ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mashtrimet e radhes te zonjes Rama

Shko poshtė

01122008

Mesazh 

Mashtrimet e radhes te zonjes Rama Empty Mashtrimet e radhes te zonjes Rama




Mashtrimet e radhes te zonjes Rama Pix
Mashtrimet e radhes te zonjes Rama 20081130192409_artikull




Ne nje deklarate te shperndare te shtunen ne darke, Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, shprehet se vendimi i gjykates se Tiranes nuk ka lidhje me Ministrin Lulzim Basha. Por e verteta eshte krejt tjeter. Gjykata e Tiranes me vendimin e saj te dates 18.11.2008 nuk ka vendosur per asnje person nen hetim per autostraden Durres-Kukes-Morine, por ka vendosur vetem per ceshtjen nr.1/2007, qe eshte ceshtja e autostrades Durres-Kukes-Morine.

Ne vendimin e saj, gjykata ka hedhur poshte kerkesen e Prokurorise per vazhdimin e metejshem te hetimeve. Pra, ka vendosur per moszgjatjen e afatit te hetimit, cka nenkupton se cdo veprim i Prokurorise eshte joligjor. Interpretimi i zonjes Rama per kete vendim eshte sa jo profesional aq edhe politik.

Genjeshtra e dyte e zonjes Rama ne deklaraten e saj per publikun te dates se 29 nentorit, qendron ne faktin se, sipas saj, njohja e shtetasit me akuzen eshte akt procedural dhe jo hetimor. Kjo ka qene e vertete ne vitet e Rrapi Minos dhe diktatures komuniste, kur njerezit e pambrojtur degjonin gojembyllur akuzat e trilluara qe u lexonte prokurori. E kunderta ndodh ne nje vend te lire. Njohja me akuzen apo marrja te pandehur perbejne aktet kulmore hetimore. Kjo sepse ligjet e nje vendi te lire parashikojne te drejten e shtetasit dhe mbrojtjes se tij per te shprehur te gjitha qendrimet e tyre gjate njoftimit te akuzes, vleresimin, pranimin apo mospranimin, te drejten e tyre per te kerkuar sqarime dhe per t'u pyetur.

Qendrimi i zonjes Rama nuk buron nga ligji, por eshte thjesht nje mashtrim tjeter i saj per qellime te mirefillta politike. Zonja Rama mashtron kur thote se thirrja e z. Basha ishte thjesht nje akt procedural, kur vete harron se, ne letren e derguar ministrit Basha me 24 nentor 2008, e njofton ate te paraqitet ne Prokurori per t'u njohur me akuzen dhe per t'u pyetur ne cilesine e te pandehurit.

Me te drejte, ata qe lexojne deklaraten e 29 nentorit te zonjes Rama dhe letren e derguar pak dite me pare, konstatojne se kemi te bejme jo me nje, por me dy Ina Rama, kur deklaron se vendimi i gjykates se Tiranes nuk ka vlere per ministrin Basha, se per te vendos vetem gjykata e larte. Ne kete rast kemi te bejme me nje mashtrim te shumefishte dhe te qellimshem. Sepse prokurori i Ina Rames, Arben Kraja, diten e gjykimit te kerkeses se tij ne gjykaten e Tiranes, per zgjatjen e hetimeve, i kerkoi gjykatesit te mos e shqyrtonte ceshtjen sepse nuk ishte juridiksioni i tij. Por gjykatesi, mbi bazen e ligjeve te vendit dhe te precedenteve ligjore, vendosi rrezimin e kerkeses se prokurorit, e cila ne fakt ishte nje kerkese teresisht politike dhe joligjore.

Ne Shqiperi dhe cdo vend tjeter te lire, cdo qytetar dhe jurist jopolitik e di se te drejtat e njeriut, pavaresisht nga detyra dhe pozicioni i tij, mbrohen ne cdo shkalle te sistemit gjyqesor.

Deklarata e mbremjes se te shtunes, fakton se Ina Rama eshte thjesht nje instrument i keqperdorur per qellime politike.

Sidoqofte, Prokurorja e Pergjithshme eshte vetem nje. Por, e keqperdorur dhe e manipuluar per qellime politike ne menyra te ndryshme nga te tretet.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Mashtrimet e radhes te zonjes Rama :: Komentet

avatar

Mesazh Mon Dec 01, 2008 4:20 pm nga ilda

kjo zonja rama ngeli duke pozu per kamerat .............

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Mon Dec 01, 2008 6:00 pm nga shqiptari

Sa shum qe qeka ly dreqi. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Dec 01, 2008 6:04 pm nga ilda

i paska dal buza si petull Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Mon Dec 01, 2008 6:06 pm nga shqiptari

Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing
si petlla me margarine

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Mon Dec 01, 2008 9:54 pm nga Drini

Edhe ksaj i doli boja shum shpejt.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi