ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sinjalet e alarmit mbushin boten

Shko poshtė

25012008

Mesazh 

Sinjalet e alarmit mbushin boten Empty Sinjalet e alarmit mbushin boten




Sinjalet e alarmit mbushin boten



Nga Quentin Peel

Ne fillim te nje viti, i cili ka shume te ngjare te dominohet nga nje shkalle e jashtezakonshme paqartesie, eshte e vlefshme te saktesohet se cfare mund te parashikojne ne menyre te arsyeshme drejtuesit kryesore boterore te politikes dhe biznesit per 2008, ndresa mblidhen sot se bashku ne Davos. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale ne Rusi, si fillim, duket qartazi qe do te jete fitorja e pasardhesit te paracaktuar te Vladimir Putinit, Dimitri Medvedev, shefi i tij besnik dhe efikas i kabinetit.

Nje ngadalesim i ekonomise amerikane, pas shkrirjeve ne tregun e hipotekave, eshte gjithashtu i pashmangshem, dhe ekonomia evropiane duket se ka te ngjare ta imitoje kete. Nese ngadalesimi te con drejt nje recesioni te ploteakoma mbetet nje ceshtje e hapur, me ekonomite ne zhvillim te Kines, Indise dhe Rusise qe mund te ndihmojne ne ngadalesimin e kesaj renie.

Dhe atehere do te jene Lojrat Olimpike ne Kine, nje ngjarje e madhe e garantuar per te treguar ngritjen e ketij kombi te madh si nje burim i ri energjie i shekullit 21-te. Padyshim kjo gjithashtu do te tregoje kapacitetin vigan te ekonomise kineze, konsumin fenomenal te lendeve te para te nevojshme per te ushqyer rritjen e saj, dhe ndotjen mizore qe e shoqeron, vecanerisht ne rruget e Pekinit.

Shqetesimet e perhapura mbi pasojat e ngrohjes globale nuk do te largohen, megjithese shanset per te bere nje perparim me te madh ne 2008 drejt nje marreveshje efektive nderkombetare jane te dobeta. Cmimet e larta te naftes dhe gazit, lendeve te para dhe ushqimit nuk ka te ngjare qe te ulen nese Kina dhe India ruajne rritjen e tyre te shpejte, ndersa Lindja e Mesme eshte e paparashikueshme.

Paqartesia me e madhe politike eshte gara e hapur per presidencen amerikane, e kombinuar me pafuqine e administrates se Xhorxh W.Bush ndersa ajo po ecen me mundim drejt perfundimit te mbreterimit te saj. Superfuqia e vetme e botes do te jete egocentrike dhe e paefektshme, aq me pak akoma per tu marre me renien ekonomike. Ka shume mundesi qe fitimtari te jete nje demokrat, dhe shanset jane qe presidenti i ardhshem amerikan, per here te pare, te mos jete nje burre i bardhe. Megjithate per shkak te paqendrueshmerise se elektoratit amerikan edhe ky konkluzion mund te jete i parakohshem.

Harta e rreziqeve politike te botes eshte duke u mbushur me sinjale te kuqe alarmi, me nje perqendrim te madh dhe te pashmangshem ne Lindjen e Mesme, ndonese Pakistani dhe Afganistani kerkojne nje vemendje shume me urgjente. Rreziku qe duket deri diku me alarmues - nje sulm amerikan ndaj Iranit, per te ndaluar qe ky vend te siguroje armet berthamore - eshte zhvendosur nga lista.

Qeverite e dobeta drejtohen nga negociatore te keqinj dhe partnere te dobet. Mungesa e lidershipit ne skenen boterore eshte e dukshme. Presidenca e deshtuar e z.Bush eshte vetem shembulli me i dukshem. Shpresat e tij per te ringjallur procesin e paqes ne Lindjen e Mesme ka shume te ngjare te permbysen nga dobesia e koalicionit te Ehud Olmert ne Izrael dhe autoritetit te minuar te Mahmud Abbas ne territoret palestineze.

Kina dhe India duket se nuk jane akoma te gatshme per te marre persiper nje rol me te madh ne lidershipin global politik, ndonese perjashtimi i tyre nga radhet e G-8 te vendeve me te industrializuara nuk para i nxit ato qe te veprojne. Angazhimi gjithnje e me i madh i tyre ne Afrike, i nxitur nga nevoja per akses ne burimet energjitike dhe ato minerale, nuk eshte shoqeruar prej ndonje angazhimi te qarte per venien ne kontroll ose zgjidhjen e konflikteve.

Nderkohe, disa udheheqes te Afrikes jane larguar nga posti, ose jane gati ta bejne kete, ose jane dobesuar: Tambo Mbeki, presidenti i Afrikes se Jugut, ka pesuar nje disfate poshteruese per udheheqjen e Kongresit Kombetar Afrikan (partise se tij), Mwai Kibaki, duket se eshte dobesuar jashte mase nga nje rizgjedhje me defekte ne Kenia, dhe Olusegun Obasanjo, ia kaloi pushtetin nje pasardhesi pa pervoje ne Nigeri.

Por sa mund te kontribuoje Evropa? Nicolas Sarkozi eshte duke bere nje fillim shume aktiv ne presidencen franceze, duke kerkuar njekohesisht qe te rishikoje ekonomine franceze te kufizuar nga burokracia, dhe duke vrapuar ne bote per te shitur teknologjine berthamore dhe iniciativat franceze. Ai ka bere nje loje te madhe duke kerkuar te permiresoje marredheniet transatlantike, megjithese duket se pa shume dobi derisa te dale nje president i ri amerikan. Ai do te marre drejtimin e presidences se BE-se ne mesin e vitit, por rrezikon te armiqesoje aleatet - vecanerisht Gjermanine - nese do te perpiqet te rregulloje axhenden sipas menyres se tij.

Anxhela Merkel e filloi mjaft mire si Kancelare gjermane, duke luajtur nje rol qendror ne shpetimin e traktatit te reformave te BE dhe duke e detyruar G-8 te arrije nje marreveshje minimale per te ndaluar ngrohjen globale. Por ajo eshte perballur me bisedime te veshtira me z.Putin, dhe ajo ofendoi Pekinin duke pritur ne nje audience zyrtare Dalai Lamen. Ne frontin e brendshem, mungesa e nderhyrjes se qeverise nuk e ka demtuar rigjallerimin e fundit ekonomik te Gjermanise.

Sa per Gordon Braunin, megjithe eksperiencen e tij te madhe ne ekonomine nderkombetare, kryeministri britanik deri tani nuk ka lene asnje gjurme as ne BE dhe as ne arenen e gjere nderkombetare - padyshim sepse ai ka qene hutuar nga ceshtjet lidhur me menyren e tij te drejtimit brenda vendit.

Nese ekonomia evropiane mund te ruaj momentin e saj modest, kjo do te ndihmoje ne parandalimin e nje renie shume me serioze globale. Ato vende me tregje shume te zhvilluara hipotekore - vecanerisht Britania, Spanja dhe Irlanda - jane duke vuajtur efektet e goditjeve te fundit ne bursa, por deri tani Gjermania, Franca dhe Italia kane qene prekur me pak.

Dy rreziqe politike mund te erresojne tablone evropiane: e ardhmja e Kosoves, nese (ose me mire, kur) ajo do te deklaroje ne menyre te njeanshme pavaresine nga Serbia; dhe marredheniet me nje Rusi gjithnje e me shume agresive - e cila eshte duke mbeshtetur Serbine mbi Kosoven, dhe po perdor furnizimet e veta me nafte dhe gaz per te percare aleatet evropiane.

Sigurimi i energjise vazhdon te jete nje shqetesim qendror per BE, ashtu sic eshte edhe per SHBA, Kinen dhe Indine.

Ne Evrope, ceshtja njeheresh eshte duke nxitur perpjekjet per te reduktuar konsumin e naftes dhe per te investuar ne energjite e rinovueshme, dhe per te gjetur furnizues te tjere ne vend te Rusise. Joshja per secilin vend eshte qe te krijoje marreveshjen e vet bilaterale, duke minuar solidaritetin e BE-se.

Kunder nje sfondi te tille te paqarte ekonomik dhe politik, kombinuar me rritjen ekonomike te Kines dhe agresivitetin e nje Rusie te pasur me burime energjitike, pervijohet nje tjeter rrezik: rikthimi i proteksionizmit si ne SHBA ashtu edhe ne Evrope. Ndjenja te tilla jane duke u shfaqur tashme ne fushaten presidenciale amerikane. Ato mund te bejne te njejten gje ne Evrope, nese rritja modeste ekonomike do te ngadalesohet papritmas.

Frika ndaj konkurrences per shkak te globalizimit eshte me shume akute ne France, por ajo ne shume vende anetare te BE-se eshte e kombinuar me friken nga emigracioni - nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si edhe nga Afrika dhe Azia. Evropa ka nevoje per emigrantet per te ruajtur rritjen e saj ekonomike, por votuesit frikesohen se emigrantet do tu marrin atyre punen.

Me te njejten dileme perballen politikanet ne SHBA. Ne kohen e zgjedhjeve, argumentet populiste kunder kufijve te hapur dhe regjimit liberal te tregtise ka shume te ngjare te zene vendet kryesore ne lajmet e dites.

Mbase rreziku me i madh per boten ne vitet e ardhshme nuk do te vije nga perhapja e terrorizmit, as nga pasojat e kryerjes se luftrave qe nuk mund te fitohen. Ajo do te vije prej nje proteksionizmi te ashper qe do te minoje procesin e vertete ekonomik qe ka nxitur rritjen e Kines dhe Indise, dhe ka perhapur perfitimet e prosperitetit ne nje bote shume me te gjere.

Marre nga: "The Financial Times"
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34531
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi