ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ina Rama deshton me Fazllic

Shko poshtė

29122008

Mesazh 

Ina Rama deshton me Fazllic Empty Ina Rama deshton me Fazllic




Ina Rama deshton me Fazllic Pix
Ina Rama deshton me Fazllic 20081229032511_artikull

Tashme dihet boterisht se Ina Rama nuk po synon te zbuloje pastrimin e parave te Damir Fazllic, por po lodhet se tepermi per ta perbaltur ate me cdo menyre. Pasi deshtoi me vertetimin e akuzes se ngritur prej saj ne Shqiperi, ajo, per te bere te mundur me cdo kusht realizimin e porosise per ta goditur kete biznesmen, i eshte drejtuar per verifikim gjithe botes. Ina Rama eshte ne hall te madh sepse po deshton me turp. Dhe problemi nuk qendron vetem tek deshtimi i saj, por edhe i atyre qe e perdorin. Mosverifikimi i akuzes se saj sjell renien poshte jo vetem te Ina Rames, por konfirmon zyrtarisht qe ajo eshte perdorur duke akuzuar kete biznesmen pa asnje shkak dhe pa asnje prove. Ina Rama, e detyruar nga perdoruesit, ngriti nje akuze mjaft te rende dhe bllokoi gjithe ato numra llogarie dhe pasurish te kompanive jo vetem te Damir Fazllic, por edhe te biznesmeneve te tjere qe kishin bashkepunuar ne biznes me te. Ina Rama, arriti deri aty, sa kerkoi ta ndaloje me force te largohet nga Shqiperia kete biznesmen, ndaj te cilit deri pak ore me pare nuk rendonte asnje akuze. Ina Rama per t'i sherbyer me devotshmeri, u be pjese e lojes dhe sulmeve politike te paleve, pa pasur asnje prove ndaj te akuzuarit vec shpifjeve te personave te interesuar per te perbaltur ate, dhe prej tij, Ministrin Basha apo kryeministrin.

Por cfare ka ndodhur pas atyre diteve me shume zhurme kunder Damir Fazllic: Me date 16 tetor 2008, pas verifikimeve te transaksioneve ne te gjitha bankat e Shqiperise, Drejtoria e Pergjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave deklaron se: "Nuk rezulton asnje raport transaksioni te dyshimte ne bazen tone te te dhenave ne emer te Damir Fazllic dhe te personave te tjere fizike apo juridike te listuar ne kerkesen tuaj per informacion". Pas ketij deshtimi per te vertetuar akuzen nga aktiviteti i Fazllic ne Shqiperi, Ina Rama, me qellimin per te mos dale e turperuar dhe e perdorur ne kete histori, tenton te gjeje shpetim jashte Shqiperise. Duke u besuar si e verber perdoruesve te saj, Ina Rama mendoi se ne aktivitetin e shumte te biznesit te tij jashte Shqiperise, do te mund te gjendej nje shkelje qe te shpetonte akuzen e saj. Keshtu ajo do t'ia arrinte qellimit per te vertetuar ate cka donin perdoruesit, dhe vete do te dilte e lare, se nuk i kishte rene kot ne qafe biznesmenit britaniko-boshnjak. Ajo u drejtohet per te marre informacion mbi aktivitetin e Damir Fazllic, shteteve te huaja ne te gjithe boten, por perseri deshton. Pas verifikimeve te deritanishme asnje shtet nuk disponon prova apo te dhena se Damir Fazllic apo kompanite e tij, te kene kryer transaksione te dyshimta apo pastrim parash. Me date 19 dhjetor 2008, Drejtoria e Parandalimit te Pastrimit te Parave i raporton Ina Rames se homologet e Zvicres, Serbise, Gjermanise, Kroacise, Malit te Zi e deri tek ata te Gjibraltarit nuk disponojne prova te dyshimit te saj. Per me teper, ato shprehen te habitur dhe turperojne Ina Ramen me pergjigjet e tyre, sepse kerkesa e saj per verifikim per pastrim parash te Damir Fazllic, pa u ofruar atyre asnje te dhene konkrete per akuzen ne Shqiperi eshte nje kerkese absurde qe vec ajo mund ta beje. Sic shihet ne pergjigjet e tyre, sidomos ajo e Gjermanise, keto vende kerkojne prova mbi individin e akuzuar dhe per me teper kerkojne te dine lidhjen qe ky person i akuzuar ka me shtetin perkates.

Por per Ina Ramen nuk ka asnje rendesi qe per Fazllic nuk ka asnje prove. Per Ina Ramen ka rendesi te beje pis emrin e biznesmenit sa me shume, tashme jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe boten, duke e futur neper listat e personave te dyshimte dhe te kerkuar nga "drejtesia" e saj. Por edhe kesaj radhe Ina Rama ka deshtuar dhe vetem sa ka turperuar veten dhe prokurorine tone. Normalisht nje kerkese te tille idiote, te huajt i kane

dhene pergjigje duke na konsideruar injorante. Do te ishte normale nje kerkese e tille te shtetet e huaja, nese Prokuroria shqiptare dispononte prova te sigurta per pastrim parash te Fazllicit ne Shqiperi dhe nese ky pastrim parash kishte lidhje edhe me aktivitetin e tij ne shtetet respektove. Por t'i kerkosh Gjermanise, Italise, Frances etj., implikim ne pastrim parash te nje biznesmeni, kur ti si pale shqiptare s'ke asnje prove per te dhe aq me pak asnje gjurme qe te con ne lidhjet e tij ne Gjermani, France, Itali apo Gjibraltar, eshte skandal qe vetem prokuroria e Ina Rames mund ta beje. Te kerkosh te gjesh nje shkelje me cdo kusht ne aktivitetin disa vjecar te nje biznesmeni te huaj, edhe jashte territorit te Sjqiperise, eshte njelloj e pamoralshme sikur te kerkosh te dhena per Ina Ramen edhe jashte karriges se kryeprokurores.

Nuk e dime si do te ndjehej Ina Rama, nese media apo personat qe ajo po sulmon padrejtesisht, t'i hyjne biografise dhe jetes se saj para se ajo te ishte kryeprokurore? Nuk do te ndjehej mire, dhe normalisht nuk eshte e drejte. Por ate qe nuk ke deshire te ta bejne, nuk duhet t'ua besh te tjereve. Te hetosh veprimtarine e Fazllic dhe te cdokujt tjeter, eshte normale dhe pjese e detyres, por kur perpiqesh ta perbaltesh tjetrin pa asnje prove dhe me cdo kusht, dhe jashte territorit per te cilin paguhesh, ky eshte amoralitet dhe shperdorim.

Ne te tilla raste, rreziku eshte qe me te njejten monedhe, te te pergjigjen.
Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Ina Rama deshton me Fazllic :: Komentet

shqiptari

Mesazh Mon Dec 29, 2008 1:30 pm nga shqiptari

ne vend te saj pas kti deshtimi te radhes do jepja dorheqjen........

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Mon Dec 29, 2008 1:59 pm nga flutura

la kokrren e nomit dhe kjo..........

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi