ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Magjia e se “bardhes“ dhe reflektimi mbi te

Shko poshtė

26012008

Mesazh 

Magjia e se “bardhes“ dhe reflektimi mbi te Empty Magjia e se “bardhes“ dhe reflektimi mbi te




Magjia e se “bardhes“ dhe reflektimi mbi te


E Marte, 22 Janar 2008

Nga Ervin Malaj

Njerezit kane ne pergjithesi nje ndjesi te vecante mbi efektin e se bardhes, nga ku detyrimisht shqiptaret s’kane si te bejne perjashtim. Nder breza kemi luftuar qe te mund te ngreme flamurin e bardhe kunder shume pushtimeve. Me shume efekt ka pasur fustani i bardhe, i cili lidh ne menyre te pazgjidhshme lumturine me martesen. Ne, shqiptareve, na u dha mundesia e nje kenaqesie te vecante, asaj te cekut te bardhe, dikur nje dere e hapur drejt mireqenies. Perfundimisht, me te drejte njerezit lidhnin te bardhen me te miren. Kur kjo u pasua me temen e pluhurit te bardhe, nisen dhe frika e dyshimet, se e bardha s’qenkerka kaq e mire. Para disa ditesh, lindi ideja e nje Libri te Bardhe dhe nuk eshte se jemi pa dyshime per te bardhen, duke pare qe ajo qenka sa e mire, po aq mund te jete dhe e frikshme. Per ata qe e propozojne lind detyrimi te jene te sigurt ne ate qe kane synim te arrijne me kete alternative dhe e vetmja menyre eshte te jene cilesore ne kerkesat, platformat qe kane (ofrojne).

Libri i Bardhe ka synimin qe, ne rastin me te mire, te gjithe gjyqtaret te japin propozime per t’u ndryshuar dicka, ne menyre qe korrupsioni, mos-ose keqfunksionimi i sistemit gjyqesor te kthehet ne nje detyrim te ushtruesve te drejtesise ne favor te ligjit dhe qytetareve. Nje pyetje lind padashur: A t’i clirojme keta gjyqtare, prokurore, funksionare, ofiqare nga akuzat e deritanishme per korrupsion, akuza qe nuk kane ardhur vetem nga organizma (nder)kombetare, por me fort kane ardhur drejtpersedrejti nga populli, i cili i ka ndjere dhe vuajtur ne kurrizin e tyre?? Do ishte tradhti ndaj cdo inteligjence njerezore, nese do benim nje hap te tille, i cili eshte po aq i rrezikshem sa ai i futjes se tere gjyqtareve ne nje sirtar, ate te abuzimit me detyren. Po a ka nevoje per ndryshime? Pa dyshim shume dhe urgjente.

Nevoja per ndryshim ne sistemin gjyqesor, do behej ne menyra shume me efikase, kur taksat dhe shpenzimet gjyqesore te mos ishin ne shume raste aq qesharake, sa njerez te papune do shfrytezonin kohen e lire thjesht duke ngritur padi apo faktin e te qenit i paditur ta injoronin ne menyre aq flagrante. S’eshte normale qe pagat e gjyqtareve te mos vetepaguhen nga shpenzimet gjyqesore. Pala humbese duhet te perballohet si gjithkund pervecse me tarifat e kripura te gjykates, por dhe me honorarin e avokatit te pales, e cila do fitonte procesin. Vetem me iniciativa te tilla, gjykata do shpetonte nga gjyqet, ku perfundimi njihet mire para fillimit te tij.

Ngritja e gjykatave alternative (jo paralele), hedhur si ide nga z. Alibeaj, do bente gjithashtu nje zbutje te mbingarkeses se gjykatave, por kjo fillimisht do kerkonte inplantimin ne legjislacion te disa akteve, ku per ceshtje te caktuara palet kontraktuese te zgjedhin fillimisht gjykatat alternative per zgjidhjen e mosmarreveshjeve te tyre. Emerimi dhe menyra e funksionimit te ketyre gjykatave do rregullohej fare thjesht me nisma te vecanta ligjore.

Nga keta gjyqtare, te cilet do merrnin kurajen profesionale te paraqesin alternativa per mirefunksionim te gjyqesorit, te shpjegohet ne menyre kurajoze gjithashtu si do jete e siguruar ekzistenca ne pune e kolegeve, pikerisht atyre, te cileve vendimet iu rrezohen ne menyre flagrante nga gjykatat superiore. Nje futje ne data-base te vendimeve te gjyqesorit, ku gjithkush te shihte nese nje gjyqtar jep vendime abuzive ose/dhe jo profesionale, do bente nje rritje ne cilesi te Librit te Bardhe. Masat karshi tyre do tregonin transparence dhe eficense ne luften ndaj inkompetences e korrupsionit.

Nismetari i kesaj nisme, z. Spahiu, duhet te mos harroje se, jane shtresat e juristeve si puna e tij e deritanishme prane OJQ, te cilet kane qene antivirusi, qe kete vend te mos e mbulonte teresisht (nese ka qene e mundur te shpetohet sadopak) hija e zeze e korrupsionit, pikerisht nga keta zyrtare te drejtesise, qe sot s’mund te jene aktoret kryesore te asaj qe po quhet reforme. Ata do mundohen t(e)’ju pengojne, qe te mund te ruajne sistemin e betonuar te vjeljes se parave qytetareve te thjeshte, te cilet prej kohesh jane viktimat e radhes te atyre gjyqtareve, qe ne pa frike mund t’i quajme “turpin e drejtesise“ shqiptare.

Merakun, qe Libri i Bardhe te mos jete thjesht nje faze si te tjerat, ku gjithcka pas nje kohe harrohet, duhet ta kthejme ne nje force ndryshimi. Forcat akademike prane universiteteve shteterore dhe atyre private duhet te behen forca kryesore e propozimeve dhe kjo te shihet nga Parlamenti si bashkepunetore dhe jo me dashakeqesi te lihet menjane. Koha, kur individet propozimet per ndryshime ligjore ose menyrat si duhet te behen ndryshime i bejne bazuar ne simpatite personale per vende te caktuara perendimore, te zevendesohet me origjinalitetin dhe produktivitetin tone kombetar, ama mbeshtetur gjithnje ne te drejten evropiane, ku ne presim te behemi pjesetare.

Detyrimi i z. Spahiu, si nenkryetar i KLD-se, eshte qe nder te tjera t’i jape direktiva zyres se kodifikimit per pergatitjen e infrastruktures ligjore, per ndryshime fillimisht ne te gjitha kodet tona, ku ne jemi mijera km larg se drejtes, si e tille evropiane. Nisma si ajo e ndeshkimit me ashper te krimit ne familje, por dhe veprash te tjera, ku populli yne eshte kaq i ndjeshem, duhet te merren si detyre konkrete nga kjo drejtori e berjes se ligjeve dhe jo te presin derisa Kryeministri, forca politike ose ngjarje makabre te ushtrojne presion mbi to. Te mundohemi me ligje t’u paraprijme fenomeneve dhe jo anasjelltas. Vetem pas ketyre ndryshimeve, do mund te shohim kush ben pjese e kush jo ne proceset demokratiko-ligjore te Shqiperise. Transparenca mbi ecurine e Librit te Bardhe eshte detyrimi i atyre, te cilet e propozuan, ku suksesin e tyre do e masin me mbarevajtjen e kesaj nisme. Uroj qe zyrtaret e korruptuar te mos jene me te forte se ata qe e propozuan, saqe edhe kete radhe drejtesia shqiptare te mos mund te dale fitimtare. Ndersa e verteta ka nevoje gjithnje per nje trim, qe ta thote ate, drejtesia e forte nuk i duhet vetem atyre qe vete abuzojne mbi te dhe keta te fundit eshte mire te evidentohen e te lihen jashte ketij procesi.
emigranti
emigranti

Numri i postimeve : 878
Reputation : 5
Points : 30473
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi