ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rukie Rama, tropojania qė sfidoi Sigurimin e Shtetit me cert

Shko poshtė

28012008

Mesazh 

Rukie Rama, tropojania qė sfidoi Sigurimin e Shtetit me cert Empty Rukie Rama, tropojania qė sfidoi Sigurimin e Shtetit me cert




Rukie Rama, tropojania qė sfidoi Sigurimin e Shtetit me certifikatėn e virgjėrisė
Afrim Imaj

Me tė vetmen armė, njė certifikatė virgjėrie.Historia e veēantė, me protagonist mėsuesen e re Rukie Rama, daton nė mesin e viteve ‘70. E strukur nė harresėn e viteve, drama misterioze, rizbulohet spontanisht nė gjyqin e krerėve tė Sigurimit tė Shtetit nė vjeshtėn e vitit ‘83. Pėrballja me brutalitetin e pashpirt dhe epshin e tėrbuar tė funksionarėve tė policisė sė fshehtė, do t’i kushtonte mėsueses sė fshatit tė largėt njė kalvar tė tėrė vuajtjesh. Rikthimi te liria e shumėdėshiruar, do tė pasonte falė menēurisė dhe stoicizmit tė saj. Njėherazi me tė, emri i Rukie Ramės do tė bėhej njė tmerr i vėrtetė pėr funksionarėt e pashpirt tė shėrbimit tė sigurimit.
Vajza nga bjeshkėt e Shėlzenit, do tė vinte te ngjarja e bujshme, pas njė jete tė thjeshtė e dinjitoze. E kishte dashur fati qė aty nė Vladin e largėt tė zonės sė Pacit, tė hidhte shtat e tė rritej kjo krijesė qė do tė shkėlqente sa pėr bukurinė, aq edhe pėr guximin me tė cilin do tė kapėrcente barrierat e kohės. E shkathėt, kurajoze, e dashuruar me jetėn e virtytshme dhe profesionin e mėsueses, Rukie Rama do tė bėnte emėr tė mirė edhe pėrtej provincės sė saj. Prania nė tubimet kulturore kombėtare, kontributi nė veprimtarinė artistike dhe angazhimi nė drejtimin e aksioneve tė rinisė, do ta bėnte tė njohur edhe matanė kufijve tė Tropojės sė saj tė dashur. Po ndėrkaq do ta bėnte tė lakmuar pėr shumėkėnd qė do tė marrosej pas hireve tė saj. Pikėrisht kėtu do tė fillonte drama e saj. Se ata qė ja kishin vėnė syrin nuk kishin qenė njerėz tė zakonshėm. Hienat kėtė radhė kishin trokitur me guximin e ēartur tė tė qenit i plotfuqishėm i shtetit dhe partisė qė zotėronte situatėn. Rukie Ramėn e sulmuan nė pikėn mė tė fortė tė saj, por ajo diti tė ngrihej e tė pėrballej me tėrė pabesitė dhe mekanizmat tė tmerrshėm tė Sigurimit tė Shtetit. Sfida do tė ishte gati e jashtėzakonshme. E jashtėzakonshme do tė ishte edhe kėmbėngulja e saj pėr tė arritur deri te e paimagjinueshmja. Rukie Rama do ta fitonte betejėn pas kėrkesės sė saj pėr ekspertizėn e virgjėrisė.
Kėshtu, vajza e dy prindėrve tė varfėr tė fshatit tė skajshėm nė veri tė vendit, e stolisur nga zoti me bukuri tė papėrsėritshme dhe krenari tė pashoqe, do tė futej nė njė dramė-legjendė qė pėr shumė vite shteti komunist do tė mundohej ta mbante tė burgosur. Gjithsesi, Rukie Rama mbeti po ajo, madje mė dinjitoze e krenare gjatė tėrė jetės. E tillė shfaqet aktualisht nė ditėt e sotme teksa jeton e punon me statusin e emigrantit nė Bruksel. Profesioni i mėsueses qė ushtron aty, vazhdon ta mbajė tė lidhur me dashurinė e hershme, kur ėndėrronte
pėr mė shumė liri dhe qytetėrim. Tė vetmit qė janė fashitur, qė janė harruar janė emrat e “dėshmitarėve”, “hetuesve” dhe persekutorėve tė dikurshėm. Ka mbetur mbrapa plaga e dramės misterioze dhe jehona e saj e njohur nga njė rreth i ngushtė njerėzish...
Kur tė ndėshkon bukuria
E ndėshkuara prej bukurisė! Kjo do tė ishte metamorfoza e dhimbshme e Rukie Ramės. E shėnjestėruar pėr hiret magjepse dhe shfaqjen gjithė shkėlqim nga njė prej zyrtarėve tė rėndėsishėm tė Sigurimit tė Shtetit, mėsuesja e Pacit do tė binte viktimė pikėrisht se do tė refuzonte prerė ofertėn pėr tė ndarė njė natė shtratin me tė. E ndėrsa oficeri i lartė i policisė sekrete, do tė kėmbėngulte nė etjen pėr tė shtėnė nė dorė vajzėn e bjeshkės, Rukie Rama do tė qėndronte me stoicizėm nė pėrgjigjen e saj. Ishte ky qėndrim qė do ta xhindoste njeriun e plotfuqishėm, pėr tė cilin refuzimi nė kėtė rast pėrjetohej si sfidė me pushtetin e padiskutueshėm qė posedonte. Vajzės qė kishte arritur mos tė pėrfillte emrin dhe autoritetin zyrtar tė tij, duhej dhėnė mėsimi i jashtėzakonshėm! Pastaj kjo pėrballje jo e zakontė do tė prodhonte historinė, qė asnjėherė nuk u zbulua e plotė…
Nė ditėt e postfestivalit
tė 11-tė
Hakmarrja e njeriut tė plotfuqishėm, do tė prodhonte pranga e qeli tė errėt pėr Rukie Ramėn. Njė ditė tė bukur do tė arrestohej papritur pėr agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor. Ajo qė kishte qenė kundra epsheve tė njeriut tė sigurimit, duhej tė kryqėzohej pėr qėndrimin kundėr pushtetit tė popullit (!). Nė rrėfimin pėr gazetėn “Panorama”, Rukie Rama sjell vetėm njė pjesė tė atyre momenteve dramatike...
“Ishin ditėt kur sa kishte pėrfunduar Festivali i 11-tė i kėngės nė Radio-Televizion. Mė vunė prangat te shtėpia. Nė dorė kisha librin “Tesin e Dobervileve”. Nuk mė kishte shkuar kurrė nė mėndje se njė ditė do tė pėrfundoja kėshtu. E pėr ēfarė mund ta kėrcėnoja unė pushtetin e popullit tim. Unė, vajza e dy prindėrve tė varfėr, mėsuesja e matematikės qė i shtyja ditėt me leximin e librave, me pėrkujdesjen pėr bagėtitė, me mbledhjen e luleve nė rudinė, me tjerrjen e trikove pėr vėllezėrit, me bisedat e ēiltra me bashkėmoshatarėt etj. E bindur se nuk do tė zgjaste shumė kjo gjendje, ditėt e para tė qelisė i kalova me kujtimet e bukura tė nxėnėsve tė mi, pa u shqetėsuar pėr faktin se u kisha prishur punė disa punonjėsve injorantė tė asaj kohe, qė ishin nė Sigurimin e Shtetit, ngaqė s`po futesha brenda rrethit tė tyre, pėr qėllimet e mbrapshta tė tyre.
Kėshtu nė moshėn mė tė mirė u mbylla nė qelitė e burgut pa i bėrė kurrkujt asnjė gjė. Pėr 13 muaj me radhė nuk pata njė pikė ujė pėr tė larė kokėn. Pėr 13 muaj me radhė nuk e ngopa barkun me bukė. Pėr 13 muaj me radhė duhet tė dėgjoja lloj-lloj horrash, me akuza nga mė tė poshtrat qė nuk kishin tė bėnin fare me mua. Tė gjitha kėto pėr asgjė. Tė gjitha kėto kur jetoja jetėn time, nė shtėpinė time, me prindėrit e mi, nė bjeshkėn time, nė krenarinė dhe dinjitetin tim. Asnjėherė nuk e kisha ēuar nė mend pėr t’i ngrohur shtratin kurrkujt, pėr as edhe njė lloj oferte nė botė, mbasi mendoja tė krijoja familjen time tė ndershme dhe tė rrisja fėmijėt e mi...
Dėshmitari i lajthitur
Pas 13 muajsh hetime, u shfaq sinjali i parė i alarmit. I ndodhur nė njė ditė tė mirė prokurori i ēėshtjes, do tė deklaronte lajmin e keq: Asnjė nga denoncimet nė adresė tė Rukie Ramės nuk qėndron! Kjo do tė thoshte liri pėr mėsuesen e Pacit, qė ishte kryqėzuar pėr agjitacion e propagandė. Po nuk mund tė pajtohej me kėtė arkitekti i kėtij ndėshkimi i cili nuk ngopej ta shikonte tė stėrmunduar vajzėn qė i kishte sfiduar ofertėn pėr dashuri. Andaj u ngrit skema tjetėr. U gjet njė dėshmitar i fortė pėr tė provuar nė hetuesi prapėsitė qė do ta linin nė qeli Rukie Ramėn. Dėshmitari fantazmė, duke mashtruar se kishte qenė prej vitesh i dashuri i saj, deponoi se nė ēaste intime me tė, ishte njohur me profilin reaksionar dhe qėllimin e saj pėr t’u arratisur! Teksa akuza do tė krijonte pėrvijimin e saj disi tė besueshėm, Rukie Rama do tė revoltohej edhe mė shumė. Kėtė radhė do tė goditej te krenaria e saj, te dinjiteti i vajzės malėsore qė e ruan si gjėnė mė tė shenjtė tė jetės. Dhe do tė kėrkonte forcė pėr t’i bindur se kėtė tė lajthitur nuk e njihte fare, pa le tė kishte bėrė dashuri me tė. Mė shumė se kaq Rukie Rama do tė kėmbėngulte para hetuesėve se gjithēka ishte njė trillim i poshtėr. Se ajo, jo vetėm nuk kishte dashuruar ende kėrkėnd, por ishte edhe njė vajzė e virgjėr. Kėtu beteja do tė bėhej edhe mė egėr e komplekse. Rukie Rama me gojėn e saj do tė kėrkonte analizat pėrkatėse pėr t’i konfirmuar drejtėsisė tė vėrtetėn, pėr tė zbardhur intrigėn e “tė dashurit” tė saj. Tanimė skena do tė zhvendosej nė laboratorėt e Tiranės...
E papritura e 20 janarit 1975
Pėr tė mbėrritur deri te certifikata e virgjėrisė, mėsuesja e Pacit, duhej tė kalonte tė tjera peripeci. Teksa pėrshkruan ato, Rukie Rama kujton: Ishte ora 6:00 e mėngjesit e 20 janarit ‘75 kur mė morėn nga qelia dhe lidhur duar e kėmbė mė hipėn nė “Gazin” e degės. Nė sediljen ku rrija, nė tė dy anėt mė rrinin ngjitur dy punonjės tė Sigurimit. Nė vendin nė krahė tė shoferit, rrinte ulur njė funksionar i lartė i asaj kohe, kuptohet i degės sė brendshme. Ishte ditė shumė e ftohtė, me borė, ngrica dhe akull. Isha nisur pa ngrėnė asnjė gjė. Madje, nuk mė lanė tė merrja as njė shishe me ujė me vete. Ecėm rrugėve tė qafės sė malit dhe kur arritėm nė Tiranė ishte ora 7:00 e darkės. Plot 13 orė e lidhur duar e kėmbė, e pangrėnė dhe pa kryer asnjė nevojė personale. Fillimisht filluan tė nxihen duart se kėmbėt nuk ndiheshin fare, por pastaj u nxinė komplet dhe u mpinė. Po shkoja tė bėja ekspertizė pėr nderin tim. Sa bukur tingėllon fjala qė populli e pėrdor nė momente tė veēanta kur sheh apo dėgjon diēka qė nuk shkon, “hapu dhe e pėrpimė!”. Gjatė gjithė rrugės ata flisnin e qeshnin si pa tė keq. Ndaleshin here pas here pėr tė ngrėnė bukė e pėr tė pirė kafe. Unė gjithnjė e lidhur nė makinė si trung. Kėshtu deri sa mbaroi kjo procedurė. Pėr disa ditė duhej tė bėhesha banore e burgut tė Tiranės. Mbaj mend si tani njė gardiane me zemėr njeriu, qė e thėrrisnin Myrvete, e cila mė ndihmoi si vajzėn e saj me shumė pėrkujdesje dhe dashuri. Gjithsesi, tėrė kėto sfilitje nga Tropoja nė Tiranė do t’ia vlenin. Ajo certifikata e ardhur nga laboratori do tė rrėzonte dėshminė e bashkėpunėtorit tė sigurimit, tė cilit i paskėsha thėnė nė momente intime se do tė tradhtoja atdheun e do tė arratisesha. Tashmė ai dokument qė vėrtetonte shkencėrisht virgjėrinė, do tė binte si bombė te tė gjithė ata qė kishin organizuar tėrė kėtė kurth. Gjithēka kėtė radhė do tė kthehej mbrapsht. Po deri kėtu mė kishte shkuar goxha. Sa herė kujtoj kėtė dhimbje mė del para syve ajo malėsorja, e cila kur ja patėn vrarė tė dy djemtė njėherėsh u ul nė mes dy kufomave pėr t’i vajtuar dhe filloi tė thoshte, “nėna do jetojė o bir se mendja paska rrėnjė”. E ndjej, pra tė arsyeshme tė them kėtė shprehje nė ato momente se vėrtet mendja kishte rrėnjė.
E, pra ky karvan i vuajtjeve tė mia zgjati shumė vite, provova shumė tortura nga njerėz pa njerėzillėk, nga njerėz pa shtyllė kurrizore, nga njerėz tė pashpirt. E kėta kurrė dhe pėr asgjė s‘do tė kėrkojnė falje, se janė sadistė...


"Kadri Hazbiu sabotoi projektin e kthimit tė traktorėve nė autoblinda”

Kadri Hazbiu ka bllokuar zbatimin e projektit sekret tė Kėshillit tė Mbrojtjes pėr kthimin e traktorėve "D 75", nė autoblinda luftarake. Me kėtė akuzė tė Rrapi Minos prokurorit tė procesit, zbulohet krejt rastėsisht nė gjyqin e krerėve tė Sigurimit tė Shtetit, aventura e ndėrmarrė nė mesin e viteve '70 nė zbatim tė porosisė sė komandantit suprem pėr ta nderuar dhe mbrojtur socializmin vetėm me forcat e veta. Kadri Hazbiu nė kėtė rast duhej tė jepte llogari pse nuk bėri bunkerė tė lėvizshėm traktorėt e parkut tė makinave bujqėsore. Me aq sa shpjegohet pėrpara Rrapi Minos, ish-ministri i Mbrojtjes, zbardh rrethanat nė tė cilat ka punuar me korpusin e specialistėve pėrkatės pėr pėrmbushjen e kėtij objektivi, i cili siē vėren ai pėr arsyet qė dihen, mbeti njė ide. Gjithsesi, akuza e traktorėve tė destinuar pėr autoblinda, pėrbėn vetėm njė detaj nga skaneri qė i ka bėrė hetuesia veprimtarisė armiqėsore tė Kadri Hazbiut kur ishte njėshi i ushtrisė shqiptare. Pėr orė tė tėra ai duhet tė pėrgjigjet pėr akuzėn e sabotimit nė fushėn e fortifikimit tė vendit. Rrapi Mino, prokurori i procesit e ēon edhe mė tej karakterin sabotues tė ish-ministrit tė Mbrojtjes. "Kadri Hazbiu, shprehet ai, ka lėnė pa fortifikuar zonėn e brezit kufitar, pėr tė lėnė tė hapura shtigjet e vėrshimit tė armiqve tė jashtėm nė territorin e vendit tonė". Po ish-kreu i Mbrojtjes sqaron se fortifikimi i planifikuar sipas njė strategjie tė caktuar, ka pėrfunduar, madje jo vetėm nė pjesėn e vijės sė parė tė brezit kufitar, por edhe nė thellėsi tė territorit. Nuk pajtohet me kėtė reagim trupi gjykues dhe anėtarėt e tij, duke dalė te origjina e vet si ushtarakė karriere, vazhdojnė me shtjellimin teknik tė problemit, nėpėrmjet tė cilit mendojnė se zbardhin mė mirė pengesat qė ka krijuar Kadri Hazbiu pėr fortifikimin e rajonit tė mbrojtjes sė batalionit, pėr zhvendosjen e pozicioneve tė zjarrit nga fusha nė mal e deri te sabotimi qė ka bėrė ish-ministri i Mbrojtjes pėr lėnien e zbuluar tė drejtimeve kryesore tė mėsymjes sė ushtrive tė huaj ndaj vendit tonė.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Rukie Rama, tropojania qė sfidoi Sigurimin e Shtetit me cert :: Komentet

ILIRI

Mesazh Mon Jan 28, 2008 12:05 pm nga ILIRI

“Kadri Hazbiu, gjenerali i fshehur i teorisė sė rrėshqitjes”

“Kadri Hazbiu ka qenė bashkėpunėtori i afėrt i Beqir Ballukut dhe njė nga puēistėt qė do tė bėnte grushtin e shtetit”. Rrapi Mino, kreu i akuzės ka rezervuar nė pėrmbyllje tė procesit maratonė tė gjyqit ndaj krerėve tė Sigurimit dėshminė e fortė qė e penalizon Kadri Hazbiun si njėrin nga komplotistėt, qė deshėn tė pėrmbysnin diktaturėn e proletariatit dhe pushtetin popullor nė Shqipėri. Madje, duke ju referuar kėsaj akuze ai e cilėson si njė nga gjeneralėt e fshehur tė teorisė sė rrėshqitjes tė pėrpunuar nga Mehmet Shehu e tė mbėshtetur nga shtatmadhorėt e lartė, qė do tė bėnin grushtin e shtetit. E gjitha kjo zbulohet pėr herė tė parė pas ndėshkimit tė puēistėve, procesit i tė cilėve u manipulua nga Mehmet Shehu dhe bashkėpunėtorėt e tij, duke lėnė tė pazbardhur rolin e Kadri Hazbiut nė bandėn e komplotistėve, qė do tė zbatonin planin pėr pėrmbysjen e dhunshme tė pushtetit popullor nė vendin tonė. Pavarėsisht nga retorika e gjatė e Rrapi Minos me argumente politike e vėshtrime tė pėrgjithshme, i kryqėzuari si gjeneral i fshehur i teorisė sė rrėshqitjes, pohon tė kundėrtėn e tij dhe kėmbėngul pėr prova tė qenėsishme nė proces....
RRAPI MINO: Mua mbi tė gjitha mė tėrheq vėmendjen bashkėpunimi i tė pandehurit Kadri Hazbiu me puēistėt dhe natyrisht me kryetarin e organizatės kundėrrevolucionare, tradhtarit Mehmet Shehu pėr kėto arsye: Sė pari, kėtu dalin edhe lidhjet direkte midis tė pandehurit Kadri Hazbiu me tradhtarin e teorisė sė rrėshqitjes, me qėllim qė tė linin vendin pa mbrojtje dhe tė iknin tutje maleve, po nė kėtė mėnyrė trajtohet edhe nga urdhri qė ka dhėnė i pandehuri Kadri Hazbiu me nr. 19 datė 25.3.1981, tashti ėshtė i afėrt ky urdhėr dhe ka tė njėjtėn pėrmbajtje. Tani a nuk bien kėto nė kundėrshtim me kėrkesat e artit ushtarak mbi luftėn popullore, i cili kėrkon qė fortifikimi tė fillojė nga vija e parė nė thellėsi dhe nga e thjeshta tek e komplikuara? Ne themi se po, sepse kėshtu na mėsojnė dokumentet e Partisė, sepse kėshtu na mėsojnė porosite e shokut Enver, sepse kėshtu na mėson arti jonė ushtarak…
Tjetėr lidhje gjendet edhe nė drejtim tjetėr me Mehmet Shehun kur kanė shkuar i pandehuri Kadri Hazbiu bashkė me tė pandehurin Feēor Shehu, qė i kanė ēuar aktin e akuzės tradhtarit Mehmet Shehu nė Durrės e ka lėnė njė ēėshtje tė veēantė kėtė problemin e teorisė sė rrėshqitjes. Pse ndodhte kjo? Sepse ishte autori i teorisė sė rrėshqitjes dmth., lėnien e vendit tonė pa asnjė mbrojtje e kishte filluar tradhtari Mehmet Shehu, e vazhduan puēistėt me Beqir Ballukun, Hito Ēakon e Petrit Dumen dhe mė pas u duk sikur u shkatėrrua kjo tezė, mirėpo e vėrteta qėndroi ndryshe, se kėtė e vazhdon edhe mė pas tradhtari Mehmet Shehu, e vazhdon nė tė njėjtėn kohė si pasuesi i tij edhe i pandehuri Kadri Hazbiu, siē na del plotėsisht nga dokumentet. Edhe nė kėtė drejtim mua mė duken shumė logjike dhe shumė tė besueshme shpjegimet qė ka dhėnė armikja Fiqrete Shehu lidhur po me kėtė problem me qėllimin e rrėshqitjes, janė mbledhur thotė njė herė dikur, i kam gjetur nė shtėpi edhe Beqir Ballukun, Petrit Dumen, Hito Ēakon e Kadri Hazbiun mbasi gjoja kishin parė disa pozicione dhe pikėrisht bisedonin kėtė teorinė e rrėshqitjes, se lufta nuk do tė bėhet nė fushė po do tė bėhet nė male andej do tė shkojė, prandaj. Prandaj unė arrij nė kėtė konkluzion shoku kryetar dhe shokė gjyqtare qė kjo ėshtė njė veprimtari armiqėsore e mprehtė, therėse dhe jashtėzakonisht e rrezikshme pėr mbrojtjen e vendit tonė, e cila ėshtė vazhduar me konsekuencė edhe nga i pandehuri Kadri Hazbiu…
KADRI HAZBIU: Mė falni i nderuari kryetar, nuk dua tė... ashtu, po njė herė dokumentet le tė flasin, prokurori ka mendimin e tij, unė s’kam qenė kurrė as komplotist i Beqir Ballukut e Petrit Dumes e Hito Ēakos edhe i puēistėve tė tjerė nė teorinė e rrėshqitjes, edhe nuk mjafton tė kapemi vetėm nė njė shprehje qė thotė Feēor Shehu se u tha kėshtu, kam dhėnė shpjegime pėr kėtė se si ishte ēėshtja e aktakuzės. Juve kini arritur deri aty sa merrni pėr bazė ato shpifjet e njė provokatoreje, siē ėshtė njė armike e tėrbuar si Fiqrete Shehu, e cila shpif nė mėnyrė kategorike pėr diēka qė unė s’kam qenė dhe s’jam marrė nė atė kohė me fortifikimin. Pėrsa u pėrket kėtyre dokumenteve unė thashė qė tė shikohen integralisht…
ARANIT ĒELA: Njė herė ki parasysh kėtė, qė kėtu para gjykatės edhe pėrpara prokurorit ne kemi tė bėjmė me tė pandehur, dhe me tė pandehur tė fisshėm e tė pafisshėm nuk ka, e sepse nuk pranon ti, ajo pak rėndėsi ka…
NDIHMĖSGJYQTARI: Para dy ditėsh nė seancat gjyqėsore ju thamė pėr ato qė ju del nė materialet, nga dosjet pėr atė konsultėn qė thoni ju nė Durrės, por pėrgatitja e kuadrove kryesore tė ushtrisė ama u bė nė shkallėn e dytė tė luftės popullore…
KADRI HAZBIU: Po ishte nė program…
NDIHMĖSGJYQTARI: Po ishte nė program, ē’do tė thotė kjo, do tė thotė ju e kuptoni ē’do tė thotė shkallė e dytė e luftės dmth., pushtimi i Shqipėrisė…
KADRI HAZBIU: Po njihet mo, ka njė kapitull tė tėrė…
NDIHMĖSGJYQTARI: Kam dhe ato qė tha prokurori i Pėrgjithshėm qė e kupton apo jo megjithėse u kundėrshtua nga gjithė kuadrot e ushtrisė prapė se prapė ju ishit ministėr dhe urdhėruat qė tė bėhet ajo stėrvitje…
KADRI HAZBIU: U kundėrshtua mbasi u konsultuam more i nderuari ndihmėsgjyqtar, mbasi u konsultuam nė Durrės, u kundėrshtua mbasi mbas nxitjeve qė kam bėrė unė ėshtė kėshtu se duhet tė jetė kėshtu mbasi u lexova fjalėn e udhėheqėsit. E vėrteta ėshtė kėshtu.


neser do te lexoni

Dialogėt e Mihallaq Ziēishtit me Kadri Hazbiun pėr vrasjet e bėra pa gjyq dhe urdhrin e dhėnė pėr djegien e dosjeve.

Dėshmia e Rexhep Kollit: Sigurimi zhduku pa gjurmė Teme Sejkon pėr tė mbuluar gjurmėt e veprimtarisė armiqėsore tė tij.

Si erdhi nė Ministri tė Brendshme Feēor Shehu dhe kush ishin njerėzit qė mbėshtetėn karrierėn e tij.

Tė pathėnat e procesit tė Beqir Ballukut dhe prapaskenat e krerėve tė Sigurimit pėr tė manipuluar procesin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi