ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pesė deputetėt e PS, drejt PBDNJ

Shko poshtė

21012008

Mesazh 

Pesė deputetėt e PS, drejt PBDNJ Empty Pesė deputetėt e PS, drejt PBDNJ




Vendosur: 21/01/2008 - 11:10
• Pesė deputetėt socialistė tė pėrjashtuar pėr shkak tė votimit tė Bamir Topit president, pritet t’i bashkohen grupit parlamentar tė PBDNJ-sė.

Aristir Lumezi

Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Taulant Dedja dhe Hamit Kosta, do tė regjistrohen sot, sipas tė gjitha gjasave, si deputetė tė grupit parlamentar tė qendrės, duke iu larguar shumė programit nga i cili kanė marrė votat e socialistėve dhe tė sė majtės. Vetė kryetari i PBDNJ-sė, Dule as e pohon dhe as e mohon njė gjė tė tillė duke ruajtur kofidencialitetin e kėtij akti deri nė momentin e fundit. Burime pranė deputetėve, pohuan se pozicionimi i tyre nė qendėr nuk ėshtė dalje nė tė kundėrt tė programit nga i cili elektorati i ka votuar, pėr shkak se edhe vetė PS-ja sot ka shumė elementė tė djathtė nė platformat e saj tė shprehura nė takimet e kryesocialistit Rama me elektoratin. Qė prej pėrjashtimit tė tyre nga grupi parlamentar socialist, ish-deputetėt socialistė kanė qenė nė mbėshtetje tė vendimeve tė opozitės, duke treguar se ata mbeteshin nė gjirin opozitar. Por kjo ka ndodhur edhe pėr shkak se, deri pak kohė mė parė, bėheshin pėrpjekje qė ata tė riintegroheshin nė gjirin e PS-sė. Vetėm njė prej gjashtė votave socialiste pėr presidentin Topi, Paulin Sterkaj, e ka pėrcaktuar me kohė qėndrimin e tij nė grupin parlamentar republikan. Lėvizja pėr Politikė Institucionale brenda PS-sė kishte rritur shpresat e deputetėve tė pėrjashtuar se pas pėrplasjeve me drejtuesit socialistė dhe qėndrimit tė njė grupi deputetėsh ndaj mėnyrės se si Rama po drejton PS-nė, ky grup tė zgjerohej edhe me deputetė tė tjerė pėr tė bėrė tė mundur njė grup tė ri parlamentar brenda tė majtės. Por dėshtimi i platformės sė kėsaj lėvizje nė Asamblenė e fundit Kombėtare, bėri qė ajo tė dobėsohej mjaft dhe tė shuante shpresat pėr shkėputjen e njė grupi tė konsiderueshėm deputetėsh nga grupi parlamentar socialist drejt njė grupi tė ri parlamentare tė majtė. Ka qenė ky momenti, qė shėnoi kthesėn nė strategjinė e pesė deputetėve qė tė pranonin njė nga ofertat qė ata kanė pasur nga grupet e tjera parlamentare. Duhet thėnė se PS dhe PBDNJ kanė pasur njė bashkėpunim mjaft tė mirė. Madje dhe deputetėt e saj Solis dhe Peēi, janė produkte tė kėtij bashkėpunimi, kryesisht gjatė periudhės qė Nano ka qeverisur vendin nė katėrvjeēarin e dytė, 2001-2005. Por pranimi i njė bashkėpunimi tė tillė nga ish-deputetėt socialistė me grupin parlamentar tė PBDNJ-sė ka sjellė dhe njė tjetėr qėndrim tė kryetarit tė kėsaj partie, Vangjel Dule, i cili nė mėnyrė tė pėrsėritur kėrkon ndryshime nė qeverinė “Berisha”. Njė rikompozim i qeverisė, veēanėrisht pas Samitit tė Bukureshtit, do tė rriste peshėn specifike tė kėtij grupi parlamentar, tashmė tė zgjeruar nė qeverisje, duke bėrė tė ndryshonin dhe raportet e aleatėve brenda koalicionit maxhoritar.

Dule: Ndryshime tė menjėhershme nė qeveri

Pak ditė mė parė, kryetari i Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ritheksoi se kryeministri Berisha duhet tė kryente nė mėnyrė tė menjėhershme ndryshimet nė qeveri. Sipas Dules, nėse kėto ndryshime vonojnė tė kryhen nga Berisha, atėherė nė njė kohė tė dytė ato do tė ishin tė panevojshme. “Nėse edhe nė ditėt nė vazhdim nuk do tė ketė reagim nga kryeministri pėr ndryshime nė qeveri, mė vonė s’do kishte kuptim”, deklaroi kreu i PBDNJ-se, duke theksuar se ky ishte momenti mė i pėrshtatshėm pėr ndryshime nė kabinet. Sipas tij, sektorėt mė problematikė nė vend janė ai i ekonomisė dhe energjetikės, duke lėnė tė kuptohet se duhet tė zėvendėsohej ministri i Ekonomisė dhe Energjetikės si dhe kreu i ministrisė qė ka pėr detyrė mbledhjen e parave dhe mbajtjen nėn kontroll tė ēmimeve dhe ekonomisė sė vendit.

Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34531
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Pesė deputetėt e PS, drejt PBDNJ :: Komentet

emigranti

Mesazh Mon Jan 21, 2008 8:36 pm nga emigranti

Kete Kosten e kuptoj qe ka kaluar me PBDNJ, po kta te tjeret ēfare i bashkon me kete parti qe smund ti thuash as djathtas, as majtas as ne qender por ne Athine.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi