ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konflikti "racional" dhe "sherri" simptomatik

Shko poshtė

18122008

Mesazh 

Konflikti "racional" dhe "sherri" simptomatik Empty Konflikti "racional" dhe "sherri" simptomatik




Artan Fuga
Shoqėria shqiptare nė kėtė dhjetėvjeēar tė fundit ka njohur zhvillime tė ndjeshme, por edhe konflikte tė mprehtė me shumė pėrmasa. Kur flasim pėr kėta tė fundit kemi parasysh si konfliktet midis grupeve tė ndryshme shoqėrore dhe konfliktet ndėrindividuale, ashtu edhe ato brenda vetvetes tė ēdo individit.
Ėshtė folur shumė pėr rrėnjėt shoqėrore tė konflikteve pėrgjatė fazė sė tranzicionit duke rradhitur njė sėrė shkaqesh qė supozohet se i kanė lindur dhe i mbajnė gjallė ato. Pėr kėtė arsye janė ndėrtuar tipologji tė ndryshme tė rrethanave qė ēojnė nė konflikte duke i klasifikuar ato sipas moshave, grupeve shoqėrore apo krahinave tė vendit.

Sidoqoftė mbetet ende pėr t'u trajtuar me kujdes aspekti psikologjik dhe psikopatologjik i konfliktit. Jo se ai nuk ėshtė prekur fare, por sidoqoftė ėshtė trajtuar mė pak se anėt e tjera tė tij. Ndėrkaq kjo pėrmasė merr rėndėsi tė dorės sė parė kur mbahet parasysh fakti se sado rrėnjė tė forta materiale, ekonomike, familjare, shoqėrore qė tė ketė konflikti, ai nuk mund tė bėhet realitet nėse njerėzit nė konflikt nuk kanė prirjen psikologjike pėr t'a urryer tjetrin, pėr t'u pėrplasur mbase edhe fizikisht me ata qė i quajnė kundėrshtarė, pėr tė qenė nė gjendje tė mbajnė mėri pėr vite tė tėra.
Sikurse shkruan Ismail Kadare te romani i tij i fundit Ēėshtje tė marrėzisė, nė qytetin e fėmijėrisė tė narratorit mbaheshin mend njerėz qė i kishin ushqyer mėritė dhe qejfmbetjet me tė tjerėt pėr dekada me rradhė apo i kishin trashėguar prej brezave tė mėparshėm nė shekuj.
Pėr mė tepėr duhet thėnė se kėto konflikte qė shpalosen ndonjėherė edhe brenda familjes kanė si pasojė edhe marrėdhėnie psikologjike tė ērregulluara. Ato krijojnė njė gjendje stresi psikologjik tė vazhdueshėm dhe ndikojnė mbi sistemin nervor tė anėtarėve tė saj.
Konfliktin mund t'a mbajė gjallė edhe njė njeri i arsyeshėm dhe nė gjendje nervore normale. Kjo ndodh atėhere kur ai e kupton me ndėrgjegje tė qetė se nuk mund t'a shmangė atė. Por shpesh herė ndeshja midis grupeve shoqėrore, individėve tė ndryshėm dhe brenda vetes i kalon caqet e gjendjes psikologjike normale. Njė ndėrgjegje e sėmurė, patologjike, pėrfshin pjesėmarrėsit nė konflikt, tė cilėt, si rregull, nisin t'a humbasin kontrollin mbi veprimet, sjelljet dhe qendrimet e tyre nė pėrgjithėsi dhe ato qė drejtohen ndaj kundėrshtarėve nė veēanti.. Nė rradhė tė parė fillojnė tė humbasin kuptimin e vėrtetė tė realitetit duke zhvilluar gjendje psikopatologjike tė lehta ose tė rėnda sikurse janė deliret, obsesionet, iluzionet, amnezitė, histeritė, pėrjetimet narcisiste, prirjet e dhunshme dhe gjithēka tjetėr qė e paraqet kundėrshtarin nė njė dritė tė errėt, pothuajse si monstėr. Tek ai nuk shihet mė asgjė pozitive. Ai thjeshtėzohet nė njė figurė qė nuk ka qėllim tjetėr nė jetė veēse t'iu nxijė jetėn tė tjerėve. Shpesh herė zhvillohen edhe simptoma psikopatologjike tė rėnda tė mbylljes nė vetvete, tė mosfoljes, tė njė heshtjeje kokėkofortė sidomos kur « armiku » ndodhet brenda gjirit tė familjes, dhe kur si i tillė ėshtė shenjuar vėllai, motra, gruaja, vjehrra, prindi dhe ndonjė i afėrt tjetėr.
Edhe konflikti politik shoqėrohet hera - herės nga ērregullime psikopatologjike tė forta nė subjektin e militantėve tė ndryshėm. Ndodh qė kėta njerėz tė flasin tė gjithė ditėn pėr politikė, a thua se ajo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme nė jetėn e tyre. Sapo takohen me njeri tjetrin i futen debatit politik dhe harrojnė tė gjitha ēėshtjet e tjera qė iu takojnė pėr tė folur. Ndonjėherė zemėrohen aq shumė me njeri tjetrin, saqė, megjithėse kryqėzohen pėrditė nė rrugė apo nė shkallėt e njė ndėrtese banimi, pothuajse e mbajnė kokėn mėnjanė pėr ata qė i quajnė kundėrshtaret e tyre. Politika iu ėshtė kthyer nė njė obsesion tė fortė psikologjik qė i bėn tė harrojnė gjithēka tjetėr. Drejtuesit e partive politike qė kanė pėrzemėr i konsiderojnė si tė pagabueshėm, duke u infantilizuar fort pėrpara tyre. Pėsojnė njė regresion psikologjik duke u kthyer virtualisht nė njė moshė tė njomė fėmijėrore. Realiteti kthehet pėrmbys. Nuk ėshtė politika qė i shėrben jetes, por ėshtė jeta qė duhet tė sakrifikohet pėr politikėn. Ngatėrohen krejt marrėdhėniet midis mjeteve dhe qėllimeve. Qėllimi bėhet mjet dhe mjeti shndėrrohet nė qėllim. Ushqehen iluzione delirante se pas fitores sė kėsaj apo asaj partie politike do tė ndodhin « ēudira » drejt pėrmirėsimit tė jetės dhe tė kushteve tė saj. Pranohet nė mėnyrė alogjike ēdo argument i « palės sonė » dhe hidhet poshtė me pėrbuzje dhe nė mėnyrė jo kritike ēdo argument qė vjen nga kundėrshtari. Ka vetėm pasione dhe jo arsye. Dialogohet me tjetrin, por nė fakt ai nuk dėgjohet. Veshi ėshtė mpirė. Shqisat janė perturbuar nė funksionimin e tyre. Gjithēka kryhet si njė ritual qė ndjek mėnyrėn e kompozimit tė afisheve elektorale tė kandidatėve pėr deputetė : « Me mua vjen shpresa ». « Besomėni mua dhe gjithēka rregullohet ». « Jam biri juaj ». « Sėbashku me mua gjithėmonė drejt Europės », « Jam ēuni i lagjes » - tė gjitha shprehje qė nga pikėpamja logjike pėrfaqėsojnė devianca tė forta logjike, tė cilat justifikohen pastaj me arsye propagandistike. Njė lloj narcizmi mesianik qė nė prizmin e arsyes sė pėrditshme do tė shikohej me ēudi.
Flasim pėr psikopatologji tė konfliktit sepse kemi pothuajse shpesh njė rrėshqitje prej gjendjes normale psikologjike, ndodhemi pėrpara njė sjelljeje deviante, sa herė qė dikush pėrballet nė njė ndeshje apo nė njė sherr personal me tė tjerėt. Kjo shfaqet edhe me simptoma psikosomatike qė nė fakt janė forma histerie sikurse do tė ishin skuqja e menjėhereshme e lėkurės sė fytyrės, herė tė tjera zvjerdhja e faqeve, pėrhumbja e vėshtrimit, rrotullimi nga tė katėr anėt i bebeve tė syrit, djersitja, dihatja e vėshtirė dhe ankthi qė shfaqet nė shtengien e muskujve tė trupit. Kjo gjendje e sėmurė nervore e shoqėruar me simptoma tė forta somatike shprehet sidomos pėrgjatė konflikteve qė shoqėrohen me dhunė.
Marrėdhėniet midis gjendjeve tė sėmura psiqike dhe konflikteve janė shumė tė ndėrlikuara. Zakonisht njeriu i stresuar, i deprimuar, nė ankth, nė gjendje tensioni nervor, i alarmuar pėr fatin e tij nė jetė, ėshtė i prirur tė grindet edhe pėr hiēmosgjė. Po kėshtu, sikundėr thamė, periudha e mirėfilltė konflikuale, edhe ajo, sjell njė devijancė psiqike tė fortė, dhe mė nė fund, mbajtja gjallė e konfliktit shoqėrohet zakonisht me njė tension tė fuqishėm nervor, me stres dhe me ērregullime tė ndryshme tė veprimtarisė mendore tė tė konflktuarve.
Njė ditė, dy vetura u pėrplasėn lehtė duke lėvizur nė rrugėn « Myslim Shyri ». Prej andej dolėn drejtuesit e tyre qė ishin tė dy djem tė rinj nga njėzet apo njėzet e pesė vjeē. Filluan tė shaheshin me fjalė tė ndyra me njeri tjetrin nė mes tė njė publiku qė bėhej gjithnjė e mė i madh duke u grumbulluar aty i tėrhequr nga frenimi i makinave dhe pastaj nga ngjarja e grindjes qė po ndodhte. Nuk vonoi shumė dhe njeri prej tė rinjve goditi me grusht nė fytyrė tjetrin me tė cilin po shahej. Ky i fundit iu pėrgjigj me njė tufė goditjesh me shkelma dhe me grushta. Ndėrkohė nga dyert e veturave dolėn miqtė e seicilit prej drejtuesve tė tyre. Edhe ata u pėrfshinė nė sherr. Pėr fat tė keq asnjė oficer policie nuk arriti tė vinte edhe pas disa minutash qė grindja po vazhdonte. Njė lėmsh tė rinjsh tani po ushtronin njė dhunė tė paparė mbi njeri tjetrin. Fytyra tė shtrėmbruara, hundė tė gjakosura, rroba tė grisura, goditje tė thata dhe tė fuqishme mbi trupat njerėzorė, dy a tri vetė qendronin tė shtrirė nė tokė duke rėnkuar dhe mezi arritėn tė ngrihen pėr t'u tėrhequr zvarrė - zvarrė drejt dyerve tė hapura tė veturave me qėllim qė tė futeshin nė brendėsi tė tyre. Rruga ishte bllokuar dhe nga tė dy krahėt autoveturat e tjera ishin bllokuar dhe nuk lėviznin. Askush nuk kishte guximin pėr t'u futur nė mes dhe ndarė ata qė po pėrlesheshin pasi e kishin humbur krejt arsyen pėr dy gėrvishtje tė vogla tė llamarinės tė veturave qė drejtonin shokėt e tyre. Tani ēėshtja ishte tjetėr. Seicili mbronte atė qė e quante nderi i vet. Nė njė ēast, dikush nga pjesėmarrėsit nė atė « betejė » goditi me njė mjet tė fortė xhamin e pėrparmė tė veturės sė kundėrshtarit. Kjo e bėri kėtė tė fundit edhe mė agresiv. U qetėsua vetėm atėhere kur njeri nga miqtė e vet qė po pėrleshej krahė tij shkelmoi njerin nga xhamet anėsore tė veturės tjetėr, i cili edhe ai u shndėrrua nė copa dhe ēika. Dikush tha se po arrinte policia. Kaq mjaftoi qė tė gjithė tė hipnin nė dy veturat e dėmtuara jo aq nga pėrplasja e lehtė sesa nga goditjet qė morrėn gjatė grindjes nė rrugė tė udhėtarėve qė ndodheshin brenda tyre. Ikėn duke u sharė, duke marrė shėnim me sy numurat e targave pėrkatėse dhe duke i premtuar njeri tjetrit se do tė takoheshin gjetiu, njė herė tjetėr ku do t'i lanin pėrfundimisht hesapet qė kishin hapur fare kot dhe krejt rastėsisht.
Kisha mbetur i habitur jo aq nga dhuna e « derdhur » aty mbi xhadenė e rrugės kryeqytetase sesa nga ēmenduria e aktit qė ndodhi pėrpara syve tanė. Njė marrėzi e vėrtetė, njė nervozizėm i pakontrolluar dhe i paparė, njė agresivitet i sėmurė. Pėr tė mos folur pėr nga rezultatet e ngjarjes. Krejt irracionale. Njė grindje e filluar pėr dy gėrvishtje tė holla pėrfundoi me dėme morale, materiale dhe fizike shumė herė mė tė mėdha. Hundė dhe krahė sigurisht tė thyer, gjakosje, rroba tė ējerra, xhame tė thyera, armiqėsi e mbjellė qė sigurisht do tė jepte pasoja tė tjera mė pas.
Nuk kishte diskutim se arsyeja si pėrllogaritėse e pasojave tė njė veprimi aty nuk kishte vepruar fare. Njerėz tė kulturuar, tė qetė, tė arsyeshėm do t'a kishin zgjidhur paqėsisht problemin, pa humbje, me fitim, por kjo do tė kėrkon ekuilibrim mendor dhe edukatė tjetėr. Mbi tė gjitha do tė kishte kėrkuar rend tė fortė, i cili ėshtė i vetmi mjet pėr t'a shmangur vetėgjyqėsinė. Vetėgjyqėsia konsiderohet psiqikisht deviante nė njė shoqėri me shtet ligjor dhe me rend, por nė situatat kur kėto mungojnė, atėhere ajo qė quhet sjellje deviante nė raste tė tjerė bėhet njė normė e pėrgjithshme sjelljeje dhe konsiderohet paradoksalisht si normale.
Rastet e njė dhune krejt tė pakuptimtė po tė nisesh dhe t'i gjykosh nga pikėpamja e njė arsyeje tė pranuar si tė shėndoshė dhe normale janė dhe ato qė pa pasur asnjė motiv vetėmbrojtjeje, shpėrthejnė pėr motive tė dobėta nė formėn e ndjenjave dhe emocioneve tė xhelozisė, hakmarrjes, sedrės sė sėmurė ose pėr motive tė tjera tė kėtij lloji. Nga shtypi njohim raste flagrante, tė cilat prekin nivele tė njė sjelljeje krejt mizore dhe tė ērregullt nga pikėpamja psiqike. Vėllai qė vret vėllain me thikė pas shpine thjesht pėr njė « fjalė goje ». Foshnja tė lindura jashtė martese tė braktisura ose tė goditura pėr vdekje nga nėnat e tyre. Grua qė pėr hakmarrjeje apo xhelozi copton trupin e njė fėmije me lidhje gjaku me ish tė dashurin e saj. Baba qė qėllon me pushkė dhe vret nė pragun e shtėpisė vajzėn e vet qė kishte guxuar tė ushtronte tė drejtat e veta si e rritur, tė lejuara nga ligjet dhe kushtetuta. Nė kėsi ngjarjesh, veē anės kriminale, veē anės morale qė ka tė bėjė me ushtrimin e dhunės mbi qeniet njerėzore, ka edhe njė anė tjetėr, psiqike.
A janė « nė rregull » nga « trutė e kokės » kėta njerėz, sikurse pyet populli ? Po t'a gjykonim « sjelljen e arsyeshme » ashtu sikurse e pėrfytyrojmė, duke e quajtur nė thelb njė pėrzgjedhje mjetesh dhe venie tė tyre nė pėrdorim pėr tė arritur qėllime tė caktuara, tė dobishme pėr personin nė fjalė, nė njė kontekst tė dhėnė shoqėror, atėhere do tė thoshim pa dyshim se tė gjitha kėto raste janė deviante moralisht, penalisht, por mbi tė gjitha psiqikisht. Asnjė pėrfitim praktik nuk duket nė horizont nga njė sjellje te tilla.
Kjo bėhet akoma edhe mė e qartė dhe e dukshme kur vėmendja drejtohet te vetėvrasjet qė fatkeqėsisht kanė marrė jetėn e shumė personave, biles nė mosha tė reja, kėto vitet e fundit. Gjykuar nga ana njerėzore, vetėvrasja paraqitet si njė akt deviant qė jo vetėm nuk pėrputhet me natyrėn njerėzore, e cila bėn pėrpjekje tė mbijetojė, por edhe psiqikisht i shoqėruar apo i paraprirė nga ērregullime tė forta tė personalitetit, qė e ēojnė individin drejt shkatėrrimit tė vetes.
Paradoksalisht do tė shtonim njė element tė fundit : Nė mėnyrė imagjinare do tė supozonim dikė qė kryen tentativėn e vjedhjes sė njė banke. Njė veprim qė nga ana morale dhe ligjore ėshtė i dėnueshėm. Do tė uronim qė kėto vepra penale tė mos ndodhnin. Megjithatė, nė njė farė mėnyre, do tė thoshim se personi qė tenton tė kryejė grabitjen ka njė lloj gjykimi tė pranuar me arsye dhe me ndėrgjegje prej tij kur ndėrmerr aktin nė fjalė. Nga kjo pikėpamje, ai nuk ėshtė njė vepėr me baza psikopatologjike ndonėse pėrbėn njė sjellje deviante nė rrafshin juridik dhe sociologjik. Vjedhėsi do tė pėrfitojė shuma parash jo duke punuar dhe nė mėnyrė tė ndershme, por duke ia grabitur ato shoqėrisė apo individėve tė tjerė. Sigurisht ai rrezikon tė kapet dhe tė dėnohet, por ndodhta mendon se edhe ka shanse pėr tė mos u zbuluar. Pėrllogarit ndofta me gjakftohtėsi dhe deri nė detaje risqet dhe avantazhet egoiste qė mund tė ketė prej veprės qė pėrgatitet tė kryejė.
Kėtu rasti ėshtė i ndryshėm dhe nuk ka tė bėjė aq me ērregullimin psiqik tė atij qė vret, qė hyn nė konflikt tė vazhdueshėm me tė afėrmit e tij thjesht prej njė agresiviteti qė i vjen nga stresi qė ka grumbulluar nė psiqikėn e tij apo tė njeriut qė vret veten dhe hyn pra nė konflikt madhor dhe pėrfundimtar me veten e tij.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi