ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pollo kundėrshton ndėrhyrjen e trojkės evropiane pėr ligjin e dosjeve

Shko poshtė

29012009

Mesazh 

Pollo kundėrshton ndėrhyrjen e trojkės evropiane pėr ligjin e dosjeve Empty Pollo kundėrshton ndėrhyrjen e trojkės evropiane pėr ligjin e dosjeve




[img]http://www.sot.com.al/images/stories/politike/geci_Pollo.jpg[/img]Pėrfaqėsues tė trojkės evropiane, ambasadorja e Ēekisė, vendi i sė cilės ka presidencėn e radhės, pėrfaqėsuesja e Suedisė vendi i cili do tė pasojė kryesimin e BE-sė dhe kreu i delegacionit tė Komisionit Evropian u takuan me zėvendėskryeministrin Genc Pollo pėr tė shprehur shqetėsim mbi ligjin e dosjeve, i cili sipas tyre ngre probleme jo vetėm nė procedura por edhe pėrmbajtje. Por megjithė insistimin e trojkės evropiane, qeveria shqiptare ka mbajtur tė njėjtin qėndrim duke premtuar vetėm njė zbatim tė paanshėm tė ligjit. As pėrpjekja e trojkės evropiane nuk ka bėrė qė qeveria shqiptare tė lėvizė nga pozicioni i saj pėr ligjin e pastėrtisė sė figurave tė miratuar dhjetorin e kaluar vetėm me votat e shumicės. Qėndrimi kritik i vendeve tė Bashkimit Evropian pasonte deklaratat e forta tė Shteteve tė Bashkuara, OSBE-sė dhe Kėshillit tė Evropės, nė tė cilat ngriheshin pikėpyetje serioze mbi kėtė ligj.
Duke garantuar zbatimin korrekt nga ana e qeverisė tė kėtij ligji, Pollo ka deklaruar se kjo ėshtė e vetmja rrugė pėr t’u shkėputur njėherė e mirė nga e kaluara e dhimbshme e shqiptarėve dhe nevojė emergjente pėr proceset qė na presin. Duke dhėnė besimin e plotė pėr korrektėsi para Trojkės Evropiane, Pollo deklaroi se gjithkujt qė preket nga ky ligj do t’i garantohet e drejta e ankimimit. “Atyre qė e mendojnė veten tė prekur dhe tė paragjykuar nga ligji i lustracionit, nga ana e qeverisė tonė do t’u mundėsohet mbrojtje nė tė tre shkallėt e gjyqėsorit, madje deri nė Strasburg”, ėshtė zotuar Pollo duke garantuar edhe njėherė ndėrkombėtarėt pėr transparencė nė zbatimin e kėtij ligji tė shumėpėrfolur. Ndėrkohė ka thėnė se mirėpret qė BE tė caktojė dikė pėr monitorimin e zbatimit tė tij. Pollo i ka bėrė thirrje edhe opozitės qė tė bėhet pjesė e zbatimit tė kėtij ligji dhe t’i lėrė ndasitė politike nė funksion tė njė fryme tė re marrėdhėniesh konstruktive. Ai ka thėnė gjithashtu se opozita ka pėrgjegjėsi direkte, ligjore dhe publike, pėr pėrfshirjen e saj nė kėtė proces tė rėndėsishėm. Pėr kėtė ai u kėrkoi socialistėve qė tė pėrfaqėsohen me tre anėtarė nė bordin mbikėqyrės tė zbatimit tė tij. Sipas Pollos, zbatimi i kėtij ligji ėshtė nevoja mė emergjente pėr tė dalė njėherė e mirė nga errėsira e sistemit tė kaluar, dhe pėr kėtė ka kėrkuar qė nė autoritetin e kontrollit dhe tė monitorimit, opozita tė japė pjesėn e vet tė ndihmės. Mė tej shtoi se ėshtė menduar qė ligji i lustracionit tė ketė njė afat veprimi 5 vjeēar, nga i cili do tė bėhet i mundur “filtrimi” i figurave tė institucioneve tė vendit tė cilėt kanė qenė pjesė e vendimeve famėkeqe nė sistemin monist.
SOT
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Pollo kundėrshton ndėrhyrjen e trojkės evropiane pėr ligjin e dosjeve :: Komentet

dea

Mesazh Thu Jan 29, 2009 7:03 pm nga dea

trojka evropiane thote; beni si them une po mos beni si bej une Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Thu Jan 29, 2009 11:22 pm nga shqiptari

trojka evropiane thote; beni si them une po mos beni si bej une
punen bejne dhe ata......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Fri Jan 30, 2009 11:56 pm nga lidabica

bejne gallate me neve.... Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Sat Jan 31, 2009 6:37 pm nga flutura

sepse i lejojm Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Sat Jan 31, 2009 7:12 pm nga lidabica

ashtu eshte flutura

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi