ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Industria e bakrit, nėn kthetrat e njė mafiozi turk me “beki

Shko poshtė

27012008

Mesazh 

Industria e bakrit, nėn kthetrat e njė mafiozi turk me “beki Empty Industria e bakrit, nėn kthetrat e njė mafiozi turk me “beki




Industria e bakrit, nėn kthetrat e njė mafiozi turk me “bekimin” e Rulit


Saturday, 26 January 2008
Industria e bakrit, nėn kthetrat e njė mafiozi turk me “beki Ruli_genc_150Marrėveshja e Koncesionit tė bakrit, nėshkruar mes Ministrise sė Ekonomisė Publike e Privatizimit dhe firmes Turke “Ber-Oner”, ėshtė finalizuuar mė 18.01.2001 dhe ėshtė miratuar me Ligjin Nr.8761, datė 02.04.2001. Nė kėtė koncesion, vendburimi (depozita) e Munellės ėshtė objekti mė i rėndėsishėm i prodhimit tė bakrit nė vendin tonė. Marrėveshja e koncesionit, pėrfshinte edhe 9 objekte tė tjerė, si uzinėn e shkrirjes dhe atė tė rafinimit nė Rubik, impiantin e skorjeve nė Shėngjin, si pjese integrale e uzinės sė shkrirjes, vendburimin e Lak-Roshit, Karmės, Vlahnės, Perollajt, fabrikėn e Fushė-Arrėzit, fabrikėn e Mjedės dhe atė tė Krumės. Vendburimi i Munellės, ku firma “Ber-Oner”, vuri nė punė minierėn, sipas raportit tė fundit gjeologjik, me gjendje 1.6.1988 ton, ka 5,54 milion ton rrezerva bakėr masiv polimetalor, me 1,62% Cu, me 0,66% Zn, me 33,35% S, me 1,63 gr/ton Au, me 12,3 gr/ton Ag etj., nga tė cilat janė veēuar 820 mijė ton minerale tė pasur me 3,8% Cu, 4,0% Zn, 3,7 gr/ton Au dhe 60 gr/ton Ag.
Po kėshtu, Munella ka dhe 1,76 milionė ton rezerva zinku, me 1,69% Zn, 2,37 gr/ton Au, 42 gr/ton Ag dhe 0,2% Cu, qė tė gjitha sė, bashku bėjnė 7,3 milion tonė, me pėrmbajtje bakri, zinku, ari dhe argjenti si me lartė dhe qė, pėr tė 4 elementėt. Kėto sasi, pėr rikuperim bakri deri nė 85% dhe tė elementėve tė tjerė 70%, kėto 7,3 milionė ton rezerva, ekuivalentohen me 2,6% Cu. Sipas studimit tė paraqitur nė Ministrinė e Ekonomisė Publike dhe Privatizimit me 15 shtator 2000 nga firma “Ber-Oner”, pėr marrjen e koncesionit, studim ky i shkruajtur “shqip” dhe i arkivuar nė Ministri; nė minieren e Munellės, nė pėrputhje me ligjin tonė minerar, parashikohej tė shfrytėzoheshin racionalisht rezervat, si ato tė pasura, ashtu dhe ato me pak tė pasura dhe ku, pėr 10 vitet e para, do tė shfrytėzoheshin katėr kategori rezervash, pėr sasinė 1,45 milionė ton, (do tė shfrytėzoheshin rezerva me 3,8% Cu dhe rezerva me 1,2% Cu, pėrveē elementeve tė tjerė Zn, Au, Ag), ku pėrmbajtia mesatare e kėsaj mishelle pėr tė katėr kategoritė e kėtyre rezervave, tė programuara pėr shfrytėzim, sipas studimit (projektit), ishte parashikuar me 2,1% Cu, 1,845 % Zn, 2,234 gr/ton Au dhe 34,862 gr/ton Ag. Pėr t’u bindur se firma “Ber-Oner” nuk ishte firmė fantazmė, nė muajin nėntor tė vitit 2000, kane vizituar objektet e firmės “Ber-Oner” nė Turqi, njė grup specialistėsh nga Shqipėria, prej 10 vetėsh, ku kanė marrė pjesė drejtues tė ministrisė, tė ndėrmarrjeve, tė sindikatave dhe deputetė, tė cilėt, pasi panė nė vend kėto objekte, u bindėn, se “Ber-Oner” nuk ėshtė firmė fantazmė, por ėshtė firmė e mirėfilltė minerare.
Faktikisht, nė Shqipėri, firma “Ber-Oner” ka punuar shumė keq. Atėherė, pėrse “Ber-Oner” ishte korrekte dhe jo fantazmė nė Turqi dhe tepėr jorrekte dhe fantazmė, nė Shqipėri? A janė tė gjithė firmat qė vijnė kėtu, nė Shqipėri jo korrekte dhe fantazma, apo bėhen tė tilla, sepse gjejnė terrenin e pėrshtatshem?! Nė Turqi dhe gjetkė, ėshte shteti ai qė nuk i lejon “Ber-Oner”, “Darfo”, etj, tė abuzojnė, kurse kėtu ėshtė vetė shteti (nepunesat e tij), ata qe i lejojnė, pėr arėsyet, qė vetėm ata i dinė, prandaj kėto firma, kane abuzuar dhe vazhdojne tė abuzojnė me pasuritė tona, sepse kanė gjetur shesh dhe bėjnė pėrshesh.
Ku qėndrojne abuzimet e firmės “Ber-Oner”, tė cilat vazhdojnė me pseudonimin “Nesko Maden”?
Nuk u zhvilluan punimet investuese sipas studimit te paraqitur per marrjen e koncesionit, ku ne kontrate ky studim quhet “projekt” dhe eshte i permbledhur ne anekset e kesaj kontrate koncesioni te miratuar me ligjin nr.8761, date 2.4.2001.
1. Nuk u pėrgatiten dhe nuk u vunė nė shfrytėzim, blloqet e tjerė me pak tė pasur tė minierės sė Munellės, por pėrgatitja dhe shfrytėzimi u pėrqėndrua vetėm nė bllokun mė tė pasur tė kėsaj miniere, me rreth 600 mijė ton rezerva, me pėrmbajtjee mesatare 4,5 % Cu, 3,5 % Zn, 4 gr/ton Au dhe 80 gr/ton Ag dhe ku nga ky bllok i pasur, janė shfrytėzuar rreth 200 mijė ton, me pėrmbajtje akoma mė tė lartė, se pėrmbajtja e mėsipėrme mesatare nė Cu, Zn, Au dhe Ag.
2. Nė fabrikėn e pasurimit tė Bakrit nė Fushė-Arrėz e cila, u vu nė punė nė muajin gusht 2004, nuk u instalua teknologjia e nevojshme pėr rikuperimin e bakrit, zinkut, arit dhe argjendit, nė pėrputhje me studimin, sipas tė cilit, duhej tė rikuperohej 85% e Cu, 70% e Zn, 45% e Au dhe Ag. Sipas vlerės sė kėtyre elementėve, mesatarisht duhej tė rikuperohej 72-74% e kėsaj vlere, por nė fakt ėshtė rikuperuar vetėm rreth 60% e bakrit, zero % e zinkut, po kėshtu 20% e arit dhe argjendit, qė mesatarisht, pėrfaqėsojnė 30-35% tė vlerės sė kėtyre 4 elementėve. Ndėrsa 65-70% e vlerės sė kėtyre 4 elementėve tė kėtij minerali ėshtė stok nė dampėn e vjetėr tė fabrikės sė Fushė-Arrėzit dhe qė pėrmban 2,5-3,0 % Cu, rreth 2,5 % Zn, 3,5 gr/ton Au dhe 60gr/ton Ag.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Industria e bakrit, nėn kthetrat e njė mafiozi turk me “beki :: Komentet

avatar

Mesazh Sun Jan 27, 2008 3:03 pm nga Iliriada Portal

Pasoja skandaloze, qė vazhdojnė…
Stoku i mbetjeve tė pasura me Cu, Zn, Au, Ag tė mineralit tė Munellės, qė tani ka arritur rreth 170 mijė ton i stivosur mbi sterilet e vjetra nga shfrytėzimi i mėparshėm i mineraleve tė Qafė-Barit etj (sterile kėto, qė janė vėrtetė tė tilla, pasi kane 0,15 % Cu, nuk kane zink, ar e argjend), me kalimin e kohės, bėhen gjithnjė e mė tė vėshtira pėr t’u ricikluar, nė kushtet kur ky stok, vazhdon tė shtohet nga vazhdimi i prodhimit nė minierė dhe nga vazhdimi i pėrpunimt nė fabrikė, nė kushtet e njė teknologjie mizerabėl, pėrveē pasojės sė humbjeve nga sulfatizimi, oksidimi dhe i pasojės sė ndotjes sė ambjentit etj. Riciklimi vėshtirėsohet, sepse nuk ėshtė marrė asnjė masė dhe nuk ėshtė investuar nė rrallė tė parė, pėr teknologjinė e pėrpunimit tė kėtij minerali, pėr tė arritur parametrat e projektit dhe tė kontratės sė koncesionit, si dhe nuk ėshtė marrė asnjė masė, pėr sistemimin e dampės, nė mėnyrė qė nė dampė, tė depozitohen vetėm mbetjet sterile tė mirėfillta (tė pa vlefshme) tė mineralit tė Munellės, pas pėrpunimit tė kėtij minerali, sipas parametrave tė projektit, pra pas pėrmirėsimit tė teknologjisė.
Pėr tė ndaluar kėtė shkatėrrim qė po i bėhet kėsaj pasurie minerare, tashmė ka mbetur vetėm njė rrugė, ajo e ndalimit tė shfrytėzimit nė minierė, bazuar nė ligjin minerar dhe nė paralajmėrimin e OSHA, Nr. 3296 Prot. datė. 22.07.2005, deri nė zgjidhjen e teknologjisė sė pėrpunimit dhe sistemimit tė dampės, pėr tė ricikluar mbetjet e pasura me 2.5-3 % Cu, rreth 2.5 % Zn, 3.5 gr/ton Au dhe 60gr/ton Ag, tė depozituar nė dampė mbi sterilet e vjetra, nga pėrpunimi i mėparshėm i mineralit tė Qafė-Barit etj.
Pėr vėrtetėsinė e mundėsisė reale tė rikuperimit (marrjes) sė Cu, Zn, Au e Ag me afro mesatarisht 72-74% nga minerali i Munellės, janė bėrė, pėrveē studimeve tė mėparėshme nga Instituti i Minierave edhe studimet, pėr pasurimin me flotacion nga Universiteti i Sofies nė vitin 2003, pėr pasurimin e mineralit tė pasur tė bllokut tė parė tė minierės sė Munellės, si dhe studimi hidro-metalurgjik i pėrpunimit tė mbetjeve, nga pasurimi me flotacion, nė mars tė vitit 2004, studime tė cilat, Ministria e Ekonomisė Tregtise dhe Energjetikes (METE) i disponon, si dhe ėshtė bėrė studimi i pasurimit tė mineralit tė pasur, tė kėtij blloku tė minierės sė Munellės, nga ITNPM, nė vitin 2005.
Masat parandaluese: Ēfarė ka bėrė ministria, deri nė vitin 2005
Duke parė, se gjate 5 muajve tė parė tė vitit 2004, rezultatet ishin negative nė drejtim tė pasurimit tė mineralit nė fabrikėn e Fushė-Arrėzit (tė rikonstruktuar pėr prodhimin e mineralit tė Munellės dhe kjo, pėr shkak tė njė qėndrimi jo mbi bazėn e nje studimi tė mirėfillte teknologjik (studimi pilot-gjysėm-industrial siē jane ndertuar ne vendin tone 9 fabrika pasurimi), nq shkurt tė vitit 2005, Ministria e Industrisė dhe Energjėtikės, si palė kontraktuese nė marrėveshjen e koncesionit, thirrri koncesionarin dhe, me shkresėn e saj, nr.998 prot, datė.22.02.2005, i kėrkoi pėrmirėsimin e gjendjes dhe i la detyra, pėr pėrfundimin e projektit teknologjik, riciklimin e mbetjeve tė pasura tė mineralit, tė hedhura nė dampė, paisjen e laboratorit kimik pėr analiza tė Cu, Zn, Au, Ag, intensifikimin i investimeve, etj.
Pas 6 muajsh, nė korrik 2005, meqėnėse firma “Ber-Oner” vazhdonte tė mos zbatonte detyrimet kontraktore dhe detyrat pėr tė cilat ra dakord nė shkurt tė po atij viti, ministria e thirri pėrseri koncesionarin e Ber-Oner dhe me shkresėn nr.3296 prot, datė 22.07.2005, pėrveē detyrave tė shumta e tė programuara qė i vuri mbi bazėn e marrėveshjes sė koncesionit qė ai nuk po zbatonte e ka paralajmeruar se:
“Nė rast moszbatimi tė programit si me sipėr, nė zbatim tė ligjit pėr koncesionet dhe nenit 12 tė Marrėveshjes sė Koncesionit, OSHA-ja, do tė marrė pėrkohėsisht pėrsipėr, projektin dhe do tė fillojė proēedurat e prishjes sė Marreveshjes sė Koncesionit”.
Kanė kaluar dy vjet e gjysėm nga ky paraljamėrim ligjor dhe zhvillimi i minierės sė Munellės, pak ka ndryshuar, ndėrkohė qė blloqet e tjerė, zbuluar qė nė vitin 2003 nga firma “Beralb sh.a”, me punime minerare e sondazhe nėntokėsore nė nivelin +730, nuk janė vėnė nė shfrytėzim; por vazhdon tė shfrytėzohet irocionalisht blloku i parė i pasur, me tė njėjtėn teknologji mizerabėl pėrpunimi nė fabrikėn e Fushė-Arrėzit. Nė fabrikėn e Fushė-Arrėzit, akoma nuk janė bėrė studimet e nevojshme dhe pėrmirėsimet e nevojshme teknologjike. Nuk ėshtė vėnė nė punė seksioni i dytė, i cili fillimisht, duhet tė ishte pėrdorur pėr riciklimin e mbetjeve tė pasura tė mineralit tė Munellės, duke bėrė mė parė, sistemimin e dampės dhe pastaj, me vėnien nė punė tė minierės sė Lak-Roshit (ku punimet sapo kanė filluar), ky seksion, duhet tė pėrdoret pėr pasurimin e kėtij minerali, ndėrkohė qė pasurimi i mineralit tė Munellės, duhet tė vazhdojė nė seksionin e parė, tė rikonstruktuar sipas teknologjisė sė pėrmirėsuar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Jan 27, 2008 3:03 pm nga Iliriada Portal

Marrėveshja e koncesionit nuk zbatohet. Kush e pėrfaqėson koncesionerin e “zhdukur”?
Pėrgjigja mė e shkurtėr ėshtė, se kjo marrevshje e “pistė”, u lejua nga Ministria e Ekonomisė Tregtisė dhe Energjetikes. Koncesionari, pėrfaqėsohej nga Hasan Berkpinar dhe Erol Kohen, ndėrsa tani, pėrfaqėsohet vetėm nga Erol Kohen.
Hasan Berkpinar, me kombėsi dhe shtetas turk, ishte njeri nga aksionerėt e kėtij koncesioni, me 45% aksione nė firmėm “Ber-Oner” dhe kryetar i bordit drejtues, i cili ka firmosur marrėveshjen e koncesionit pėr bakrin, mė 18 janar tė vitit 2001. Ky person (bosi), megjithėse nė vitin 2004, premtoi, se do tė vazhdonte investimet si pėr Munellėn, Lak-Roshin, Karmėn dhe veēanėrisht, pėr pėrmirėsimin e teknologjisė nė fabriken e Fushė-Arrėzit, nė vitin 2005, deklaroi se nuk pranonte tė investonte nė total pėr tė gjithė objektet qė kishte marrė nė koncesion mė shumė se 1 milion USD, ndėrkohė qė pėr kėtė vit, kėrkonte 20 mijė ton prodhim koncentrat bakri, shifėr kjo e pamundur pėr t’u realizuar me gjendjen qė kishte kjo fabrikė.
Absurde dhe abuzive ėshtė, por ai deklaronte: “I kam borxh 6 milion USD ortakut tim me 55% aksione (Erol Kohen), dhe kėto para, duhet t’i nxjerr nga Munella”. Kjo ishte vetėm njė hipokrizi, qė mbartėte mentalitetin “Osman” tė mashtrimit dhe shkatėrrimit, pa kuptuar, se investimet shtesė tė kėrkuara pėr pėrmirėsime teknologjike dhe zhvillim tė minierės, prej 3-4 milion USD tė tjerė, pėrveē detyrimit kontraktual dhe zbatimit tė legjislacionit shqiptar, ishte nė rrallė tė parė, nė interes tė vetė firmės “Ber-Oner”, pasi shtonin fitimin e tij. Nė kėto kushte, vetė personeli shqiptar i “Beralb sh.a”, ndėrhyri nė ministri (organin shtetėror te Autorizuar-O.SH.A), pėr ta detyruar koncesionerin, tė zbatonte marrėveshjen e koncesionit dhe tė mos shkatėrronte resurset tona minerare, siē po vazhdon t’i shkatrroje edhe sot e kėsaj dite (shkresa nr. 998 prot, date. 22.02.2005 dhe 5 muaj mė vonė, shkresa nr.3296 prot, date. 22.07.2005).
Erol Kohen, ortaku tjetėr i “Ber-Oner” me 55% aksione, shtetas turk dhe me kombėsi hebreje, doli nė skenė dhe ndėrhyri pas korrikut tė vitit 2005. Ky e eleminoi Hasan Berkpinar, ndau aksionet dhe mori tė gjithė minierat metalifere qė kishte Ber-Oner nė Tuqi e gjetkė, pėrfshi dhe objektet e koncesionit nė Shqipėri. Erol Kohen, u paraqit si njė bos i civilizuar dhe premtoi, se do tė zbatonte me pėrpikmėri marrėveshjen e koncesionit, duke gjetur me tė drejtė, pėrkrahje, por mė 27 mars 2006, u arrestua nėn akuzėn e vrasjes mafioze me pagesė, te ish-ortakut tė tij tė karrierave tė mermerit, inxhinierit 27 vjeēar, Serkan Şahin. Mbi Erol Kohen, siē shkruajtėn gazetat turke, rėndojnė shumė akuza tė tjera, pėrveē asaj tė vrasjes me pagesė.
Pasi Erol Kohen, qėndroi 3 muaj nė burg dhe pastaj doli, siē dalin shumė eksponentė tė tillė, tė lidhur me mafien, megjithėse nė Turqi, akuza kundėr tij akoma vazhdon, erdhi pėrsėri nė Shqipėri, por kėtė rrallė, solli nga Turqia, disa funksionarė dhe deputetė (emrat e tė cilėve dhe veprimtaria se pėrse ndėrhynė, dihen por nuk po i publikojmė aktualisht). Pėr ēudi, ky njeri i sapo dalė nga burgu pėr akuzėn e vrasjes dhe krime tė tjera, akoma pa ju hequr akuza e vrasjes, u mbėshtet akoma mė fuqishėm, nga disa autoritete tė shtetit tonė!? Pakorrektesia dhe mashtrimet e Erol Kohen, u shfaqėn dhe kėtu nė Shqipėri, qė mė 15 janar 2006, kur Erol, urdhėroi personelin turk tė “Beralb sh.a”, pėr t’i shitur “Ber-Oner”-it 1500 ton koncentrat bakri, me ēmimin 445 USD/ton, nė njė kohė, qė sipas bursės (LME), ēmimi ishte 892 USD/ton. Pėr kėtė veprim, Erol Kohen-it, pas denoncimit nė organet pėrkatėse turke, iu bllokua anija dhe u penalizua, por “Beralb sh.a” nė Shqipėri, nuk u penalizua, megjithėse edhe pranė organeve tona, u bėnė denoncimet pėrkatėse.
Erol Kohen, prej kohėsh bashkėpunon me firmen e fuqishme “Glencore International AG” e cila, ka financuar “Ber-Oner”-in pėr Munellėn dhe fabrikėn e pasurimit Fushė-Arrėz. Ndėrkohė, thuhet se Erol Kohen, i ka borxh kėsaj kompanie 25 milion USD dhe, nė kėmbim tė kėtij borxhi, ka tentuar t’ia shesė “Glencor”-it objektet e koncesionit tė bakrit shqiptar, gjė tė cilėn, “Glencor” nuk e ka pranuar dhe Erol Kohen, tani vazhdon tė bėjė tė njėjtat pėrpjekje, pėr t’ia shitur kėtė koncesion, firmave tė tjera, gjė qė do ta nxirrte atė shumė tė fituar, por do ta rivarroste koncesionin e bakrit shqiptar, siē po ndodh dhe me Bulqizėn.
Nuk dihet me siguri, sa ėshtė e vėrtetė puna e shitjes sė koncesionit, por dihet, se Erol Kohen, pavarėsisht teknologjise mizerabėl qė ka instaluar nė fabrikė, falė bursės sė lartė tė metaleve dhe shfrytėzimit pa kriter tė mineralit mė tė pasur tė Munellės, ka arritur t’i shlyejė investimet prej rreth 10 milion $ qė ka bėrė deri tani, nė objektet e koncesionit tė bakrit, pasi ka prodhuar rreth 20 000 ton koncentrat bakri, me kosto operative 350 $/ton, kundrejt njė ēmimi mesatar 950 $/ton, duke realizuar njė fitim bruto, rreth 12 milion $, i cili, sipas nenit 11, pika 11.2, tė marrėveshjes sė koncesionit, nuk ėshtė taksuar.
Eshtė e vėrtetė, se kėto pazare, qofshin apo jo tė vėrteta, janė pazare firmash dhe shteti nuk mund tė nderhyjė, por ai duhet tė nderhyjė kur ka bazė ligjore, pėr tė ndaluar abuzimet dhe dėmtimet, nė rast se nuk bėhet palė me to, siē shpresojmė, tė mos jetė palė, nė “pazaret” e Daefos, pėr Bulqizėn.
Shteti ka bazė ligjore pėr tė vepruar, por nuk ka vepruar. Pėrse?
Shteti ka baze tė plotė ligjore, pėr tė ndėrhyrė:
1. Neni 12 i marrėveshjes sė koncesionit, thotė: “OSHA-ja, ka tė drejtė tė fillojė procedurėn e prishjes sė Marrėveshjes, pėr rastet kur konstaton shkelje tė detyrimeve tė marra pėrsipėr nga Koncesionari.
Nė qoftė se nga ana e OSHA-sė konstatohen rastet e pėrmendura nė paragrafin e parė, ato menjėherė do t’u bėhen tė ditura palės tjetėr dhe do tė presė pėr njė periudhė 30 ditore pėrgjigjen me shkrim tė Koncesionarit me argumentet pėrkatėse. Mbi bazėn e kėtyre pėrgjigjeve, OSHA-ja do tė vendos, pėr tė filluar ose jo proēedurėn pėr zgjidhjen e marrėveshjes. Ky nen ėshtė konsumuar nė njoftimin e OSHA, dhėnė koncesionarit, mė datė 22.07.2005, prot. 3296.
2. Neni 13 i ligjit tė vjetėr tė koncesionit, mbi tė cilin ėshtė bėrė marrėveshja dhe neni 5, pika 5.4 e marrėveshjes sė koncesionit, lejojne OSHA, tė marrė pėrkohėsisht pėrsipėr projektin. Edhe pėr kėtė nderhyrje, koncesionari ėshtė njoftuar, me shkresėn nr. prot 3296, dt.22.07.2005, tė OSHA.
3. Neni 60, i ligjit minerar, qė ėshtė konsumuar nga shkresat nr. 998 prot, datė 22.02.2005 dhe nr. 3296 prot, datė 22072005, si dhe neni 106 i ligjit minerar, lejojn heqien e lejes minerare. Si mund te realizohet kjo ndėrhyrje, pa krijuar probleme sociale?
1. Mbi bazėn e njė programi tė zhvillimit tė projektit, pėrzgjidhet njė firmė, qė do tė marrė pėrsipėr zhvillimin e kėtij projekti, deri nė, ose dhe pas prishjes sė marrėveshjes sė koncesionit me “Ber-Oner”-in, apo “Nesko-Maden”-in (Mund tė organizohet dhe tender, me procedura tė pėrshpejtuara).
2. Bllokohet shitja e koncentratit gjėndje, bazuar nė ligjin nr. 7764, dt. 02.11.1993 “Pėr Investimet e Huaja” neni 7, pika 3, “Pėr detyrime tė pashlyera” dhe i vihet nė dispozicion firmės qė ka marrė nė dorė projektin nė emer dhe nėn kontroll tė OSHA, pėr tė mos krijuar probleme sociale.
3. Bėhet bilanci i detyrimeve tė pa shlyera, duke pėrfshire kėtu dhe pagesėn e pa ekzekutuar tė takses sė fitimit dhe pagesėn e doganave e tė TVSH-ve tė papaguara, mbi bazėn e nenit 11 (Mbeshtetja pėr projektin), pikat 11.1 dhe 11.2, pasi kjo mbėshtetje (kėto stimuj) nuk janė dhėnė, pėr tė mbėshtetur njė projekt shkatėrrimtar, siē ka vepruar koncesionari nė fajlė, por janė dhėnė, pėr tė zbatuar atė project, mbi bazėn e tė cilit, atij i ėshtė dhėnė koncesioni dhe stimujt.
Ministria e Ekonomisė, Tregėtisė dhe Energjėtikės, ka qėnė dhe ėshtė nė dijeni tė plotė e me detaje pėr kėtė shfrytėzim barbar qė po i behet Munellės (pasurive tona minerare), jo vetėm nga kontrollet dhe masat e marra nga Ministria e Industrise dhe Energjitikes, (lexoni shkresat nr. 998 prot, date 22/02/2005 dhe nr.3296 prot, date 22/07/2005), por dhe nga kontrolli, qė ka organizuar vetė kjo ministry, me urdhėrin nr. 98, dt. 03.02.2006, tė Drejtorisė Rregullatore. Ne rast, se Ministria pėrsėri nuk do tė veproj, siē nuk ka vepruar deri tani, qė po vazhdon e njėjta gjėndje dhe me e keqja fare, po ta lejojė edhe “Ber-Oner”-in, apo “Nesko-Maden”-in, qė tė shesin koncesionin, kur shteti e ka bazen ligjore ta bėjė kėtė, nė favor dhe nė mbrojtje tė pasurive tona, duke ja hequr koncesionin, kjo do tė ketė pasoja tė rėnda pėr koncesionin e bakrit, ashtu siē pati dhe ka edhe pėr Bulqizėn, pėrveē hijes sė dyshimit, pėr pėrfshirje nė afera korruptive.
Informacione, siē kanė ardhur nė redaksi
22 arrestime, ne lidhje me vrasjen e rekordmenit te ri te tatimeve
(27.03.2006 – Gazeta Milliyet)
Jane arrestuar 22 persona ne lidhje me vrasjen e rekordmenit te tatimeve te Diyarbakır'it Serkan Şahin 27 vjeē. Mes personave te arrestuar gjendet dhe ortaku i Şahin’it qe merret me minierat Erol Kohen si dhe biznesmeni Ahmet Yakut.
Ne lidhje me vrasjen e rekordmenit te tatimeve te Diyarbakır’it Serkan Şahin (27) i cili u vra perpara shtepise ne Stamboll jane arrestuar 22 persona, mes te cileve ndodhen ortaku i tij Erol Kohen dhe Ish-presidenti i klubit te futbollit te Diyarbakırspor’it Ahmet Yakut. Mendohet qe vrasja te jete kryer per arsye se inxhinieri i ndertimit Şahin nuk kishte pranuar te dorezonte kompanine e tij minerare qe zoteronte.
Şahin’i i cili u vra me 6 Shkurt 2005 ne nje sulm me arme ishte ortaku me 50 % te aksioneve i kompanise minerare BERŞAH qe zoteronte leje kerkimi dhe shfrytezimi. Şahin’i ne saje te kompanise se tij e cila bente eksport arriti te behet dhe rekordmeni i tatimeve ne Diyarbakır. Kurse aksioneri kryesor i kompanise Ber-Oner Madencilik qe ishte ortaku i Şahin’it eshte Erol Kohen. Sipas te dhenave Şahin’i ishte kercenuar ne menyre qe te jepte doreheqje nga kompania e tij. Por Şahin’i nuk pranoi qe te jepte doreheqje. Pas nje fare kohe u vra nga nje bresheri plumbash perpara shtepise se tij ne Maltepe.
Policia dje filloi nje operacion ne lidhje me te dyshuarit. Jane arrestuar 22 persona mes te cileve ndodhen Erol Kohen dhe Ish-Presidenti i Diyarbakırspor’it dhe Ish-kryetari i ANAP te Diyarbakır’it Ahmet Yakut.
Eshte arrestuar dhe ekzekutuesi
Ndermejt te arrestuarve ndodhet dhe Abdül Hafız Aslan i cili mendohet te jete dhe personi qe ka kryer ekzekutimin e Şahin’it. Nga pergjimi i telefonatave pretendohet se Erol Kohen ka paguar familjen Yakut me 250.000 dollare te cilat i jane dhene Aslan’it. Mes te arrestuarve ndodhet dhe djali i Ahmet Yakut'it Engin Yakut i cili akuzohet per bashkepunim ne kercenimin e Şahin’it.
Ndermjet ketyre spikat qe Engin Yakut eshte avokat dhe ka shoqeri me avokatin Murat Aksu i cili eshte djali i Ministrit te Puneve te Brendeshme Abdülkadir Aksu.
Sipas akuzave Erol Kohen per te shpetuar nga Serkan Şahin’i i cili nuk pranonte te dorezonte aksionet e tij ka bashkepunuar me Ahmet Yakut’in. Policia i ka marre ne pyetje Yakut’in dhe Kohen’in si te paditur ne lidhje me vrasjen e Şahin’it.
Ahmet Yakut eshte nje nga emrat qe njihet nga mediat. Se bashku me djalin e tij jane denuar nga Gjykata Nr.2 e Krimeve te Renda ne Stamboll per arsye se dogjen spitalin Plemdes ne Stamboll Arnavutköy ne menyre qe te merrnin para nga siguracionet.
Emri i Yakut'ut doli ne pah para pak kohesh kur preu pemet e medha te okaliptusit ne parkun Yalıkavak ne Bodrum te Muğla’s. Yakut’i qe gjobitur ne para per arsye se preu pemet 50 – 70 vjeēare per te ndertuar 12 vila ne token e blere 1 milion dollare.
Sipas te dhenave mbrohet nga kompania e Ataē’it
Pretendohet qe Erol Kohen ben biznes me parate e disa biznesmeneve ēifute dhe per nje periudhe ka bashkepunuar me nje nga ish deputetet e MHP-se Ali Rıza Müftüoğlu. Nje anije e Kohen’it u bllokua per kontrabande por pretendohet qe me nderyrjen e disa politikaneve ka arritur zhbllokimin e anijes. Gjıthashtu pretendohet qe Kohen'i mbrohet nga kompania e sigurimit te njerit prej ish-drejturesve te SHISH-it.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi