ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulimi, kush e shkroi fjalimin e Obames

Shko poshtė

21012009

Mesazh 

Zbulimi, kush e shkroi fjalimin e Obames Empty Zbulimi, kush e shkroi fjalimin e Obames




Xhon Favrou (Jon Favreau), ka qendruar me krenari ne mesin e turmes qe priti betimin e presidentit te 44-t te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ai eshte personi qe ka bashkeshkruar fjalimin mbreselenes te Barak Obames duke u bere keshtu me shume se deshmitar i ketij momenti historik. Djaloshi 27-vjecai, sic e ka vleresuar vete Obama, eshte nje lexues shume i mire i mendimeve te tij. Ai eshte kreu me i ri i shkrimtareve te fjalimeve ne Shtepine e Bardhe. Si nje politikan i cili u be i njohur edhe fale oratorise se tij, Obama konsiderohet nje talent i vertete ne artin e shkrimit te fjalimeve politike. Dhe ne fakt fjalimi qe ai shkroi bashke me Xhon Favrou e tregon kete. Ne 20 janar, Obama tregoi sa i mahnitur eshte nga idhulli i tij politik, Abraham Linkoln. Toni i fjalimit te tij ishte vendimtar dhe tregoi pritshmerine e publikut ne 100 ditet ne pushtet te presidentit te 44-t. Vendosmeri, perulje, pergjegjshmeri dhe ndenja e detyres, ishin temat kryesore ne kete fjalim. Ne kompozimin e tij Obama eshte mbeshtetur gjeresisht tek gjeniu i ri i fjalimeve. Favrou u zbulua krejt rastesisht kater vjet me pare kur punonte per ekipin presidencial te Xhon Kerri ne zgjedhjet e 2004. Me pseudonimin "Favs", i riu prej atehere ka studiuar me imtesi linjen e fjalimeve te Obames, madje shpesh eshte konsideruar si i fiksuar pas Obames. Ai memorizoi fjalimin e 2004 te senatorit te atehershem Obama ne konventen kombetare te Demokrateve, qe hodhi drite per here te pare ne kete figure te fuqishme. Favs eshte nje tip qe e adhuron Obamen, madje autobiografine e tij "Dreams From my Father" (Endrrat e Babait tim), e mban kudo me vete.

Ne nentor kur Obama u fut ne histori duke fituar zgjedhjet presidenciale, Favrou u ul dhe u perqendrua duke shkruar draftin e pare te fjalimit te inaugurimit, te cilin me pas do t'ia paraqiste atij vete duke e lene pa fjale. Cdo dite per 18 muaj ai eshte ulur dhe ka shkruar fjalime qe do i shkonin per shtat fushates brutale te zgjedhjeve presidenciale. Shpesh ai do te qendronte deri ne oren 3 te mengjesit duke pira dhjetera filxhane kafe apo dhe pije energjike, per te perfunduar tekstet. Frymezimin e merrte duke pushuar teksa luante video games. Fjalimet me te njohura qe jane shkruar nga Favrou eshte ai i shtetit te Ajouas, qe njihej si bastion i republikaneve. Tekstin e shkroi teksa ishte ulur te pinte nje kafe ne Des Moines. Per diten historike te kater nentorit ai shkroi dy fjalime: nje per fitoren dhe nje per humbjen.

Kur rezultatet treguan ate se historia do te ndryshonte me zgjedhjen e presidentit te pare me ngjyre, ai i shkroi shokut te ngushte: "Lali, fituam. O Zot i madh. Favrou thote se dhe per fjalimin e betimit te presidentit Obama, eshte punuar jashtezakonisht shume dhe me nje intensitet te madh. Ai eshte ndryshuar kater ose pese here. Cdo dite jane mbajtur takime qe kane zgjatur mbi nje ore. Presidenti Obama fliste per vizionet e tij dhe Favrou mbante shenim ne kompjuterin e tij. I riu me pas ka udhetuar disa here per kerkime mbi stilin e shkrimit. Ai ka intervistuar historiane, kolege. Ka studiuar periudha te ndryshme te krizave ne histori dhe ka degjuar fjalime te meparshme te inaugurimeve presidenciale. Kur gjithcka ishte gati ai ia paraqiti projektin perfundimtar Obames dhe rezultati u pa me se miri. Me ate tekst, presidenti Obama preku zemrat jo vetem te Amerikaneve por te gjithe botes.

Reagimet

Zilia ndaj ketij talenti ishte e madhe dhe tensionet gjithashtu. Nje fotografi e Favrou ku tallej me nje poster te Hillari Klintonit ku i kishte vene doren ne gjoksin e saj u nxoren ne Facebook duke shkaktuar nje pakenaqesi dhe siklet te madh per te riun e penes.
KOHA JONE
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Zbulimi, kush e shkroi fjalimin e Obames :: Komentet

avatar

Mesazh Wed Jan 21, 2009 3:50 pm nga Iliriada Portal

Nja fjalim qe do te vazhdoje te tingelloj fuqishem per dhjetra vite me rradhe.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Wed Jan 21, 2009 5:59 pm nga ADMIN

Teuta shkruajti:Nja fjalim qe do te vazhdoje te tingelloj fuqishem per dhjetra vite me rradhe.

Vertete ,dhe per mendimin tim ishte nje fjalim madheshtore ,sidomos kur thote qe Amerika eshte e te gjithe popujve dhe ne do te ja shtrime doren te gjitheve dhe ne qftse nuk doni doren tone ,ai eshte dhe do te mbetet problemi juaj

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Jan 21, 2009 7:46 pm nga shqiptari

shum o zoti ky Xhoni...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi