ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kanceri i qafės sė mitrės, vaksina vjen dhe nė Shqipėri

Shko poshtė

20012009

Mesazh 

Kanceri i qafės sė mitrės, vaksina vjen dhe nė Shqipėri Empty Kanceri i qafės sė mitrės, vaksina vjen dhe nė Shqipėri




Ul me 94% rrezikun e prekjes nga sėmundja e rrezikshme
Vjen edhe nė Shqipėri vaksina qė i mbron femrat nga sėmundja e kancerit tė qafės sė mitrės. Mbrojtja qė kjo vaksinė garanton pėr shėndetin e femrave, sipas specialistėve, ėshtė 94 pėr qind. Por njohja e kėsaj sėmundjeje dhe sidomos parandalimi i prekjes prej saj konsiderohet nė nivele tė ulėta nė vendin tonė. Ndaj Ministria e Shėndetėsisė, aktorė tė shoqėrisė civile dhe personalitete tė njohura, kanė iniciuar edhe njė fushatė sensibilizimi se si femrat duhet tė mbrohen nga kanceri i qafės sė mitrės. Sot nė mesditė, nė mjediset e hotel Tirana Internacional, Ministria e Shėndetėsisė do tė zhvillojė njė konferencė mbi rreziqet dhe mėnyrat se si duhet tė parandalohet ky lloj kanceri qė prek masivisht femrat.

Mėnyrat mė tė efektshme aktualisht janė vaksinimi, si dhe kryerja e kontrolleve tė herėpashershme tė PAP testit. Deri tani, nė tregun shqiptar, ka munguar vaksina kundėr kėsaj sėmundjeje, e cila nė vendet e tjera tė zhvilluara nis tė aplikohet qė kur vajzat arrijnė moshėn 10-vjeēare. Vaksina e kancerit tė qafės sė mitrės jepet si njė seri prej tre dozash pėr njė periudhė 6-mujore.

Statistika

Kanceri i qafės sė mitrės ėshtė tumori i dytė mė i shpeshtė te gratė, mbas atij tė gjirit. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) ka llogaritur se ēdo vit, afėrsisht 500000 gra diagnostikohen me kancer tė qafės sė mitrės dhe se mbi 50 pėr qind e tyre vdesin nga kjo sėmundje. Nė botė, ēdo dy minuta njė femėr vdes nga kanceri i qafės sė mitrės. Ndėrsa nė Evropė, kjo ndodh nė ēdo 18 minuta. Nė Shqipėri, ky lloj kanceri ka njė incidencė mesatare prej 4.1 pėr 100000 banorė. Ai pėrbėn 51.2 pėr qind tė rasteve me tumore malinje qė prekin aparatin gjenital femėror. Vihet re njė tendencė e dyfishimit tė tė prekurave nga kjo sėmundje pas vitit 1993. Ndėrkohė qė mbetet shumė problematik fakti se shumica e rasteve diagnostikohen nė stade tė avancuara tė sėmundjes, tė tretin ose tė katėrtin, ku rreziku pėr jetėn ėshtė jashtėzakonisht i madh. Grupmoshat mė tė prekura nė vendin tonė janė ato mbi 40 vjeē. Kulmi i tė prekurave arrin nė moshat 45-49 vjeē, ku incidenca ėshtė 14.9 raste pėr 100000 banorė. Nė moshat 50-54 vjeē kjo incidencė shkon nė 14.3 raste, kurse nė moshat nė 56-69 vjeē, nė 12.2 raste pėr 100 mijė banorė.

Specialistėt vlerėsojnė se dalja e vaksinės pėr mbrojtjen nga kjo sėmundje, krijon mundėsi shumė tė fuqishme pėr tė shpėtuar jetėt e femrave.

Sėmundja

Kanceri i qafės sė mitrės shkaktohet nga njė virus i zakonshėm i quajtur human papillomavirus (HPV). Nga mbi 100 tipe qė njihen, vetėm 15 janė tė lidhura me kancerin. Infektimi prej ēdonjėrit konsiderohet si shkaku i gati tė gjitha rasteve me kancer tė qafės sė mitrės, 99.7%. Virusi HPV ėshtė i transmetueshėm nga kontaktet e lėkurės nė zonėn gjenitale. Ky virus i zakonshėm me infektueshmėri tė lartė transmetohet nėpėrmjet aktivitetit seksual normal, por marrėdhėniet seksuale nuk janė domosdoshmėri pėr marrjen e tij. Infektimi me HPV, pohojnė specialistėt, nuk ėshtė i lidhur me imoralitetin. Tipet e HPV-ve qė shkaktojnė kanceret mė tė shpeshtė dhe mė agresivė janė HPV 16 dhe 18, tė ndjekur nga HPV 45 dhe pastaj 31. Kanceret e shkaktuar nga tipat e HPV 16 dhe 18 janė pėrgjegjės pėr 71.5 pėr qind tė kancereve tė qafės sė mitrės nė Evropė. HPV 45 dhe 31 janė sė bashku pėrgjegjės pėr njė shtesė 10 pėr qind tė tė gjitha rasteve tė prekura. Mbi 80 pėr qind e femrave aktive seksualisht janė tė ekspozuara ndaj prekjes prej kėtij virusi.

Parandalimi

Si gratė e reja dhe ato mė tė vjetra janė nė rrezik pėr tė zhvilluar kancer tė qafės sė mitrės, jetės sė tyre, konstatojnė ekspertėt e shėndetit. Sipas tyre, rreziku pėr kėtė sėmundje fillon qė nga pėrvoja e parė seksuale dhe mbetet gjatė gjithė jetės aktive seksuale tė femrės. Zbulimet e reja nė teknologjinė e vaksinave kanė ēuar nė zhvillimin e njė vaksine, qė tė mbron nga kanceri i qafės sė mitrės.

Pėrfitimet nga vaksinimi

Vaksinimi pėr kancerin e qafės sė mitrės redukton sė tepėrmi rastet e tė prekurve, por ul edhe anomalitė apo nevojėn pėr trajtim tė mėtejshėm. Kjo vaksinė funksionon duke parandaluar infektimin me tipet e viruseve qė shkaktojnė kėtė lloj kanceri. Po kėshtu, vaksina pėrgatit sistemin mbrojtės tė trupit tonė, qė tė njohė dhe tė shkatėrrojė viruset e HPV-ve, qė nė momentin kur ata hyjnė nė trup. Antitrupat janė njė pjesė themelore e sistemit mbrojtės natyral tė trupit. Tė programuar pėr tė zbuluar dhe sulmuar ēdo qelizė qė ėshtė e huaj pėr trupin tonė, ata "luftojnė" viruset dhe i parandalojnė qė tė hyjnė nė qelizat e shėndosha. Gjithsesi, jo tė gjitha gratė prodhojnė antitrupa tė mjaftueshėm pėr tė luftuar njė infektim me HPV. Si pasojė, njė grua mund tė infektohet vazhdimisht me HPV, duke i dhėnė mė shumė mundėsi virusit pėr tė shkaktuar ndryshime qelizore, tė cilat mund tė ēojnė nė kancer tė qafės sė mitrės. Veē kėsaj, HPV ėshtė i pazakontė nė atė qė ėshtė i aftė t‘i fshihet sistemit imun tė trupit, duke e vėshtirėsuar asgjėsimin e tij nga ky sistem. Vaksinimi ndihmon pėr tė parandaluar infektimin me HPV, duke nxitur njė nivel tė lartė dhe tė qėndrueshėm tė antitrupave neutralizues nė tė gjitha gratė e vaksinuara. Ato mund ta konsiderojnė veten tė mbrojtura pėr njė periudhė tė gjatė kohore, si dhe kundėr infektimit tė vazhdueshėm.



Domosdoshmėria e vaksinimit dhe monitorimit tė gjendjes shėndetėsore


Prekja nga virusi, pas aktit tė parė seksual


Rastet mė tė shumta tė infektimit me HPV janė vėrejtur pas aktivitetit tė parė seksual. Prandaj, pėr tė pasur nivele tė larta mbrojtjeje, vaksinimi kundėr kancerit tė qafės sė mitrės duhet tė bėhet pėrpara pėrvojės sė parė seksuale dhe ekspozimit fillestar ndaj virusit HPV. Vaksina ka treguar efektivitet maksimal aty ku ajo ėshtė kryer nė kohė. Megjithatė, vaksina ka qenė efektive edhe nė femrat qė janė vaksinuar pas fillimit tė aktivitetit seksual. Tė dhėnat shkencore tregojnė qė vaksina ėshtė e efektshme deri nė moshėn 55-vjeēare. Pėr grupmoshat mbi 26 vjeē, pėrpara vaksinimit rekomandohet bėrja e testit pėr prezencėn e virusit.

Parandalimi gjatė gjithė kohės ėshtė veēanėrisht i rėndėsishėm, kur vaksinohen vajzat e reja pėr t‘u siguruar atyre qė janė plotėsisht tė mbrojtura nė fillim dhe gjatė periudhės sė aktivitetit seksual. Si shtesė e vaksinimit, monitorimi i qafės sė mitrės vazhdon tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė parandalimin e kancerit tė qafės sė mitrės. Vaksina e mbron femrėn kundėr dy tipeve tė HPV mė tė zakonshme, 16 dhe 18, pėrgjegjės pėr afėrsisht 70 pėr qind tė rasteve tė prekura nga kjo sėmundje. Prandaj ekzaminimet PAP test duhet tė jenė tė vazhdueshme pėr tė kontrolluar gjendjen shėndetėsore. Tė gjitha femrat kėshillohet tė ekzaminohen rregullisht mbas moshės 20-25 vjeē. Kanceri i qafės sė mitrės ėshtė i rrallė te gratė nėn 20 vjeē dhe pėrpara kėsaj moshe trupi, veēanėrisht qafa e mitrės, ėshtė ende duke u zhvilluar.


TAB (Kjo do tė vendoset si njė tabelė e vogėl)


Rekomandime tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSH)


Tė gjitha femrat e moshave nga 25 deri nė 65 vjeē duhet tė kryejnė PAP Testin!

Femrat e moshave 25 deri nė 49 vjeē duhet tė kryejnė PAP Testin ēdo tre vjet.

Femrat e moshave 50 deri nė 64 vjeē duhet tė kryejnė PAP Testin ēdo pesė vjet.

Nė moshėn 65 vjeē, ju mund tė ndaloni kryerjen e PAP Testit vetėm nėse e keni kryer rregullisht atė qė nė moshėn 50 vjeē dhe keni pasur rezultate normale.

Ekzaminimi PAP Test i qafės sė mitrės pėrfshin marrjen e njė mostre qelizash prej saj dhe ekzaminimi i tyre pėr tė kontrolluar qė aty nuk ka ndryshime qelizash anormale, ose prezence tė qelizave kanceroze.

Ekzaminimi i rregullt i qafės sė mitrės (PAP Test) mund tė zbulojė shenja tė hershme tė kancerit tė saj dhe kėshtu tė rriten dhe shanset pėr njė trajtim tė suksesshėm.

Programet e ekzaminimit tė qafės sė mitrės kanė reduktuar incidencėn e kancerit tė qafės sė mitrės deri nė 80 pėr qind.


E rėndėsishme

Vajzat e reja tė edukohen

mbi parandalimin e sėmundjes


Njė prioritet kyē qė do tė ndihmojė tė pėrballohet pesha e kancerit tė qafės sė mitrės ėshtė edukimi i vajzave tė reja mbi sėmundjen dhe parandalimin e saj. Nėpėrmjet kėtij edukimi, ato do tė kenė njohuritė dhe arsyetimin e nevojshėm rreth HPV dhe kancerit tė qafės sė mitrės. Kėshtu, nėse ato do tė ndodhen pėrballė kėtij rreziku, do tė dinė si mund ta parandalojnė nė mėnyrėn mė tė mirė, duke mbrojtur veten kundrejt tij. Mjaft i rėndėsishėm ėshtė edhe konsultimi i menjėhershėm me doktorin rreth parandalimit tė kancerit tė qafės sė mitrės dhe opsioneve tė vaksinimit pėr ēdo grua dhe vajzė.

Pjesa mė e madhe e femrave adoleshente kanė njė nivel njohjeje shumė tė ulėt pėr kėtė sėmundje dhe mėnyrėn se si infektohesh prej saj. Tė kuptosh se ēfarė ėshtė kanceri i qafės sė mitrės, si shkaktohet ai dhe si tė mbrohesh kundrejt tij ėshtė njė nga hapat e parė nė parandalimin e sėmundjes. Prindėrit luajnė njė rol kyē nė kėtė proces edukues dhe mund tė jenė shumė tė dobishėm nė krijimin e njė atmosfere komforte, nė tė cilėn t‘u flasin fėmijėve tė tyre rreth kėtyre ēėshtjeve. Prandaj prindėrit tani nevojitet tė fillojnė tė diskutojnė tema tė rėndėsishme, si kanceri i qafės sė mitrės, me vajzat e tyre, kėshtu qė ato nė tė ardhmen tė kenė njohuritė qė do t‘u nevojiten mė shumė. Por, studimet tregojnė qė shumė prindėr e kanė tė vėshtirė t‘u flasin fėmijėve tė tyre rreth kėtyre ēėshtjeve. Kėto barriera duhet tė tejkalohen, duke garantuar qė vajzat e tyre tė marrin edukimin e nevojshėm. Kjo do tė ndihmojė qė ato tė mbrohen nga kanceri i qafės sė mitrės.
Gazeta Shqip
shqiptari
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 29950
Registration date : 04/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi