ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD nis luften me Topin dhe Ina Ramen

Shko poshtė

05122008

Mesazh 

PD nis luften me Topin dhe Ina Ramen Empty PD nis luften me Topin dhe Ina Ramen




PD nis luften me Topin dhe Ina Ramen
04/12/2008 19:40

PD nis luften me Topin dhe Ina Ramen Bumci-akuzat
Mazhoranca ka hequr dorashkat dhe ka dale hapur kunder presidentit te Republikes, Bamir Topi per vendimin e mos dekretimit te Kodit te ri Zgjedhor.
Keto akuza tensionojne me tej marredhenien mes presidentit Topi dhe mazhorances qe e zgjodhi, pikerisht kur dukej se prej disa kohesh ato ishin stabilizuar disi.
“Vendimi i presidentit ishte i pamatur. Ishte nje vendim qe duhet te ishte menduar me gjate. Nese kodi do te ishte lexuar sakte, ne mendojme se afatet kushtetuese do te ishin institucionalizuar. Varianti tjeter eshte qe te mos kishte vullnet”, ka pohuar Bumci.
Acarimi me kreun e shtetit, ne dukje vetem per Kodin Zgjedhor, duket se ka lidhje me te thella me afrimin e dates 6 dhjetor, afati i fundit i vene nga Prokuroria e Pergjithshme per ministrin e pandehur Lulzim Basha, per t’iu pergjigjur thirrjes ne prokurori per rrugen Durres-Kukes.
Akuzat ndaj kryeprokurores Ina Rama kane qene edhe me te ashpra. “Akuzat tuaja politike jane marre sot nga prokuroria, duke u kthyer ne nje vendim politik. Ne jemi per hetimin e rruges, per shtetin ligjor. Ndersa prokuroria, qe eshte e pavarur nga qeveria, nuk eshte e pavarur nga opozita”, ka deklaruar Bumci.
Por deklarata e tij u ndesh me repliken e deputetit socialist Erjon Brace, i cili hodhi poshte deklaratat se opozita po i ben presion prokurorise.
“Neve na vjen keq per krizen permanente te qeverise ne pushtet, e cila vazhdon luften me institucionet. Sulmuat prokurorine, gje per te cilen na erdhi keq, por shqiptaret jane ne gjendje te gjykojne se ju e doni korrupsionin”, eshte shprehur Brace.
Ne emer te mazhorances, zoti Bumci nuk ka harruar te beje edhe nje paralajmerim. “Nese fara e keqe rifutet serish, ajo mund te hiqet serish”, ka paralajmeruar deputeti demokrat.
Por nenkryetari i grupit kuvendor socialist Erjon Brace eshte kunderpergjigjur: “zoterinj, akuza eshte penale, jo politike, e ngritur nga institucioni i akuzes. Hetimi nuk eshte kryer nga opozita, por nga institucione kushtetuese”.
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 54
Reputation : 17
Points : 29225
Registration date : 19/10/2008

http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

PD nis luften me Topin dhe Ina Ramen :: Komentet

anonymus

Mesazh Fri Dec 05, 2008 1:49 pm nga anonymus

Edhe ky ja fut kot.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Dec 05, 2008 4:17 pm nga lali

Pushka Top ju boft Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi