ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi u debat me serbet dhe greket

Shko poshtė

25012008

Mesazh 

Topi u debat me serbet dhe greket Empty Topi u debat me serbet dhe greket




Topi debat me serbėt e grekėt pėr Kosovėn e ēėshtjen ēame
ALBANA LIKA
24/01/2008 Presidenti Topi parashtron mundėsitė integruese tė Shqipėrisė

Presidenti i Republikės, Bamir Topi, ka shprehur bindjen e tij para anėtarėve tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės se Shqipėria e meriton tė marrė nga Samiti i Bukureshtit ftesėn e anėtarėsimit nė NATO. I pranishėm nė punimet e kėsaj Asambleje, nė pėrbėrje tė sė cilės janė 47 vende, kreu i shtetit shqiptar ka renditur pėrpjekjet qė ka bėrė Shqipėria dhe forcat politike nė vend pėr t’u bėrė anėtare tė strukturave euroatlantike. Nė kėtė kontekst, ai ka pėrmendur pėrpjekjet e tij pėr tė nxitur forcat politike, si dhe ka premtuar angazhimin e tij pėr proces nė vazhdimėsi, pėrfshirė kėtu edhe pėr ēėshtjen e Kosovės.

Integrimi

Nė fjalėn e tij, numri njė i shtetit shqiptar ka shprehur interesin e Shqipėrisė ndaj diskutimeve ndėrmjet Bashkimit Evropian dhe NATO-s mbi ēėshtjet e sigurisė. Presidenti Topi vlerėsoi adoptimin e strategjisė sė sigurimit evropian si njė strategji qė do tė aftėsojė BE-nė tė pėrballojė kėrcėnimet dhe ndryshimet globale. Nga ana tjetėr, nė kėtė kontekst, ai tha se Shqipėria ėshtė e vendosur tė anėtarėsohet nė NATO. “Shqipėria shpreson shumė tė marrė ftesėn e saj nė Samitin e ardhshėm tė Bukureshtit. Gjykoj se ne e meritojmė njė ftesė tė tillė. Nė historinė e anėtarėsimit drejt NATO-s, Shqipėria jep shembullin e rrallė, ku tė gjitha forcat politike janė nė konsensus tė plotė, tė gjithė faktorėt joqeveritarė, tė gjitha grupet shoqėrore, tė gjitha mediat dhe i gjithė opinioni publik mbėshtesin kėtė anėtarėsim”, theksoi Topi. Anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO, vijoi ai, do tė shtrijė jo vetėm shkallėn e sigurisė rajonale, evropiane e globale, por do tė japė shembullin pozitiv tė fitores sė demokracisė nė vendin tonė. Pėr sa i pėrket tė ardhmes evropiane, Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė tha se unifikimi i Evropės nuk do tė jetė i plotė, derisa tė gjitha vendet e procesit tė Stabilizim Asociimit tė bėhen anėtare tė Bashkimit Evropian dhe derisa Evropa tė jetė e bashkuar nė kufijtė e saj gjeografikė. “Nė emėr tė qytetarėve tė Republikės sė Shqipėrisė, ju sjell kėtu jo vetėm vullnetin politik tė klasės politike shqiptare, por edhe zėrin, mesazhin dhe aspiratėn evropiane tė popullit shqiptar. Jemi duke punuar me seriozitetin mė tė madh pėr zbatimin nen pėr nen, kapitull pėr kapitull, tė MSA-sė, me synimin pėr tė kėrkuar mė pas statusin e vendit kandidat, nė mėnyrė qė ta meritojmė kėtė proces tė pandalshėm e tė pakthyeshėm”, nėnvizoi ai.

Sfidat

Nė fillim tė fjalimit tė tij, Kreu i Shtetit shqiptar pėrmendi prioritetet e qeverisė shqiptare, institucioneve tė shtetit shqiptar, si dhe vullnetin pozitiv tė politikės shqiptare. “Integrimi i Shqipėrisė nė BE ėshtė prioritet kombėtar dhe qėllim strategjik i politikės sė jashtme tė vendit tim. Si rrallė ndonjėherė, pėr kėtė ēėshtje ekziston njė konsensus i plotė politik nė Shqipėri, ashtu edhe njė mbėshtetje e konsiderueshme e opinionit publik shqiptar”, tha ai. Topi pėrmendi punėn mbi reformėn nė administratėn publike, harmonizimin e legjislacionit dhe pėrfshirjen e tė gjithė potencialit tonė nė rregullimin, modifikimin, ndryshimin e sistemit tė drejtėsisė dhe tė Kodit Zgjedhor. “Ne e shikojmė kėtė detyrė gjithnjė e mė pak si njė barrė dhe mė tepėr si njė detyrė dhe mision, mbi tė cilin ne duhet tė punojmė me vendosmėri, pėr tė arritur sa mė shpejt tė jetė e mundur standardet evropiane” pėrfundoi Presidenti.

Kryetari i shtetit rithekson qėndrimin e Tiranės zyrtare pėr pavarėsi

Kosova, tė zbatohet Paketa Ahtisari

Ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės ishte njė ndėr shqetėsimet kryesore tė Presidentit Topi, shprehur para anėtarėve tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės. Nė referimin e tij, ai pėrsėriti bindjen e Shqipėrisė se vetėm njė Kosovė e pavarur dhe demokratike, brenda kufijve tė tanishėm, e orientuar drejt integrimit euroatlantik, ėshtė zgjidhja mė e drejtė dhe mė e qėndrueshme, faktor stabiliteti, paqeje e begatie pėr rajonin e Ballkanit e mė gjerė. “Republika e Shqipėrisė vlerėson se zgjidhja e qartė dhe e shpejtė e statusit tė Kosovės, qė ėshtė pavarėsia e saj, ėshtė njė domosdoshmėri qė diktohet jo vetėm nga realiteti nė Kosovė, por edhe nga interesat e stabilitetit dhe tė sigurisė afatgjatė nė rajon. Paketa e Presidentit Ahtisari ėshtė e vetmja alternativė e mundshme kompromisi, pėr njė rast unik siē ėshtė Kosova, qė ofron njė zgjidhje realiste, tė drejtė, tė balancuar, tė qėndrueshme e afatgjatė, ofron standardet mė tė larta pėr minoritetet nė Kosovė, qė gėzon mbėshtetjen e ndėrkombėtarėve”, theksoi Topi pėr kėtė ēėshtje. Nė kėtė kontekst, ai dėnoi ēdo pėrpjekje pėr ndarje, qė sipas tij do tė shėrbente pėr ringjalljen e nacionalizmave nė Ballkan. “Shqipėria ėshtė e vendosur tė respektojė plotėsisht kufijtė ndėrkombėtarė tė fqinjėve, pėrfshirė edhe kufijtė e Kosovės”, vijoi ai. Duke iu drejtuar dėgjuesve, Kreu i Shtetit shqiptar u sugjeroi Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė marrin menjėherė iniciativėn diplomatike pėr zbatimin e Paketės Ahtisari dhe krijimit tė kushteve, nė mėnyrė qė shteti i ri i Kosovės tė pėrfshihet nė familjen e kombeve. Sugjerimi i tij, siē theksoi vetė Topi, vlen nė rast se zgjidhja nėpėrmjet Kėshillit tė Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara dėshton. Nė pėrfundim tė fjalės sė tij pėr gati njė orė, Presidenti i shqiptarėve nuk la pa pėrmendur as pėrvojėn e shkėlqyer tė bashkėjetesės fetare, qė sipas tij mund tė pasurojė kontributin e tė gjithėve. “Bashkėjetesa midis dy besimeve, islamizmit dhe krishterimit, nė Shqipėri ėshtė jo vetėm shembull i gjallė unik, por edhe njė pėrvojė shpresėngjallėse dhe optimiste. Ajo mund tė kontribuojė nė pėrgatitjen dhe zbatimin e programeve dhe objektivave politiko-strategjike pėr njė Evropė tė lirė, pa konflikte dhe paragjykime fetare apo etnike, apo pėr njė botė ku civilizimet mund tė prodhojnė vetėm vlera dhe jo gjakderdhje pėr popujt e tyre.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Topi u debat me serbet dhe greket :: Komentet

shqiptari

Mesazh Sun Jan 27, 2008 10:00 pm nga shqiptari

Bravo i qofte.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi