ILIRIADA PORTAL

Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipėria vazhdon pėrpjekjet pėr ndėrtimin e centralit bėrth

Shko poshtė

29012008

Mesazh 

Shqipėria vazhdon pėrpjekjet pėr ndėrtimin e centralit bėrth Empty Shqipėria vazhdon pėrpjekjet pėr ndėrtimin e centralit bėrth

Shqipėria vazhdon pėrpjekjet pėr ndėrtimin e centralit bėrthamor

Kryeministri shqiptar Sali Berisha vazhdon tė kėmbėngulė nė prodhimin e energjisė elektrike nėprmjet ndėrtimit tė njė centrali bėrthamor. Nė mbledhjen e djeshme tė grupit parlamentar tė PD-sė, Berisha ka informuar deputetėt mbi ecurinė e punimeve nė Forumin Ekonomik Botėror nė Davos tė Zvicrės. Berisha tha se ai e vlerėsoi nė maskimum prodhimin e energjisė nukleare, si mėnyra mė e mirė pėr tė ulur emetimin e gazit karbonik. “Shpreha hapur pikėpamjen time pėr energjinė nukleare, si mėnyra mė e mirė, mė e shpejtė dhe mė e fuqishme pėr tė ulur emetimin e gazit karbonik,” tha Kryeministri. Berisha mė tej tha se Shqipėria do tė vazhdojė pėrpjekjet pėr tė plotėsuar sa mė shpejt kuadrin ligjor dhe tė proēedojė nė bazė tė interesit tė tregut pėr ndėrtimin e centralit bėrthamor. Mė tej ai informoi deputetėt pėr mundėsinė e ndėrtimit tė gazėsjellėsit trans-Adriatik, qė parashikohet tė kalojė nė territorin shqiptar nė Qafė Thanė – Fier- Vlorė. Kryeministri tha se pėr mė shumė se njė vit janė bėrė pėrpjekje shumė tė mėdha pėr tė favorizuar kėtė projekt. “Pėr mė shumė se njė vit ne kemi bėrė pėrpjekje shumė tė mėdha pėr tė favorizuar projektin trans-Adriatik, qė kalon nė aksin Qafė Thanė – Fier- Vlorė. Unė mund t’ju them se ky ėshtė njė nga projektet qė deri mė tani ka progresin mė tė madh”, u shpreh Kryeministri. Duke u ndalur nė takimin me Presidentin e Azerbaixhanit, Ilham Aliyev, Kryeministri u shpreh se biseda u pėrqėndrua nė ndėrtimin e gazėsjellėsit trans-Adriatik, pėr tė cilin Presidenti Aliyev kishte diskutuar dhe me personalitete zvicerane. “Vendi ynė pėr pozicionin gjeografik tė shkėlqyer qė ka duhet tė jetė dhe vendkalim i projekteve tė mėdha evropiane. Ky projekt ėshtė njė projekt shumė i leverdisshėm evropian ”, tha Kryeministri Berisha. Ai njoftoi gjithashtu se gjatė qėndrimit tė tij nė Davos ka marrė mbėshtetje pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO dhe pėr vendosjen e pavarėsisė sė Kosovės.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Shqipėria vazhdon pėrpjekjet pėr ndėrtimin e centralit bėrth :: Komentet

avatar

Mesazh Tue Jan 29, 2008 5:59 pm nga i persekutuari

Eshte e vertete qe kriza energjitike kerkon zgjidhje te reja, por pretendimi se energjia berthamore nuk eshte ndotes eshte nje pretendim naiv dhe qe deshmon injorancen e kryeministrit. Shqiperia ka burime te shumta natyrore nga te cilat mund te perftoje energji duke filluar nga ujrat, ererat, dielli etj. Pse u dashka ta minojme Shqiperine me nje central berthamor?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Jan 29, 2008 7:02 pm nga emigranti

Efekti i radioaktivitetit natyror dhe artificial nė organizmat e gjalla
Luan QAFMOLLA
Instituti i Fizikės Bėrthamore, Tiranė

"… ndodh qė njė njeri tė observojė njė dukuri qė nuk ka shkaktuar ndonjė surprizė tek te tjerėt, duke tėrhequr vėmendjen ne tė dhe zbuluar qė tė tjerėt nuk e kanė observuar…"R.Leriche (Cool.

Tė gjithė trupat qė ndodhen nė sipėrfaqen e tokės i nėnshtrohen veprimit tė rrezatimeve jonizuese natyrore. Jeta e lindur dhe e zhvilluar nė kėtė mjedis nuk i shmanget kėtij ligji, padyshim qė njeriu ėshtė i lindur dhe i zhytur nė kėtė intensitet rrezatimi. Ky rrezatim megjithėse ndryshon nga njė pikė e planetit nė tjetrėn ėshtė pothuajse konstant qė nga kohėt e lashta.

Rrezatimi natyror ėshtė njė faktor i rėndėsishėm qė ndikon mbi njėrėzimin si tė gjithė agjentet e tjerė natyrorė, megjithėse nuk duket tė kėtė ushtruar ndonjė veprim dhe ndikim tė dėmshėm mbi gjėndjen shėndetsore tė gjallesave nė tokė, bile dhe nė ato zona ku vlera e tij ėshtė disa here mbi vlerėn mesatare(1).

Origjina e burimeve natyrore tė rrezatimeve jonizuese

Si rezultat i studimeve tė shtresave tė jashtme tė diellit, planeteve, hapėsirave ndėrmjet yjeve, pluhurave kozmikė, kometave dhe trupave tė tjerė u bė e mundur zbulimi i shumė elementėve kimikė. Pėrbėrja kimike e trupave kozmikė studiohet me anėn e metodave astrofizike, si pėrcaktimet spektroskopike, tė cilat japin ide mbi pėrbėrjen e shtresave tė jashtme tė tyre (2). Hipoteza mė bindėse sot nė astrofizikė pohon si burime tė rrezatimit kozmik galaktik shpėrthimet qė ndodhin nė sipėrfaqen e yjeve. Ky rrezatim kozmik ėshtė i formuar kryesisht nga bėrthamat e hidrogjenit-protonet, ka gjithashtu nė pėrbėrje dhe bėrthama heliumi dhe mė pak bėrthama mė tė rėnda. Pėrhapja e elementėve kimikė nė kozmos varet nga konditat e formimit tė tyre, evolucionit tė trupave kozmikė etj. Nė hapėsirė kėto grimca tė ngarkuara pėrshkojnė trajektore helikoidale nė kėtė fushė magnetike kozmike, duke u pėrshpejtuar vazhdimisht deri nė energji kolosale. Protonet e lėshuara nga sistemi ynė diellor kanė njė energji mesatare mė tė vogėl se sa ato ndėryjore dhe intensiteti i tyre varet nga fazat e aktivitetit diellor.

Ky rrezatim i prodhuar nga yjet dhe dielli i quajtur rrezatim parėsor dhe qė vjen drejt tokės ėshtė izotrop dhe pothuajse konstant. Duke kaluar nė shtresat atmosferike tė Tokės dhe duke u ndeshur me atomet e atmosferės ky rrezatim humbet duke krijuar dy lloje tė rinj rrezatimi: rrezatimin dytėsor kozmik dhe rrezatimin e "radioizotopeve kozmogjenike"(3).

Nga kozmosi e kanė origjinėn e tyre edhe radioizotopėt natyrorė qė ndodhen tė shpėrndarė nė koren e Tokės si:238U; 40K, tė cilėt pėrbėjnė gjithashtu njė burim rrezatimi tė rėndėsishėm.

Afro 4 - 5 miliard vjet mė parė kur Toka nuk ishte formuar akoma, njė yll i madh supernova shpėrtheu dhe formoi njė re me lėnde difuze me temperatura qė arrinin miliona gradė Celcius. Mė pas ( 3 - 4 miliard vjet), kjo masė filloi tė ftohej dhe u formua sistemi ynė diellor, Toka dhe planetet e tjerė. Si rezultat i reaksioneve tė shumta bėrthamore, midis protoneve dhe neutroneve qė goditeshin nė kėtė temperaturė fillestare relativisht tė lartė, filluan tė formohen elementėt kimikė. Njė pjesė e madhe ė kėtyre elementėve kimikė kanė pasur shumė izotopė radioaktivė tė cilėt pas 3 - 4 milaird vjetėsh janė zhdukur duke ngelur vetėm radioizotopėt qė janė bashkėmoshatarė me Tokėn. Kėta radioizotopė tokėsorė janė tė pranishėm kudo nė mjedis, tokė, ujė, ajėr e deri nė brendėsi tė organizmit tė njeriut. Si rrezatimi kozmik dytėsore, ashtu dhe radioizotopėt tokėsorė si burime natyrore ushtrojnė ndikim nė organizmin e qėnieve tė gjalla.

Rrezatimin dytėsor kozmik

Ky rrezatim ka pėrbėrje qė ndryshon me lartėsinė nga sipėrfaqja e Tokės. Nė shtresėn e sipėrme tė atmosferės mbizotėrojnė: protonet, neutronet dhe p- mezonet me energji tė lartė. Duke depėrtuar nė shtresėn e atmosferes drejt sipėrfaqes sė Tokės, rritet sasia e h- mezoneve qė prodhohen nga zbėrthimi i p- mezoneve, si dhe numri i elektroneve qė jonizojnė kėto grimca gjatė goditjeve me atomet e elementeve tė atmosferės. Pra rrezatimi dytėsor nė sipėrfaqen e Tokės ėshtė i pėrbėrė nga h- mezonet, elektronet dhe nga njė sasi relativisht mė e pakėt e neutroneve (3,4).

Nga kėto, h- mezonet janė grimca tė fuqishme, shumė jonizuese, tė cilat depėrtojnė pėrmes materialeve, sado e trashė tė jetė shtresa e tyre, dhe janė faktori kryesor nė rrezatimin global pėr organizmin e njeriut dhe gjallesave tė ndryshme nė Tokė. Nė gjerėsite mesatare gjeografike siē ėshtė vendi i ynė, nė nivelin e detit doza e pėrthithur nė inde nga rrezatimi i h- mezoneve dhe elektroneve ėshtė 28 x 10-5 Gy* / vit (ose 28 mRem* / vit), ndėrsa pėrbėrja neutronike jep njė dozė shumė mė tė vogėl prej 0,35 x 10-5 Gy / vit (ose 3,5 mRem / vit). Me rritjen e lartėsise nga niveli i detit , intensiteti i rrezatimit kozmik dytėsor rritet dhe nė mėnyrė tė veēantė rritet komponentja neutronike, e cila ne lartėsinė 300 metra bėhet e barabartė me komponentėt e tjerė jonizues (2,4,5).

Radioizotopėt kozmogjenik nė ajėr

Nga bashkeveprimi i rrezatimit kozmik me bėrthamat e elementeve tė ndryshėm qė ndodhen nė atmosferė, formohen nė ēdo ēast njė sasi e madhe radioizotopėsh. Nė kėtė dukuri vetėm katėr radioizotopė janė mė tė rėndėsishėm: karboni-14, 14C; berili-7, 7Be; natriumi -22, 22Na; tritiumi-3, 3H.

Karboni-14, me periodė pėrgjysmimi 5730 vjet formohet si radioizotop nga kapja e neutroneve termike nga bėrthamat e azotit. Sasia mesatare e tij si nė mjedisin e jashtėm organik ashtu dhe nė organizmin e njeriut ėshtė 227 Bq /kgC2., i cili jep njė dozė ekuivalente nė organizėm prej 1,2 x 10-5 Sv (1,2mRem) (7).

Berili-7, me periodė pergjysmimi 53,6 ditė. Ai depozitohet mbi sipėrfaqen e fletėve tė bimėve duke u futur nė brėndėsi tė organizmit tė njeriut ose kafshės nėpėrmjet ushqimit. Gjatė njė viti sasia e berilit qė futet nė organizėm ėshtė 50 Bq** duke dhėnė njė dozė ekuivalente prej 0,3 mRem (7).

Shenim: * Gy -grej ose mRem-miliRem janė respektivisht njėsi matėse tė dozės sė rrezatimit tė

pėrthithur.

** Bq , Bekerel ėshtė njėsia e aktivitetit tė njė izotopi radioaktiv.

Natriumi-22 dhe tritiumi-3, japin doza akoma mė tė ulta, respektivisht 0,02 mRem dhe 0,01 mRem nė vit, praktikisht kėto janė doza tė neglizhueshme pėr organizmin e njeriut (7).

Radioizotopėt natyrorė toksorė

Radioizotopėt natyrorė tokėsorė tė formuar qysh nė krijimin e Tokės dhe qė vazhdojnė akoma tė gjinden nė tė janė:

Kaliumi-40; 40K, me periodė pėrgjysmimi 1,28 miliard vjet dhe ėshtė nje beta - gama emetues.

Urani-238; 238U, me periodė pėrgjysmimi 4,47 miliard vjet dhe ėshtė njė alfa emetues. Urani-238 nuk ėshtė i vetėm, por duke u zbėrthyer formon njė familje tė madhe radioizotopėsh qė emetojnė alfa, beta dhe gama emetues tė pėrbėrė prej 13 antarėsh.

Thoriumi-232; 232Th me periodė pėrgjysmimi 14,1 miliard vjet dhe ėshtė alfa emetues. Edhe ky ka familjen e tij nė tė cilėn bėjnė pjesė 10 radiozotopė tė cilėt emetojnė rrezatime alfa, beta dhe gama (3,7).

Jo te gjithė antarėt e “familjeve radioaktive" janė radioizotopė jetėgjatė si prindėrit e tyre. Njė pjese e tyre janė mjaft jetėshkurtėr (disa muaj). Por duke u ushqyer vazhdimisht nga prindėrit e tyre qė nga koha e formimit tė Tokės, ata jetojnė nė njė ekuiliber shekullor tė pazgjidhshėm.

Kėta radioizotopė natyrorė janė tė shpėrndarė kudo nė pėrqėndrime shumė tė vogla. Duke qenė tė gjithė sė bashku ata lėshojnė rrezatim gama tė konsiderueshėm, nė krahasim me burimet e tjera natyrore dhe qė nė fizikėn bėrthamore quhet rrezatim tokėsor. Nė tė dy familjet e pėrmendura mė sipėr, tė Uranit-238 dhe Thoriumit-232 gjėndet njė anėtar pasardhės gazor qė ėshtė Radoni-222, i cili del vazhdimisht nga ēarjet e Tokės ose materialet ndėrtimore dhe nėpėrmjet frymėmarrjes sė njeriut ai depėrton nė brendėsi tė organizmit tė tij. Tė gjitha kėto burime natyrore tė rrezatimeve, ushtrojnė njė ndikim mbi organizmin e njeriut, si rezultat i veprimit tė jashtėm dhe futjes sė tij nė organizėm.

Ekspozimi i jashtėm nga radioizotopėt natyrorė tokėsorė

Nė ekspozimin e jashtėm marrin pjesė vetėm rrezet gama qė kėta radioizotopė emetojnė, mbasi rrezet beta dhe alfa pėrthithen pa u futur nė organizėm. Intensiteti i kėtij rrezatimi ndryshon mjaft nga njėri vend nė tjetrin. Jashtė godinave tė banimit vlera mesatare e dozės ekuivalente ėshtė afro 44 mRem / vit nė gjerėsitė gjeografike mesatare. Nė brendėsi tė banesave pėr shkak tė materialeve tė banimit kjo vlerė ėshtė afro 20- 30% mė e lartė se jashtė tyre si rezultat i efekteve tė rrezatimit tė gazit te radonit qė lėshohet nga materialet e ndėrtimit (1,4,5).

Nga njė llogaritje e bėrė nga Komisioni Ndėrkombėtarė i RadioMbrojtjes (ICRP) pėr kohėn e qėndrimit mesatar nė banesė njė njeri merr njė dozė vjetore mesatare ekuivalente prej afro 35 mRem / vit si rezultat i efekteve tė radioizotopėve natyrorė tė shpėrndarė nė koren e Tokės (9).

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Jan 29, 2008 7:08 pm nga emigranti

Ekspozimi i brėndshėm nga radioizotopėt natyrorė tokėsorė

Radioizotopėt gazorė tė dy familjeve tė radonit 220Rn dhe 222 222Rn luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė studimin e efekteve tė rrezatimit jonizues natyrorė nė organizmin e njeriut. Nga studimet e bėra nė zona tė ndryshme tė globit toksorė ėshtė pėrcaktuar njė vlerė mesatare prej 15 herė mė e lartė i nivelit tė kėtyre dy gazeve radioaktive nė brendėsi tė godinave pak tė ajrosura se sa nė ajėr tė pastėr. Studimet e shumta nga mjekė radiobiologė kanė treguar se gazet e sipėrpėrmendur merren nė brendėsi tė organizmit tė njeriut nėpėrmjet ajrit tė thithur, i cili ka nė pėrbėrje dhe pluhura tė shumtė. Gazi i radonit i thithur ka nė pėrbėrje alfa rrezatues tė cilėt rrezatojnė trakenė, bronket dhe paretet alveolare. Ėshtė vleresuar mesatarisht doza ekuivalente vjetore nga tė dy radioizotopėt e radonit nė vlerat 100 mRem / vit. Vlerat e mėsipėrme janė tė ndryshme nė vende tė globit si psh ne Suedi kjo vlerė ėshtė me e madhe se vlerat pranė minierave tė uranit tė Afrikės Jugore.

Kaliumi-40 ndodhet nė sasinė 0,0118% nė kaliumin natyror. Me ushqimet qė merr njeriu fut mesatarisht njė aktivitet prej afro 3,6 x 104 Bq / vit. Vetė njeriu ka njė sasi tė caktuar tė kaliumit natyror nė trupin e tij. Njė njeri normal me peshė 70 kg ka rreth 140 gram kalium qė zė njė aktivitet afro 4200 Bq. Dozat ekuivalente vjetore tė tij vlerėsohen nė 18 mRem.

Urani-238 futet nė organizėm nėpėrmjet ushqimit dhe pėrqėndrohet kryesisht nė kocka dhe veshka. Nė zonat me radioaktivitet natyror mesatar nė organizėm hyjnė rreth 5 Bq/vit duke dhėnė njė dozė ekuivalente afro 1 mRem.

Thoriumi-232 depėrton nė organizmin e njeriut kryesisht nėpėrmjet frymėmarrjes me anė te pluhurave. Ky, bashkė me pasardhėsit e tij, radonin gazor japin njė dozė ekuivalente afro 1,6 mRem/vit. Kjo dozė shkaktohet kryesisht nga grimcat alfa tė cilat janė shumė jonizuese dhe mė pak depėrtuese. Nė tabelėn Nr. 1 paraqitet doza ekuivalente biologjike (mRem) nga burimet natyrorė tė rrezatimeve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Jan 29, 2008 7:10 pm nga emigranti

Ekspozimi ndaj mbetjeve radioaktive tė industrisė bėrthamore

Nė botė ka qindra reaktorė e centrale bėrthamorė, tė cilat pėrdoren pėr prodhimin e radioizotopėve artificialė dhe tė energjisė elektrike. Kėshtu, nga tė dhėnat e Agjensisė Ndėrkombėtare tė Energjisė Atomike nė Vienė, Austri, numri i pėrgjithshėm i reaktorėve qė janė nė aktivitet nė tė gjithė botėn pėr prodhimin e energjisė elektrike ėshtė 438, tė cilėt prodhojnė njė sasi energjie totale nė 353,298 MĖ (e). Kėshtu pėr shėmbull nė Francė janė nė aktivitet 59 centrale bėrthamore, nė Japoni 54 centrale bėrthamorė dhe nė SHBA 104 centrale bėrthamorė (11). Kėto centrale dhe reaktorė bėrthamore lėshojnė vazhdimisht nė mjedis radioizotopė nė sasira tė vogla, nė gjėndje tė gaztė e tė lėngėt, tė cilat janė ne monitorizim tė vazhdueshėm nga qėndra tė specializuara pėr kontrollin e mbrojtjen e mjedisit. Kėshtu pėr shembull si rezultat i monitorimit tė qėndres sė kontrollit dhe mbrojtjes sė mjedisit nė qytetin Paks, Hungari, nė tė cilin ndodhet centrali bėrthamor i Paksit, lėshohen nė mjedis (matjet e bėra nė mostrat e barit) afro 1,6 Bq / kg 110mAg dhe nė lumin e Danubit (mostrat e ujit) afro 5 Bq / kg 60Co, sasira kėto tė konsiderueshme tė lėshuara nė mjedis (12).

Energjia berthamore ėshtė fiksuar nė kujtesė tė njerėzve me tragjeditė e tmerrshme tė shpėrthimeve bėrthamore tė SHBA, tė kryera nė qytetet Japoneze tė Hiroshimės dhe Nagasakit ku humbėn jetėn mijra njerėz dhe duke lėnė pasoja tė konsiderueshme nė brezat e ardhshėm. Jo pa influence ishte dhe shpėrthimi i centralit bėrthamor nė Ēernobil tė Ukrainės. Efektet e kėtij aksidenti nė pranverėn e vitit 1986 u ndien nė disa shtete tė Evropės duke pėrfshirė dhe territorin tonė, sidomos zonėn veri-lindore. Mostra dhe kampione tė shumta si tė qumėshtit, mishit, zarzavateve, bimėve medicinale u grumbulluan nė Institutin e Fizikės Bėrthamore, duke kryer matjet e tyre dhe duke dhėnė rezultatet e ketyre matjeve pranė Komisionit tė Emergjencės sė ngritur nė atė periudhė.

Industria bėrthamore sot ėshtė e tille qė rigoroziteti, vigjelenca e siguria ndaj tyre ėshtė nė shkallėn mė tė lartė, pasi kėto impiante bėrthamore industriale janė plotėsisht nėn kontroll tė njeriut.

Veprimi biologjik i rrezatimeve jonizuese dhe mbrojtja ndaj tyre

Veprimi biologjik i rrezatimeve jonizuese ėshtė i tipit somatik dhe gjenetik. Veprimi somatik ka tė bėjė me njeriun e rrezatuar, ndėrsa gjenetiku me pasardhėsit e njeriut tė rrezatuar, duke u manifestuar me ndryshime tė trashėgimisė nė ta sipas ligjit tė transmetimit tė karakterit. Efekti i rrezatimit varet nga vėllimi dhe natyra e indit tė rrezatuar, nga koha e zgjatjes sė rrezatimit, mosha e njeriut tė rrezatuar etj (13).

Veprimi somatik mund tė jetė i hershėm, si rezultat i marrjes sė dozave tė mėdha tė mėnjėhershme ose i vonė nga marrja e dozave tė vogla tė herėpashershme dhe qė quhet ndryshe dhe efekti stokastik. Zakonisht dėmtimet profesionale janė tė vona e tė tipit kronik, si rrjedhojė e thithjes sė vazhduar e tė zgjatur tė sasive tė vogla tė rrezatimeve jonizuese.

Dihet qė nė pėrbėrjen e indeve tė gjalla uji zė afro 75% tė masės sė tyre. Nėn veprimin e rrezatimeve jonizuese ndodh ndryshimi i vetive kimike, si rezultat i veprimit direkt (dezintegrimi i molekulave nė indin qelizore) apo i veprimit indirekt (formim i radiakaleve tė lira). Nė se nė njė ind qelizor do tė ndodhė ngacmimi i molekulave tė pėrbėra, atėhere kjo do tė shpjerė ose nė shkatėrrimin e molekulave ose nė formimin e radikaleve kimike me valenca tė pangopura. Si rezultat i veprimit tė rrezatimeve jonizuese nė indet e shėndosha tė organizmit, qė kanė nė pėrbėrje afro 75% ujė, nė solucionet ujore lindin jone pozitive dhe negative tė ujit qė janė tė paqėndrueshme dhe japin tė ashtuquajturat radikale tė lira, pra grupe qė pėrbėhen nga hidrogjeni dhe oksigjeni sipas skemės sė mėposhtme (13,14).

H2O + rrezatim jonizues---- H2O + e-, krahas tyre formohet uji oksigjene H2O2 nė tė cilin oksigjeni atomik O si dhe lėndet e tjera qė janė nė qelize kanė veti tė forta oksiduese dhe toksicitet tė lartė.

H2O + H2O+ ------ H3O+ + OH-

H2O + e- ------- OH- + H

Kėto komponime me efekte toksike te larta duke vepruar mbi qelizat e shendosha prishin veprimtarine e tyre normale.

Efekti somatik shprehet me ndryshime ne gjak (neutropeni me zhvendosje majtas, paksim te bazofileve dhe eozinofileve, limfocitoze, mononulkeoze, anemi me shpesh aplastike etj), rėnie tė flokėve, radiodermite, atrofi tė testikujve ose tė vezoreve, kancer, katarakte, vonesė nė rritje nga rrezatimi i epifizave te fėmijėt etj.

Pėr mbrojtjen e personelit punonjės, tė pacienteve dhe tė popullatės qė punojnė nė ambjente me rrezatime jonizuese, pacientėve qė i nėnshtrohen radiodiagnostikimeve te ndryshme ose te popullates, tre jane kriteret e mbrojtjes se tyre nga kėto rrezatime.

1) koha sa me e shkurtėr e kohės sė punės ose e ekzaminimeve tė ndryshme; 2) pėrdorimi i ekranve mbrojtėse me xhame tė plumbuar, ekraneve tė plumbuar si dhe pėrdorimi i pėrpareseve tė plumbuara; 3) pėrdorimi i manipulatorėve nė distancė, masha, duart mekanike etj, me qėllim qė tė rritet distanca midis manipulatorit dhe burimit tė rrezatimit jonizues. Pėr popullatėn nė pėrgjithėsi nuk duhet tė kalohen nivelet e lejuara maksimale tė pėrcaktuara nga Komisioni Kombetarė i Radioambrojtjes pėr radioizotopė tė pėrcaktuar nga ky komision. Sot ėshtė bėrė e mundur diagnostikimi me metoda tė ndryshme diagnostikuese si rezultat i pėrmiresimit tė cilėsisė sė aparturave qė prodhojnė rrezatim jonizues, duke bėrė tė mundur mbrojtjen nė maksimum tė pacientit dhe mjekut diagnostikues.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi