ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Politika e re e Ramės, me metodat e vjetra tė Berishės dhe N

Shko poshtė

22012008

Mesazh 

Politika e re e Ramės, me metodat e vjetra tė Berishės dhe N Empty Politika e re e Ramės, me metodat e vjetra tė Berishės dhe N





Politika e re e Ramės, me metodat e vjetra tė Berishės dhe Nanos


Nga Kastriot Myftaraj - Kryetari i PS, Edi Rama, para disa ditėsh, nė festėn e FRESSH pėrsėriti refrenin e tij politik se ai do t’ i japė fund politikės sė vjetėr tė politikanėve tė vjetėr, duke pasur parasysh nė radhė tė parė Sali Berishėn dhe Fatos Nanon. E megjithatė Edi Rama po jep ēdo ditė prova se ai pėrdor metodat mė tė kėqija tė politikanėve tė vjetėr Berisha dhe Nano, metoda me tė cilat ata bėnin dhe njėri prej tyre, Berisha, ende bėn politikėn e vjetėr. Sigurisht qė praktika mė e keqe e politikės sė vjetėr tė tranzicionit nė Shqipėri, tė trashėguar nga koha e komunizmit, dhe treguesi mė i saktė i natyrės autokratike tė politikanėve tė vjetėr, ėshtė se kur ata bėjnė veprime shumė tė rėndėsishme politike anėtarėt e forumeve tė larta tė partisė sė tyre, i mėsojnė ato vetėm nė cilėsinė e telespektatorit, nga ekrani i televizorit tė tyre. Kėshtu ka ndodhur me Berishėn dhe me Nanon. Nė kėtė pikė Edi Rama nuk ndryshon shumė nga kėta tė dy. Lėvizja politike e fundit e Edi Ramės, propozimi pėr njė pakt kombėtar pėr drejtėsinė, ishte nė traditėn mė tė keqe autokratike tė Berishės dhe tė Nanos. Nė rast se Rama do tė ishte vėrtet njeriu i politikės sė re, atėherė ishte dashur qė ky propozim tė ishte bėrė nga Rama duke folur nė njė mbledhje tė forumeve tė PS, tė kryesisė ose tė Asamblesė, dhe pasi tė ishte shqyrtuar atje, tė ishte formuluar dhe tė dilte si qėndrim zyrtar i PS. Por nuk ndodhi kėshtu. Edhe njė lėvizje tjetėr shumė e rėndėsishme politike e Ramės, para disa ditėsh, shpallja e tė famshmeve pesė Jo-ve tė PS nė lidhje me reformėn zgjedhore, edhe pse kishte rėndėsi shumė tė madhe, se nė tre prej tyre, kishte impakt shumė serioz nė marrėdhėniet e PS me partitė e opozitės, duke rrezikuar nė perspektivė koalicionin opozitar, megjithatė nuk u bė nė njė mbledhje tė forumeve tė PS, ku tė hidhej si ide dhe pasi tė shqyrtohej tė shpallej si qėndrim zyrtar i partisė. Pesė Jo-tė e famshme u shpallėn nė njė intervistė tė Edi Ramės nė emisionin “5 pyetje nga Babaramo” nė News-24. Kėshtu tė krijohet pėrshtypja se Edi Rama u frymėzua nga titulli i emisionit tė Babaramos, kur vuri numrin e Jo-ve tė tij. Mirė qė Edi Rama nuk jep intervista nė gazetėn e Fahri Balliut, se pastaj Rama do tė kishte dalė me 55 “Jo” pėr reformėn zgjedhore dhe kjo nuk do tė mund tė bėhej kurrė. Kur politikanėt e vjetėr Nano dhe Berisha i anashkalonin forumet e partisė, duke i vėnė anėtarėt e tyre nė pozitėn e telespektatorėve, kėtė nuk e bėnin se ishin aq tė obseduar nga autokracia sa tė nuk hiqnin dorė as nga detaji mė i vogėl i saj edhe nė formė, kur mund ta sakrifikonin atė si diskrecion i domosdoshėm pėr mos t’ u kompromentuar si autokratė deri atje ku nuk ishte e nevojshme. Nano dhe Berisha e bėnin kėtė gjė se donin tė afirmoheshin si interlokutorė tė ndėrkombėtarė para ndjekėsve tė tyre, por edhe vetė ndėrkombėtarėve. Nano dhe Berisha e kishin mėsuar sekretin e politikės, se ky protagonizėm politik, qoftė edhe me ēmimin e dukjes autokrat, ėshtė i domosdoshėm pėr tė fituar staturėn e liderit dhe pėr tė mbijetuar gjatė nė politikė. Tekefundit ndėrkombėtarėt, duan si interlokutorė nė vende si Shqipėria liderė tė fortė, tė cilėt i kanė gjėrat nėn kontroll nė partitė e tyre, si nė kur vijnė nė pushtet, dhe kjo nuk arrihet pa ushtruar njė lloj autokracie. Edi Rama nuk mund t’ i shpėtojė kėtij ligji tė politikės shqiptare, dhe nė fakt ai po vepron sipas tij, siē ka bėrė dhe Nano para tij, dhe siē ka bėrė dhe po vazhdon tė bėjė Berisha. Ironikisht, nė rastin e Ramės, nėse mund tė flitet pėr njė politikė tė re, kjo ka tė bėjė me atė se Rama po demonstron se ka aftėsi autokratike qė i kapėrcejnė ato tė Nanos dhe Berishės tė marra sė bashku. Rama ėshtė edhe mė i rrezikshėm si autokrat se Nano dhe Berisha, se Rama shfaq simptoma tė qarta tė ērregullimeve psikike. Historia ėshtė plot me shembuj autokratėsh me psikikė tė ērregullt qė ka shkaktuar katastrofa. Rama nė pushtet mund tė jetė njė rast i tillė. Berisha dhe Nano kanė prodhuar konflikt dhe katastrofa nė politikėn dhe shoqėrinė shqiptare, mė tepėr pėr shkak tė pėrplasjes sė forcave tė kundėrta ndėrkombėtare. Por Nano dhe Berisha kanė ditur tė frenohen nė buzė tė humnerės. Ndėrsa Rama duket se e shijon katastrofėn, ashtu si kolegu i vet piktor sadomazokist, Hitleri.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34536
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi