ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirana, kryeqyteti mė i varfėr nė argėtime

Shko poshtė

28012008

Mesazh 

Tirana, kryeqyteti mė i varfėr nė argėtime Empty Tirana, kryeqyteti mė i varfėr nė argėtime




Tirana, kryeqyteti mė i varfėr nė argėtime dhe mė i pasur nė monotoni


Tirana, kryeqyteti mė i varfėr nė argėtime Files.php?file=younger_716124642 Atmosfera qė tė lė Tirana gjatė ditėve kur mendon se mund tė argėtohesh, ėshtė e thatė dhe e vdekur, ashtu si ditėt me vapė nė kėtė qytet. Edhe pse mė i madhi i vendit dhe njėkohėsisht kryeqytet, Tirana mbetet pėrsėri njė vend ku rutina dhe stresi mbizotėrojnė mbi ēdo element tjetėr. Pėr t’u argėtuar nė kėtė qytet, apo pėr tė gjetur njė ambient relaksues, ėshtė thuajse e pamundur. I vetmi “argėtim” tė paktėn pėr ata qė mund ta konsiderojnė si tė tillė, janė kafenetė dhe tė ashtuquajturit pub-e, tė cilat, edhe pse zhurmojnė gjatė fundjavave, sėrish mbeten ambiente fare bajate. Kėtė mė lehtė e kupton kur kthehesh nė Tiranė, pas njė kohe tė gjatė qė ke qenė jashtė vendit, apo kur je i shoqėruar me tė huaj. Kėta tė fundit e konsiderojnė ambientin “zbavitės” tė bareve dhe pub-eve “si njė vend shumė tė zhurmshėm, aspak tė rehatshėm dhe ku shpenzon jashtėzakonisht shumė”. Pub-i ėshtė bėrė dhe lajtmotivi i jetės sė natės nė Tiranė, edhe pse argėtimi aty nėnkupton gjuetinė pėr femra solidare, apo tė kėtyre tė fundit pėr meshkuj me para. Edhe pse dikush mund tė shkojė me mendimin se mund tė argėtohet deri nė maksimum, pėrveē portofolit qė do tė boshatisė, duhet tė ketė kujdes qė tė mos zgjedhė dhe partneren apo koketėn e gabuar pėr tė ngacmuar. Janė me qindra sytė e femrave tė bukura qė nė kėto lloj lokalesh tė falin njė vėshtrim, por nė mėnyrė krejt paradoksale kėrkohet shumė mjeshtėri dhe njohje pėr tė pirė qoftė edhe njė gotė me njė femėr joshėse. Por, pėrveē Pub-eve, thuajse tė gjithė qytetarėt e Tiranės e nė pjesėn mė tė madhe tė rinjtė, nuk mund tė gjejnė njė ambient tė pėrshtatshėm pėr t’u zbavitur pa shpenzuar para pa fund. Kjo ndonjėherė tė bėn edhe pesimist, pėr mė tepėr kur kėsaj i shtohet edhe mungesa e shėrbimeve korrekte dhe tė kulturuara, qė kur i gjen, mund tė konsiderohesh si vėrtet me fat.
Baret dhe kafenetė, e vetmja mėnyrė pėr argėtim
Fundjava nė metropol mund tė konsiderohet si njė ditė shumė e vakėt. Kjo pėr faktin se nuk mund tė bėsh asgjė tė bukur nė fundjavė pėr tė hequr stresin e javės. Po sa mundėsi kemi nė kryeqytet pėr t’u argėtuar gjatė fundjavės dhe pėr tė bėrė diēka ndryshe nga ditėt e tjera, qė tė dalim nga rutina? “Asnjė” do tė ishte njė pėrgjigje therėse, pasi nė Tiranė, gjatė fundjavės, pėrveē se mund tė shkosh nė kafene, nuk mund tė bėsh asgjė tjetėr. Vetėm kėto tė fundit i gjen tė mbushura plot e pėrplot, sa pėr ne shqiptarėt, tė huajt, kur na shikojnė, mendojnė se “banojmė” nė kafene. Mundėsitė e tjera pėr argėtim janė mjaft tė kufizuara dhe i pėrkasin njė kategorie tė vogėl, por me tė ardhura mjaft tė majme. Ndryshe nga dikur, edhe jeta artistike-kulturore ėshtė mjaft e vakėt. Pak teatro, opera dhe ndonjė shfaqje varieteje janė evenimentet kulturore qė ndodhin me frekuenca tė gjata nė kohė. Por dhe biletat qė ka njė teatėr apo komedi, janė tė shtrenjta, duke bėrė qė xhepi i jo tė gjithė njerėzve tė pėrballojė mundėsinė pėr t’i paguar, pavarėsisht dėshirės pėr tė parė. Megjithatė, nuk pėrjashtohet dhe mundėsia qė ndoshta ne shqiptarėt nuk dimė tė jetojmė, ca nga pamundėsia ekonomike dhe ca nga rutina e jetės, nė pamundėsi pėr ta ndryshuar realitetin.
Fundjava
Kudo nėpėr botė fundjava ėshtė gjithnjė e veēantė dhe tė gjithė pėrpiqen qė tė argėtohen sa mė shumė. Nė ndryshim nga bota, Tirana hesht nė plogėshti dhe gjithēka duket e lodhur. Nga ana tjetėr, parqet nė kryeqytet mund tė numėrohen me gishtat e njėrės dorė, ku edhe ato lėnė pėr tė dėshiruar. Kafe dhe vetėm kafe. Kjo ėshtė e vetmja alternativė e ofruar, ku pėrditė kryeqytetit i shtohet nga njė kafene mė tepėr poshtė njė pallati i ri tė porsapėrfunduar. Nėse do ta krahasonim Tiranėn me njė kryeqytet nė njė vend tjetėr tė botės, do tė bėnim njė gabim tė madh edhe po ta mendonim, sepse nuk mund tė ketė asgjė tė pėrbashkėt mes tyre. Maksimumi i argėtimit qė mund tė bėjnė kryeqytetasit nė kėto ditė tė nxehta do tė ishte njė ditė plazhi nė Durrės, apo nė pishinat ku uji nuk dihet se sa kohė ka pa u ndėrruar dhe ku bashkė me njerėzit lahen dhe mace e qenė. Kurse pėr tė moshuarit, tė cilėt nuk mund ta pranojnė kurrsesi luksin pėr tė shpenzuar edhe pėr pishina, vendi i vetėm pa kosto dhe disi mė i qetė ėshtė parku i Liqenit Artificial. Por edhe kėtu vetėm nėse shėtit rrugėve tė parkut, pasi po tė frekuentosh kafenetė e Liqenit, ēmimet janė disa herė mė tė larta se nė Tiranė.
Metropoli, vetėm njė kinema
Nėse do tė ndryshosh gjendjen e ditės dhe tė dalėsh nga rutina, mund tė vendosėsh qė tė shkosh nė kinema. Tė vetmen kinema qė ka i gjithė kryeqyteti, ėshtė “Millenium 2”. Nga dy tė reja qė u ndėrtuan, vetėm kjo ka mbetur. Kėshtu, pėr tė parė filmim e ri qė ka dalė sė fundi, mund tė zgjedhėsh ditėn e diel. Por atė ditė bileta ėshtė mė e shtrenjtė se ditėt e tjera. Bileta e filmit tė sė dielės bėhet 500 lekė. Nga kjo e fundit kryeqytetasit po tregojnė gjithnjė e mė pak interes. Por edhe numri i shikuesve nė kinema ėshtė ulur, pėr tė vetmen arsye sepse bileta e filmit ėshtė 50 lekė pėr person gjatė pasdites. Ndėrsa paradite ajo ėshtė diēka mė e lirė, 100 lekė mė pak. Por duhet tė blesh dhe diēka shoqėruese, nė mėnyrė qė t’i kesh kur tė shohėsh filmin si kokoshka apo ndonjė pije freskuese, pėr tė shtyrė orėn e filmit dhe kėshtu bileta e filmit dyfishohet. Me pagėn qė marrin shqiptarėt i bie qė tė shohin njė film nė vit, se nuk dinė ēfarė tė bėjnė mė pėrpara.
Ish-Blloku, vendi ku argėtimi e ka emrin “harxhim”
Ai qė mbetet nė krye tė klasifikimit ėshtė pa dyshim ish-Blloku. Aty mund tė gjesh nga tė gjitha kategoritė e moshave, nga adoleshenti e deri tek mė i moshuari. Kryesisht kjo ėshtė zona mė e preferuar e tė rinjve pėr tė pirė kafe. Edhe pse ēmimet aty janė stratosferike, tė rinjtė nuk rreshtin kurrė sė piri kafe. Ajo qė tė ēudit ėshtė fakti se ku i gjejnė kėta adoleshentė tė papunė lekėt qė shpenzojnė gjatė ditės? Kot thonė qė Shqipėria ėshtė e varfėr. Ne jemi tė vetmit njerėz nė botė qė ulemi, jo pėrditė, por 3-4 herė nė ditė nėpėr bare. Stina e verės mund tė konsiderohet si njė sfilatė masive, ku femrat nisin tė zbulojnė hiret duke sfiduar shoqja–shoqen dhe duhe hirituar meshkujt. E, ndėrsa nuk mungojnė edhe ato mė tė guximshmet, qė zhvishen sa mė shumė pėr tė qenė nė qendėr tė vėmendjes. Mania e kafesė pasi eliminoi bibliotekat, muzetė dhe argėtimet mondane, tani ka krijuar edhe kafe-internet, ku ēatohet dhe shikohen video porno, apo nė rastin mė tė mirė dėrgohet ndonjė e-mail.
Tirana, metropoli ku mė tė gėzuarit janė lypsarėt
Kryeqyteti ka vend pėr tė gjithė. Pėr tė pasurit, tė varfrit, shtresėn e mesme, por edhe pėr ata qė pjekin misra e gėshtenja rrugėve. Po kėshtu ėshtė edhe njė armatė e madhe fėmijėsh qė popullon deri nė orėt e para tė mėngjesit pėr ēdo ditė kryeqytetin. Dhe ėshtė pikėrisht kjo kategori individėsh qė shesin cigare, apo edhe lypin ose lajnė xhama makinash pėr tė bėrė ca para. Por edhe pse diēka e rėndomtė nė pamje tė parė, fakti qė lypsėt po dyndin gjithnjė e mė shumė rrugėt e kryeqytetit, tregon pėr njė organizim tė kėsaj kategorie. Ata fitojnė lekė nė mėnyra tė ndryshme, dikush duke t’i lypur, ndonjėherė edhe me dhunė, dikush duke t’i kėrkuar me mirėsjellje dhe urata, tė cilat janė nga mė tė larmishmet, dikush duke tė shitur njė kaush bajame etj. Lypja pėr ta qė nė pamje tė parė duket si njė mundėsi pėr tė mbijetuar nė kėtė qytet super tė shtrenjtė, mund tė jetė kthyer edhe nė njė formė jetese. Edhe pse ata janė normalė, kjo rrugė tė cilėn kanė zgjedhur ėshtė mė pak e lodhshmja se njė punė. Ata janė gati tė rrinė pa rroba nė mes tė dimrit, nė mėnyrė qė tė tė ngjallin mėshirė dhe si pa kuptuar janė kthyer nė njė “refren” tė Tiranės.
lola
lola

Numri i postimeve : 241
Reputation : 3
Points : 29954
Registration date : 13/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi