ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ana, 6 vjet futboll me Tiranėn, e maskuar si djalė

Shko poshtė

03022009

Mesazh 

Ana, 6 vjet futboll me Tiranėn, e maskuar si djalė Empty Ana, 6 vjet futboll me Tiranėn, e maskuar si djalė




Gazeta Shekulli
Ėshtė golshėnuesja mė e mirė. Tė gjitha kundėrshtaret e kanė frikė, sepse sulmon si njė tigėr dhe nuk ndodh tė gabojė. I ka dhuruar ekipit tė saj 16 gola nė kampionat dhe ndonėse ėshtė vetėm 16 vjeē, ka njė eksperiencė mė tė gjatė se koleget e saj qė janė mė tė rritura. Ana Baron, shoqet e thėrrasin Ronaldinja. Historia e Anės ėshtė shumė e veēantė, sepse ajo ka luajtur me ekip djemsh qė nė moshėn 5 vjeē dhe i ėshtė dashur qė tė maskohet si djalė, qė tė mos e pėrjashtonin nga ekipi. Ajo ėshtė nga Fieri, por ka lindur nė Milano dhe jeton nė Tiranė.
Ana, sa vjet keni qė luani futboll?
Kam 8 vjet qė luaj futboll.
Mė kė luaje, duke qenė se para 8 vitesh nuk kishte ekip pėr femrat?
Luaja me djemtė. Nė njė ekip djemsh. Dhe nėse doni ta dini, nuk lejohej qė tė luaja nė njė ekip djemsh, por unė kam luajtur me ta pėr disa vjet me radhė.
Po si ia bėnit qė nuk tė pėrjashtuan?
Sepse askush nuk e dinte qė jam vajzė, pėrveē trajnerit qė i kishte thėnė babai. Ne jemi familje futbollistėsh dhe babi e donet gjithmonė qė unė tė luaja, duke ditur edhe talentin tim. Kėshtu, vendosi tė mė fuste nė ekip me ēunat dhe nė fakt ngjaja tamam si djalė. Isha ēuni mė i bukur i ekipit (qesh).
Po kundėrshtarėt ju dalluan ndonjėherė qė jeni vajzė?
Ka qenė njė moment kur po luanin me njė ekip djemsh brenda Tiranės. Unė, nė fakt, bėra njė faull, pasi ndėrhyrja ime ishte e parregullt dhe rrėzova kundėrshtarin. Ai u ngrit dhe kėrkoi karton ndaj meje. Ndėrsa gjyqtari e kuptoi se jam vajzė dhe i tha, jo vetėm qė nuk do t'i jap karton, por tė vijė turp qė tė rrėzojė njė vajzė.
Keni patur pengesė nga prindėrit, qė iu futėt sportit tė futbollit?
Absolutisht jo. Madje, po iu them qė i kam patur mbėshtetjen time mė tė madhe. Mami ėshtė tifozja ime mė e zjarrtė dhe mė ndjek nė tė gjitha ndeshjet.
Ndėrhyn organizatori i ekipit, Genc Ymeraj, duke thėnė se, madje, mamaja e Anės shan sa herė i bėhen padrejtėsi nė fushė Anės. Ana: "O Genco, mos i thuaj tė gjitha, se vetėm njė herė ka ndodhur kjo".
Habiten njerėzit kur u tha qė je futbolliste?
Duhet tė pranojmė qė futbolli i femrave nuk njihet nė vendin tonė, ndaj dhe habia nga njerėzit ndodh shpesh.
Fakti qė je futbolliste femėr, tė jep mundėsinė tė jesh mė shumė nė qendėr tė vėmendjes sė djemve se vajzat e tjera?
Ah, kėtė nuk e di.
Keni mė shumė tifozė meshkuj apo femra?
Mė shumė janė meshkuj, por nuk mungojnė as femrat.
Po adhurues meshkuj qė ju ndjekin nėpėr ndeshje keni?
Edhe ka. Gallata ėshtė se na hedhin numrat e telefonit nė fushė, apo kur futemi nė furgon pėr tė ardhur nė stadium. Nuk mund tė them se ndodh shpesh, por ka edhe raste tė tilla.
Cili ėshtė futbollisti qė pėlqeni mė shumė dhe me kė jeni tifoze?
Nėse mė pyesni pėr tė huaj, ėshtė Kaka dhe tifoze jam me Milanin. Ndėrsa nga shqiptarėt me pėlqen Lorik Cana.
Lorik Cana ju pėlqen se ėshtė i bukur, apo se ėshtė profesionist?
Ėshtė i bukur dhe profesionist (qesh).
Ēfarė synoni tė arrini si futbolliste?
Tė luaj nė ndonjė ekip tė madh profesionistesh nė Gjermani. Do punoj shumė qė ta realizoj kėtė ėndėrr.
Eglantina Bardhi
shqiptari
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 29990
Registration date : 04/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi