ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Floriri i sekuestruar nga komunizmi, Avokati i Popullit kėrkon nisjen e kompensimit

Shko poshtė

02022009

Mesazh 

Floriri i sekuestruar nga komunizmi, Avokati i Popullit kėrkon nisjen e kompensimit Empty Floriri i sekuestruar nga komunizmi, Avokati i Popullit kėrkon nisjen e kompensimit




Ervin Koēi
Ēėshtja e arit qė u ėshtė sekuestruar tregtarėve dhe familjeve tė ndryshme shqiptare pas Luftės sė Dytė Botėrore nga qeveria komuniste, do tė rihapet sėrish me shpresėn e nisjes sė procesit tė kompensimit pėr kėto familje. Me iniciativė tė Avokatit tė Popullit ka nisur llogaritja e pronave tė luajtshme qė u janė sekuestruar pronarėve nga regjimi komunist, por qė ende nuk u janė kthyer. Nga sa mėsohet, nė gjykata dhe nė zyrėn e Avokatit tė Popullit kanė nisur ankimimet nga familjet e dėmtuara pėr kėtė ēėshtje. Burime nga zyra e Avokatit tė Popullit kanė bėrė tė ditur pėr “Albania”-n se “janė dy shkresa zyrtare qė kanė kėrkuar miratimin e njė ligji pėr rregullimin e kėsaj situate”. Si pėrgjigje nga institucionet shtetėrore ėshtė thėnė se nuk mund tė ketė njė projekt konkret deri nė pėrfundimin e njė studimi mbi faturėn financiare, si dhe pėr tė dhėnat qė janė mbi kėtė situatė. Nė janar tė vitit 1945, qeveria e dalė nga lufta, miratoi ligjin “Pėr tatimin e jashtėzakonshėm mbi fitimet e luftės”. Ky ligj godiste rėndė atė shtresė tė popullsisė qė kishte pasuri tė mėdha. Organet e Punėve tė Brendshme, njėsoj si Gestapoja e Hitlerit nė Gjermani, qė u sekuestronte hebrenjve arin dhe pasuritė me vlerė, u sekuestroi pasuritė tregtarėve dhe tė gjithė personave qė posedonin ar, duke mos u lėnė mė asgjė. Qindra familjeve tregtare nė Shkodėr, Elbasan, Korēė, Berat, Vlorė etj., iu sekuestrua e gjithė pasuria. Tatimi i jashtėzakonshėm shkatėrroi plotėsisht gjendjen ekonomike tė familjeve tė pasura. Dallimi mes tatimit tė jashtėzakonshėm qė u zbatua nė Shqipėri dhe atij qė u zbatua nė vendet perėndimore ėshtė thelbėsor. Nė Perėndim tregtarėve u merrej ajo pjesė e tatimit qė ata e kishin shumė tė lartė nė kohė lufte, sesa nė kohė paqeje. Kurse nė Shqipėri u asgjėsua tėrėsisht kapitali esencial dhe u bė nė metoda tėrėsisht joligjore dhe tė ashpra. Nė fund tė vitit 1948, forcat e Sigurimit tė Shtetit mendohet se kanė grumbulluar 43.816.682 monedha ari.

Qeveria zvarrit procesin

Nė zbatim tė Kushtetutės sė Shqipėrisė, ku prona cilėsohet e paprekshme dhe e shenjtė, ėshtė kėrkuar qė veē kompensimit tė pronave tė paluajtshme, tė ndėrmerren hapa dhe pėr kthimin e pasurive tė luajtshme qė janė konfiskuar nga regjimi komunist. Pak ditė mė parė, nė zyrėn e Kėshillit tė Ministrave ėshtė dėrguar njė kėrkesė mbi zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje. Ndėrkohė, nė zyrėn e Avokatit tė Popullit mėsohet se janė nė pritje tė njė pėrgjigjeje me dhjetėra kėrkesa pėr kėtė ēėshtje, nė respektim tė afateve procedurale. Nė tė njėjtėn mėnyrė ėshtė vepruar dhe pėr Ministrinė e Drejtėsisė, ku Dobjani ka nisur njė kėrkesė zyrtare pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje. Ky debat ėshtė hapur dhe disa vjet mė parė, por nuk ka gjetur njė zgjidhje pėrfundimtare dhe konkrete.

Debati 4 vjet mė parė

Katėr vjet mė parė, gjatė diskutimit pėr ndryshimin e ligjit tė kthimit dhe kompensimit tė pronave, ėshtė debatuar dhe nė pėrfshirjen e kthimit tė pasurive tė luajtshme. Madje, fillimisht nė projektligj nuk u pėrcaktua kompensimi i pronave tė luajtshme apo tė paluajtshme, duke i konsideruar si tė barabarta. Por pas nisjes sė diskutimit ėshtė kėrkuar vendosja e njė pike tė veēante, e cila kėrkonte kthimin e pronave tė luajtshme, duke e cilėsuar si njė e drejtė kushtetuese. Nė atė kohė u tha se do tė kenė tė drejtė tė marrin pasurinė e sekuestruar tė gjithė personat qė kishin dokumente origjinale apo tė lėshuara nga arkivat mbi sekuestrimin e pasurisė sė tyre dhe do tė ngarkohej Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit tė Pronave pėr tė zbatuar kėtė vendim. Por pas njė muaji diskutimesh deputetėt e maxhorancės dhe ata tė opozitės vendosėn qė tė hiqnin pėrcaktimet mbi pasuritė e luajtshme, duke pėrdorur si argument se ēėshtja ishte mė e ndėrlikuar dhe se do tė duhej njė draft i posaēėm vetėm pėr kėtė ēėshtje. Kjo pėr faktin se do tė duhej njė studim i plotė mbi pronat e konfiskuara dhe njė verifikim konkret i tė dhėnave. Ndaj dhe nė draftin e miratuar u saktėsua se pėr pronat e luajtshme ēėshtja do tė zgjidhet me njė projektligj tė posaēėm. Por deri tani asnjė nga forcat politike nuk ka paraqitur njė iniciativė tė tillė.

Letra e Dobjanit

“Gjatė shqyrtimit tė ankesave tė paraqitura gjatė 8 viteve nga qytetarė tė ndryshėm, nė shumė raste ėshtė kėrkuar nga ana e tyre qė tė kthehen apo tė mundėsohet kompensimi i sendeve tė tyre tė luajtshme, pėr tė cilat nė mjaft raste disponojnė dokumentacionin e sekuestrimit, ose nė mungesė tė tyre u ishin drejtuar organeve gjyqėsore pėr vėrtetimin e faktit juridik tė ekzistencės sė njė sendi tė caktuar dhe mė pas sekuestrimin e tij”, - thuhet nė letrėn qė Avokati i Popullit i ka dėrguar kreut tė qeverisė. Nė argumentimin e dhėnė Dobjani shton se nė vazhdim tė ndjekjes sė kėtyre ēėshtjeve dhe nė kuadėr tė mbrojtjes dhe pėrmbushjes brenda standardeve tė tė drejtave dhe interesave tė ligjshme tė ish-pronarėve, dėshirojmė tė bėjmė tė ditur se Avokati i Popullit, pas studimit tė ligjit “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave”, tė ndryshuar, ka evidentuar faktin se ky akt paraqet ende mangėsi tė dukshme nė rregullimin e marrėdhėnieve dhe procedurave qė duhet tė ndiqen nga organet kompetente shtetėrore pėr kthimin e pronave tė sekuestruara nė mėnyrė tė paligjshme ish-pronarėve. Ndėrkohė theksohet se nė ligjin nė fjalė pėrcaktohet se “kthimi dhe kompensimi i pronave tė luajtshme bėhet me ligj tė veēantė”. Duke parė faktin se ende nuk ka njė nismė pėr sistemimin e situatės, Avokati i Popullit ka kėrkuar ndėrhyrjen e kryeministrit pėr dhėnien e njė zgjidhjeje pėrfundimtare. “Ju rekomandojmė ndėrhyrjen tuaj institucionale lidhur me hartimin dhe mė pas paraqitjen pėr miratim tė projektligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronės sė luajtshme”, - thuhet nė letėr. Ndėrkohė kėrkohet dhe njė sqarim pėrfundimtar sipas afateve tė parashikuara nė ligj.



Blerim Ēela: “Tregtarėve u janė sekuestruar 283 tonė ar”

Ish-kryetari i Komisionit hetimor pėr Thesarin nė fillim tė viteve ‘90, deputeti Blerim Ēela, shprehet se ekzistojnė dokumente qė vėrtetojnė se 1700 personave iu ėshtė sekuestruar e gjithė pasuria. Sipas Ēelės, “tregtarėt kanė deklaruar se iu ėshtė marrė shumė mė tepėr flori nga sa ėshtė deklaruar nė dokumentet e depozituara nė Arkivin e Shtetit”. Nga hetimet e kryera rezultoi se nuk ka asnjė dokument pėr sekuestrimet e floririt, tė bėra gjatė viteve 1946-1949, kur ka qenė edhe vala mė e madhe e sekuestrimeve. Ish-kryetari i Komisionit hetimor pėr Thesarin thotė se mendohet qė deri nė fund tė vitit 1948 forcat Sigurimit tė Shtetit mund tė kenė grumbulluar rreth 43 milionė e 816 mijė e 682 monedha ari, ose 283 tonė ar. Nė deklaratėn e 16 janarit tė vitit 1992, Ēela pohoi “Nė thesar janė futur vetėm 3 tonė ar, ose 3029 kilogramė flori”. Komisioni hetimor i ngritur nė vitin 1992 deklaroi se nuk ekziston asnjė dokument qė mund tė tregojė se ku e kanė dėrguar forcat e Sigurimit tė Shtetit arin e grumbulluar nė atė kohė nga familjet e pasura shqiptare dhe tregtarėt.
Albania
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34571
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Floriri i sekuestruar nga komunizmi, Avokati i Popullit kėrkon nisjen e kompensimit :: Komentet

shqiptari

Mesazh Mon Feb 02, 2009 11:28 pm nga shqiptari

ari kushedi ne xhepat e kujt ka perfunduar Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Tue Feb 03, 2009 11:28 am nga lidabica

E di shume mire, Ilir Meta.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi