ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festivali, pro dhe kundėr

Shko poshtė

27122008

Mesazh 

Festivali, pro dhe kundėr Empty Festivali, pro dhe kundėr




Klement Kole*

Festivali i Kėngės nė Radio Televizion ėshtė veprimtaria mė e rėndėsishme nė kėtė zhanėr nė muzikėn shqiptare. Pėr dekada me radhė krijuesit mė tė talentuar, me krijimtarinė e tyre kanė dhėnė njė ndihmesė tė ēmuar nė kultivimin e gjuhės muzikore, nė saje tė transfigurimit tė motiveve dhe pėrjetimeve emocionale, tė cilat janė trajtuar nė mėnyrė origjinale, duke i pasuruar me elementė bashkėkohorė, mbėshtetur nė veēoritė stilistike tė individualitetit tė tyre krijues. Krejt e kundėrta ndodhi nė Festivalin e 47-tė tė kėngės nė RTSH. Nė krijimtarinė e festivalit u vu re shmangie nga praktikat krijuese qė karakterizojnė njė proces tė mirėfilltė krijues. Nė tingėllimin e kėngėve, nė pėrgjithėsi, ndjehej mungesa e atij shtjellimi origjinal tė kompozitorit, nė materializimin e mendimit kompozicional. Shpesh strukturat melodike tingėllonin tepėr tė pėrgjithshme dhe aspak origjinale. Kjo, mendoj si rrjedhojė e mosnjohjes sė mjeshtėrisė kompozicionale, e cila u reflektua nė: paqartėsinė e formės, nė mungesėn e sensit nė pėrdorimin e mjeteve shprehėse gjatė materializimit tė mendimit kompozicional. Kėshtu, mund tė pėrmendim kėngėn me titull: Zona zero, me tekst dhe muzikė tė F. Mumajezi, interpretuar nga S. Malaj. Kėnga pasi pėrsėritet dy herė, dėgjohet pėrsėri refreni si dhe tejzgjatje nė formėn e efekteve, tė cilat nuk sollėn ndonjė element tė ri nė tingėllimin e kėngės. Pėrkundrazi njė strukturė e tillė sjell zbehje tė emocionit. Gjithashtu mund tė pėrmendim kėngėt: Dikush mungon, kompozuar nga K. Popa ku vėreheshin zhvillime tė panevojshme nė linjėn e kėngėtares. S’jam baladė, kompozuar nga Rexhepagiq dhe Sunrise, veē tė tjerash do pėrmendja solo-n e ekzekutuar nga kitara, e cila gjithashtu nuk pėrbėnte gjetje artistike nga krijuesit e kėsaj kėnge.
Kėngė e cila meriton tė vlerėsohet ishte ajo me titull Njė jetė kompozuar nga Shpėtim Saraēi. Krijim korrekt nga pikėpamja profesionale, e perceptueshme dhe qė komunikoi natyrshėm me publikun. Forma qė kishte pėrzgjedhur kompozitori ishte nė funksion tė pėrmbajtjes dhe karakterizohej nga sensi i masės.
Recitativi dhe funksioni i tij
Njė element qė spikati nė kėngėt e festivalit ishte dhe recitativi. Ky element shprehės ėshtė karakteristikė pėr format e mėdha tė muzikės skenike si pėr shembull Opera; Opereta ku pėrdoret nė arje si dhe nė momente qė diktohen nga zhvillimi i subjektit. Ndėrsa kėnga nuk ka ato dimensione artistike ku mund tė gjejė shprehje recitativi. Nė dallim nga kėnga, subjekti nė njė vepėr skenike shtjellohet nė disa skena, tablo. Nė kėngė pėr vetė veēoritė qė e karakterizojnė, pėrmbajtja shprehet nė njė formė koncize dhe tė drejtpėrdrejtė sa i pėrket komunikimit me publikun nė aspektin emocional. Kėshtu qė pėrdorimi i recitativit do tė prishte raportet qė krijojnė ekuilibrin e mjeteve shprehėse.
Forma muzikore
Struktura ka njė rol tė rėndėsishėm nė njė krijim artistik. Ajo pėrfaqėson njė mėnyrė pėrmes sė cilės krijuesi komunikon me publikun. Krahas kėtij aspekti duhet tė kemi parasysh edhe njė koncept tjetėr qė ka tė bėjė me idenė estetike, mėnyrėn se si kompozitori do tė trajtojė motivin, pėrjetimet emocionale. Krijimi i njė skeme mė tė zgjeruar, nė tė cilėn krijuesi do tė shprehej duke u bazuar nė veēoritė stilistike tė mjeteve shprehėse, pėrfaqėson procesin krijues nė tėrėsi, pra kompozimin e kėngės. Mendoj se nė njė proces tė tillė merr rėndėsi tė veēantė gjetja e njė strukture nga kompozitori ku ideja estetike tė gjejė shprehjen e vet nė mėnyrė tė qartė dhe lehtėsisht tė perceptueshme nga publiku. Krijimi i kėsaj strukture duhet tė jetė nė pėrshtatje me pėrmbajtjen emocionale. Pėr kėtė teoricieni modern i veprės sė hapur Umberto Eco midis tė tjerash thotė: “Njė formė ėshtė e vlefshme estetikisht kur ajo ėshtė e perceptueshme nga publiku”.
Sot nė tregun muzikor (themi tregu muzikor, pasi kjo krijimtari, po e quaj, nuk ka tė bėjė aspak me muzikėn profesioniste shqiptare) ekzistojnė kėngė tė cilat janė krijime amatoreske, me nivel tė ulėt artistik, qė nė mė tė shumtėn e rasteve janė krijuar duke u bazuar nė struktura melo–ritmike tė vendeve tė rajonit, por dhe mė gjerė. Por nuk mjafton vetėm me kaq. Njė pjesė e madhe e kėtyre kėngėve janė krijuar duke cituar refrene ose pjesė tė tjera tė formės tė kėngėve: bullgare, serbe etj. Pėr fat tė keq edhe Festivali i 47 i Kėngės nė Radio Televizion u ndikua nė njė pjesė tė kėngėve nga kėto dukuri tė dėmshme pėr kulturėn tonė kombėtare. Kėnga Nuk je ti, teksti dhe muzika J. Lekocaj, kėnduar nga J. Lekocaj ishte njė kėngė tipike amatoreske, e varfėr nė emocion, e kufizuar nė mjete shprehėse. Vėrtet kėnga ėshtė gjinia mė e pėrhapur, por kjo nuk do tė thotė qė ēdo kush mund tė shkruajė kėngė. Sensi krijues i tė shprehurit kėrkon kulturė muzikore, mjeshtėri artistike, njohje tė teknikės kompozicionale. Mendoj se kjo kėngė nuk pėrbėnte prurje pėr t’u pėrzgjedhur si kėngė pjesėmarrėse nė festival. Po kėshtu do tė vazhdoja me kėngėt e tjera si: Fajtore pėr ngrohjen globale, teksti dhe muzika A. Poshka, kėnduar nga A. Poshka. Jo vetėm pjesėmarrja e aktorit tė mirėnjohur G. Radoja, por edhe e krejt trupės sė aktorėve tė Teatrit Kombėtar, nuk do ta shpėtonte kėtė kėngė nga niveli i ulėt i krijimit, intonacione tė konsumuara dhe mungesė shprehjeje. Si ka mundėsi qė organizatorėt e festivalit: drejtori artistik P. Ēako dhe redaktorėt e radios tė pajtohen me kėto nivele tė cilat nuk pėrfaqėsojnė vlerat e kulturės sonė kombėtare, krijuesit mė tė talentuar tė muzikės profesioniste shqiptare?! Aromė mesdhetare Muzika G. Myftaraj, teksti P. Laēo, kėnduar nga Shpat Kasapi ishte kėnga tipike qė pėrfaqėsonte antivlerat nė muzikėn shqiptare. Eshtė tipi i kėngės ku autori nuk mund tė shprehet nė njė mėnyrė origjinale nė krijimtari dhe pėrdor praktika tė tilla, ose njė “aromė” tė tillė siē e quan ai. Kėto intonacione tingėllojnė shumė bukur nė format e tyre autentike tė shprehjes dhe jo tė serviren si sajesa tė quajtur “aroma” me autorėsinė e G. Myftarajt, kėnduar nga Sh. Kasapi, cilėsitė vokale, niveli artistik i tė cilit ėshtė shumė larg me ato tė Festivalit Kombėtar tė Kėngės. Me kėtė pėrgjegjėsi profesionale dhe shije artistike tė drejtorit artistik P. Ēako dhe redaktorėve tė festivalit, tė bėn tė mendosh qė nė kėtė skenė, qė ka bėrė historinė e kėngės shqiptare, ku kanė debutuar me krijimtarinė e tyre figura madhore tė muzikės si: T. Daija, N. Zoraqi, A. Prodani, T. Harapi, K. Laro, mjerisht, nuk ėshtė ēudi qė tė dėgjohen dhe kėngė tė tipit “alo, alo, ambulanca”.
*Kompozitor studiues muzike
panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi