ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vendimi/ Prokuroria hetoi pa tė drejtė dhe politikisht Lulzim Bashėn dhe Rrugėn qė bashkon kombin

Shko poshtė

03022009

Mesazh 

Vendimi/ Prokuroria hetoi pa tė drejtė dhe politikisht Lulzim Bashėn dhe Rrugėn qė bashkon kombin Empty Vendimi/ Prokuroria hetoi pa tė drejtė dhe politikisht Lulzim Bashėn dhe Rrugėn qė bashkon kombin




Vendimi/ Prokuroria hetoi pa tė drejtė dhe politikisht Lulzim Bashėn dhe Rrugėn qė bashkon kombin 34918BASHA11

Gjykata e Apelit konfirmoi dje vendimin e Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės, duke e nxjerrė hetimin e prokurorisė, si njė aksion kryekėput politik, i cili kryhej me porosi politike tė opozitės dhe kundėr Rrugės sė Shqiptarėve
Lulzim Basha nuk ėshtė mė i pandehur, ndėrsa dje ai ka fituar njė tjetėr betejė me Prokurorinė e Pėrgjithshme. Ka qenė Gjykata e Apelit e cila shpalli tė pavlefshėm te gjitha veprimet e kryera nga Prokuroria e Pėrgjithshme pas datės 6 nėntor 2008, pėrfshirė edhe komunikimin e akuzės pėr ish-ministrin e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Nėpėrmjet kėtij vendimi, Gjykata e Apelit vendosi ta zhveshė ministrin e Jashtėm nga akuzat e “shpėrdorimit tė detyrės”, duke i cilėsuar veprimet e prokurorisė si tė paligjshme. Ky vendim konfirmoi edhe njėherė pėrfshirjen politike tė Ina Ramės dhe zyrės sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme nė njė hetim qė kryekėput ėshtė trajtuar me emocionalitet dhe me ngarkesė negative. Pėrpjekjet pėr tė shpėtuar ngritjen e njė akuze politike ndaj Lulzim Bashės sollėn edhe nxitimin e mė pas gafat e prokurorisė. Pas kėtij momenti, erdhėn edhe vendimet e gjykatave tė tė dyja shkallėve, tė cilat folėn pėr njė shpėrdorim tė sė drejtės nga ana e institucionit, por edhe japin njė mesazh pėr Gjykatėn e Lartė, e cila fare mirė mund tė lexojė vullnetin politik negativ tė Prokurorisė, po aq sa edhe falsitetin e akuzave tė ngritura ndaj njėrit prej ithtarėve pėr tė flaktė pėr ndėrtimin e Rrugės sė Shqiptarėve.
Vendimi/ Prokuroria hetoi pa tė drejtė dhe politikisht Lulzim Bashėn dhe Rrugėn qė bashkon kombin Justice_hammer_1Vendimi
Trupi gjykues i kryesuar nga Pajtim Hoxha, la dje nė fuqi dje vendimin e Gjykatės sė Shkallės sė parė tė Tiranės tė shpallur nė mesin e muajit dhjetor tė vitit 2008, nga gjyqtarja Fatmira Hajdari pėr pavlefshmėri tė veprimeve tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr zgjatjen e afateve tė hetimit (6 nėntor-6 dhjetor). Sikurse Gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės, mė se njė muaj e gjysmė mė parė, edhe Gjykata e Apelit dje e ka cilėsuar tė paligjshėm ēdo veprimi tė kryer pas 6 nėntorit 2008, kur Ministri Lulzim Basha, u vu nėn akuzė pėr abuzime me fondet e lėvruara pėr ndėrtimin e segmentit Rrėshen-Kalimash.
Vendimi i dhėnė dje nga Gjykata e Apelit ėshtė i formės se prerė dhe i detyrueshėm pėr t’u zbatuar.
Vendimi i djeshėm i Gjykatės sė Apelit, erdhi pas vendimit tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė. Apelimi i kėtij vendimi u bė nga Prokuroria e Pėrgjithshme, me argumentimin se ėshtė Gjykata e Lartė kompetente pėr tė shqyrtuar kėrkesat penale tė bėra nga personat qė gėzojnė imunitet. Sipas prokurorisė, Lulzim Basha gėzon imunitetin e deputetit dhe pėr pasojė ēdo kėrkesė e tij duhet tė shqyrtohet nga Gjykata e Lartė.
Ndėrkohė, Gjykata e Larte ka nisur shqyrtimin ēėshtjes “Basha” dhe ka caktuar datėn 27 shkurt pėr zhvillimin e seancės. Nė kėtė seancė, pritet qė kolegji i Gjykatės sė Lartė tė ketė nė dosje edhe vendimin e formės sė prerė tė dhėnė dje nga gjyqtari Pajtim Hoxha nė Gjykatėn e Apelit.
Vendimi/ Prokuroria hetoi pa tė drejtė dhe politikisht Lulzim Bashėn dhe Rrugėn qė bashkon kombin SuperStock_1348-26502Debatet
Debatet dhe pėrplasjet nė gjyqėsor, midis Prokurorisė sė Pėrgjithshme dhe Ministrit Lulzim Basha, e kanė zanafillėn pas tendencės sė organit tė akuzės, pėr vazhdimin e hetimeve pėr aksin rrugor Rrėshen-Kalimash, edhe pas datės 6 nėntor 2008, kur kishin skaduar tė gjitha afatet hetimore. Pas kėsaj tentative tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Ministri Basha ankohet nė gjykatė dhe nė 18 nėntor 2008, gjyqtari Sokol Tona i Gjykatės sė Shkallės sė Parė e Tiranės, vendos se rishtyrja e hetimeve tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr dosjen “Durrės-Kukės” pas datės 6 nėntor 2008 ėshtė e pavlefshme.
Nė kundėrshtim me kėtė vendim, nė 24 nėntor 2008, prokuroi Arben Kraja, i Prokurorisė sė Pėrgjithshme, i dėrgon fletėthirrjen Ministrit Lulzim Bashės, pėr ta pyetur si tė pandehur pėr dosjen “Durrės-Kukės.
Dy ditė mė pas, nė 26 nėntor 2008, avokati i Ministrit Lulzim Basha, Zef Nikaj depoziton nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Tiranės njė ankesė kundėr fletėthirrjes sė prokurorisė, pėr marrjen si tė pandehur tė klientit tė tij, kundėr vendimit tė gjykatės.
Jo vetėm kaq, por nė 27 nėntor 2008, Ministri i Jashtėm Lulzim Basha refuzon dhe nuk paraqitet nė prokuroi, duke e cilėsuar flet-thirrjen ndaj tij si ta papajtueshėm me vendimin e gjykatės sė Shkallės sė Parė ėt Tiranės tė 18 nėntor 2008.
I gjendur pėrballė njė refuzimi tė tillė, nė datėn 5 dhjetor 2008, prokurori Arben Kraja, i Prokurorisė sė Pėrgjithshme, dėrgon nė Gjykatėn e Lartė dosjen nė ngarkim tė Ministrit Lulzim Basha, ndėrsa avokati Zef Nikaj, kishte refuzuar nėnshkrimin e mbylljes sė hetimit.
Ndėrsa nė 15 dhjetor 2008, gjyqtarja Fatmira Hajdari e Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės, vendosi pranimin e kėrkesės sė mbrojtjes sė Ministrit Lulzim Basha, duke e quajtur tė jashtėligjshme fletėthirrjen e prokurorisė.
Vendimi/ Prokuroria hetoi pa tė drejtė dhe politikisht Lulzim Bashėn dhe Rrugėn qė bashkon kombin DatelineKronologjia
18 nėntor 2008 – Gjyqtari Sokol Tona i Gjykatės sė Shkallės sė Parė e Tiranės, vendos se rishtyrja e hetimeve tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr dosjen “Durrės – Kukės” pas datės 6 nėntor 2008 ėshtė e pavlefshme.
24 nėntor 2008 – Prokuroi Arben Kraja, i Prokurorisė sė Pėrgjithshme, i dėrgon fletėthirrjen Ministrit Lulzim Bashės, pėr ta pyetur si tė pandehur pėr dosjen “Durrės – Kukės, kundėr vendimit tė gjykatės tė datės 18 nėntor 2008. 26 nėntor 2008 – Avokati i Ministrit Lulzim Basha, Zef Nikaj depoziton nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Tiranės njė ankesė kundėr fletėthirrjes sė prokurorisė, pėr marrjen si tė pandehur tė klientit tė tij, kundėr vendimit tė gjykatės. 27 nėntor 2008 – Ministri i Jashtėm Lulzim Basha refuzon dhe nuk paraqitet nė prokuroi, duke e cilėsuar flet-thirrjen ndaj tij si ta papajtueshėm me vendimin e gjykatės sė Shkallės sė Parė ėt Tiranės tė 18 nėntor 2008. 05 dhjetor 2008 – Prokurori Arben Kraja, i Prokurorisė sė Pėrgjithshme, dėrgon nė Gjykatėn e Lartė dosjen nė ngarkim tė Ministrit Lulzim Basha, ndėrsa avokati Zef Nikaj, kishte refuzuar nėnshkrimin e mbylljes sė hetimit. 11 dhjetor 2008 – Gjyqtari Altin Abdiu i Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės, rrėzoi kėrkesėn e prokurorit Arben Kraja, pėr pėrjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari nga gjykimi i ankesė sė mbrojtjes sė Ministri Lulzim Basha. 15 dhjetor 2008 – Gjyqtarja Fatmira Hajdari e Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės, vendosi pranimin e kėrkesės sė mbrojtjes sė Minsitrit Lulzim Basha, duke e quajtur tė jashtėligjshme fletėthirrjen e prokurorisė. 02 shkurt 2009 – Gjyqtari Pajtim Hoxha i Gjykatės sė Apelit tė Tiranės, vendosi refuzimin e kėrkesė sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, duke lėnė nė fuqi vendimin e Shkallės sė Parė qė e quante tė jashtėligjshme fletėthirrjen e prokurorisė.
Gazeta 55
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34571
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Vendimi/ Prokuroria hetoi pa tė drejtė dhe politikisht Lulzim Bashėn dhe Rrugėn qė bashkon kombin :: Komentet

lidabica

Mesazh Tue Feb 03, 2009 3:11 pm nga lidabica

Them se do te dale i pafajshem ,ky djale.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Feb 03, 2009 4:47 pm nga ilda

ēa shikimi dhe buzeqeshje te tremb per ZOTIN Laughing Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Tue Feb 03, 2009 5:22 pm nga shqiptari

Perkundrazi kjo eshte nje foto artistike. Ktu ne kete foto ai rrezaton largpamesi. Ndersa per gjygjin them se tashme ai ka dal i pafajshem dhe mendoj se sado gabime te supozohet se ka bere, perballe asaj vepre aq madhore gjithshka eshte krejt e padukshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Feb 03, 2009 5:27 pm nga ilda

syte e tij rrezatojne largpamesi ...ta mbeshtes Laughing Laughing Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Tue Feb 03, 2009 5:28 pm nga shqiptari

fola vetem per anen artistike te fotos ma holl ka kush e njef.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi