2008 4:31 pm nga shqiptari

njerezit sot ne shqipri nuk po vriten as per nder e as per kanun, ato po vriten per pislleqe e budallalleqe. Edhe kjo vrasje ne diskutim, eshte vrasje nga budallalleku. E keta njerez qe e filluan kete gjakderdhje nga injoranca dhe budallalleku, a do te jene valle aq te menēur sa ta mbyllin kete kapitull?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

mira

Mesazh Thu Jan 17, 2008 8:37 pm nga mira

Kjo eshte vertet nje ēeshtje shume ekomplikuar. Do te duhen shume njerez per ta zgjidhur ate.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Thu Jan 17, 2008 9:03 pm nga flutura

Shqiptaret sot jane ne nje udhekryq shume te madh. As me fe, as pa fe, as me kanun as pa kanun, as me ligj as pa ligj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Tue Feb 05, 2008 11:28 am nga ILIRI

Konflikti mes 2 familjeve, ēon nė plagosjen e 4 pjesėtarėve

Njė ngjarje tragjike ka ndodhur dje nė mbasdite nė kryeqytet, nga ku dy familje janė konfliktuar mes tyre me thikė dhe pėr pasoje 4 persona, 2 nga secila familje, janė dėrguar me urgjencė nė spital nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Gjithēka ndodhi pasditen e sė shtunės, kur pjesėtaret e familjeve Hoshafi dhe Zaka janė grindur me thika dhe pėr pasojė 4 vetė janė plagosur, dy prej tė cilėve Enton dhe Ramadan Hoshafi, nė gjendje shumė tė rėndė pėr jetėn. Enton, Bedrie dhe Ramadan Hoshafi, 27, 50 dhe 54 vjeē janė konfliktuar me pjesėtarėt e familjes tjetėr; Nertil, Armando dhe Izmir Zaka, 21,23 dhe 51 vjeē.Dyshohet se ngjarja e ka zanafillėn, nga njė ngjarje me gjyqė midis fėmijėve tė dy familjeve. Policia arrestoi nė flagrancė nėn akuzėn “Vrasje e mbetur nė tentativė”. Shtetasit Armando Zaka, dhe Nertil Zaka, tė cilėt kishin marrė plagė tė lehta.
Ngjarja
Ngjarja e rėndė ka ndodhur dje nė pasdite, rreth orės 18.10’, nga ku shėrbimet e Komisariatit tė Policisė Nr. 3 Tiranė, morėn informacion se nė afėrsi tė stacionit tė trenit nė Tiranė, ėshtė plagosur me thikė njė shtetas. Menjėherė nė vendin e ngjarjes shkuan shėrbimet policore, ku u formua grupi hetimor pėr tė hetuar mbi kėtė ngjarje, nga ku rezultoi se shtetasi Mevlan Ferhati, 47-vjec, banues nė Tiranė, me punė roje tė disa hekurishteve tė ndodhura nė afėrsi tė stacionit tė trenit nė Tiranė, ėshtė goditur me thikė nė pjesėn e barkut nga dy minoren. Pas kėsaj ngjarje u mundėsua nga Patrulla e Pėrgjithshme, tė identifikojė dhe kapė autorėt e dyshuar tė plagosjes, ku autor rezulton tė jenė shtetasit T. P dhe D. S, pėrkatėsisht 13-vjec. Aktualisht i dėmtuari Mevlan Ferhati ndodhet nė spitalin Ushtarak Tiranė, nė gjėndje tė rėndė shėndetėsore. Burime zyrtare, pranė Drejtorisė sė Policisė Tiranė, bėjnė tė ditur se, autorėt e dyshuar janė konfliktuar me shtetasin Mevlan Ferhati, pasi u kapėn nga ky i fundit nė flagrance duke vjedhur sendet dhe materialet, tė cilat ishin nėn ruajtje prej tij. Materialet pėr kėtė ngjarje i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, pėr veprėn penale tė ”Vrasjes sė mbetur nė tentativė”, nė bashkėpunim si dhe tė ”Vjedhjes me dhunė e mbetur nė tentativė”. Gjithashtu, dje pasdite rreth orės 18.10’, shėrbimet e komisariatit tė policisė Nr. 1 Tiranė, morėn informacion se nė lagjen ”Ali Demi” nė Tiranė, ka ndodhur njė konflikt pėrmes dy familjeve pėr motive tė dobėta, ku pėr pasojė kanė mbetur tė plagosur me thikė 4 shtetas. Nė vendin e ngjarjes shkuan shėrbimet policore, ku u formua grupi hetimor pėr tė hetuar mbi kėtė ngjarje, nga ku u konkludua se shtetasit Ramadan Oshafi, 54-vjeē, Bedrie Oshafi, 50-vjec, Enton Oshafi, 26-vjec, janė konfliktuar pėr motive tė dobėta me shtetasit Izmir Zaka, 51-vjec, Armando Zaka, 23-vjec dhe Nertil Zaka, 21-vjec. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja e ka zanafillėn, pas njė ndarje me proces gjyqėsor midis dy fėmijėve, tė tė dy familjeve. Ngjarja ka ndodhur nė afėrsi tė rrugės ”Sadik Petrela” nė Tiranė, ku pėr pasojė tė kėsaj grindje janė plagosur me thikė shtetasit : Ramadan Oshafi dhe Enton Oshafi, tė cilėt aktualisht ndodhen Spitalin Ushtarak Tiranė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Sipas po tė njėjtave burime mėsohet se ndaj tyre ėshtė masa e menjėhershme e arrestit nė flagrancė pėr konsumim tė veprės penale tė ”Vrasjes sė mbetur nė tentativė”, nė bashkėpunim pėr shtetasit Armando Zaka, 23-vjeē dhe Nertil Zaka, 21-vjeē.
Hetimet
Aktualisht, vazhdon puna hetimore nė bashkėpunim me Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, pėr tė hetuar mbi motivet tė kėsaj ngjarje. Materialet pėr kėtė ngjarje i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, pėr veprėn penale tė ”Vrasjes sė mbetur nė tentativė”, nė bashkėpunim si dhe tė ”Vjedhjes me dhunė e mbetur nė tentativė”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi