ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi: S'bleva vota nga Nano

Shko poshtė

25012008

Mesazh 

Topi: S'bleva vota nga Nano Empty Topi: S'bleva vota nga Nano




Topi: S'bleva vota nga Nano

Denis Dedej
E Premte, 25 Janar 2008

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ka mohuar zerat se ka blere votat e mbeshtetesve te Nanos per t'u zgjedhur ne krye te shtetit. Ne emisionin "Opinion", te Blendi Fevziut, ne TV Klan, Topi ka mohuar ne menyre kategorike te kete shfrytezuar miqesine e munguar te Nanos per t'u zgjedhur President, nderkohe qe nuk ka munguar te vleresoje rikthimin e vlerave te parlamentarizmit. Sipas tij, kjo ka qene disa here nje akuze e pergjithshme, por asnjehere nuk ka pasur baze. Interesimit te drejtperdrejte te gazetarit nese ka influencuar qe mbeshtetes te tij apo vete Kryeministri i Partise Demokratike, Sali Berisha, ne blerjen e deputeteve ne votimin per Presidentin, Topi e ka mohuar ne menyre kategorike. "Keto veprime nuk mund te vijne spontanisht te figura e nje politikani, i cili gjate gjithe kohes se tij ka demonstruar qe nuk di te merret me keto pazare. Une mund t'ju them qe vertet u beme 85 persona qe votuam, por aksioni politik i zotit Nano ne ato momente ishte i tille qe mund te beheshin edhe 90", tha Topi.

Duke kembengulur ne qendrimin e tij per zgjedhjen kushtetuese ne krye te vendit, ai teksa ka precizuar dhe njehere votimin e 20 korrikut, eshte shprehur se "kane qene vetem aksione politike dhe ju shikoni qe brenda formacioneve te caktuara, pa permendur emra partish, vazhdojne qe te jene keto ndarje dhe sigurisht akuzat politike gjithsecili pastaj i artikulon sipas interesave", ka qene deklarata e Presidentit Topi. I cili ka dhene ndoshta sqarimin me te gjate dhe me te detajuar qe ne momentin qe eshte zgjedhur President, ne lidhje me keto akuza te hedhura nga opozita. Nderkohe qe i pyetur ne lidhje me motivet qe e shtyne Nanon per te bashkuar votat me mazhorancen ne kete rast, per Topin duhen kerkuar te vete Nano, kur te jete ne studio, duke kembengulur serish vetem te motivimet e karakterit politike. "Jane raporte normale, qytetare do te thosha, kemi komunikime te natyres se punes, sigurisht zoti Nano nuk ka qene miku im ndonjehere. Por, kemi respektuar njeri-tjetrin ne te gjitha kontaktet zyrtare, shoqerore, mbi te gjitha ne bazament qytetar", eshte shprehur Topi ne lidhje me marredheniet e tij me ish-kryetarin socialist, Nano.

Por nga ana tjeter Topi nuk ka munguar te flase dhe per probleme te tjera qe shqetesojne realisht vendit, dhe qe kane te bejne me elemente te rendesishem dhe jetike per qytetaret shqiptare. Dy kane qene elementet e evidentuar ne planin e brendshem dhe qe kane te bejne me pronat dhe me ish-te perndjekurit politike, ku kreu i shtetit ka qene teper kritik per menyren e trajtimit. Nderkohe qe nuk ka munguar te evidentoje faktin se Shqiperia eshte ne prag te marrjes se fteses per ne NATO, nderkohe per Maqedonine, sipas tij, eshte e veshtire. Pas kesaj, ai ka shpjeguar te gjitha marredheniet me Berishen, ka folur per rrugen Durres-Kukes.

Blushi

Deputeti socialist, Ben Blushi, me se njehere e ka akuzuar Presidentin Topi se ka blere votat e gjashte deputeteve socialiste per t'u zgjedhur ne krye te vendit. Madje, ai e ka cilesuar ate si nivelin me te larte te korruptimit politik, duke shenuar ne kete menyre dhe kontestin e pare real dhe serioz ndaj zgjedhjes ne krye te vendit te Topit.

Topi

Ka qene i menjehershem reagimi i kreut te shtetit, Topi, ne drejtim te akuzave te deputetit socialist Blushi. Duke i cilesuar te gjitha shpifje, Topi eshte shprehur se ne rastin e nje perseritjeje te akuzave, atehere do t'i drejtohej organeve gjyqesore per te zgjidhur kete ceshtje, kercenim nga i cili u terhoq vetem disa dite me vone.

Per Berishen

"Me Kryeministrin jane marredhenie konstante. Natyrisht, jane raporte normale. Sigurisht une ua kam thene edhe here tjeter, miqte e mi real nuk i kam pasur nga politika, por une i kam ruajtur marredheniet. Po jua perseris qe jane marredhenie institucionale".

Per Nanon

"Jane raporte normale, qytetare do te thosha, kemi komunikime te natyres se punes, sigurisht zoti Nano nuk ka qene miku im ndonjehere. Por, kemi respektuar njeri-tjetrin ne te gjitha kontaktet zyrtare, shoqerore, mbi te gjitha ne bazament qytetar".

Per Qeverine

"Eshte pergjegjesi e mazhorances dhe Kryeministrit per te bere analizen e qeverise. Por, mund te prek probleme qe atakojne shoqerine. Gjerat duhet te ishin bere me mire. Jo vetem ceshtja ekonomike, por dhe ceshtja e energjise i ben njerezit nervoze".

Per pronat

Ceshtja e pronave eshte nje ceshtje qe edhe ne keto momente qe ne po flasim nuk po zgjidhen si c'duhet. Nese do ta menaxhonte nje grup njerezish te ndershem dhe profesionist, se paku do te shihnim qe pronaret do te merrnin dicka nga prona e tyre".

Per te perndjekurit

"Kjo eshte nje ceshtje e qeverise. Me sa di une, ka skema qe do te implementohen. Nese do te kisha mundesi dhe do te kisha kompetencat e mia, do te kisha mbyllur ceshtjen e ish-te perndjekurve, te mbylljes se kesaj plage te sistemit komunist"

Per dreken

"Kete dreke i kane dhene nje natyre te caktuar politike, ne baze te interesave. Nisi si nje dreke e vogel. Nuk ka asnje lloj interesi qe une te demonstroj ne menyre meskine qe ka pasur te beje me makinacione politike".

Per Rusmalin

"Me zotin Rusmali per sa kohe qe ne njihemi, kemi pasur marredhenie shume korrekte. Besoj qe jane momente te kalueshme, jane marredhenie normale dhe jemi te gjithe ne nje klime, sikurse eshte pare nuk ka pasur presioni nga presidenti per ndonje gje".

Per NATO-n

"Shanset per t'u anetaresuar ne NATO jane reale. Nga pikepamja e vendimmarrjes varet nga ato dhe nga te tjerat varet nga ne. Duhet ta meritojme qe te futemi. Kushtet qe jane vendosur besoj se po plotesohen hap pas hapi, duke bere te gjitha reformat"

Per Kosoven

"Besoj qe te gjitha jane te interesuar qe pavaresia e Kosoves te vije ne menyre shume te qete dhe te natyrshme. E rendesishme eshte ke kjo klime te tregoje atyre individeve qe kane hasur mendime te kunderta per shpalljen e pavaresise se Kosoves"

Per Maqedonine

"Karta e Adriatikut presupozon qe te jene vende te nje blloku per t'u anetaresuar ne NATO. Kohet e fundit midis Maqedonise dhe Greqise ka dale ceshtja e emrit, per t'i dhene mundesi nje shteti qe ka te drejten e vetos ta perdori politikisht"

Per Durres-Kukes

"Kjo rruge justifikon cdo lloj koste reale. Kur themi kosto e rruges, kostoja reale e saj, nje rruge qe konsiderohet korridori vital i Kosoves dhe Shqiperise. Une nuk mund te them se Shqiperia eshte nje vend potencialisht i fuqishem ekonomik".

Per Sollakun

Absolutisht nuk kam pasur hezitim per te shkarkuar Sollakun. Zgjatja ne kohe ka te beje me kujdesin qe ben Presidenti. Une kam pasur konsultime me disa grupe qe kane punuar te pavarur dhe e kam bere kete konsultim, duke u keshilluar me keshilltarin tim ligjor".

Per sportin

"Mendoni se si ndjehen keta sportdashes kur shohin qe brenda lojes ka trukime.

Ky problem per ato qe e njohin futbollin, e dine fare mire qe edhe pse nuk e trukon te gjithe ekipin, eshte nje moment qe kerkon nje reflektim i te gjitheve"
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Topi: S'bleva vota nga Nano :: Komentet

ILIRI

Mesazh Fri Jan 25, 2008 3:52 pm nga ILIRI

E rendesishme eshte qe Topi po e justifikon poziten etij. Deri tani ai ka punuar me mire se te gjithe presidentet qe ka patur Shqiperia gjate ketyre 17 vjeteve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Jan 25, 2008 3:55 pm nga Iliriada Portal

Qendrmi i presidentit Topi deri tani ka qene korrekt qofte per ēeshtjet e brendeshme, qofte per ato kombetare, qofte ne maredheniet me nderkombetaret. Mund te thuhet pa frike se Shqiperia me ne fund ka gjetur nje president per Shqiperine dhe shqiptaret.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi