ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tortura, akuza gjykates e prokurorise

Shko poshtė

13112008

Mesazh 

Tortura, akuza gjykates e prokurorise Empty Tortura, akuza gjykates e prokurorise




TIRANE - Avokati i Popullit denoncoi dje torture ndaj nje qytetari te shoqeruar dhe paralajmeroi Prokuroren e Pergjithshme Ina Rama si dhe Ministrin e Brendshem Bujar Nishani se ne rast shperfilljeje do te detyrohej te merrte masa me te forta. Reagimi i Ermir Dobjanit vjen pasi Aristidh Gllucaj, nje i ri nga Gjormi i Vlores, u provua se ishte bere objekt dhune e torturash nga efektive policie qe synonin ta nxisnin te pranonte akuza paraprake ngritur ndaj tij. I riu ishte ndaluar per t’u hetuar lidhur me varkat qe u nisen me klandestine para disa ditesh nga liqeni i Butrintit, ne perpjekje per te kaluar kufirin drejt Greqise.

“U bej thirrje Prokurores se Pergjithshme dhe Ministrit te Brendshem qe te reagojne ndaj kerkesave te Avokatit te Popullit sepse detyra e tyre eshte te mos bien ne pozitat inaktive te organeve qe varen prej tyre ne Sarande”, deklaroi Dobjani, kurse paralajmeroi: “Ne te kundert do te vleresoj se inaktiviteti i tyre per te vene para pergjegjesise policet qe torturojne njerez dhe shkelin te drejtat e njeriut, me detyron te zbatoj detyren dhe te drejten qe me njeh Kushtetuta e Shqiperise, qe t’i kerkoj Kuvendit te flas dhe te degjohem para tij per ceshtjen e rendesishme te tortures ndaj qytetareve shqiptare”.

Investigimi

Para kater ditesh, nje ekip i Avokatit te Popullit shkoi ne Sarande per te verifikuar keqtrajtimin e Aristidh Gllucaj, i cili ndodhej nga data 6 nentor ne spital ne gjendje te rende. Pas kryerjes se hetimeve te pavarura, qe me 8 nentor, Avokati i Popullit i ka kerkuar verbalisht Prokurorise ne Sarande fillimin e hetimit per vepren penale te “Tortures” ndaj oficerit te policise gjyqesore Sarande Ardit Hasanbega. Dojani, ka kerkuar per te hetime te shpejta, te drejta dhe objektive, per te zbatuar parimin kushtetues se: Te gjithe jane te barabarte para ligjit. “Kjo kerkese eshte bere sepse policia dhe prokuroria e Sarandes e kane shkelur kete parim dhe nuk kane zbatuar ndaj ketij oficeri policie as masen e ndalimit dhe as ate te arrestimit ne flagrance, ne nje kohe qe keto organe keto masa i zbatojne pa meshire dhe me nxitim ndaj fukarenjve, qofte kur jane edhe ne gjendje traumatike, por qe shkelin ligjin ne kushtet e nevojes ekstreme, per te siguruar buken e gojes per vete dhe familjaret e tyre”, - deklaroi Dobjani.

Tortura

“Ne shprehim publikisht shqetesim per kete rast shume te rende te ushtrimit te tortures”, - thote Dobjani, ndersa i drejtohet “opinionit publik, gjithe institucioneve dhe drejtuesve te shtetit shqiptar, organeve te drejtesise, organizmave nderkombetare brenda dhe jashte vendit dhe mediave shqiptare” se “fushata e tolerances zero ne luften kunder trafiqeve, ne asnje rast nuk mund dhe nuk duhet te legjitimoje ushtrimin e dhunes deri ne kufijte e tortures nga ana e policise se shtetit shqiptar ndaj shtetasve shqiptare”.

Menaxhimi i kufijve nuk justifikon zbatimin e masave te dhunshme policore, ne kufijte e tortures ndaj personave qe tentojne te kalojne kufirin ne menyre te paligjshme, thekson Dobjani. Ndersa shton: “Te quash organizator te trafikut nje qytetar te thjeshte e te varfer deri ne ekstrem, qe merr rrugen e emigrimit me nje cope buke e djathe ne traste, kjo nuk eshte lufte kunder trafikut, por alibi e luftes kunder trafikut, sepse edhe ne rastin konkret vetem se kamuflohen autoret dhe organizatoret e vertete te ketij trafiku”.

Duke kujtuar ngjarjen e vitit 2003 ne Korce, kur nje i ri humbi jeten nga dhuna e policise, e per pasoje pese punonjes policie u denuan nga gjykata deri me 15 vjet burg, Dobjani, kujton: “Edhe ne ate rast reagimi i policise dhe prokurorise ndaj fajtoreve ishte me shume vonese”. Ndersa shtron pyetjen: “Mos valle duhet pritur qe ndonje tjeter te vdese nga dhuna policore qe keto organe te veprojne?”.

Pyetjet

Por Dobjani ndalet drejtperdrejt edhe te organi i akuzes dhe togat e zeza: “Deri kur do te vazhdojne keto shfaqje oportunizmi dhe mbrojtje te policeve nga prokuroret? Po gjyqtarja e Sarandes pse nuk reagoi kur dy personat e rrahur u paraqiten ne ate gjendje para saj? Po kur njeri prej tyre u “keput” para syve te saj, pse nuk urdheroi masat penale qe ja lejon ligji ndaj autoreve te tortures?”.

Ne kete pike, Dobjani thekson se “te gjitha keto jane shkelje te hapura ligji nga prokuroret dhe gjykata e Sarandes”. Ndersa vijon: “Del ne dukje pyetja e perhershme qe bejne shtetasit shqiptare: Pse shkelin ligjet prokuroret dhe gjyqtaret dhe pse nuk ndeshkohen ata?”.

“Ngushellimet, nje falsitet”

Avokati i Popullit tregohet edhe me i ashper me autoritetet perkatese: “Para pak ditesh ne ujerat e liqenit te Butrintit u permbys nje varke dhe humben jeten disa qytetare, te cilet ishin nisur te kalonin kufirin ne menyre te paligjshme. Te gjitha autoritetet e larta shteterore bene shume mire qe shprehen ngushellimet e tyre me kete rast. Por, si Avokat i Popullit une shtroj pyetjen: Po sikur edhe i arrestuari i tanishem per kalim te paligjshem te kufirit Aristidh Gllucaj, te kishte pasuar fatin tragjik te viktimave te lartpermendura, cfare do te kishin bere autoritetet shteterore? Padyshim qe do te kishin shprehur ngushellimet e tyre. Ndersa ne kohen qe ai u kap dhe eshte gjalle, policet e po ketij shteti ushtrojne ndaj tij torture, pasojat e se ciles qytetaret shqiptare i kane pare me dhimbje edhe ne ekranet e televizionit. Dhe vec kesaj, ne gjendje te renduar shendetesore, gjykata vendosi ndaj tij “arrest ne burg per 30 dite”, ne nje kohe qe ndaj krimineleve qe ushtruan torturen ben nje sy qorr dhe nje vesh shurdh”.

Dhuna e eger

“Eshte i patolerueshem, ushtrimi i kesaj dhune nga ana e policise se shtetit shqiptar, ne nje kohe qe keta shqiptare vecse duhen pyetur, te keshillohen dhe te kthehen te sigurt ne vendbanimet e tyre. Keto veprime i kryen rregullisht edhe policia greke, ndonese shtetasit shqiptare e kane konsumuar krimin e kalimit te paligjshem te kufirit. Pse policia shqiptare sillet me ashper ndaj shtetasve te saj me keq edhe se policia greke?”.

Cfare synohet

Me kete rast, Avokati i Popullit synon dhe kerkon qe rasti i Sarandes te behet precedent per te gjithe ata punonjes policie qe abuzojne me fuqine qe u jep rroba dhe autoriteti i policise se shtetit. Mosndeshkimi i rasteve te tilla rrezikon t’u ktheje qytetareve ndjenjen e pasigurise dhe te frikes, per pasoje te mosbesimit dhe urrejtjes ndaj shtetit te tyre.

Adoleshenti u vetevar pas dhunes ne polici

Dy vjet me pare nje 18-vjecar, vari veten. Amarildo Perfundi, nxenes i shkolles se mesme ne fshatin Pirg, eshte gjetur nga prinderit e tij ne kasolle e bagetive nje dite perpara se te deshmonte serish ne polici. Pese dite me pare, adoleshenti ishte thirrur ne polici per te deshmuar per nje vjedhje. Ndersa ishte rrahur nga efektivat e policise ne komisariat te Korces.

Ina Rama: Hetim te shpejte, efektiv

Prokuroria e Pergjithshme, Ina Rama ka urdheruar dje kreun e Prokurorise se Sarandes qe te kryeje hetimet ne lidhje me rastin e dhunimit te qytetarit nga ana e oficerit te policise gjyqesore. Nepermjet nje njoftimi per shtyp, behej me dije se kryeprokurorja menjehere pasi ishte vene ne dijeni te ketij rasti si dhe pas reagimit te Avokatit te Popullit, ka kerkuar nje hetim te shpejte, efektiv dhe objektiv per kete ngjarje, ne menyre qe ajo te zbardhet sa me shpejt dhe te vihen perpara pergjegjesise autoret e saj. Nga ana tjeter mesohet se Prokurorise se Sarandes i eshte kerkuar qe te merren te gjitha masat ndaj personave pergjegjes ne perputhje me Kodin e Procedures Penale ne menyre sa me te shpejte. Pas urdhrit te Rames, Prokuroria e Sarandes urdheroi ndalimin e Hasanbegajt.

Torturat, arrestohet kryeinspektori Hasanbegaj

Pezullohet nga detyra dhe merret nen hetim, kryeinspektori i policise se Sarandes, Ardit Hasanbegaj. Lajmi eshte bere i ditur dje nga ana e Ministrise se Brendshme. Mesohet se pas ngjarjes se pese nentorit pas keqtrajtimit te shtetasve Aristidh Gllucaj dhe Oltjon Varfi ne komisariatin e policise se Sarandes, Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ka nisur hetimet e saja. Keshtu mesohet se nga verifikimi i bere ne kete komisariat ka rezultuar se kryeinspektor Ardit Hasanbegaj, ka ushtruar dhune ndaj dy te arrestuarve. Per kete gje Prokuroria e Sarandes ka regjistruar procedimin penal numer 427 per vepren penale te “kryerjes se veprimeve arbitrare” ndaj efektivit. Po dje, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit ka bere pezullimin nga detyra te punonjesit te policise Ardit Hasanbegaj, i cili ne baze te nje urdhri te leshuar nga Prokuroria, u ndalua nga strukturat e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem dhe tashme gjendet i arrestuar ne Komisariatin ku punonte.
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Tortura, akuza gjykates e prokurorise :: Komentet

avatar

Mesazh Thu Nov 13, 2008 11:35 am nga Iliriada Portal

Kjo mbete nje problem i madh qe lekund maredheniet mes policise dhe qytetareve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi