ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetėvrasjet, 331 viktima vetėm gjatė vitit 2008

Shko poshtė

22122008

Mesazh 

Vetėvrasjet, 331 viktima vetėm gjatė vitit 2008 Empty Vetėvrasjet, 331 viktima vetėm gjatė vitit 2008




Vetėvrasjet, 331 viktima vetėm gjatė vitit 2008
Bilanci tragjik i njė fenomeni qė po rrėnon shoqėrinė. Shumica janė femra


Plot 331 shqiptarė kanė vrarė veten nga 1 janari i vitit 2008 deri dje. Mė shumė se 150 tė tjerė kanė tentuar nė mėnyra tė ndryshme t‘i japin fund jetės, por nuk ia kanė arritur.

Shifra e llahtarshme ėshtė zyrtare. Drejtoritė e policive nė tė gjitha qarqet kanė regjistruar kėtė numėr vetėvrasjesh gjatė vitit 2008, por numri real i vetėvrasjeve ka gjasa tė jetė mė i lartė. Nga njė krahasim i shifrave zyrtare tė nxjerra prej Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Kukės, me numrin e vetėvrasjeve tė raportuara nė media rezulton se policia nuk ka regjistruar nė statistika dy nga pesė rastet e vetėvrasjes.

Gjithsesi, pa e pėrfillur gabimin statistikor, numri 331 i viktimave tė vetvetes ėshtė i frikshėm. Sipas statistikave, tė paktėn 60 pėr qind e viktimave tė vetėvrasjes janė femra dhe mė shumė se gjysma e tyre, nėn 30 vjeē. Forma mė e pėrhapur e vetėvrasjes ėshtė vetėhelmimi, qė ėshtė pėrdorur nga rreth 70 pėr qind e femrave. Nė vend tė dytė vijnė vetėvarjet, pastaj armėt e zjarrit, ndėrsa mė tė pakta nė numėr janė hedhjet nga lartėsitė (tė pėrdorura pėrsėri nė shumicė nga femrat) dhe vetėvrasjet me armė tė ftohta, tė pėrdorura nga meshkujt.

Policia ėshtė e thatė nė pėrcaktimin e shkaqeve tė vetėvrasjeve, duke i klasifikuar pjesėn dėrrmuese tė tyre si "vetėvrasje pėr shkak tė depresionit". Gazetarėt tanė nė rrethe konfirmojnė se vetėm nė raste tė veēanta personat qė kanė vrarė veten nuk kanė pasur probleme ekonomike, duke nxjerrė kėshtu varfėrinė si njė ndėr faktorėt kryesorė tė vetėvrasjeve. Ky konkluzion mbėshtetet edhe nga fakti se rreth 70 pėr qind e vetėvrasjeve kanė ndodhur nė fshatra.

Ajo qė bie nė sy nga statistikat ėshtė edhe shpėrndarja gjeografike e vetėvrasjeve. Kėshtu, qarqet Fier, Korēė dhe Tiranė kanė numrin mė tė madh tė vetėvrasjeve, me diferencė tė dukshme nga qarqet e tjera.

Qarku i Fierit, ku bėjnė pjesė rrethet Fier, Lushnjė dhe Mallakastėr renditet prej vitesh nė krye tė listės sė zonave me numėr tė madh vetėvrasjesh. Gjatė vitit 2008, numri i vdekjeve tė tilla ėshtė shtuar me 30 raste, ose me rreth 24 pėr qind krahasuar me vitin 2007.

Krahas vetėvrasjes klasike me lėndė toksike, nė Qarkun e Fierit viti 2008 ka shtuar edhe rastet e vetėsakrifikimit me mėnyra tė tjera si vetėvarja, apo edhe pėrdorimi i armėve tė ftohta dhe armėve tė zjarrit si pistoletė, por edhe hedhja nga lartėsia e mbytja nė ujėrat e lumenjve.

Statistikat tregojnė se pėrveē viktimave qė janė shtuar nga vetėvrasjet, edhe tentativat kanė pėsuar njė rritje nė numėr. Ndėrsa numri i vetėvrasjeve nė Fier pėr kėtė vit ėshtė 147, numri i tentativave pėr tė vrarė vetėn ėshtė rreth 50. Femrat regjistrojnė numrin mė tė lartė tė vetėvrasjeve, ndėrsa meshkujt kryesisht tė moshės mbi 40 vjeē janė mė tė paktė. Sipas statistikave tė spitalit tė Fierit, personat e seksit mashkull kanė pėrdorur metoda mė tė ashpra pėr t‘u vetėvrarė. Meshkujt kanė pėrdorur kryesisht mbytjen nė ujėrat e lumenjve, apo vetėvrasje me armė tė ftohta.

Tė gjitha viktimat e vetėvrasjeve kanė qenė nė gjendje ekonomike jo tė mirė dhe vetėm nė dy raste i vetėvrari ka qenė nė kushte tė mira ekonomike, por ka vuajtur nga depresioni nervor.

Sipas mjekut toksikolog Kilo Stoja, vetėhelmimet zėnė numrin mė tė lartė tė vetėvrasjeve. Mjeku Stoja shpjegon se nė fund tė muajit tetor tė kėtij viti, numri i vetėhelmimeve pėr Fierin ishte 84, ndėrsa nė Lushnjė 48. "Shihet njė rritje e numrit tė vetėhelmimeve dhe fostoksina mbetet ende lėnda helmuese mė e pėrdorur. Femrat, kryesisht vajzat e reja, por edhe nėnat e reja, janė ato qė marrin vendimin tragjik pėr t‘u vetėvrarė", shpjegon mjeku Kilo Stoja. Kryesisht janė personat qė vijnė nga zonat rurale ata qė vetėvriten, por shkaku kryesor, sipas dosjes sė ēdo rasti vetėvrasjeje, mbetet gjendja e rėndė ekonomike".

Gjatė vitit 2008, nė Fier ka pasur edhe viktima tė hedhjes nga lartėsia. Tetė raste tė tilla janė regjistruar pėr kėtė vit. Ndėrsa me armė zjarri, sipas policisė, mėsohet se janė vetėvrarė gjashtė persona, pėrfshirė kėtu edhe njė person tė kėrkuar pėr vrasje, i cili ėshtė gjetur nė banesėn e tij nė Patos.

Nga tė tre rrethet e qarkut, Fieri dhe Lushnja numėrojnė rastet mė tė shumta tė vetėvrasjeve, ndėrsa nė Mallakastėr pėr kėtė vit janė regjistruar 12 raste, tė gjitha vajza tė reja.



Statistikat


Fajtori kryesor, depresioni i shkaktuar nga kushtet ekonomike dhe dramat e dashurisė


Korēė, arsyet qė ēuan

nė vetėflijim 58 persona



Depresioni dhe gjendja e rėnduar emocionale e psikike kanė qenė shkaku i 90 pėr qind tė rasteve tė vetėvrasjeve dhe tentativave pėr vetėvrasje nė Qarkun e Korēės. Nė juglindje tė vendit, shifrat e vetėvrasjeve dhe tė tentativave kanė qenė alarmante, kur kulmin e ka arritur muaji maj, me 13 persona tė vdekur dhe vetėm pesė tė mbijetuar nga plagosjet e shkaktuara e vetėhelmimet me pesticide. Me vetėvarje nė litar, me vetėhelmim dhe nė disa raste me pėrdorimin e mjeteve tė mprehta e armėve tė zjarrit, statistikat vjetore nė juglindje tė vendit tregojnė pėr njė bilanc tragjik me tė paktėn 58 tė vdekur. Tentativat pėr vetėvrasje kanė prekur mė shumė moshat e reja, nga 15 nė 30 vjeē, dhe vetėm nė katėr raste viktimat qė kanė ndėrruar jetė kanė qenė tė mitur. Policia bėn tė ditur se janė shėnuar gjithsej gjatė kėtij viti tė paktėn 50 tentativa "tė pasuksesshme" tė personave qė kanė dashur t‘i japin fund jetės, ndėrkohė qė viktimat e vetėvrasjeve kanė qenė kryesisht tė moshave tė reja. Arsyet qė kanė ēuar nė kėto vetėvrasje kanė qenė tė gjitha tė lidhura me stresin, vėshtirėsitė ekonomike dhe sociale, dėshtimet nė lidhjet dashurore tė adoleshentėve, tradhtitė nė martesa e kėshtu me radhė. Shkaqet qė ēojnė njė person drejt vetėvrasjes janė tė shumta dhe tė larmishme, por siē raporton policia rajonale, tė gjitha lidhen me gjendjet depresive. Ndėrkohė, pjesa mė e madhe e viktimave tė vetėvrasjeve kanė qenė persona tė cilėt kanė vuajtur mė parė nga depresioni. Sipas statistikave zyrtare, vetėm njė nė dhjetė persona arrin tė mbijetojė pas tentativės pėr t‘i dhėnė fund jetės, ndėrkohė qė tė tjerėt ndėrrojnė jetė pa mundur tė marrin ndihmėn e parė, apo njė trajtim tė specializuar mjekėsor qė t‘i shpėtojė nga vdekja. Nga tė dhėnat qė disponon Drejtoria e Policisė nė Korēė, vetėm gjatė muajit dhjetor janė regjistruar tė paktėn gjashtė tentativa vetėvrasjesh, ndėrkohė qė gjatė vitit 2008, nė zonėn e Korēės kanė vdekur tė paktėn pesė adoleshentė nė moshėn 15-17 vjeē, pėr shkak tė depresionit tė momentit, si pasojė e konflikteve me prindėrit, mėsuesit, ndėrsa tė rinj nga mosha 18-25 vjeē janė vetėvrarė pėr lidhjet e humbura tė dashurisė, vėshtirėsive ekonomike tė familjeve dhe pamundėsisė pėr tė emigruar e pėr tė siguruar njė vend pune. Ndėrkohė, sipas tė dhėnave nga spitali civil i Korēės, mėsohet se nė bazė tė statistikave ēdo vit kurohen tė paktėn 3500 persona nga depresioni, mes tė cilėve tė paktėn 200 persona janė trajtuar nė kushte spitalore pranė repartit tė neurologjisė. Nga studimet e bėra ka rezultuar se nė Qarkun e Korēės tre nė njėqind persona shfaqin probleme tė shėndetit mendor.



Dy fėmijė humbėn jetėn pas sherreve nė shtėpi. Psikologėt fajėsojnė prindėrit


Durrės, 46 nga ata qė tentuan

vetėvrasjen shpėtuan gjallė


Vetėvrasja, fenomeni qė njeh rritje ashtu si edhe shkaqet e saj. Vetėm gjatė kėtij muaji, nė Qarkun e Durrėsit ka ndodhur njė vetėvrasje dhe njė tentativė vetėvrasjeje. Njė 46-vjeēare nga njė fshat i Krujės me ndėrhyrjen nė kohė tė mjekėve mundi t‘u shpėtonte kthetrave tė vdekjes, ndonėse ky ishte vullneti i saj e detyruar nga kushtet ekonomiko-sociale nė tė cilat jetonte, ndėrsa njė e re nga fshati Sallmone nuk mundi tė gėzojė pranverėn e 20-tė tė jetės. Duke konsumuar fostoksinė, Elsuida i dha fund jetės sė vet kėtė dhjetor, ndėrsa nė fund tė janarit tė ardhshėm do tė festonte 20-vjetorin. Drejtoria e Policisė sė Qarkut Durrės bėri tė ditur pėr gazetėn "Shqip", se gjatė kėtij viti janė regjistruar 55 raste, nga tė cilat 9 janė vetėvrasje dhe pjesa tjetėr janė tė mbetura nė tentativė. Ndėrhyrja nė kohė e familjarėve dhe mjekėve i ka shpėtuar viktimat e vetvetes nga rezultati i njė akti tragjik tė ndėrmarrė nė kushte tė rėnda psikike. Nė territorin e rrethit tė Durrėsit janė regjistruar 24 raste, nė atė tė Shijakut 22 raste, ndėrsa rrethi i Krujės ka mė pak raste. Vetėm 9 gjatė kėtij viti. Sipas psikologes sė Qendrės sė Gruas nė Durrės, Armela Bejko, ekzistojnė shumė shkaqe qė mund ta shtyjnė njė person tė bėjė vetėvrasje. Ndėr mė tė shpeshtat konsiderohen marrėdhėniet problematike nė familje, dhuna, problemet nė shkollė, komunikimi i mangėt mes moshatarėsh dhe ndjesia e izolimit, humbja e tė dashurit a tė dashurės, riatdhesimet e padėshiruara nė rastin e emigrantėve, divorcet etj. Nė rastin e fėmijėve, rol tė madh luajnė presionet e shumta psikologjike tė prindėrve, si dhe ambiciet e tepėrta tė tyre. Ato ndikojnė ndjeshėm tek i mituri, duke e shtyrė drejt aktit fatal. Nė Durrės nuk kanė munguar kėtė vit ngjarjet e rėnda mes tė miturish. Nė shtator tė kėtij viti, njė 12-vjeēar u var me rripin e pantallonave nė shtėpinė e tij nė Porto Romano tė Durrėsit. Ai e "zgjidhi" sherrin me tė motrėn nė kėtė mėnyrė. Ndėrkohė, nė qershor njė 11-vjeēar u vetėvar nė tualetin e shtėpisė nė Sukth, pas njė debati me tė ėmėn qė nuk e kishte lejuar tė luante me shokėt. Sipas psikologėve, fenomeni ka ardhur nė rritje dhe mes personave tė rrezikuar prej tij ka shumė qė nuk dėshirojnė tė vdesin, por thjesht tentojnė tė sinjalizojnė se kanė nevojė pėr ndihmė, pėr vėmendje. Tė gjithė tentojnė mes dilemės tė jesh a tė mos jesh.



Shifrat


Njė polic vrau veten me armėn e shėrbimit nė muajin shkurt


Kukės, statistikave tė

policisė u shpėtojnė dy raste


Policia e Kukėsit, nė analizėn e saj pėr vitin 2008, raportoi pėr tri raste vetėvrasjesh, ndėrkohė qė numri i tyre real pėr kėtė vit ka qenė pesė. Ngjarja e parė e kėtij lloji ndodhi mė 9 shkurt, kur polici 46-vjeēar Qamil Hallaēi vrau veten me armėn e shėrbimit brenda komisariatit tė policisė. Ngjarja e rėndė tronditi mbarė opinionin nė Kukės dhe nė veēanti masėn e efektivave tė policisė. Qamil Hallaēi, baba i tre fėmijėve, vrau veten rreth orės 23.00, ndėrsa merrte turnin nė komisariat. Hallaēi, me detyrė komandant nėngrupi pranė zyrės sė shėrbimit tė informacionit nė Komisariatin e Kukėsit, ishte i vetmi person qė merrte njė rrogė nė familje dhe kushtet e vėshtira ekonomike u pėrcaktuan mė pas si shkaku i kėtij vendimi. Vetėvrasja e dytė ndodhi mė 5 maj nė Tropojė, ku 65-vjeēari Hamdi Ismailaj, nga fshati Dragobi, vrau veten me pistoletė. Mė 31 maj, njė vajzė 23-vjeēare nga fshati Degė i Komunės Fierzė nė Tropojė u var nė litar. Arjana Sasanaj u gjet e vdekur nė vathėn e bagėtive. Familjarėt gjetėn edhe njė letėr, ku shkruheshin motivet e vetėvrasjes. Mė 12 qershor 2008, 68-vjeēari Osman Topuzi nga qyteti i Kukėsit i ka dhėnė fund jetės, duke u hedhur nga ballkoni i katit tė pestė i shtėpisė ku jetonte. Rasti i pestė dhe i fundit ndodhi nė Tropojė, mė 20 gusht 2008, kur njė grua 51 vjeēe, Tone Maleti, nga fshati Bukovė i Komunės Llugaj u vetėvra me litar nė katin e parė tė shtėpisė sė saj. Nė Qarkun e Kukėsit, kėtė vit janė shėnuar edhe tetė tentativa pėr vetėvrasje.


ELBASAN


Var veten brenda nė spital i sėmuri mendor


Rasti mė i fundit i vetėvrasjes nė Elbasan ndodhi dje, kur njė 25-vjeēar vari veten nė litar, brenda ambienteve tė spitalit psikiatrik. Burime tė policisė lokale njoftuan se 25-vjeēari Altin Tabani, banor i fshatit Luz tė Kavajės, ka varur veten nė spital, ku ishte shtruar prej katėr vjetėsh, pasi vuante nga skizofrenia. Mė herėt kėtė vit 12 banorė tė Qarkut tė Elbasanit kanė pasur fatin e 25-vjeēarit kavajas. Sipas statistikave tė policisė, gjatė kėtij viti dy persona janė vetėvrarė duke u mbytur nė ujė, dy tė tjerė janė vetėvarur, pesė janė vetėhelmuar dhe dy i kanė dhėnė fund jetės me armė zjarri. Po 12 ka qenė edhe numri i tentativave pėr vetėvrasje, qė fatmirėsisht nuk kanė pėrfunduar siē kanė dėshiruar vetė viktimat. Ndėr kėto tentativa, tetė kanė qenė vetėhelmime, dy hedhje nga lartėsia, njė me armė zjarri dhe njė me thikė.



VLORĖ


14 vetėvrasje dhe

7 tentativa "pa sukses"


Nga statistikat e marra prej sektorit tė krimeve tė rėnda nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut tė Vlorės pėr vetėvrasjet dhe tentativat pėr vetėvrasje, rezulton se pėr vitin 2008 kanė ndodhur 14 vetėvrasje. Nėntė nga viktimat janė femra dhe pesė meshkuj. Katėr prej tyre janė helmuar me lėndė kimike, tre kanė vrarė veten me armė zjarri, ndėrsa shtatė tė tjerė janė hedhur nga banesat, apo kanė pėrdorur mėnyra tė tjera. Tentativat pėr vetėvrasje pėr vitin 2008 janė shtatė dhe nė tė gjitha rastet kanė qenė femra ato qė kanė tentuar tė vetėvriten. Numri i personave tė vetėvrarė nė Vlorė gjatė kėtij viti ėshtė i barabartė.





TIRANĖ

Gjatė vitit 2008, nė Qarkun e Tiranės, ku bėjnė pjesė rrethet Tiranė dhe Kavajė, janė regjistruar 60 vetėvrasje, tė cilat, sipas mekanizmit tė kryerjes, janė: mė armė zjarri 5, me armė tė ftohtė 1, me varje 22, me helmim 19, me mbytje 1, overdozė 3 dhe me mjete tė tjera 9.




QARKU Numri i vetėvrasjeve



FIER 147


TIRANĖ 60


KORĒĖ 58


VLORĖ 14


ELBASAN 13


DURRĖS 9


SHKODĖR 8


LEZHĖ 5


KUKĖS 5


DIBĖR 5


GJIROKASTĖR 4


BERAT 2
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 54
Reputation : 17
Points : 29220
Registration date : 19/10/2008

http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Vetėvrasjet, 331 viktima vetėm gjatė vitit 2008 :: Komentet

avatar

Mesazh Tue Dec 23, 2008 6:49 pm nga Iliriada Portal

Sipas statistikave, tė paktėn 60 pėr qind e viktimave tė vetėvrasjes janė femra dhe mė shumė se gjysma e tyre, nėn 30 vjeē.
natyrisht qe eshte depresioni por askush nuk lind depresiv.Shkaqet qe e ēojne njeriun ne depresion jane nga me te ndryshmet por ne Shqiperi kur behet fjale per femrat shkaku i depresionit ka vetem nje emer; DHUNA NE FAMILJE

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Dec 23, 2008 6:52 pm nga ilda

spajtohem me kete idee smund te pergjithsosh factore te ndryshem me nje emer dhuna ne familie sdo ishte e drejte .....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Tue Dec 23, 2008 11:44 pm nga flutura

I eshte rene shkurt por dhuna ne familje ka raste qe eshte nje nga faktoret ndoshta jo ne ēdo rast por mund te behet faktor.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Dec 24, 2008 5:37 pm nga Iliriada Portal

Dhuna ne familje nuk nenkupton thjesht dhunen fizike por edhe format e tjera te saj. Skaqet mund te jene nga me te ndryshmet por gjithsesi pavarsisht nga shkaku apo forma e ushtrimit te dhunes ajo mbetet dhune dhe eshte fakt se ne shumicen e rasteve tek vetvrasjet qe kryejn femrat shqiptare te martuara shkaku eshte dhuna ne familje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Wed Dec 24, 2008 5:56 pm nga ADMIN

Teuta shkruajti:Dhuna ne familje nuk nenkupton thjesht dhunen fizike por edhe format e tjera te saj. Skaqet mund te jene nga me te ndryshmet por gjithsesi pavarsisht nga shkaku apo forma e ushtrimit te dhunes ajo mbetet dhune dhe eshte fakt se ne shumicen e rasteve tek vetvrasjet qe kryejn femrat shqiptare te martuara shkaku eshte dhuna ne familje.

Kurre nuk jam ne gjendje te kundershtoj Teuta sepse vertete i shef gjera ashtu sic jane ,sidomos ne shoqerine shqiptare

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Dec 24, 2008 6:56 pm nga shqiptari

Ka munsi por nuk duhen perjashtu edhe rastet e tjera si p.sh ndonji faj qe mund ti rendoje ne ndergjegje ose mungesa e forces per tu perball me pritat(veshtirsite) e jetes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi