ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS: Topi, Berisha e Bode me kazino

Shko poshtė

29012008

Mesazh 

PS: Topi, Berisha e Bode me kazino Empty PS: Topi, Berisha e Bode me kazino




PS: Topi, Berisha e Bode me kazino


E Marte, 29 Janar 2008

Rozeta Rapushi

Diskutimi ne Kuvend per kazinote dhe lojerat e fatit degjeneroi ne fyerje, akuza e kercenime mes Kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit socialist, Taulant Balla. Hipoteza e hedhur nga Balla se perflitet djali i tij, Shkelzeni, se ka nje kazino, po keshtu edhe ministri i Financave, Ritvan Bode, por edhe Presidenti Bamir Topi, kane nje te tille ne menaxhim, solli reagimin e ashper te Kryeministrit. "Ta dish qe ty qe del ketu e permend emra familjaresh ta bej fytyren si kepuca. Ta mbyll gojen ne menyren me ekzemplare se Parlament me shpifje nuk sheh me ti", replikoi i nxehur Kryeministri. "S'te ka thene njeri ty, se ne bordello jane kapur njerezit e tu", vijoi i revoltuar Berisha. Ngritja ne kembe e Balles dhe permendja serish e emrit te Kryeministrit si te perfshire, acaroi edhe me teper situaten. "Kujt i flet ne kete menyre, ti more. Ca do me besh", bertiste socialisti nga vendi. "Ja te nxjerr nga Parlamenti sa here te shpifesh. Je njeri pa edukate, tregon nje edukate kanalesh. Po Kushtetuta te denon per shpifje e fyerje, se s'te konsideroj gazetar une ty. Rrugac", vijoi Kryeministri. Ne debat u perfshi e tere opozita qe kerkonte te drejten e fjales per fyerjet e Kryeministrit. Ne mbrojtje te Balles, nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, tha se nuk ka kryetar qeverie ne bote qe te kercenoje edhe me jete deputetin. "Fjalimi i Taulant Balles ishte etik. E s'ke hic te drejte ta kercenosh e fyesh ne ate menyre ne kete salle. Kjo eshte skandaloze", reagoi Brace. I prekur nga akuzat e Balles, ne debat u perfshi dhe ministri Ritvan Bode. Ai sqaroi se asnje nga akuzat e deputetit socialist nuk jane te verteta. "Asgje nga ato qe the nuk eshte e vertete. Keto jane problemet e tua, dhe ti je i vecante ne llojin e deputetit ne tere historine e Parlamentit", tha Bode. Sipas ministrit, kazinote po paguajne si duhet taksat dhe problemet jane nen kontroll. Situata ka dale jashte kontrollit per sa i perket perdorimit te etikes, ku nuk jane lene fjale pa thene ne adrese te njeri-tjetrit.



Debatet

Perplasja Berisha-Balla-Bode-Brace

Taulant Balla: "Nje nga ambasadoret qe vizitoi se fundmi Shqiperine, permendi kazinote e shumta qe ka. Ai tha, se si ka mundesi nje vend me kaq shume kazino eshte nje vend i varfer. Kemi qindra kazino e lojera fati. Une kam qene kunder licencimit edhe te kazinose ne qender te Tiranes, kur u licencua nga PS, por te pakten eshte i vetmi i licencuar dhe shteti merr prej tij qindra milione euro. Sikur te punonte ministria e Bodes, do te ishin te shumta parate qe do mblidheshin nga kazinote e tjera. A ka mundesi te shpjegoni, zoti Kryeminister, qe nje kazino ne qender te bllokut nuk eshte e djalit tuaj, Shkelzenit, nje tjeter e ministrit te Financave, Ritvan Bode. Nje njesi tjeter thone se eshte e lidhur me Presidentin, nuk e di, shkoni e verifikojeni dhe kundershtojini, nese nuk jane te verteta. Nuk jam ketu per t'ju akuzuar, por verifikojini e hidhini poshte keto fjale qe kane dale. Kam depozituar edhe nje kerkese per interpelance per kete ceshtje. Ju lutem urdheroni policine tatimore per te kontrolluar kazinote, se shkaktojne 1 miliard leke humbje nga evazioni fiskal".

Sali Berisha: "Nje jave me pare nga "Rexhensi casino" kam marre nje leter nga pronari me keto qe deputeti shpifarak, qe perdor nje fjalor te tille. Me shtron pike per pike keto qe avokati i tij tha ketu ne Kuvend. Aty nuk kish emra, por ngrinte ceshtjet. Sa mora letren, thirra ekspertet. Te gjitha kazinote apo lojera fati paguajne taksat. Ti kur te permendesh Sherefedinin te lash gojen. Nuk mund ta permendin ate, ata qe rrihnin me nallane moldave ne rruget e Tiranes. Prape kazinoja "Rexhensi" ka te drejte se disa kane tejkaluar lejen, per te cilen jane autorizuar, por jo taksat. Ti del ketu dhe lakon emra familjaresh. Ta dish nje gje, ta bej fytyren si kepuca, po te lakoj emrat e familjareve te tu. Mund te ta mbyll gojen ty ne menyren me ekzemplare. Ka nje Kushtetute ky vend. Parlament me shpifje nuk sheh ti. Nuk ta thote njeri ty qe ne nje ish-bordello jane kapur njerezit e tu".

Taulant Balla: "Kujt i flet ti ashtu ore, ca do me besh"!

Sali Berisha: "Do dalesh nga Parlamenti sa here te shpifesh, do shkosh ne gjykate. Je njeri pa edukate, tregon edukate kanalesh. Per shpifje dhe fyerje ka Kushtetute dhe ligje, se s'te konsideroj gazetar une ty. Rrugac".

Ritvan Bode: "Per te sqaruar opinionin. E para, nuk jane te verteta e s'ka njeri tjeter vec teje ne Shqiperi qe te thote se Ritvani ka kazino, apo luan Sherefedini. Keto jane problemet e tua dhe je i vecante ne llojin e deputetit ne tere historine e Parlamentit. Per shqetesimin qe ngrite, rezultatet e vitit 2007 jane 840 milione leke te mbledhura nga lojerat e fatit. Po beni presion ne menyre te pandershme. As une as Sherefedini, s'e dime as ku jane kazinote".

Erion Brace: "Kryeminister, sjellja juaj nuk eshte e denje per nje Kryeminister. Nuk e gjen nje Kryeminister ne bote, ne Afrike qe t'i thote deputetit ta mbylle gojen. Eshte nje shprehje qe e thone te fortet. Keni te drejte te reagoni, por s'mund te fyeni deputetin dhe ta kercenoni me jete ne salle. Fjalimi i Balles, kishte etik. Po thoni sa po mblidhni nga kazinote. S'keni te drejte te kercenoni, as me procedime penale. Ne ju kemi akuzuar ju pikerisht se keni fyer, shpifur ne kete salle, e tani vini e na reagoni. Kjo eshte skandaloze".

Sali Berisha: "Jam Kryeministri me dokumente qe jam perkushtuar me shume se cdo kush ketij tempulli. Vij ketu te degjoj cdo argument tuaj, cdo fakt e ceshtje qe ju ngrini. Por qe nje person apo dy te konceptoje se platforma ime eshte per te shpifur, kur e ben ne menyre te perseritur. Po te hyjme me regjister te gjendjes civile. Ka nje rregull e cdo Kushtetute ka nje gje, shpifja dhe fyerja eshte e pafalshme. Hiqeni nga Kushtetuta po arritet ta votoni. Pse nuk flisni ju, por vetem ai. Do e mbyll me kaq".
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

PS: Topi, Berisha e Bode me kazino :: Komentet

emigranti

Mesazh Tue Jan 29, 2008 7:23 pm nga emigranti

Duket e pacesueshme por eshte e vertete se per fat te keq edhe gjenerata e re qe pretendon se po nderton nje te majte moderne ne Shqiperi vepron me te njejtatat metoda qe instaloi diktatori ne shqiperi. shpifje dhe manipulim te njerezve te thjeshte. Ndoshta Berishes mund ti bejme shume kritika por qe ai ngaterrohet ne te tilla veprimtari kjo nuk eshte vertetuar kurre. Nga ana tjeter kur degjon se si deputet te rinj praktikojne metodat e ish diktatorit bindesh se sa e madhe eshte plaga shqiptare me kete gjenerate politikanesh te majte te cilet ne menyre perfekte kane trasheguar deri ne gen ideologjine e atyre qe vrane e dogjen per 50 vjet. Nuk behet vendi me Taulant ballen, erion braēen e kompani.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi