ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konkurset

Shko poshtė

17012009

Mesazh 

Konkurset Empty Konkurset




Konkurset AgronTUFANga Agron TUFA
Tani ne kemi shtet, institucione dhe shoqėri civile (s’ban mā me u zatet me korrupsione, me hķle e lajka servile); se, si regull, shtetin e kemi dhe nuk bėn, ta zėmė, tė shijmė nė tė si kalė nė lėmė me tė drejtat e... ariut. Sa i pėrket njeriut – e kemi gjithė finesė, xhentilensė, elokuencė: nuk e ke pėr konkurrencė, por pėr store e fantashkencė. Kot vėrrasin: Dekadencė! Ja, pėr shembull, si vendoset rend e regull: ēdo gazetė na i qet porsi rrushi pėrnėn pjergull rradhė njoftimet pėr konkurs. Do? Merr pjesė, kudo rrofsh, nė Tiranė apo nė Durrės. Ēfarė nuk shkon? Nė s’pėrton, merr sqaro nė telefon. Dhe tė thonė:
“ky konkurs, fjala vjen, vlen pėr punė nė Ministri.
Pėr mė shumė mbi k’tė punė, gjerė e gjatė njoftimi merret... por pėr ty, me rėndėsi ėshtė nė i plotėson kriteret.

Ndritet – erret, ndritet-erret - brenga se s’i kap kriteret.
Pikė e helm teptis vreri, nuk plotėsohet gjallė kriteri!
Ku nis drita dhe ndan terri, vidhet nė kufij kriteri.
As Parajsa e as Ferri, ēfarė na qenka vallė kriteri?


U pa puna: nis furtuna, ece-jake gjithandej. Pyet njė e pyet dhjetė, por kriteri shkon pėrskej. Bie gjindja nė mendime... si t’ia bėjmė, nga ta kapim?
Dhe vandakė me aplikime gojėt vuve mezi hapin:
“Unė, unė, unė, unė... jam i zoti, jam e zonja – hapet goja nėpėr shkronja.
Jam i zoti, veē jep urdhėr... Aplikim nė vesh tė shurdhėr!
Jam e zonja, kam talente, kam dhe flokė aromė-mente.
Jam e drejtė si drejtėshkrimi; shihni: po mė mbyt ngashėrimi...
Unė, unė, unė, unė! Merrmė, merrmė, mos e zgjat: jam i vetmi kandidat...!”
Tė pafatė! – thotė zyrtari zė lėmekur. I shikon. S’i lexon. Nuk zgjat dorėn pėr t’i prekur. Pse t’i prekė? Ē’tė mėsojė? Mos i duhet tė trishtojė, tek lexon si kapėrthehet shpres’ e zbehtė nėpėr rreshta? Mos i duhet tė dėfrehet kur e di ēfarė ėshtė gėnjeshtra?
Ē’t’i lėēisė? Ē’t’i trazojė? Zell i hedhun dėm nė lojė! Se kėshtu, gjithmonė, gjithmonė, ēdo konkurs bėhet pėr hir tė atij qė e dimė mirė, kush ka qenė, kush ėshtė tani – dje dhe sot vashė-perri; s’do bėjė punė kushedisa, por ama do tė dijė, t’i rrijė shefit nė pėqi.
Ndaj - e denjė mbi konkurrente! Mė e mira pretendente! Ajo pret, hequr mėnjanė, nimfė e bukur, zanė mbi zanė. Se kėshtu k’to punė e kanė: kėshtu mbyllet ēdo konkurs. Nga Tirana gjer nė Durrs transparenca ėshtė pasqyrė: t’knaqet shpirti pėr me u kqyrė – sheh dhe gjen nė tė veē - njė tė vetme shembėlltyrė: shefin qė po bėn gajret: i vetmuar pret nė zyrė, gjer tė sosė, tė mbarojė, ky konkurs i pafytyrė.
Kurse ju me aplikime, vrarė nė shpresė e nė mendime, nėpėr pritje endėrritėse – ishit folje gjysmėndihmėse.
Dosjet tuaja tė dorėzuara kanė tė vetmėn vlerė prike, qė ndihmonė, tė tradhėtuara, infrastrukturat erotike.

Nėse s’del veē ky model, ka konkurse-karusel: kriteri rrethas rrotullohet, vetė enigma zė maskohet dhe s’i bie kurrė nė tė (ēka u tha, ēka u bė), por gjithnjė, do sajohet n’at’ mėnyrė, qė gjithkush po ta plotėsojė, prore diē mos t’i mjaftojė.
Shkurt o miq, pėr mos m’e zgjatė - kandidati t’jetė sakat... !
Se pėr tė ka qenė sajuar gjith ky lėmsh i ngatėrruar; se i tillė e i kėtillė, qoftė kushėri a kushėrirė, qoftė vėlla, kunatė a nip, qoftė idiot a kokėqyp - do fitojė vetėm ai! Kurrė mė tutje mos e lyp!
Ja kėshtu konkusi mbyllet, transparent e pa tė sharė. Dhe nėse njerėzia sillet, me njė barrė aplikime, kjo ėshtė veē njė turmė e marrė.
Ndaj, sa humbni kohė, o miq, me oferta, intervista, me ndėrhyrje ndėr ministra, - sa dėgjoni prapė betimin (Aplikimin, Konkurrimin!), kėtė punė mė mirė ta lėmė: pa filluar mirė kjo vallė, vendi i punės ėshtė i zėnė!
Po tė doni, mos besoni. Ka prej sosh qė s’heqin dorė...
Merrni pra tė aplikoni!
I emėruari qė mė parė, po ju ndjek si spektator; fėrkon duart, qesh, pret e ndjen ēudi - qysh vraponi si tė marrė, pėr diēka tė rėnė n’ujdi.
Shuhet shpresa, sos konkursi: Stop Tirana. Stop dhe Durrwsi. Mundėsia kaq e pat: se kriterin e pėrmbushi vetwmse njw kandidat.
Njė qyqar qė ish sakat.
Start
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Konkurset :: Komentet

shqiptari

Mesazh Sat Jan 17, 2009 3:54 pm nga shqiptari

Laughing Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

JORZAGORITI

Mesazh Sun Jan 18, 2009 1:18 am nga JORZAGORITI

PRES..ABSTENOI shkruajti:Laughing Laughing

Pershendetje, z. Tufa, per stilim mjaft te kendshemqe i paska kaq hije e qe i shkoka kaq mire per shtat humorrit e satires! Se ne fakt peshen e mban brumi e jo lulkat me piriun mbi kulac. TEK JU, ZOTI aGRON TUFA I GJEJ TE SPIKATURA EDHE BRUMIN ME SATIRE FSHIKULLUESE EDHE KRIPEN APO ERZAT QE TE NDJELLKAN BUKUR NE SOFREN E BEGATE...
uRIME E PERGEZIME
NGA JORZAGORITI!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Sun Jan 18, 2009 1:22 am nga flutura

Sot per sot Tufa eshte njeshi ne Shqiperi......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Jona

Mesazh Sun Jan 18, 2009 2:54 am nga Jona

Very Happy bukur

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi