ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama largon njerezit e Sollakut

Shko poshtė

29012008

Mesazh 

Rama largon njerezit e Sollakut Empty Rama largon njerezit e Sollakut




Rama largon njerezit e Sollakut


E Marte, 29 Janar 2008

Presidenti Bamir Topi dekreton levizjet ne Prokurorine e Pergjithshme, duke shperndare "besniket" e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Reformes nuk i ka shpetuar as Drejtori i Marredhenieve me Jashte, Ardian Visha, i cili eshte transferuar si prokuror i thjeshte ne Gjirokaster. Dje, kreu i shtetit ka firmosur kerkesen per transferime e emerime te 14 zyrtareve te organit te akuzes, duke i shperndare nga Prokuroria e Pergjithshme, ne rrethet e vendit. Nderkohe qe po dje eshte shkarkuar nga detyra edhe prokurori i ceshtjes se keqtrajtimit te djalit te ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari, te vrare ne vitin 1998. Kjo ka qene edhe lista e propozuar nga Kryeprokurorja Ina Rama, per transferimin dhe largimin e vartesve. Lista me propozime mesohet se kishte mberritur disa dite me pare ne Presidence, ku perfshiheshin nje emerim dhe nje shkarkim, pervec 14 transferimeve. Po dje, Presidenti Topi ka shkarkuar nga detyra edhe prokurorin e ceshtjes se keqtrajtimit te Kiriol Hajdarit, si dhe ka emeruar nje prokuror te ri. Bashkim Malaj prokuror ushtarak ne Prokurorine e Tiranes eshte shkarkuar nga detyra. Nderkohe qe Arian Ndoja, me detyre avokat, eshte emeruar prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres, vend vakant ne te cilin konkurroi edhe vellai i ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, Sokol Nishani, me detyre oficer i policise gjyqesore.



Transferimet e kryera:

1. Saliko Hajno, transferohet ne Prokuror i Apelit Shkoder

2. Aleksander Goga, prokuror i Apelit Vlore

3. Valentina Ahmetaj, prokurore e Apelit Tirane

4. Mihallaq Bleta, prokuror ne Lezhe

5. Ylli Basha, prokuror ne Lushnje

6. Ardian Visha, prokuror ne Gjirokaster

7. Zamira Gjebero, prokuror ne Tirane

8. Artan Lulaj, prokuror i Apelit per Krime te Renda

9. Shkelqim Kokona, prokuror i Apelit Tirane

10. Ylli Bedalli, prokuror ne Krimet e Renda

11. Stiliano Bandilli, prokuror i Apelit Ushtarak

12. Haxhi Giu, prokuror ne Kruje

13. Xhevat Hana, prokuror ne Krimet e Renda

14. Ledina Riza, prokuror ne Tirane
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Rama largon njerezit e Sollakut :: Komentet

avatar

Mesazh Tue Jan 29, 2008 6:01 pm nga i persekutuari

Nuk ka bere asgje me shume veēse ka shkaterruar ēerdhen e PS ne prokurorine e pergjitheshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bora

Mesazh Wed Jan 30, 2008 2:21 pm nga Bora

“Nuk e heq prokurorin e Durres-Kukes”

Redinalda Caushaj
E Merkure, 30 Janar 2008

Grupi hetimor per rrugen Durres-Kukes nuk do te ndryshoje. Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, hedh poshte zerat se ka larguar prokuroret e kesaj ceshtjeje, duke i ulur apo levizur nga pozicionet, me qellim demtimin e hetimit. “Xhevat Hana, prokurori, i cili sipas dekretit te Presidentit eshte transferuar ne Prokurorine e Krimeve te Renda, do te jete serish pjese e grupit hetimor te Durres-Kukes, si dhe te dosjes se rrembimit te biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha”, thuhet ne deklaraten zyrtare te shperndare dje nga zyra e Kryeprokurores. Madje, edhe levizja e Hanes eshte cilesuar ne kuader te strukturimit te organit te akuzes dhe forcimit te tij. Presidenti Bamir Topi dekretoi transferimet, shkarkimet dhe emerimet e 20 prokuroreve ne rrethe te ndryshme, tre prej te cileve me detyrat e prokuroreve te rrethit ne Tirane, Shkoder e Vlore.

Vetem nje dite pas dekretimit te transferimeve, organi qendror i akuzes ka bere te ditur se dosja Durres-Kukes do te vazhdoje te hetohet nga dy prokuroret, Xhevat Hana dhe Arben Kraja. Edhe pse Hana eshte transferuar ne Prokurorine e Krimeve te Renda, ky i fundit do te vazhdoje te jete pjese e grupit ne kete dosje. “Xhevat Hana, pavaresisht se eshte emeruar ne Prokurorine per Krime te Renda, nuk eshte larguar nga grupi i hetimit, pasi eshte i komanduar me urdher te Prokurores se Pergjithshme, per te vazhduar hetimet e procesit te rruges Rreshen-Kalimash, deri ne perfundim”, sqaroi Prokuroria e Pergjithshme dje per mediat. Peshen kryesore ne kete dosje mesohet se e mban prokurori Arben Kraja dhe Hana eshte ndihmesi i tij ne kete grup. Nderkohe qe largimi nga organi qendror i akuzes deklarohet se eshte kryer per arsye te shkurtimit te numrit te prokuroreve.

Por, Xhevat Hana do te jete edhe nje nga 5 prokuroret, te cilet po hetojne mbi zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas ne vitin 1995, Remzi Hoxha. “Ai vazhdon te jete i emeruar pergjegjes i grupit hetimor per zbardhjen e rrethanave te zhdukjes se biznesmenit Hoxha”, shpjegohet ne njoftimin zyrtar. Prokurori Hana, mbas dekretimit te Presidentit Topi, do te jete prokuror ne Prokurorine e Krimeve te Renda. Nje nga shkaqet kryesore pse ai eshte transferuar ne kete institucion mesohet se eshte forcimi i sektorit qe heton krimet e renda dhe serioze, ndersa kerkohen prokurore me eksperience.

Boshatisja e Prokurorise

Pas doreheqjeve te para ne Prokurorine e Pergjithshme gjate muajit dhjetor te vitit te kaluar dhe diteve te para te muajit janar te ketij viti, kane ardhur edhe levizjet zyrtare nga ana e Kryeprokurores Ina Rama. Te paret qe dhane doreheqjen ishin keshilltari per mediat, Agim Neza dhe sekretari i Pergjithshem, Stavri Kocollari. Nderkohe qe shefe e kabinetit te Kryeprokurores u emerua kancelaria e Gjykates se Apelit Tirane, Miranda Bushi. Nga dekretimet e Presidentit Bamir Topi dy dite me pare, qe pasuan propozimin e Kryeprokurores Ina Rama, ka qene ajo e prokurorit Bashkim Malaj. Kreu i shtetit ka kryer te gjitha 20 levizjet zyrtare, nga transferime deri ne emerime. Pjesa me e madhe, 14 prej tyre, i perkasin Prokurorise se Pergjithshme dhe dergimit ne rrethe, ne kuader te reformes e reduktimit te numrit ne organin qendror. Pritet qe ne kete institucion te kete levizje te reja te prokuroreve, pasi nje pjese e vendeve kane mbetur vakante.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi