ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Obama, ne prill vizite ne Shqiperi

Shko poshtė

05022009

Mesazh 

Obama, ne prill vizite ne Shqiperi Empty Obama, ne prill vizite ne Shqiperi




Obama, ne prill vizite ne Shqiperi 20090204202742_artikullBrenda tre vitesh, ekziston mundesia reale qe te vije presidenti i dyte amerikan, ne Shqiperi, pas ish-presidentit Xhorxh Bush. Keshtu, Presidenti i pare afro-amerikan i Shteteve te Bashkuara te Amerikes mund te vizitoje Shqiperine dhe Kroacine, ne muajin prill, menjehere pas Samitit te NATO-s qe do te mbahet ne Strasburg. Lajmin e bejne te ditur mediat kroate, te cilat i referohen burimeve te aferta ne Shtepine e Bardhe. Sipas te dhenave me 3 ose 4 pill, Presidenti Barak Obama do te takoje lideret e vendeve anetare te NATO-s, qe me futjen e Shqiperise dhe Kroacise festojne 60-vjetorin e themelimit te organizates. Menjehere me pas, thote "Javno", Obama do te kaloje disa ore ose ne Shqiperi ose ne Kroaci. Vizita e Presidentit Barak Obama, i sapo emeruar ne detyre, do te jete e para ne kete rajon. Nderkohe ka qene nje tjeter gazete kroate qe ka paralajmeruar nje takim te mundshem te Obames, me lideret e Kroacise dhe Shqiperise. E perjavshmja zagrebase "Globus" sakteson se pas Samitit te NATO-s qe kete vit mbahet ne Strazburg, Presidenti Obama do te vizitoje anetaret e reja te Aleances, Tiranen dhe Zagrebin. Ndalesa e tij ne Zagreb dhe Tirane do te jete nje shenje e fuqishme mbeshtetjeje, ndaj ketyre dy vendeve qe ne muajin prill do te behen anetare fuqiplota, te Aleances se Atlantikut te Veriut. Kjo vizite do te vulose edhe vleresimet jo vetem te Uashingtonit por edhe NATO-s, per arritjet e vendit tone dhe Kroacise ne permbushjen e reformave. Vleresimet per keto te fundit i dha vete personalisht ish-Presidenti amerikan Xhorxh Bush, ne nje vizite historike ne qershor te 2007, gjate takimit me kryeministrin Berisha, ku edhe u more garancia. Megjithate gazeta "Javno" dhe "Jutarnji List" thone se nese per ndonje arsye organizative, nuk arrihet dot realizimi i kesaj vizite me permasa historike, kryeministri Sali Berisha dhe ai kroat Ivo Sanader do te marrin ftese te vecante, nga Presidenti Obama per te vizituar e takuar kreun e Shtepise se Bardhe ne Uashington, ne muajin maj.

Presidenti Obama, paralajmerohet vizita dhe ne Prishtine.

Mediat kosovare prej disa ditesh kane paralajmeruar nje vizite te Presidentit amerikan, Barak Obama ne Ballkan dhe qe sipas tyre, ka perzgjedhur dhe Prishtinen zyrtare per nje vizite te shkurter. Madje ato paralajmerojne se eshte kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ai qe po lobon ne favor te Kosoves, teksa ka marre konfirmimin se Obama ka ne axhende, nje vizite ne nje vend mysliman ne Ballkan. Mediat kosovare shprehen se gjasat jane per nje vizite te Obames ne Kosove, ku ne rast se realizohet dhe vizita ne Shqiperi, ai do te jete mysafir i dy shteteve shqiptare.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Obama, ne prill vizite ne Shqiperi :: Komentet

avatar

Mesazh Thu Feb 05, 2009 11:43 pm nga Iliriada Portal

Menjehere me pas, thote "Javno", Obama do te kaloje disa ore ose ne Shqiperi ose ne Kroaci. Vizita e Presidentit Barak Obama, i sapo emeruar ne detyre, do te jete e para ne kete rajon.
ndoshta do te ndalet ne te dyja vendet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi