ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Politikanėt spiunė, bomba kamikaze nė dorė tė nomenklaturės

Shko poshtė

19012008

Mesazh 

Politikanėt spiunė, bomba kamikaze nė dorė tė nomenklaturės Empty Politikanėt spiunė, bomba kamikaze nė dorė tė nomenklaturės




Politikanėt spiunė, bomba kamikaze nė dorė tė nomenklaturės sė kuqe



Politikanėt spiunė, bomba kamikaze nė dorė tė nomenklaturės Kuvendi_sallaMegjithėse politika shqiptare ka qenė e gatshme tė hapė dosjet e spiunėve tė sigurimit tė shtetit formalisht, ajo asnjėherė nuk ka qenė e gatshme tė formalizojė vendimin pėr hapjen e dosjeve duke miratuar pėrfundimisht ligjin pėrkatės. Nėse ky ligj u miratua nė periudhėn e parė tė qeverisjes demokratikase, ku Berisha krijoi dhe komisionin Mezini, i cili penalizoi dhe pėrjashtoi shumė politikanė nga konkurrimi pėr deputetė, ardhja nė pushtet e socialistėve bėri qė ky ligj tė humbte forcėn e tij duke dobėsuar edhe punėn e komisionit “Bezhani”, deri nė mbylljen pėrfundimtare tė kėtij institucioni.Mbyllja e kėtij komisioni erdhi si rezultat i luftės tė ashpėr qė politikanėt e pėrfshirė me dosjet e sigurimit tė shtetit i bėnė kėtij ligji. Nėse Berisha e personalizoi luftėn e tij politike duke spastruar emrat e kundėrshtarėve tė vet politikė deri nė vitin ’97 nėpėrmjet komisionit Mezini, duke hequr nga kandidimi edhe shumė figura qė nuk kishin lidhje me dosjet e sigurimit, ardhja nė pushtet e socialistėve e atrofizoi dhe bllokoi pėrfundimisht kėtė komision, duke realizuar “de facto” edhe abrogimin e kėtij ligji. Pra me ardhjen e socialistėve nė pushtet si dhe forcimin e SHISH, ku nė strukturat e tij u kthyen thuajse tė gjithė ish krerėt e ish-Sigurimit tė Shtetit, u bė e mundur riaktivizimi nė politikė i tė gjithė personazheve qė kishin dosje dhe ishin rekrutuar nga arma e Sigurimit tė Shtetit. Pėrfundimisht nėpėrmjet dosjeve tė spiunėve tashmė politika e vjetėr e udhėhequr paskuintave nga udhėheqėsit komunistė arriti tė marrė nė zotėrim tė plotė demokracinė shqiptare. Tashmė nė parlamentin shqiptar, nė pushtetin lokal, nė gjirin e partive politike dhe shoqėrinė civile gėlojnė spiunėt e sigurimit tė cilėt tė riaktivizuar nė politikėn shqiptare marrin urdhra nga ish nomenklatura komuniste. Sot tė dy kampet e politikės, tė cilėt nė fakt pretendojnė se janė tė ndarė nė tė djathtė dhe tė majtė, nė tė vėrtetė janė tė njėjtat pjella dhe tė njėjtat figura qė janė komanduar dhe kanė bashkėpunuar me lidhje tė drejtpėrdrejta apo tė tėrthorta me sigurimin e shtetit, apo nomenklaturėn komuniste. Tashmė shihet qartė se politika shqiptare nuk ėshtė e zonja tė komandojė dhe tė reformojė shtetin shqiptar. Tashmė janė kėta spiunė tė lidhur nga fija e perit e dosjes apo e pseudonimit merr urdhra nga zėra misteriozė tė cilėt janė nė paskuintė dhe komandojnė kukullat e tyre politike. Shpeshherė, gazeta “SOT” ka publikuar pseudonime spiunėsh tė sigurimit tė shtetit tė cilėt komandojnė sot shtetin shqiptar duke paraqitur dosjet e tyre apo dėshmi tė personave realė pėr implikimin e shumė prej personazheve publike nė spiunime tė rėndomta dhe tė drejtpėrdrejta nė dėm tė shumė viktimave tė komunizmit. Nė tė vėrtetė politika shqiptare nga dita nė ditė po dėshmon se nuk mund tė shpėtojė nga fijet misterioze tė spiunazhit komunist. Nė tė vėrtetė ajo pėrpėlitet midis kriminalizimit tė saj me tė shkuarėn komuniste, ose me armėn vrasėse tė sigurimit tė shtetit dhe zhvillimit demokratik tė Shqipėrisė. Shqiptarėt tashmė nga dita nė ditė kuptojnė se e ardhmja e tyre nuk mund tė jetė e sigurtė me njė klasė politike kriminale dhe tė prangosur nga krimet monstruoze tė sė kaluarės. Nuk ishte i rastit akuza e ish-gjeneralit Agim Shehu nė drejtim tė kreut tė mazhorancės Sali Berisha, i cili nė mėnyrė eksplicite e akuzonte kėtė tė fundit si rezident tė sigurimit tė shtetit. Pra, kur kreu i mazhorancės, njė njeri qė deri dje ka qenė komunist i vendosur dhe shėrbėtor i devotshėm i komunizmit del i implikuar me fijet e sigurimit tė shtetit, atėherė ē’mund tė thuhet pėr pjesėn tjetėr tė politikės tė cilėn ne e kemi stigmatizuar nė pseudonime. Ē’mund tė thuash pėr “medicinėn”, “dizenjatoren” apo “ēiklistin”, pėr ministrat “i miri”, “i vogli”, “naftėtari”, pėr deputetėt “ēiftelia”, “inxhinieri”, “Alfons Ballshi”, “proletari”, “kėndezi”, “poeti”, tė cilėt aderojnė nė politikėn e djathtė, me diplomatėt “stuhia”apo “malėsori”, ,me ish deputetė dhe funksionarė tė PD si “qukapiku”, “shishja e qumėshtit”, “profesori”,”plepi” etj, apo me nomenklaturėn e lartė tė PS qė fillon nga “cigarja”, “serbi”, “ylli” etj. Pėr mė tej, duke vazhduar me shoqėrinė civile nga “holta”, i cili pati njė denoncim publik nė gazetėn “SOT” nga njė viktimė e tij, si dhe duke vazhduar me “ēorapen”, “koranin e myzeqesė”, “masovik-ushtar55”, “bozhuri”, “fatosi” etj. Kjo listė nuk do tė mbaronte kurrė nėse do tė vazhdonim gjatė duke numėruar politikanė, zyrtarė, opinionistė si dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile. Tashmė kėta njerėz janė shndėrruar nė minė me sahat nė demokracinė e brishtė shqiptare, duke e sabotuar dhe minuar nė ēdo moment rrugėn e saj tė vėshtirė. Fitilat e “bombave” spiune janė ndezur dhe po kontaminojnė nė ēdo moment zhvillimin normal tė ekonomisė sė tregut. Fakti qė sot mazhoranca shqiptare operon dhe drejton me metoda staliniste, duke injoruar ligjet e shtetit shqiptar, apo akoma mė keq, duke miratuar ligje nė kundėrshtim me kushtetutėn, tregon se Shqipėria ndodhet nė njė udhėkryq tejet tė rrezikshėm. Pėr mė keq akoma, kur dihet qė njė pjesė e kėtyre dosjeve ndodhen nė duart e spiunazheve tė huaja, shėrbime qė nė kohėn e vėllazėrisė socialiste i shkėmbenin ato me njėra tjetrėn, pėrbėn njė kėrcėnim serioz pėr sigurinė kombėtare. Aktivizimi i spiunėve tė sigurimit dhe katapultimi i tyre nė politikė tashmė komandohet nga njerėzit dhe krerėt e lartė tė shtetit komunist. Klani Alia, klani Hoxha si dhe klani Kapo, sot dominojnė politikėn dhe ekonominė shqiptare. Ata nėpėrmjet dosjeve qė zotėrojnė, kėrkojnė rehabilitimin e tė shkuarės sė tyre diktatoriale dhe rikatapultimin e tyre nė politikė duke kriminalizuar demokracinė shqiptare
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Politikanėt spiunė, bomba kamikaze nė dorė tė nomenklaturės :: Komentet

toni

Mesazh Sat Jan 19, 2008 7:20 pm nga toni

Yyyyyyyyyyyyyyy mi none, kti i thone batalion spiunash. Enne hajde e prit marsi. Basketball Basketball Basketball Basketball Basketball Basketball Basketball Basketball Basketball

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi