ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Koha e Kometes" pershkon Beogradin

Shko poshtė

03022009

Mesazh 

"Koha e Kometes" pershkon Beogradin Empty "Koha e Kometes" pershkon Beogradin




Regjisori Fatmir Koci do te tentoje konkurrimin e denje ne edicionin e 37-te te Festivalit te filmit te Beogradit me krijimin e tij, qe eshte mbeshtetur mbi nje fabul te Kadarese. Deri me tashti eshte shfaqur ne trevat kryesore shqiptare duke marre fjalet me te mira



"Koha e Kometes" e Fatmir Kocit do te konkurroje me festivalin e 37-te te filmit ne Beograd, qe do te zhvillohet nga 20 shkurti dhe deri me 1 Mars 2009. Festivali do te kete ne konkurrim filma nga 9 shtete. Nga renditja, qe mund te ndiqet ne sitin zyrtar te Festivalit, shikohen, qe jane disa nga filmat me te njohur ne Bote, ku madje jane edhe kandidatet per Oscar e Golden Globe Winners. Por konkurrimi eshte shume specifik dhe do te kete vetem pjesemarrjen e vendeve jashte Evropes, kuptohet me bashke-prodhime natyrisht.

Filmi "Koha e Kometes", eshte realizuar nga regjisori dhe skenaristi Fatmir Koci dhe eshte i mbeshtetur mbi motive te novelezes "Viti i Mbrapshte". Ai ka qene premiere per publikun e Durresit ne sallen e Teatrit "Aleksander Moisiu" me 23 gusht te vitit 2008 per cmimin "Gladiatori i Arte". Pavaresisht mungeses se kritikes se specializuar, premiera ka qene nje kulmim i filmave te fundit shqiptare edhe nje rikthim i padiskutueshem i nderit te saj. Cast-i i aktoreve te saj ka pasur gershetimin e disa artisteve me pervoje dhe debutuesve. Regjisori Fatmir Koci i ka besuar Blerim Destanit rolin kryesor dhe pastaj Cun Lajcit, Luan Jahjes, Marsela Lushes, Xhevdet Ferrit etj, rolet e tjera. Thuhet se Koci i ka mbyllur xhirimet e filmit me te kushtueshem te historise se kinematografise shqiptare ne nisje te vjeshtes se vitit 2007. Me plot 2.5 milione Euro. Nje film, qe ka qene enderr per realizimin nga ana e Kocit dhe krejtesisht me nje look nderkombetar per sa i perket produksionit te tij. Ai ka qene bashkeprodhim me Kompanine gjermane "LARA Enterprises", producent i te cilit eshte Alan Mixhic, me origjine nga Bosnja. Koci ka preferuar qe t'i realizoje xhirimet ne mes te Maqedonise dhe Veriut te Shqiperise. Kamera eshte e jashtezakonshme dhe e ndjek ne menyre te perkryer aksionin e regjisorit. Ku shquhet nderthurja e mrekullueshme e muzikes me elementin koreografik. Nje pune e jashtezakonshme per te zberthyer filmin ka qene e drejtorit irlandez te fotografise Donal Gilian. Ky i fundit, qe ka punuar ne filmin e Stiven Spilbergut tek "Shpetoni ushtarin Rajan", si asistent i pare i drejtorit te fotografise( dhe ne klipe te shumta muzikore me grupin e njohur "U2"), permes vendosjes fantastike te kameras ka lehtesuar dhe konceptin e autorit dhe deri diku patetizmin e tepruar, qe nuk i shpeton aktoreve. Nje gjetje interesante e Kocit eshte roli i Dylberit te Kus Babait dhe dyluftimi psikologjik, qe ben nga ana tjeter-per ta pasur te tille dhe personazhin kryesor. E nderthurur me nje motiv lirik, ku nje vajze qe shkon murgeshe, fati e sjell te bashkohet me Shestanin mysliman, filmi duket se e permban te gjithe emocionin e mundshem. Ne kete cast qendron organikisht dhe artisti gjerman Tomas Haince, ne rolin e Princ Vidit. Muzika eshte realizuar nga kompozitori shqiptar qe jeton ne Hollivud, Aldo Shllaku, ndersa marrin pjese edhe aktoret nga Maqedonia, Vllado Jovanovski, aktorja Naomi Valeska (mbreteresha Sofi), qe duket se jane integruar mire. Nje tjeter emer qe ia vlen te permendet eshte ai i Ralf Muler, i cili ka marre pjese ne produksionin e filmit te njohur "Gladiatori". Per Blerim Destanin ne rolin e Shestanit, por edhe si co-producent i filmit duhen thene fjalet me te mira per impenjimin dhe respektin e madh ndaj rolit. Filmi ka shume thyerje dhe nje objekt te percaktuar mire. Ai eshte nje mozaik, mes habise para tabelave te ndryshme, qe gjithmone cuditerisht njesiti i vogel i gjen ne te njejtin vend dhe qe tregojne formacione organizmi shqiptaresh gjithefarellojesh. Duhet thene se regjisori eshte treguar shume i kujdesshem dhe ne perplasjen e religjionit. Me shume se sakrifice, ai ka treguar se religjionin shqiptaret e shikojne si nje akt per t'u prehur perkohesisht. E perkryer zgjidhja, por me shume koncepti i autorit, per te treguar mentalitetin e shqiptareve. Gezojne ne pamundesi dhe nuk u ben pershtypje e kobshmja. Duket se i gjithe jeta e tyre eshte nje qerthull, ku kobi dhe hareja jane fare afer.

Filmi, sipas organizatoreve- eshte derguar ne disa vende te Evropes, Azise dhe Amerikes, nderkohe qe nuk eshte pranuar ne Festivalin e Venecias ne Itali. Filmi ka qene premiere edhe ne Prishtine me 2-3 shtator dhe me pas ka udhetuar drejt Maqedonise per tu rikthyer ne Tirane. B.an
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

"Koha e Kometes" pershkon Beogradin :: Komentet

ILIRI

Mesazh Wed Feb 04, 2009 10:18 pm nga ILIRI

E ndoqa kete film kaq te komentuar dhe me pelqeu pa mase. Eshte nje rrealizim i mrekullueshem i ekipit me ne krye rregjisorin Fatmir Koci. Uroj qe ne festivalin e Beogradit te marre nje ēmim prestigjoz sepse e meriton. Desha te shtoj se persa i perket patetizmit ndoshta eshte filmi i pare shqiptar ku patetizmi pothuajse eshte eleminuar. I uroj suksese grupit realizues ne te gjitha evenimentet ku ky film do te marre pjese sikurse eshte edhe festivali i Beogradit. Me kete rast ju ftoj qe ta ndiqni filmin te cilin e solla tek Iliriada portal per te gjithe ata qe nuk e kane pare dhe do te ishte bukur qe gjithsejcili prej jush te jape opinionin e tij.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Wed Feb 04, 2009 10:33 pm nga bulqizaku

teshtej do e shof ket film Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Wed Feb 04, 2009 10:36 pm nga flutura

Ky film eshte i mrekullueshem mos e humbisni...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Feb 04, 2009 10:54 pm nga neni 55

vetem se ajo goca duket si kalama

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Feb 04, 2009 10:55 pm nga shqiptari

vetem se ajo goca duket si kalama
ka nje fytyre shume te pafajshme

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Feb 05, 2009 1:06 am nga ilda

une tani po e shoh kete filmin i do dhe 30 min te mbaroje...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Feb 05, 2009 1:35 am nga ilda

filmin e pash te gjithin shume i bukur dhe interesant njekohesisht ....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Feb 05, 2009 1:36 am nga ADMIN

A po i tregoni edhe baca Malokut se ku jeni duke e shikua

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Feb 05, 2009 1:37 am nga ilda

tek portali e ke porta mjafton te klikosh dhe kaq....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Feb 05, 2009 1:41 am nga ADMIN

Kuku nane sa i trashe paskam qene

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Feb 05, 2009 1:43 am nga ilda

ska lidhje shikoje dhe na jep naj opinion .....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Feb 05, 2009 1:56 am nga ADMIN

Opinjon prej meje don ti !!!!,dakort por te them te drejten se une jam shume kritik per filma

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Sat Feb 07, 2009 11:07 pm nga shqiptari

he more trimat e Iliriades e pate filmin dhe sna thate gje Smile

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi